Ah, lepurusha lepurusha!
Ah, lepurusha lepurusha! Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Ah, lepurusha lepurusha! |
Origjinali | Ah, lepurusha lepurusha! |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1982 |
Zhanri | Vizatimor |
Gjuha origjinale | Shqip |
Për moshën | Për Fëmijë |
Ekipi realizues | |
Regjia | Artan Maku |
Skenari | Genc Hoxha |
Muzika e filmit | Gjon Simoni |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Ah, lepurusha lepurusha!... është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1982. Ah, lepurusha lepurusha!... është përgatitur nën skenarin e Genc Hoxhës, regjinë dhe vizatimet e Artan Makut, ndërsa si operatore është angazhuar Diana Diamanti. Muzikën e filmit e ka kompozuar Gjon Simoni, për zë është përkujdesur Skënder Nuzi ndërsa për regjinë e montazhit e Elsa Bushati.[1]
Përmbajtja
RedaktoFillimi i filmit është skena e një qyteze, dhe një djalosh që lozë mbi borë. Befas, djaloshi vëren që trungjet e pemëve janë të dëmtuar dhe allashqiptarçe i vihet pas hulumtimit. E gjen dëmtuesin, por nuk është vetëm një, janë më shumë lepra që dëmtojnë trungjet. Kështu fillon lufta e djaloshit së bashku me qenin e tij kundër leprave. Natyrisht si fitimtar del djaloshi që brengoset për trungjet e pemëve.[1]