Xhamia Bhujanpara e Beraidit
Xhamia Bhujanpara e Beraidit është një nga xhamitë më të vjetra të Bangladeshit e vendosur në katundin e Beraidit, pjesë e Bada thanës së distriktit të Dhakës.[1] Në këtë fshat ndodhen një tërësi prej dhjetë xhamishë të vjetra, prandaj ai quhet fshati i xhamive.[2][3]
Xhamia Bhujanpara e Beraidit | |
---|---|
বেরাইদ ভূঁইয়াপাড়া মসজিদ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Islamike para-Mogule |
Vendndodhja | Beraid, Bada thana, distrikti i Dhakës |
Koordinatat | 23°48′06″N 90°28′39″E / 23.801569°N 90.477415°E |
Lartësia | 17.6 ft (5.4 m) |
Përfundimi | 1505 |
Lartësia | 17.6 ft (5.4 m) |
Grounds | 4,000 sq ft (370 m2) |
Historia
RedaktoPër shkak të sistemit të transportit me bazë lumore, vendbanimi i kësaj zone është themeluar në të kaluarën përpara Periudhës Mogule duke zhvilluar tregtinë, në Periudhën e Sulltanatit të Bengalit. Banorët e kësaj zonë tregtonin lëkurë, kripë dhe prodhime të tjera në bashkëpunim me tregtarët e pasur. Në këtë fshat ndodhen 15 xhami, 10 prej të cilave janë të vjetra. Ndër to shquhen Xhamia Bhujanpara (rreth vitit 1505), Xhamia Moralpara (1833), Xhamia e Purbaparës (1893), Xhamia e Agarparës dhe Çatkiparës (1893), Xhamia e Askartekut (1888), Xhamia e Çinadiparës (1893), Xhamia e Araidaparës (1896) etj.[2]
Në vitin 2002, Xhamia Bhujapara u listua si një monument i mbrojtur nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit. Në xhami nuk është gjetur ndonjë mbishkrim informues për datën dhe personin që e ka ndihmuar. Xhamia paraqet shumë ngjashmëri arkitekturore të kësaj xhamie me Xhaminë Bandar Shahi të Narajanganxhit dhe Xhamia e Baba Saleh të ndërtuara të dyja nga Baba Saleh, prandaj arkeologët mendojnë se ajo është një xhami para-mogule. Sipas të dhënave ndërtimi i kësaj xhamie përmendet në shumë mënyra si si viti 1505.[3]
Përshkrimi
RedaktoXhamia gjendet në zonën e Bada thanës, në fshatin Beraid, në pjesën lindore të metropolit Dhakës, pranë brigjeve të lumit Balu dhe pesë km larg Pazarit Notun. Xhamia e vjetër Bhujanpara ka planimetri katrore me një kupolë, e cila është 21 sq ft (2.0 m2). Sipërfaqja e përgjithshme e xhamisë arrin në rreth 4,000 sq ft (0.092 acres) dhe është 17.6 ft (5.4 m) e lartë nga themelet deri sipër kornizës.[4]
Xhamia është rinovuar mjaft herë. Në kohët moderne, ajo i ka zgjeruar dhe rinovuar të tëra krahët, përveç astij perëndimor, prandaj pjesa perëndimore dhe kupola janë pjesët e vjetra të saj. Pjesa tjetër e ka humbur autenticitetin. Përreth xhamisë janë ndërtuar godina shumë-katëshe.[3]
Shiko gjithashtu
Redakto- Xhamia Shahi e Parulias
- Xhamia e Pathrailit
- Xhamia Shahi e Muazampurit
- Xhamia Goaldi
- Xhamia e Baba Adamit
- Xhamia e Atias
- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Husaini Dalani
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Islami në Bangladesh
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve të adhurimit në Dhaka
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ "বেরাইদ ভূঁইয়াপাড়া জামে মসজিদ" (në bengalisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b "মসজিদের গ্রাম বেরাইদ". Prothom Alo (në bengalisht). 20 shtator 2016.
- ^ a b c Abdus Salam (20 shtator 2016). "ঢাকার একটি প্রাক্-মুঘল মসজিদ". Prothom Alo (në bengalisht).
- ^ ""মসজিদের গ্রাম বেরাইদ". Kaler Kantho (në bengalisht).