Beteja e dytë e Vaksincës
Beteja e dytë e Vaksincës ishte një operacion ushtarak i nisur nga forcat maqedonase kundër luftëtarëve shqiptarë të UÇK-së më 25 Maj 2001, pasi 2 ushtarë maqedonas të cilët patrullonin fshatin Vaksincë ishin vrarë nga UÇK-ja 3 javë më parë. UÇK-ja kishte planifikuar në atë kohë nisjen e një fushate sulmesh guerile kundër forcave të Policisë së Maqedonisë dhe forcave të armatosura të Ushtrisë.
Beteja e dytë e Vaksincës | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Lufta e vitit 2001 në Maqedoni | |||||||
Sulme mbi fshatin Vaksincë, gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Ushtria Çlirimtare Kombëtare | |||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Ali Ahmeti Fadil Nimani † Zaim Zeqiri † Naim Alili–Tuçi Hajrullah Misini |
Boris Trajkovski Pande Petrovski Gjorgji Trendafilov Ljube Boshkovski | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Brigada 114 Brigada 113 "Ismet Jashari" | Njësia Speciale e Policisë "Tigrat" | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
150 luftëtarë | 400 ushtarë dhe policë | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
2 të vrarë |
7 të vrarë 4 të plagosur | ||||||
12,000 civilë Shqiptarë u shpërngulën 9,500 ikën në Kosovë 2,500 ikën në Serbi |
Prapaskena
RedaktoMë 25 Maj 2001, forcat e Ushtrisë dhe Policisë Maqedonase filluan operacionin kundër forcave shqiptare të UÇK-së në rajonin e Karadakut të Kumanovës, në verilindje të Maqedonisë. Operacioni zgjati vetëm një ditë të vetme dhe përfundoi me një fitore shqiptare kundër forcave maqedonase.
Gjatë operacionit forcat maqedonase nuk ishin në gjendje të rimerrnin fshatin Mateç nga luftëtarët e UÇK-së. Për më tepër, fshatrat Vaksincë dhe Sllupçan u dëmtuan rëndë nga bombardimet e artilerisë dhe sulmet e helikopterëve. Këto fshatra mbetën në duart e luftëtarëve shqiptarë të UÇK-së dhe u shpallën zona të çliruara.
Fillimi i Betejës
RedaktoSulmi i UÇK-së dhe kundërsulmi maqedonas
RedaktoNë maj 2001, luftëtarët e UÇK-së të udhëhequr nga komandanti Fadil Nimani depërtuan në Maqedoni dhe ngritën bazat në disa fshatra në veri të Kumanovës.
Më 3 maj 2001, UÇK-ja filloi një sulm ndaj forcave maqedonase në fshatin Vaksincë, afër Kumanovës, vrau dy ushtarë maqedonas dhe rrëmbeu një të tretë. Më pas UÇK-ja vazhdoi të pushtonte fshatin dhe e shpalli zonën në dhe rreth Vaksincës si "zonë të çliruar".
Në të njëjtën ditë, forcat maqedonase vendosën të nisin një kundërsulm për të rimarrë fshatin e pushtuar nga UÇK-ja. Forcat maqedonase filluan ofensivën me helikopterë dhe artileri që qëlluan mbi dhe rreth fshatit Vaksincë.
Zyrtarët e Ushtrisë Maqedonase pohuan se kishin arritur të shkatërrojnë 14 pozicione të ngulitura të UÇK-së, 8 bunkerë të mitralozëve, 7 pozicione snajperësh, 6 pika kontrolli, 3 objekte për ruajtjen e armëve dhe një pozicion mortajash gjatë ofensivës.
Gjatë ofensivës 7 ushtarë maqedonas u plagosën, UÇK-ja gjithashtu pretendoi se kishte rrëzuar një helikopter sulmues të modelit MI-24.
Zëdhënësi i ushtrisë maqedonase Gjorgji Trendafilov tha për "Associated Press" se UÇK-ja po mbante mijëra fshatarë si mburoja njerëzore. Kjo u mohua nga UÇK-ja, e cila gjithashtu akuzoi forcat qeveritare maqedonase për sulme pa dallim kundër civilëve shqiptarë.
Ofensiva e dytë maqedonase
RedaktoMë 24 maj 2001, forcat maqedonase filluan një ofensivë tjetër të përgjithshme kundër UÇK-së në Kumanovë. Luftimet vazhduan të nesërmen dhe u kthyen në luftë urbane. Këmbësorisë së policisë dhe ushtrisë iu desh të luftonin për çdo shtëpi në fshatrat e mëdha Vaksincë dhe Llojan, dy bastionet e UÇK-së, pasi UÇK-ja rezistoi ashpër. Një njësi speciale e policisë së quajtur "Tigrat", e specializuar në luftimet kundër gueriles urbane, u vendos gjithashtu. Më 25 maj 2001, luftëtarët e UÇK-së u tërhoqën në kodrat rreth Vaksincës. Me tërheqjen e UÇK-së, forcat maqedonase hyrën dhe rimorën Vaksincën. Gjatë përleshjeve, në betejë ra dëshmorë Fadil Nimani, komandanti kryesor i UÇK-së në Vaksincë, ndërsa edhe një ushtar maqedonas u vra.
Kundërsulmi i UÇK-së
RedaktoDerisa ushtria maqedonase pushtoi Vaksincën më 25 maj, UÇK-ja e rifitoi territorin në Vaksincë brenda tre ditësh më 28 maj 2001.
Më 6 qershor 2001, UÇK-ja e pushtoi plotësisht Vaksincën. Zëdhënësi i ushtrisë maqedonase Gjorgji Trendafilov bëri propagandë duke thënë se ushtria nuk ishte dëbuar me forcë dhe pretendoi se nuk kishte "terroristë" në Vaksincë dhe se ushtria ishte ende në pozicionet e saj. Megjithatë, ushtria maqedonase bombardoi Vaksincën më 6 qershor, duke i vënë zjarrin një shtëpie, gjë që do të ishte e pamundur nëse ata do ta kishin pushtuar ende zonën.
Më 7 qershor, Husamedin Halili i cili atëherë ishte kryetar i Komunës së Likovës, konfirmoi se UÇK-ja e ripushtoi Vaksincën.