Wikipedia:Projekti Fjalori/Në përgjithësi/K
K
RedaktoNë përgjithësi
- Kanarina - zog këngëtar sa trumcaku, me trup të bukur e të shkathtë, me pupla në ngjyrë të verdhë të hapur, që mbahet në kafaz për zërin e tij të këndshëm.
- Kanavaca - pëlhurë e ashpër, me fije të trasha zakonisht prej kërpi, që përdoret për të forcuar jakën ose gjoksin e xhaketës a të palltos, për të bërë thasë etj.
- Kancelari - kryeministër (në Austri e në Gjermani) si dhe detyra e titulli që kanë disa drejtues me përgjegjësi në administratën e disa vendeve borgjeze
- Kancelaria - ambasada, përfaqësia apo zyrë a degë në një dikaster, që merret me punë të ndryshme zyrtare
- Kandari - peshore që ka një isht të shkallëzuar për kilogramë e okët, gjatë të cilit lëviz një kokërr e metaltë, dhe dy kanxha ose një pjatë të varur në tre zinxhirë, ku vihen sendet për tu peshuar
- Kandra është enë okatare, me grykë të ngushtë, e lyer me bojë jashtë e brenda, që shërben zakonisht për të mbajtur vaj.
- Kandrra është emërtimi i përgjithshëm për insektet, si mizat, mushkonjat etj. që nuk kanë shtyllë kurrizore e eshtra, që kanë trup të ndarë në tri pjesë (kokë, kraharor, bark) dhe zakonisht tri palë këmbë, dy palë krahë e lëkurë të fortë.
- Kandili është mjetë i thjeshtë ndriçimi, që përbëhet nga një enë e vogël prej teneqeje, prej tunxhi a prej qelqi, të mbushur m vajguri ose me vaj të mirë dhe nga një fitil në grykën e kësaj ene; bishtuk si dhe drita e dobët e këtij mjeti.
- Kandili i detit është kafshë deti me trup në trajtë kërpudhe e të bardhë si pelte, që lëshon një lëngë djegës.
- Kanella është bimë shumëvjeçare e vendeve tropikale, me lëkurë që mund ë hiqet dhe të përdoret në mjekësi ose pije e në gatesa; lëkura e tharë e kësaj bime; pluhur në ngjyrë kafe nga lëkura e thatë e kësaj bime, që ka erë të këndshme dhe që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për tu dhënë erë e shije të mirë.
- Kana është enë qelqi ose cingoje si poçe, me një vegjë e pa kapak, që shërben zakonisht për të mbajtur ujë.
- Kanguri është gjitar barngrënës, që jeton në Australi, që i ka këmbët e prapme më të gjata se të parmet dhe ecën me kërcime (femra e tij ka nën bark një trastë të gjerë, ku mban të vegjlit deri sa të rriten e të ecin vetë).
- Kangjelja (shprehje e arbëreshëve) për secilën pjesë të një poeme të madhe, kënge.
- Kangjella është parmakë me shufra hekuri, që shërbejnë për të rrethuar një oborr, në lulishte etj. a për të mbyllur një portë.
- Kanibalët në histori në fazat më të ulëta të zhvillimit të shoqërisë janë njerëzit që hanin mishin e njeriut, njeringrënës si dhe fjalë e kuptim t keq për njerëzit shumë të egër, gjakatar e mizor.
- Kanibalizmi është përdorimi si ushqim i mishit të njeriut në histori nga njeringrënësit dhe në kohën e re termë për egërsitë e mëdha, barbarizmat.
- Kanikja është kasolle e vogël, e mbuluar me kashtë ose me degë e me gjethe, që ndërtojnë barinjtë në stane ose rojtarët nëpër vreshta, nëpër bostane etj. për strehim të përkohshëm.
- Kanisku është peshqeshi që i dërgonte dhëndri nuses në javën e dasmës; buka e nuses.
- Kanistra është enë e thurur prej xunkth , si shportë e hapët dhe jo e thellë, zakonisht e rrumbullakët e me përmasa të ndryshme, me anë pak ë kthyera nga jashtë e me dy veshë, që përdoret për të mbajtur rroba, bukë, pemë etj.
- Kanoniera është anije e vogël lufte, e shpejtë dhe e manovrueshme, e pajisur me armë artilerie të kalibrit të mesëm, që përdoret për veprime luftarake afër brigjeve të deteve ose në lumenj.
- Kanosjari në histori ishte Bekçi i fshehtë që caktohej nga pleqësia e fshatit ose nga kryeplaku për të ruajtur arat, vreshtat etj. Po ashtu Kanosjari është edhe ai që gjobiste fshatarin, i cili kishte dëmtuar vetë ose me bagëtitë e tij arën e malin e dikujt.
- Kanotazhi është sporti i vozitjes së barkave të vogla me rema; vozitje.
- Kantata është pjesë muzikore me karakter solemn, që këndohet nga një këngëtar a nga disa këngëtarë ose kori, të shoqëruar nga orkestra; këngë korale solemne; teksti i kësaj pjese muzikore.
- Kantieri është vend a shesh zakonisht i rrethuar, ku janë grumbulluar materiale e pajisje të ndryshme dhe ku punohet për ndërtimin e një fabrike, të një hidrocentrali etjme fjalë tjera qendër e përkohshme pune e banimi për ndërtuesit, montuesit etj.
- Kantina është një vend i freskët dhe i mbyllur, zakonisht në bodrum, ku mbahen a rhen pje të ndryshme në sasi të mëdha.
- Kantoni është njësi e vogël administrative e tokës në Francë e në Belgjikë, krahinë autonome në Zvicër.
- Kanuni është Ligj apo përmbledhje e ligjesh normash të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore si dhe tërësia e normave të së drejtës zakonore.
- Kanusha - zoo. - shiko Lejleku
- Kanxha - shufër e metaltë me maje të kthyer si grep që shërben për të kapur a për të mbajtur varur diçka, për të lidhur a për të bashkuar vagonët, kova, trarë etj.; shul a kapëse me majë të kthyer, që shërben për të lidhur kanatet e dritareve, për të mbyllur një derë etj.
- Kanjusha - zoo. - shiko Lejleku
- Kaolini - argjilë e pastër me ngjyrë të bardhë, që i qëndron zjarrit dhe shërben si lëndë e parë për prodhimin e porcelanit
- Kaosi - pështjellim i madh, çrregullim i plotë; rrëmujë.
- Kapaciteti - mundësi që ka një enë, një dhomë, një vend etj. për të nxënë një sasi të caktuar lënde, një numër sendesh a njerëzish etj.; sasia a numri që mund të nxërë diçka.
- Kapadaiu është njeri që e heq vetën trim, që mburret e që kapardiset; njeri që shet mend, njeri mendje madh po ashtu janë të njohur shprehjet Xhandar kapadai, njeri kapadai si dhe me Kapadaillëk quhen veprimet e caktuara që për bazë kanë mbi vlerësimin e veprimit në kuptim të trimërisë.
- Kapaku është pjesa e sipërme që mbyll a mbulon një enë, një arkë etj.; mbulesë mbrojtëse prej metali, prej druri etj.
- Kapakllia është fjalë e vjetruar për një pushkë të vjetër që mbushej si çiftja duke hapur një mbulesë si kapak.
- Kapamaja janë gjella dhe tava. Në fjalorin e gjuhës shqipe Kapamaja është gjellë me mish të zgjedhur, i cili zihet me pak ujë e me pak verë, pasi është skuqur me gjalpë e salcë si dhe tava me mish qengji dhe me oriz.
- Kapani është një peshore e vjetër, kandar.
- Kapanxha është derë e vogël në tavan ose në dyshemenë e dhomës.
- Kapari është termë në financa që lë të kuptoj një shumë të vogël parash që i jepet dikujt në dorë si paradhënie për të siguruar blerjen e diçkaje në bazë të një marrëveshje, për të siguruar një qiradhënie.
- Kaparthi apo Loja Kaparthi është një lojë ku njëri prej lojtarëve zakonisht shokë, vjen rrotull dhe i lë shaminë njërit nga lojtarët të cilët janë të ulur në formë rrethi.
- Kapasa është Qyp i madh për vaj ose miell. Po ashtu edhe Vorbë
- Kapastra bot. është një lloj panje, me lëkurë të lëmuar, me gjethe të çara si pëllëmbë dhe me lule të ndara si dy grremça
- Kapcelja është copë lëkure e thatë ose pluhur prej pishe a prej vgjeri, që përdoret për të zënë bucelat që të mos rrjedhin.
- Kapedani është një njeri prirës. Në fjalorin e gjuhës shqipe merret si fjalë e vjetruar dhe si e tillë Kapedani është Kryetari i një çete a i një ushtrie; komandant trim. Në biseda përshkruheshin Kapitenet e anijeve ndërsa në histori Bajraktarët apo si titull për djemtë trima me aftësi udhëheqje. Ndërsa shprehjet Grua kapedane apo Kapedania e babit janë për gratë e afta apo lëvdatat drejtuar të bijës nga babai.
- Kapelabërësi (redirect Kapelapunuesi) është rrobaqepës i specializuar për të bërë kapela, shapka.
- Kapela është diçka që ka trajtën e kësulës me strehë apo kësulë burrash ose grash zakonisht prej stofi e me strehë; shapkë.
- Kapka - (shiko dhe Kapela) është grumbull a stivë sendesh të vëna njëri mbi tjetrin; disa duaj drithi (gruri, misri, thekre etj.) që janë mbledhur e janë vënë më këmbë ose stivë; kapule, kapicë.
- Kapërcelli (krahinore) shiko Kapërcyelli
- Kapërcimi në letërsi është përsëritja e një fjale ose disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të plotë mendimin.
- Kapërcyelli është shteg. Shteg kalimi për njerëzit në gardin e një kopshti etj,; shkallë e thjeshtë ose dru me bigë të madhe që mbështetet në anë të një gardhi për të kaluar matanë si dhe shteg i ngushtë kalimi, vendkalim i ngushtë në pyll etj. qafë mali, nëpër të cilin kalohet nga njëra anë në tjetrën; urë e ngushë vetëm për këmbësorë.
- Kapërthimi është kapja a lidhja e një sendi me diçka që të mbahet mirë, ndërthurje e fortë.
- Kapësi është ai që kap dikë a diçka dhe e mbanë që të mos i shpëtojë.
- Kapësja përdorëse e vogël prej metali ose druri, që shërben për të kapur, për të bashkuar, për të lidhur, për të mbërthyer a për të mbajtur diçka që të mos bjerë.
- Kapica - (fjalë e vjetruar) Takije e thurur me grep dhe e qëndisur, që mbanin zakonisht nuset e reja.
- Kapina - (krahinore) Manaferra, Ferrëmanza
- Kapistalli - frenë për kuaj
- Kapistra - Litari që u shkohet kafshëve në kokë për t´i mbajtur a për t´i tërhequr; kapistall.
- Kapitali - Vlera materiale (mjete prodhimi, para etj.) në duar të kapitalistëve, nga të cilat ata nxjerrin fitime.
- Kapitalisti - Njeri shumë i pasur, ai që ka vënë shumë pasuri, pasanik i madh.
- Kapitaneria - Zyra e kapitenit të portit ose të një anijeje.
- Kapiteli - (arkitekturë) Pjesa e sipërme e një shtylle, me e gjerë se kjo dhe zakonisht e gdhendur, mbi të cilën mbështetet kryetrau; kreu i shtyllës.
- Kapiteni - titull në disa lëmi.
- Kapitenia - titull femërorë për Kapiteni,
- Kapitja - Lodhja, rraskapitja deri te këputja e dikujt apo gjë sendi.
- Kapitulli - secila nga pjesët kryesore të njëpasnjëshme, në të cilat ndahet lënda e një libri, e një rregulloreje etj. sipas çështjeve që trajtohen; përmbajtja e secilës prej këtyre pjesëve; kreu.
- Kapitullimi - Veprim që nënkupton vetë pranimi i mundjes dhe dorëzimi armikut, duke ndërprerë veprimet luftarake a kundërshtimet e duke pranuar kushtet që dikton ai si fitues.
- Kapitulluesi - (titull) ai që pranon Kapitullimin
- Kaploqi - pjesa e kreut të furkës ku vihet shtëllunga me lesh si dhe vetë shtëllunga me lesh ose me li që vihet në furkë për t´u tjerrë.
- Kaploqja - njeri budalla, njeri pa mend në kokë, njeri kokëkungull.
- Kapllani - fjalë e vjetruar folur në përrallat popullore me kuptimin Luan.
- Kaplluçina - Plis që vihet nën zgjedhë, që të mos vritet kafsha në zverk.
- Kapolja - Kapuçi i zhgunit a i xhokës, jakëz. Po ashtu Kapole thirret edhe mblesa që i hidhet mullarit për ta mbrojtur barin e kashtën nga shiu.
- Kaporania - Xhaketë burrash prej shajaku, me mëngë të shkurta dhe me kapole; jakuce e thjeshtë pa theke
- Kaposhi - Këndes, gjel. (Gjel deti, Gjel i egër) - fig. : Ai që shet mend, njeri mendjemadh, ai që ngrefoset si gjel e mburret. [Është bërë kaposh] - zool.: Milingonë e madhe që ka trupin në ngjyrë të kuqërreme, kacagjel. - Pupagjel, pufkë. [Kërcejnë kaposhët.] - Lloj qëndisme me kryqe.
- Kapota - Pallto prej stofi të trashë, që vishet në dimër; pallto ushtarake. [Kapotë e gjatë. Kapotë e hirtë.] - tek. : Mbulesë e metaltë, që hapet e mbyllet dhe mbron një mekanizëm nga pluhuri, shiu, nga lagështia etj. [Kapota e motorit.]
- Kaprolli -zool.: Gjitar dythundarak i familjes së drerëve, me qime të kuqërreme, me brirë të vegjël e të degëzuar dhe me këmbë të holla e të shkathëta; mashkulli i sorkadhes. [Brirë (mish, lëkurë) kaprolli. Vrapon si kaproll.]
- Kaprollja - Femra e kaprollit, sorkadhe - Dhi ose lopë me brirë të kthyer dhe me qime ngjyrë të kuqërreme.
- Kaprroçi - {shiko} Kaprolli -{përd.mb} I shëndoshë, i fuqishëm dhe i shkathët. [{Djalë (burrë) kaprroç}]
- Kaspollaqja - {hist} Pushkë e vjetër e gjatë, që mbushej nga gryka dhe shkrehej me shkëndija që dilnin nga kapsolla.
- Kapsolla - Kësulëz e metaltë, e mbushur me një lëndë shpërthyese shumë të ndjeshme nga goditjet, që vihet në fund të fishekut të predhës etj. dhe shërben për të ndezur barutin e gëzhojës, dinamitit etj. [{Kapsollë bërthamore (atomike). Kapsolla e bombës (e fishekut). Kapsollë me veprim të ngadalshëm. I vuri kapsollën}] - {fig. mospërf.} Njeri budalla, njeri pa mend në kokë, njeri kokëbosh. - Unazë e metaltë, që vihet në secilën prej vrimave të një këpuce a çizmeje, ku kalojnë lidhëzat ose rripat.
- Kapsula - {bot.} Fryti i thatë i disa bimëve, që ka shumë dhomëza të mbushura me fara. [{Kapsula e hashashit}] - {farm.} Kësulëz prej letre të hollë, prej amidoni etj., që mbështjell një sasi bari pluhur; kokrra që bëhet kështu - Enë e vogël në trajtë gjysmërruzulli që përdoret për punë të ndryshme në laborator. - {anat.} Ind a cipë si qeskë që mbështjell organe të ndryshme; kokrra që formohet kështu.
- Kapti - Hendek; gropë; trap are - Arë me trape e sopa
- Kaptelli - Pjesa e përparme e djepit, që ka një dërrasë të ngritur, koka e djepit; ballësor; secila nga dy pjesët e ngritura përpara e prapa samarit.
- Kapta - Qafë kodre a mali, kapërcyell. - Vend i futur zakonisht matanë një bregu; kapt
- Kaptimi - shiko kapërcimi - Kapërderdhës.
- Kaptina - shiko Koka
- Kapthi [Kapth,~i m.sh. ~e, ~et] është shteg i ngusht mali; kaptë.
- Kapucari [Kapucár,~i m. sh. ~ë, ~ët] fjalë e vjetër me kuptim të keq për njeriun që vihej dhe paguhej nga dikush për të hetuar ose për të zbuluar një krim a një vjedhje, për të gjurmuar dikë etj.; ai që kallëzonte një vjedhës, një fajtor a dikë që gjurmohej e ndiqej; spiun.
- Kapucaria [Kapucarí,~a f.] una që bënte Kapucari
- Kapuçi [Kapúç,~i m.sh. ~a, ~at] 1. Kësulë pa strehë zakonisht në trajtë hinke; qeleshe - 2. Kësula e qepur në jakën e një mushamaje, të një gune etj., e cila vihet në kokë kur bie shi a dëborë ose kur bën ftohtë, kaçule - 3. Diçka që ka trajtën e kësulës. - 4. Pupagjel, pofkë
- Kapuças [ndajf. Kapúças] Luajmë kapuças: luajmë duke vendosur mbi tryezë ose në shesh disa kapuça, në njërin prej të cilëve është fshehur një unazë a diçka tjeter dhe fiton ai që e gjen këtë.
- Kapulani [Kapulán,~i m.sh. ~ë, ~ët] fjalë e vjetër për: Kryetar i një çete, kapedan; kryetar i vegjëlisë.
- Kapulja [Kapúl/e, ~ja f.sh. ~e, ~et edhe Kapul,~i m.sh. .~e, ~et] - 1. Disa duaj gruri, misri etj, që janë grumbulluar dhe janë vënë më këmbë në arë; grumbull bari, jonxhe etj si mullar i vogël; kapë. - 2. Disa sende të grumbulluara e të vëna në mënyrë të çrregullt njëri mbi tjetrin; kapicë.
- Kaqoli [Kaqól,~i m.sh. ~ë,~ët] - 1. Kokërr arre e madhe dhe e rëndë, me të cilën fëmijët goditin arrat tjera kur luajnë. - 2. fig. dhe përk. Njeri i trashë nga mendja; budalla
- Karai [Kará,~i m.sh. ~, ~të] - 1. Kalë me qime të zeza, vraç. - 2. Pëllumb me pendë të zeza
- Karabinaja [Karabiná,~ja .sh. ~, ~të] Ndërtesë që i janë bërë muet e çatia, por nuk është suvatuar dhe nuk i janë vënë dyert e dritaret; ndërtesë e pa mbaruar plotësisht nga brenda
- Karabina [Karabín/ë,~a f.sh. ~a,~at] Pushkë e lehtë, me tytë të shkurtër e me vjaska, me të cilën pajiset ushtari i këmbësorisë dhe i disa armëve të tjera speciale.
- Karabinieri [Karabiniér,~i m.sh. ~e,~et] - 1. Xhandar italian (në kohën e pushtimit fashist italian në Shqipëri) - 2. Ushtar i zgjedhur i këmbësorisë, i pajisur me karabinë, qitës i mirë me karabinë (Në disa vende të Evropës Perëndimore).
- Karabinieria [Karabinierí,~a] fjalë përmbledhëse - 1. Tërësia e xhandarëve italianë (në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri); komanda e këtyre xhandarëve dhe zyrat e saj. - 2. Pjesë e zgjedhur e këmbësorisë e pajisur me karabina; qlitës të mirë me karabinë; komanda e këtyre trupave; zyra e komandës së këtyre trupave (në disa vende të Evropës Perëndimore).