Xhamia Shahi e Parulias
Xhamia Shahi e Parulias e njohur edhe si Xhamia e Devan Sharifit gjendet në fshatin Parulia të upazilës Palash në perëndim të Narsingdi Sadarit, distrikti i Narsingdit, në Bangladesh. Xhamia me tre kupola është një nga më të vjetrat e distriktit.
Xhamia Shahi e Parulias | |
---|---|
পারুলিয়া শাহী মসজিদ | |
Emra alternativ | Xhamia e Divan Sharifit |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Xhami |
Vendndodhja | Parulia, upazila Palash, distrikti i Narsigdit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°57′56″N 90°40′48″E / 23.965564°N 90.680057°E |
Përfundimi | 1719 |
Height | |
Tip | 2 minare |
Roof | 3 kupola |
Grounds | 6.61 acres (2.67 ha) |
Historia
RedaktoNjë përmbledhje e historisë së ndërtimit të xhamisë është shkruar në një poezi ritmike në persisht mbi hyrjen e verandës së saj. Përkrahë xhamisë ndodhet mazari i dyfishtë i Devan Sharif Khanit dhe gruas së tij Zainab Bibi. Xhaminë me tre kupola e ndërtoi në vitin 1719, Zainab Bibi. Nga historia dihet se Narsingdi i tanishëm në periudhën mes viteve 1580 deri në vitin 1722, njihej si Maheshvardi. Gjatë sundimit të Husain Shahit, ishte një mbret i quajtur Dhanapada Singh, biri i raxha Nar Singhut, që ndërtoi një rezidencë në brigjet e lumit Brahmaputra tre milje nga Shitalakshja dhe e emërtoi vendin Narsinghpur sipas emrit të tij. Edhe sot ekziston fshati i Narasimha Çar.
Në vitin 1717, kur Murshid Kuli Khani u caktuar subahdar (guvernator) i Bengalit, vajza e tij e vogël, Zainab Bibi u martua me Sharif Khanin, djali i pestë i Monovar Khanit. Ai e caktoi atë Divan të parganës Maheshvardi. Që atëherë ai u bë i njohur si Devan Sharif Khan. Zona u quajt Sharifpur sipas emrit të tij.
Këtë xhami e ndërtoi gruaja e Sharif Khanit, Zainab Bibi në vitin 1719, me kërkesë të banorëve të zonës. Pas tërmetit të vitit 1897, në çatinë e xhamisë u shfaën plasaritje, ndërsa Kaçari Ghari i Devan Sahibit dhe ndërtesa e Naib Sahibit u shkatërruan. Xhamia që atëherë është rinovuar mjaft herë. Megjithëse emri i Sharifpurit është ndërruar përgjatë kohës, xhamia e vjetër mogule mbetet si një dëshmitare e periudhës. Ajo njihet gjerësisht si Xhamia e Devan Sharifit. Devan Sharif Khani vdiq në vitin 1716 (viti 1128 i hixhrës). Sipas dëshirës së fundit të Zainab Bibit, kur ajo vdiq vitin tjetër, ajo u varros pranë burrit të saj. Mauzoleu tashmë përdoret edhe si tyrbe e Zainab Bibit.
Dikur, në lumin Brahmaputra kalonin anije me vela të mëdha të hapura. Në atë kohë, banorët e kalonin bregun e lumit për të parë anijet me vela, që dukeshin sikur fluturonin, kështu emri i kësaj zone u kthye nga Sharifpur në Parulia (Parulia pal urija nga bengalishtja do të thotë "vela fluturuese".[1]
Përshkrimi
RedaktoXhamia është e vendosur në një mjedis të qetë në fshatin e Parulias. Një tjetër emër i Parulias është Nagar Narsinghpur. Xhamia ka tre hyrje në lindje dhe nga një hyrje në veri dhe në jug. Brenda murit rrethues të xhamisë ndodhet një oborr i madh i shtruar. Në këndin veri-lindor të oborrit ndodhen dy minare të larta.
Xhamia e Parulias gjendet bashkë me një dargah, një huxhurkhana dhe 4 ujëmbledhës, të shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 6.61 acres (2.67 ha). Në anën perëndimore të xhamisë dhe në bregun lindor të ujëmbledhësit, ndodhet një mauzole me kupolë. Brenda këtij mauzoleu ndodhen varret e Zainab Bibit dhe Devan Sharif Khanit.
Në këndin lindor të xhamisë ndodhen disa varre të vjetra. Në xhami falen qindra besimtarë dhe vizitojnë mauzoleun çdo ditë. Xhamia u rinovua në vitin 1989 nga banorët e zonës. Restaurimi i xhamisë u përfundua në vitin 2012.[1] Sipas vendimit të gjykatës, mauzoleu dhe xhamia menaxhohen nga komiteti i drejtuar nga Muhamad Arif Mollah.
Shiko gjithashtu
Redakto- Xhamia Kutub Shah
- Xhamia Bhujanpara e Beraidit
- Xhamia e Pathrailit
- Xhamia Shahi e Muazampurit
- Xhamia Goaldi
- Xhamia e Baba Adamit
- Xhamia e Atias
- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Husaini Dalani
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Arkitektura e Bengalit
- Islami në Bangladesh
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b Mahfuz Abed (12 janar 2016). "বাংলাদেশের ঐতিহ্য: ৪০০ বছর বয়সী নীল মসজিদ". banglanews24.com (në bengalisht). Marrë më 5 tetor 2023.