Shqiponja e malit

(Përcjellë nga Aquila chrysaetos)
This is the stable version, checked on 2 prill 2022. 3 pending changes await review.

Shqiponja e malit (latinisht: Aquila chrysaetos) është një shqiponjë e madhe mbrenda familjes Accipitridae. Shqiponja e malit jeton në vende të hapura ose gjysëm të hapura në gjithë Hemisferen veriore. Ushqehen me gjitarë me madhësi mesatare. Ky lloj përpara ishte e përhapur në të gjithë Evropën, por u ndjek në mënyrë të organizuar, kështu që në shumicen e vendeve të Evropës mund të shihet vetëm edhe nëpër vendet kodrinore. P.sh. Në Gjermani mund të haset vetëm edhe në Alpe.

Golden eagle
Vargu kohor: Pliocene-recent[1]
Wintering eagle of the nominate subspecies in Finland.
Call of a golden eagle
Statusi i ruajtjes
CITES Appendix II (CITES)[3]
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Rendi: Accipitriformes
Familja: Accipitridae
Gjinia: Aquila
Lloji:
A. chrysaetos
Emri binomial
Aquila chrysaetos
Subspecies

6, see text

Range of A. chrysaetos
Sinonimet
  • Falco chrysaëtos Linnaeus, 1758
  • Falco fulvus Linnaeus, 1758

Gjatësia

Redakto

76–89 cm, krahët e hapur: 190–227 cm.

Përshkrimi

Redakto

Shqiponja e malit është njëra ndër Shqiponjat më të mëdha të familjes Aquila. Gjinitë dallohen ndërmjet-vete lehtë në madhësi dhe peshë. Femrat mund të arrijnë një gjatësi 90–100 cm; meshkujt janë 10 cm më të vogël. Gjatësia e krahëve ndryshon nga 190 deri 210 cm te mashkulli; 200 deri 230 te femra. Femrat peshojnë prej 3,8 deri 6,7 kg; meshkujt janë më të lehtë 2,8 deri 4,6 kg. Ngjyra kryesore është një ngjyrë kafe e mbyllët. Qafa është ngjyrë e verdhë ari. Bishti i tyre ka ngjyrë kafe, dhe është me disa vija pak a shumë të dallueshme më të qelëta i përshkuar. Sqepi ka ngjyrë përhimt të mbyllët, Irisi i syrit ka ngjyrë kafe të mbyllët. Si te të gjithë përfaqësuesit e nënfamiljes aquilinae këmbët deri në fund të këmbëve (deri te gishtat e këmbëve) i ka me pendla.

 
Portreti[lidhje e vdekur] i një Shqiponje të Gurëve
 
Shqiponja[lidhje e vdekur] e Gurëve në pendla të reja. Pendlat e para nën krahë mirë të dallueshme.

Shqiponjat e reja e kanë ngjyrën kafe më të mbyllët dhe kanë nën krahët e tyre pendla të bardha. Bishtin e kanë të bardhë. Shqiponjat e Gurëve janë pas 5 deri 7 vite të "ngjyrosur" mirë plotësisht. Edhe pse është shumë i madh kjo Shqiponjë në fluturim duket e lehtë dhe elegante. Interesant është bishti i tyre i gjatë dhe shumë lehtë i rrumbullakësuar. Ndryshe nga tjerët Shqiponja të Gjinisë Aquila kjo në fluturim nganjëherë i tërheqë krahët pak te naltë dhe kështu formohet një figur në formë të V-së, në fluturim.

 
Aquila chrysaetos

Zog mishngrënës shumë i njohur. Ndeshet rëndom në zonat malore të rajonit. Ka aftësi të mëdha fluturuese dhe shpejtësi të madhe manovrimi. Dallohet lehtë edhe në distanca të largëta falë qafës së gjatë, bishtit të gjatë dhe të gjerë si dhe gjatësisë së krahëve. Të rriturit kanë pupla të verdha në qafë dhe në kokë dhe janë krejtësisht bojë kafe, me shirita të zbehtë në pjesën e sipërme të krahëve. Të vegjlit kanë njolla të bardha në krahë dhe në bazën e bishtit, çka i bën lehtësisht të dallueshëm nga të rriturit.

Përhapja dhe habitati

Redakto

Parapëlqejnë mjediset malore dhe shkëmbinjtë. Shqiponja e malit banon gati në të gjitha zonat klimatike të Hemisferës Veriore. Në EuroAzi përhapja e tij është: Nga Skocia në perëndim, në një vijë të gjerë deri te Kamqaka dhe Japonia në Lindje. Gjithashtu edhe pjesa veriore dhe perëndimore e Amerikes Veriore është e kolonizuar nga ky lloj. Prej ndjekjeve masive shekullore, sot në Evropë përhapja e tyre është e copëtuar. Në Evropën Qëndrore numri i tyre është i përqendruar në Alpe dhe në Karpate, në Gjermani mund të shihet si i egër vetëm në Alpe. Më afër Gjermanisë janë të vendosur në Danimark dhe në Lindje të Polonisë. Shqiponjat e Gurëve jetojnë në vende të hapura dhe gjysmë të hapura, të cilat i japin ushqim të bollshëm dhe mure të larta Gurësh ose Male të vjetra, për ti ndërtuar folet. Sot popullimi i Maleve nga këto Shqiponja është rezultat i ndjekjes masive (në Evropë).

Riprodhimi

Redakto

Riprodhohet në shkëmbinj dhe në pemë. Femra pjell dy vezë, me pulla kafe-në të kuqe. Folezimi nis në prill dhe ngrohja e vezëve zgjat afro gjashtë javë. Shpesh vetëm një nga të vegjlit u mbijeton 11 javëve të para, dhe arrin të rritet plotësisht.

Ushqimi

Redakto

Përbëhet kryesisht nga lepuj dhe thëllëza, por dhe nga bagëti të ngordhura, gjitarë të vegjël dhe kërma.

Në trajtën e kuisjeve”kjek-jek-kjek...”.

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Aquila chrysaetos Linnaeus 1758 (golden eagle)" (PBDB). Paleobiology Database. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ BirdLife International (2016). "Aquila chrysaetos". IUCN Red List of Threatened Species. 2016: e.T22696060A93541662. doi:10.2305/IUCN.UK.2016-3.RLTS.T22696060A93541662.en. Marrë më 11 nëntor 2021. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Appendices | CITES". cites.org. Marrë më 2022-01-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)