Agroni (Mbret)
Agroni (greqishtja e lashtë: Ἄγρων - Ágron) ishte një mbret i Mbretërisë Ilire (Mbretërisë Ardiane) në shekullin III para Krishtit rreth 250-231 para Krishtit. [1] Djali i Pleuratit II, Agroni arriti të shtrinte sundimin ilir mbi shumë fise, popuj dhe qytete në rajonin e Adriatikut. Ai është mbase më i njohur për fitoren e tij vendimtare ndaj Lidhjes Aetoliane, një shtet në Greqinë perëndimore.
Rreth vitit 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritmas pas triumfit të tij mbi Aetolianët. Pineji, djali i tij me gruan e tij të parë Triteuta, pasoi zyrtarisht babanë e tij si mbret në vitin 231 para Krishtit, por mbretëria drejtohej nga gruaja e dytë e Agronit, Mbretëresha Teuta (Teuta e Ilirisë) .
Historia
RedaktoAgroni përmendet nga dy historianë grekë, Apian (95-165 pas Krishtit) në veprën e tij me titull "Luftërat e jashtme" dhe Polibi (203-120 para Krishtit) në veprën me titull Historitë. Polibi shkruan për të si "Agroni, mbreti i ilirëve, ishte biri i Pleuratit dhe zotëronte forcën më të fuqishme, si nga toka ashtu edhe nga deti, nga cilido prej mbretërve që kishte mbretëruar në Iliri para tij".
Agroni e shtriu sundimin e tij edhe mbi fiset e tjera fqinje. [2] Ai aneksoi një pjesë të Epirit, Epidamnin dhe ishujt e Korfuzit ( Korkyra ) dhe (Hvar) Pharos. Shteti i tij shtrihej nga Narona në Dalmaci deri në jug në lumin Vjosa (Aoos) dhe Korkyra. Gjatë mbretërimit të tij, shteti ardian arriti kulmin e fuqisë së tij. Ushtria dhe flota ilire e bënë atë një fuqi të madhe rajonale në Ballkan dhe Adriatikun jugor. Agroni fitoi kontrollin e Adriatikut me anijet e tij luftarake (lemba), një dominim që dikur e gëzonin vetëm Liburnët. Asnjë nga fqinjët e tij nuk ishte gati aq i fuqishëm. Agroni i dha qytetin e Pharos Demetrius të Pharos për të sunduar si guvernatori i saj.
Në vitin 234 para Krishtit, vazhdimësia mbretërore në Epir mori fund me krijimin e një republike federale. Në jug, pjesa perëndimore e Akarnanisë u shkëput nga kjo marrëveshje. Pavarësia e tyre ishte kërcënuar më parë nga Aetolianët, të cilët filluan të zënë territorin përreth Gjirit të Nartës, duke përfshirë edhe kryeqytetin e vjetër të Pirros Ambrakia, i cili detyroi Epirotëve për krijimin e një qendre të re në Foenike. Të rrethuar në Medion, Akarnanët kërkuan ndihmë nga Dhimitri II i Maqedonisë, i cili për pjesën më të madhe të mbretërimit të tij kishte qenë në luftë me Lidhjet Aetoliane dhe Akeane. Si përgjigje ndaj kërkesës së tyre, mbreti e futi Agronin në konflikt. Sulmi ilir nën komandën e Agronit, ndodhi në vitin 232 ose 231 para Krishtit, është përshkruar nga historiani Polibi:
Humbja e aetolianëve, e njohur për fitoren e tyre mbi Gaulët pushtues një brez më parë, shkaktoi një senzacion në Greqi. Agroni e kishte pritur me kënaqësi lajmin për fitoren të cilin e kishte mësuar nga komandantët e tij kur anijet e tij ishin kthyer. Atëherë Agroni piu aq shumë me anë të festimit, u raportua, se kjo dhe indulgjenca të tjera të ngjashme, sollën një sulm të pleuritit, i cili e vrau atë brenda disa ditësh. [3] Agroni vdiq në dimrin e viti 231 para Krishtit.
Qytetet greke ( poliset / poleis ) në bregdetin e Ilirisë u sulmuan sistematikisht dhe mbase ishin pushtuar tashmë nga forcat e Agronit. Roma iu përgjigj një thirrje nga ishulli Vis (Issa), i kërcënuar nga Agroni, duke dërguar delegatë por të cilët kurrë nuk arritën atje. Ata u sulmuan gjatë rrugës nga anijet ilire, dhe njëri prej tyre u vra, së bashku me një ambasador nga Visa. Pas kësaj, Roma ndërmori veprime ushtarake kundër gruas së Agronit, Teutës, pasi që ndërkohë Agroni vdiq. [4] Djali i tij, Pineji, e pasoi atë dhe sundoi de jure (megjithëse kurrë de fakto ) për trembëdhjetë vjet. Tritueta ishte gruaja e parë e Agronit dhe nëna e Pinejit por që Agroni ishte ndarë nga ajo. Gruaja e dytë e Agronit ishte Mbretëresha Teuta (Teuta e Ilirisë), e cila veproi si regjente pas vdekjes së Agronit.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- Astin, A. E. (1998). The Cambridge Ancient History: Rome and the Mediterranean to 133 B.C., Volume 8 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-23448-4.
- Berranger, Danièle; Cabanes, Pierre; Berranger-Auserve, Danièle (2007). Épire, Illyrie, Macédoine: Mélanges offerts au Professeur Pierre Cabanes (në frëngjisht). Presses Universitaire Blaise Pascal. ISBN 2-84516-351-7.
- Edwards, Iorwerth Eiddon Stephen; Gadd, C. J.; Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière; Seltman, Charles Theodore; Boardman, John; Bury, John Bagnell; Cook, Stanley Arthur; Adcock, Frank Ezra; Charlesworth, M. P.; Walbank, F. W.; Ling, Roger; Astin, A. E. (1977). The Cambridge Ancient History, Volume 7, Issue 1 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-23445-X.
- Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière; Walbank, F. W. (1988). A History of Macedonia: Volume III: 336-167 B.C (në anglisht). Oxford University Press, USA. ISBN 0-19-814815-1.
- Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1967). Epirus: The Geography, the Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas (në anglisht). Clarendon Press.
- Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1993). Studies concerning Epirus and Macedonia before Alexander (në anglisht). Hakkert.
- Wilkes, John (1969). Dalmatia (në anglisht). Routledge & K. Paul.
- Wilkes, John (1995). The Illyrians (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 0-631-19807-5.
Referime
Redakto- ^ Hammond 1993.
- ^ Hammond 1993
- ^ Hammond 1967, pp. 591 and 595
- ^ The Hellenistic world and the coming of Rome, Volume 1 by Erich S. Gruen
Parardhësi Mbreti Pleurati II |
Mbret Agroni Mbretëria Ilire 250–231 pes. |
Pasardhësi Pinej Ardiani (përmes Mbretëreshës Teuta) |