Akuitania e Re (frën: Nouvelle-Aquitaine ; Ocitanisht: Nòva Aquitània [ˈnɔβɔ akiˈtanjɔ] ose Novèla Aquitània [nuˈβɛlɔ akiˈtanjɔ]; Baskisht: Akitania Berria ; Poitevin-Saintongeais: Novéle-Aguiéne ; Shqip: Akuitania e Re) është një rajoni administrativ më i madh i Francës, i cili mbulon Perëndimin dhe Jugperëndimin e saj rreth Oqeanit Atlantik, në afërësi të Pirenejve në kufi me Spanjën. Rajoni u krijua nga reforma territoriale e rajoneve franceze nëpërmjet shkrirjes së tre rajoneve: Akuitania, Limousin dhe Poitou-Charentes. Mbulon 84 036 km2 ose 1/8 e shtetit.

Akuitania e Re
Nòva Aquitània (Ocitanisht)

Akitania Berria (Baskisht)

Novéle-Aguiéne (Poitevin-Saintongenais)
Nouvelle-Aquitaine
Kështjella de la Roque në Meyrals
Kështjella de la Roque në Meyrals
Location of Akuitania e Re
Departmentet
Sipërfaqja
 • Gjithsej84.036 km2 (32,446 sq mi)
Popullsia
 • Gjithsej60.333.952
Emri i banorëveAkuitanët e Rinj/Akuitanet e Reja
Faqja zyrtarehttps://www.laregion-alpc.fr/

Është rajoni më i madh në sipërfaqe duke përfshirë rajonet e përtejdetit, me një territor pak më të madh se ai i Austrisë. Prefektura dhe qyteti më i madh, Bordoja, së bashku me periferitë dhe qytetet satelite formojnë zonën e shtatë më të madhe metropolitane të Francës me 850 000 banorë. Rajoni ka 25 zona të mëdha urbane mes të cilave më të rëndësishmet pas Bordosë janë Bajona (288 000 banorë), Limozhi (283 000 banorë), Puatjeri/Peitou (255 000 banorë), Pau (241 000 banorë) dhe La Rochelle (206 000 banorë) si dhe 11 grumbuj të rëndësishëm.

Akuitania e Re ka 5 universitete (Bordo, La Rochelle, Limozh, Puatjer dhe Pau). Mbart tre nga katër resortet historike në bregun atlantik të Francës: Arcachon, Biarritz dhe Royan, si dhe disa resorte skish (Gourette).

Ekonomia e tij bazohet në bujqësi dhe vreshtari (vreshtat e Bordosë dhe Cognac), turizmi, industria aerohapsinore, ekonomia digjitale dhe dizajni, parakimiket dhe industritë farmaceutike, sektori financiar (Niort) dhe qeramika industriale (Limozh). Rajoni i ri përfshin pjesë të mëdha të Francës Jugore ("Midi de la France"), e shënuar nga kulturat baske, oksitane, puatevine dhe santongjeze. Historikisht është pasuesja jo e drejtpërdrejtë e Akuitanisë Mesjetare; mbulon në një pjesë të madhe Dukatin e Eleonorës së Akuitanisë.

Harta e rajonit të ri me 12 departamentet të ngjyrosur sipas provincave historike ekzistuese deri në vitin 1790.
  Puatu
  Marche
  Aunis
  Samuri
  Të tjerë
]]