Xhamia e Atias
Xhamia e Atias (bengalisht: আতিয়া মসজিদ, arabisht: مسجد عطية) është një faltore me katër kupola e vendosur në fshatin Atia, në bregun lindor të lumit Louhaxhang, upazila Delduar e distriktit të Tangailit, divizioni i Dhakës në Bangladesh. Ajo është ndërtuar në shekullin e XVII gjatë Periudhës Mogule dhe Departamenti Arkeologjisë së Bangladeshit e ka shpallur atë monument të mbrojtur.[1]
Xhamia e Atias | |
---|---|
আতিয়া মসজিদ | |
Emra alternativ | Xhamia e 10 takave |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Islamike |
Vendndodhja | Katundi Atia, upazila Delduar, distrikti i Tangailit, divizioni i Dhakës |
Koordinatat | 24°11′03″N 89°54′41″E / 24.184079°N 89.911420°E |
Përfundimi | 1609 |
Renovimi | 1837, 1909 |
Height | |
Tip | 4 minare |
Roof | 4 kupola |
Technical details | |
Material | Tulla dhe terrakotë |
Size | 12.19 m (13.33 yd) me 18.29 m (20.00 yd) |
Grounds | 223.9 m2 (267.8 sq yd) |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Developer | Sajed Khan Pani |
Historia
RedaktoSipas një mbishkrimi të zbuluar në xhami (që ruhet në Muzeun Kombëtar të Bangladeshit), ajo u ndërtua midis viteve 1610 dhe 1611, gjatë mbretërimit të Xhahangirit, perandorit mogul, kur ai i dhuroi parganën (njësi administrative rurale) e Atias Sajed Khan Panit, djali i Bajazid Khan Panit të Zamindarisë së Karatias. Pani udhëzoi ndërtimin e xhamisë që u ndërtua në nder të Shahan Shah Baba Adam Kashmirit, një shenjt i shquar sufi i Atias, që vdiq në vitin 1507 dhe mazari i të cilit gjendet në afërsi të xhamisë. Thuhet se për ndërtimin e saj Pani mori muratorët dhe ndërtuesit më të zotë.[1][2]
Xhamia pësoi dëmtime nga një tërmet në fillim të shekullit të XIX. Në vitin 1837, një tregtare nga Delhi me emrin Roushun Khatun Çoudhurani bëri riparimin e xhamisë. Ajo u riparua edhe një herë tjetër në vitin 1909 nga Abu Ahmad Ghaznavi Khan zamindari i Delduarit me bashkëpunimin e zamindarëve të tjetrë, përkatësisht Vaxhed Ali Khan Pani i Zamindarisë së Karatias.[1][2]
Përshkrimi
RedaktoXhamia që gjendet rreth 6 kilometres (3.7 mi) në jug të qytetit të Tangailit,[2] ndodhet në fshatin Atia të upazilës Delduar.
Xhamia kombinon elemente të Arkitekturës Mogule me ato të Arkitekturës së Sulltanati të Bengalit. Pani ndërtoi gjithashtu një ujëmbledhës të madh në pjesën perëndimore të kompleksit, me shumë gjasa për kryerjen e abdesit.
Eksteriori i kësaj xhamie të vogël ka përmasa 18.29 m (20.00 yd) me 12.19 m (13.33 yd) dhe muret e saj janë 2.23 m (2.44 yd) të gjerë. Xhamia drejtkëndore përmban një kupolë të madhe dhe një sallë katrore lutjesh pas një verande në anën lindore të saj, mbi të cilën ndodhen tre kupolat më të vogla. Në krahun lindor ndodhen tre hyrje harkore, ku e mesmja është pak më e madhe se dy anësoret.
Harqet e Xhamisë së Atias kanë stil katërkëndor. Salla kryesore e lutjeve mund të hyhet nëpërmjet tre hyrjeve nga veranda. Përveç tyre, ndodhen edhe dy hyrje anësore nga salla e lutjeve dhe nga veranda. Në murin e kiblës ndodhen tre mihrabë të dekoruar. Katër këndet e xhamisë kanë kulla tetëkëndore të ndara në modelime paralele. Kullat anësore, të zbukuruara me mjaft nivele dizajnesh, ngrihen mbi kreun e kornizës së çatisë. Çdo kullëzë përfundon me kupola të vogla me zbukurime me hulli me zambakë dhe majëza kalasa.[1]
Trashëgimia
RedaktoNë kulturën popullore, Xhamia e Atias është etiketuar si Xhamia e 10 takave pasi Qeveria e Bangladeshit nxori kartëmonedhën prej ৳10 takash në 3 gusht 1978 që paraqet një imazh të kësaj xhamie.[3]
Më 6 shkurt 2010, u përkujtua 400-vjetori i xhamisë në shkollën e mesme të afërt Shahan Shah dhe disa nga njerzit e pranishëm ishin Mohamad Abdur Razak, Khandaker Abdul Baten dhe Fazlur Rahman Faruk. Përvjetori gjithashtu celebroi publikimin e librit Atianama, që përshkruan historinë e xhamisë.[2]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Xhamia e Baba Adamit
- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Aurangzebit
- Xhamia e Bibi Marjamit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Zamindar Bari i Baishrashit
- Zamindar Bari i Lakshman Sahas
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Xhamia e Musa Khanit në Dhaka
- Husaini Dalani
- Xhamia e Binat Bibit
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Dhanmondi Shahi Eidgah
- Azimpur Dajera Sharif Khankah
- Islami në Bangladesh
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b c d Ayesha Begum (2012). "Atiya Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
- ^ a b c d "Historic Atia Mosque about to wear away". The Daily Star (në anglisht). 8 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2016. Marrë më 21 janar 2016.
- ^ Nayeem. "Atiya Jame Masjid". Offroad Bangladesh (në anglisht).