Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/4
Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës shtrihet në pjesën lindore të rajonit të Librazhdit dhe përfshin malet me të njëjtin emër të cilët e kufizojnë me Maqedoninë. Parku Shebenik - Jabllanica ka shtrirje më të madhe se 40 km, në veri nga fshati Steblevë deri në jug në fshatin Rrajcë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.929 Ha. Malet e Parkut Shebenik - Jabllanicë dominohen nga thepisjet e theksuara dhe variojnë me lartësi nga 300m deri në 2.262 (Maja Rreshpes - Shebenik). Parku është i pasur me specie kryesore të florës si Ahu, Pisha e zezë, Bredhi, Dushqet, Bushi dhe më rrallë takohen Mështekna, Arrneni, Frashëri, Ajdesi, Panja, Ajshja, Shelgu, Lisi, Lajthia, Shkoza, Mëlleza, Vidhi, Vodhza e egër, Qershia e egër, Boronica, Gorrica, Dardha e egër, Trëndafili i egër, Çaji i malit, Sanza dhe specie të faunës si Ariu i murrmë, Ujku, Vjedulla, Dhelpra, Ketri, Nusja e lalës, Shqiponja, Skifteri. Më të rrallë janë: Zardafi, Derri i egër, Kaprolli, Dhia e egër, Rrëqebulli, Gjeli i egër dhe Trofta e malit.