Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/47/2012
Konferenca e ambasadorëve në Londër mbajtur në 1912-1913, njohur ndryshe edhe si "Konferenca e Paqes në Londër" ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) mbledhur më dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive së Ligës ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti, konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e zaptimit të tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë luftës.