Boshnjakët në Shqipëri
Boshnjakët në Shqipëri janë persona në Shqipëri që identifikohen si boshnjakë etnikë, me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Të dhënat e para të besueshme për mbërritjen e boshnjakëve në territorin e Shqipërisë së sotme datojnë që nga fundi i sundimit osman në Bosnje, dmth më 1876. Sot, numri më i madh i boshnjakëve shqiptarë jetojnë në dy fshatra, Koxhas dhe Boraka në Shijak të Qarkut e Durrësit. Përveç kësaj, ka boshnjakë në qytetin e Fierit në jug të vendit, si dhe në qytetet e Vlorës, Tiranës dhe Kavajës.
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
10.000 (afërsisht)[1] | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Durrësi, Shijaku, Fieri, Kavaja, Tirana | |
Gjuhët | |
boshnjakisht, shqip | |
Fetë | |
Islami |
Më 28 tetor 1995, boshnjakët në Shqipëri themeluan Shoqatën "Zambaku". Boshnjakët shqiptarë janë rreth 10 mijë banorë[2] dhe kryesisht myslimanë.[3]
Historia
RedaktoBoshnjakët e parë erdhën në Shqipëri gjatë periudhës së rënies së pushtetit të Perandorisë Osmane, domethënë më 1876. Këta ishin anëtarë të 13 familjeve nga Mostari, të cilët u nisën për në Turqi, por një mbytje anijesh i detyroi ata të zbresin para destinacionit përfundimtar dhe të qëndronin atje në Shqipëri. Boshnjakët e parë që mbërritën në Shqipëri vunë re një ngjashmëri të madhe midis zonës dhe Hercegovinës nga kishin ardhur. Edhe lumi që derdhej nëpër zonë i kujtonte Neretvën. Ata u takuan me një klimë të butë, tokë pjellore dhe një popullsi vendase që i pranoi jo si të huaj por si vëllezër.[4]
Pas Kongresit të Berlinit dhe aneksimit pasues austro-hungarez të Bosnje-Hercegovinës, emigrimi i boshnjakëve nga Bosnja dhe Hercegovina në Turqi (Anadolli) dhe Shqipëri u intensifikua. Dy grupe boshnjakësh që banojnë në fshatin Borakë erdhën në 1879 dhe 1884.[5] Fshati Borakë ishte i banuar vetëm nga boshnjakët ndërsa në fshatin Koxhas ata jetonin së bashku me shqiptarët.
Në vitin 2017, një ligj u miratua në Shqipëri që promovon të drejtat e pakicave dhe njeh boshnjakët së bashku me ashkalinjtë si pakica.[6][7]
Shiko gjithashtu
Redakto- Shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë
- Agim Faja. Boshnjakët, mysafirët 100 vjeçarë të Shijakut.[8]
Referime
Redakto- ^ "Svi smo mi Bosanci ovdje u Albaniji" [Jemi krejt boshnjakë këtu në Shqipëri] (në boshnjakisht). 25 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2019. Marrë më 23 janar 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Rezarta Delisula (23 korrik 2002). "Boshnjakët, mysafirët 100-vjeçarë të Shijakut". Reportazh: suplement i Gazetës Shqiptare (67): 8–9.
- ^ Denisa Ruzi (28 tetor 2015). "Komuniteti boshnjak, 150 vjet në Shqipëri dhe 20 vjetori i shoqatës "Zambaku"". Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2015. Marrë më 23 janar 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "150 GODINA ČUVANJA IDENTITETA Fatmir Bači: Bošnjaci u Albaniji bili su uvijek Bošnjaci" [150 vjet ruajtje identiteti, Fatmir Baçi: Boshnjakët në Shqipëri kanë qenë gjithmonë boshnjakë]. info-ks.net (në boshnjakisht). 8 maj 2018.
- ^ "Rrëfimi i Fatmir Baçit, boshnjakut të Shijakut: pse Enveri u tregua tolerant me ne dhe si bashkëjetuam me shqiptarët". tesheshi.com. 13 nëntor 2017.
- ^ Ermin Čindrak (12 gusht 2011). "Bošnjaci u Albaniji" [Boshnjakët në Shqipëri]. sandzakpress.net (në boshnjakisht).
- ^ "Albania to adopt the first law on minorities". balkaninsight.com (në anglisht). 27 shtator 2017.
- ^ Alfred Papuçiu (1 janar 2020). "Piktori i merituar Agim Faja, Shqipëria dhe Kosova". zemrashqiptare.net.