Xhamia Shahi e Muazampurit

Xhami historike e Bangladeshit

Xhamia Shahi e Muazampurit (bengalisht: মুয়াজ্জমপুর শাহী মসজিদ, arabisht: المسجد الشاهي معظمفور) është një faltore me gjashtë kupola e shekullit të XV e vendosur në afërsi të Sonargaonit, qytet historik i Bangladeshit.

Xhamia Shahi e Muazampurit
মুয়াজ্জমপুর শাহী মসজিদ
Çatia e Xhamisë Shahi të Muazampurit
Informacion i përgjithshëm
TipiXhami
VendndodhjaBangladesh Katundi Mohzumpur, komuna Xhampur, upazila Sonargaon, distrikti i Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat23°44′06″N 90°36′19″E / 23.734985°N 90.605146°E / 23.734985; 90.605146
PërfundimiMes viteve 1432-1436
Grounds12.92 m (14.13 yd) me 9.3 m (10.2 yd)

Historia

Redakto
 
Çatia e xhamisë së rinovuar

Sipas një mbishkrimi në pjesën e mbrapme të xhamisë, ajo u ndërtua gjatë mbretërimit të Shamsudin Ahmad Shah, sulltani i Bengalit midis viteve 1432 dhe 1436.[1] Megjithëse mbishkrimi është prishur, disa pjesë të tij është mundur të deshifrohen. Ndërtimi i saj i atribuohet zyrtarëve Firuz Khan dhe Ali Musa.[2]

Në jug të xhamisë gjendet mazari një-katësh i Shah Langarit, që përmendet gjithashtu si Shah Alam nga banorët e vendit. Ai thuhet se ishte një fisnik fetar nga Bagdadi që e braktisi pasurinë për të bërë një jetë asketike. Ai u vendos në qytetin e Sonargaonit, ku vdiq dhe u varros. Përreth xhamisë ka edhe shumë struktura të tjera identiteti i të cilave nuk është konfirmuar.[3]

 
Pamje e mbrapme e xhamisë

Përshkrimi

Redakto

Xhamia gjendet në fshatin Mohzumpur/Mazampur (më parë i quajtur Muazampur) në komunën e Xhampurit, upazila Sonargaon, distrikti i Narajanganxhit. Ajo është e vendosur afër pazarit brenda një oborri të rrethuar bashkë me mazarin e Shah Langarit (Shah Alam) në jug të saj. Ajo gjendet 10 kilometres (6.2 mi) në juglindje të stacionit të autobusit të Madanpurit në autostradën Dhaka-Chittagong.

 
Pamje e brendshme

Është një ndërtesë drejtkëndore me përmasa 9.57 metres (10.47 yd) me 8.05 m (8.80 yd) së brendshmi dhe 12.97 m (14.18 yd) me 9.30 m (10.17 yd) së jashtmi me dy kullëza tetëkëndore në këndet e përparshmëm. Muret janë 1.8 m (2.0 yd) të trashë. Në murin lindor ndodhen 3 dyer harkore dhe një derë e ngjashme në muret veriore dhe jugore. Pjesa e jashtme e murit perëndimor të xhamisë paraqet dekorime të bukura me tulla të lakuara me motive vendase. Një pjesë e këtij muri është dekoruar me panele me kolona anash, që kanë formë harku shumë-kuspor të zbukuruar me motive vargjesh dhe varësesh. Poshtë këtyre motiveve të varëseve ndodhen panele drejtkëndore që kanë dy degë të lëkundura, që është një motiv i rrallë zbukurues.

Dy shtylla tetëkëndore prej guri e ndajnë brendësinë e xhamisë në dy kthina dhe tre korridore, që mbulohen nga çatia me gjashtë kupola të vendosura mbi pendentivët e mureve rrethuese. Gjashtë shtyllat e mureve janë të vendosura nga dy në muret lindore dhe perëndimore dhe nga një në muret veriore dhe jugore.

 
Pamje e brendshme

Nga tre mihrabët gjysmë-rrethorë, mihrabi më i madh qëndror është prej guri të zi dhe i lakuar me kuspe trefletëshe. Ai është i dalë, zbukuruar me shtylla prej guri të zi dhe punime artizanale me dizajne kambanash dhe vargjesh. Një model i tillë i harkut të mihrabit shihet edhe te Xhamia e Fateh Shahut (1484) në Magrapra dhe te Xhamia e Devanbaghut (shekulli i XVI). Madhësia e tullave të përdorura për ndërtimin e xhamisë janë 7 inches (18 cm) me 7 inches (18 cm) me 1.5 inches (3.8 cm). Shumica e pllakave të terrakotës në murin e mihrabit qëndror mbijetojnë akoma.

Xhamia historike mbijeton akoma pas fazave të ndryshme të rinovimit. Duke u rinovuar ajo është modernizuar, pasi është zgjeruar në lindje me një verandë dhe një minare të ndërtuar nga e para në veri-lindje të saj. Ajo përdoret akoma si një xhami kongregacionale ku besimtarët mund të falen 5 herë në ditë.[4] Tanimë zona e xhamisë është rreth 12.92 m (14.13 yd) e gjatë dhe 9.3 m (10.2 yd) e gjerë. Është më e gjatë në aksin veri-jug. Ajo ka 3 korridore dhe 2 kthina. Xhamia ka një tërësi prej gjashtë kupolash.[5]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ A. B. M. Hussain (1997). "M. Harunur Rashid". Sonargaon-Panam: A Survey of Historical Monuments and Sites in Bangladesh SHMSB 003 (në anglisht). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. fq. 64. ISBN 978-984-512344-0.
  2. ^ Abdul Karim (1992). Corpus of the Arabic and Persian Inscriptions of Bengal (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 111. ISBN 978-984-512338-9.
  3. ^ Abul Kalam Mohammad Zakaria (2007). Bangladesher Pratnasampad (në bengalisht). Divya Prakash. fq. 499.
  4. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Muazzampur Shahi Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 7 tetor 2024.
  5. ^ Abul Kalam Mohammad Zakaria (2007). Bangladesher Pratnasampad (në bengalisht). Divya Prakash. fq. 498.

Bibliografia

Redakto