Athanas Shundi (18 tetor 1892 - 18 shkurt 1940) ishte një farmacist dhe patriot shqiptar, pjesëtar i rëndësishëm i lëvizjes autoqefaliste të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në vitin e fundit të jetës u përfshi gjithashtu në politikë, si anëtar i Këshillit bashkiak te Tiranës, dhe me pas, i emëruar në Asamblenë Kushtetuese të Shqipërisë, gjatë legjislaturës 12 prill 1939 - 1 prill 1940.[1]

Athanas Shundi
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
12 prill 1939 – 18 shkurt 1940
Të dhëna vetjake
U lind më18 tetor 1892
Tiranë, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane,
Vdiq më18 shkurt 1940 (47 vjet)
Torino, Itali
NënshtetësiaShqiptare
Fëmijët2
ArsimimiUniversiteti i Napolit, Itali
PunësimiPolitikan, farmacist, patriot dhe laik i Kishës Ortodokse Shqiptare

Jetëshkrim

Redakto

U lind më 18 tetor 1892 në Tiranë.[2] Familja Shundi, nga ai rridhte, ishte pjesë e bashkësisë ortodokse të qytetit të Tiranës, e cila kishte shkuar në Tiranë nga juglindja e viseve shqiptare në fundin e shekullit të 18-të. Ajo fillon e del në kodikun e Kishës së Shën Prokopit që në vitin 1818, kur listohet si dhuruese e ndërtimit të kishës që kish ndodhur gjatë viteve 1790-1797, si pjesë e esnafit të kallajxhinjve, e më pas, me mbiemrin e vet, Shundi, nga viti 1830 e tutje.[3][4][5]

Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare të kishës së Shën Prokopit, A. Shundi kreu gjimnazin grek të Manastirit, të cilin e përfundoi më 1910.[2] Po në 1910 filloi të punonte si mësues në shkollën e kishës, dhe, në 1913, u bë mësues në shkollën e parë shqipe në Tiranë, e cila ishte hapur po në atë vit.[2] Në atë periudhë, A. Shundi ishte i angazhuar në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare dhe, me hapjen e shkollës shqipe në Tiranë, ishte në kryesinë e shkollës, së bashku me Jorgji Panon dhe Teodor Vuçanin.[6] Në 1912 u regjistrua për mjekësi në Stamboll, po i ndërpreu menjëherë, pasi filloi Lufta e Parë Ballkanike. Në vitet 1913-1919 punoi si sekretar në Bashkinë e Tiranës.[7] Në vitin 1919[7] u regjistrua në Universitetin e NapolitItali. Në Napoli ishte më 1921 një nga iniciatorët dhe më pas kryetari i shoqatës së shoqërisë të studentëve shqiptarë "Naim Frashëri".[7] Më 1924 përfundoi studimet universitare për kimi e farmaci dhe mori titullin e studimit. Pasi punoi is asistent profesor në Universitetin e Napolit për një vit, më 1925 u kthye në Shqipëri dhe hapi një farmaci në Tiranë.[2][8][5]

Në 1929 A. Shundi u emërua si një nga ekzekutorët e testamentit të Midhat Frashërit. Midhati ishte atëherë në mërgim, si rrjedhim i konflikteve politike që kishte me Ahmet Zogun. Testamenti i Frashërit kishte një nga qëllimet kryesore ruajtjen e bibliotekës së tij personale dhe përdorimin e fondit të kësaj biblioteke për krijimin e një Instituti Albanologjik, si qendër e studimeve shqiptare.[9]

Në 1929 A. Shundi u bë pjesë e pleqësinë e kishës së Shën Prokopit.[10] Ai qe delegat i Tiranës në Kongresin e Dytë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (kongresi i parë ishte ai i Beratit në 1922). Më 16-30 qershor 1929 kongresi u mblodh ne Korçë, dhe aprovoi nje statut per administrimin e brendshëm të kishës. Statuti modifikoi vendimet e Kongresit të Beratit të vitit 1922. Kongresi i Korçës përcaktopi se kryepeshkopi, peshkopët dhe zëvendësit e tyre duhet të ishin prej gjaku dhe gjuhe shqiptare, si dhe të kishin nënshtetësine shqiptare, nëpërmjet nenit 16.[11][12]

Në 1930 A. Shundi u zgjodh zëvendësmitropolit i Tiranës.[13]

Ishte anëtar i Këshillit bashkiak të Tiranes disa herë radhazi.[5] Gjatë legjislatures 12 prill 1939 - 1 prill 1940 A. Shundi u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë.[1] U nda nga jeta më 18 shkurt 1940 nga një sëmundje.[2]

Jeta private

Redakto

Djali i xhaxhait të A. Shundit ishte Stefan Shundi, avokat, shkrimtar, publicist dhe ish-president i klubit të futbollit KF Tirana. Një nga vajzat e tij, ishte publicistia Drita Siliqi, e cila ishte e martuar me poetin Drago Siliqi.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Parlamenti i Shqipërisë. "LIGJVËNËSIT SHQIPTARË NË VITE" (PDF). Parlamenti i Shqipërisë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 maj 2021. Marrë më 26 korrik 2019.
  2. ^ a b c d e Beduli 1997, p. 48
  3. ^ Beduli 1997, p. 95
  4. ^ Beduli 1997, p. 71
  5. ^ a b c Demneri 2009, p. 62
  6. ^ Beduli 1997, p. 43
  7. ^ a b c Beduli 2010, p. 29-30
  8. ^ NOA. "Lamtumirë Drita Siliqi!". Marrë më 26 korrik 2019.
  9. ^ "Testamenti i Mid'hat Frashërit". Telegrafi. 15 nëntor 2018. Marrë më 26 korrik 2019.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  10. ^ Bido 2015, p. 186
  11. ^ Bido 2015, p. 145-147
  12. ^ Statuti i vitit 1929, Neni 16, faqet 9-10
  13. ^ Bido 2015, p. 183

    Kryeqyteti ishte i fundit që votoi në janar 1930. Një ndër mësuesit e parë të shkollës shqipe të Tiranës, dr. Athanas Shundi, u zgjodh zëvendësmitropolit.

Referime

Redakto