Bratica
(Përcjellë nga Braticë)
Bratica (malazezisht: Братица/Bratica) është vendbanim rural në Komunën e Ulqinit.
Bratica
Bratica (mal.) | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 41°57′06″N 19°12′09″E / 41.95167°N 19.20250°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Ulqin |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 233 |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Targat | UL |
Gjeografia
RedaktoBratica është fshat, gjendet pranë rrugës magjistrale M-2.4, e cila vazhdon për në Tivar.
Lagjet e Braticës janë: Ramnján (Ramjan), Ballionj (Balliaj), Kodra, Pelinkonj (Pelinkaj), Mâronj (Mâraj), Vladonj (Vladaj), Mulinat.
Toponimet të fshatit Braticë:[1]
- Ara'e Ali Nuhit - në lindje të shtëpisë të bijve të Zefit Nrek's Nik's Pjetërgjonit-Nilaj.
- Ara'e Brashnjânve - buzë Prronit t'Rrenimeve, sot djerrinë, në perëndim të shtëpisë së vjetër të bijve të Zefit Nrek's Nik's Pjetërgjonit-Nilaj.
- Ara'e Brocit - tokë pune në Lug t'Bratic's afër Mullinit Begut.
- Ara'e Omerit - në perëndim të shtëpisë së vjetër të bijve të Zefit Nrek's Nik's Pjetërgjonit-Nilaj.
- Ara Smaqe - pronë e Simononjve (Simonajve), rrafshinë e rrethuarmemur në Qafë Smaqe.
- Baniri - aty ishte vendi për banirin; në Shestan baniri (banieri) është ngreh të Enjtën e Shenjtë, në Ditën e Korpit të Krishtit (atë ditë është përgatitur përpeq dhe ai është hëngër te Baniri).
- Bishti Ullisht's - pjesa më perëndimore e Ullishtës së Ulqinit.
- Bishti Rras's - sipërfaqe me rrasa që drejtohet poshtë në det, në perëndim të Bishtit Ullisht's.
- Boka Pelinkonj - (Pelinkaj) në perëndim të lagjes së Pelinkonjve (Pelinkajve).
- Bregu'j Hasonj - (Hasaj) kodër ndërmjet Mâronjsh (Marajsh) dhe Vladonjsh (Vladajsh).
- Bregu'j Kanjushit - breg afër përroit Mulina, sipër Mullinit Pelinkonj (breg i përshtatshëm për çerdhe kanjushash, lejlekësh).
- Bregu'j Nërmjemë - në Mal t'Bardhë ngjitet në drejtim të Fierit Gjonit.
- Brinja'e Halil Ag's - mbi Arë Smaqe në anë të malit Marvjan.
- Brinja'e Qershisë - në Shullá, pjesa perëndimore e malit Marvjan; aty ka qenë një qershi.
- Brraka'e Fush's Bythkanit - bërrakë në Fushë t'Bythkanit që për bagëti e mban ujit e shiut mjaft mirë.
- Brraka'e Keqe - buzë Ar's Smaqe, kah jugu, aty ku fillon Rruga'e Harapve.
- Brraka Smaqe - bërrakë për bagëti e çelur prej vendasve që kohë të shkurtë e mban ujin.
- Buenimi - gropë në pyjet Rrenime, ku uji i shiut qëndron më gjatë.
- Çiflloku - arat e Simononjve (Simonajve) prej rrugës për Mal t'Bardhë e deri te shtëpia e Nik's dhe Markut Preçit Macit Preç Gjurit.
- Djerri Vorrit - në veri-perëndim të Fush's Bythkanit (thuhet që aty është varr vajze).
- Dheni Bardhë - mbi Vladonj (Vladaj); aty ka deltinë (argjilë) të bardhë.
- Dhen'i Kuq - te Kepi (vendi me deltinë të kuqe) dhe në Rrenime (n'pyje t'Braticës).
- Ferra'e Haxhisë - pyll në mbarim të Bishtit Ullishtës.
- Fieri Gjonit - rrethinë në majë të Malit Bardhë, ku rritet fieri mirë.
- Fieri Vogël - rrethinë në majë të Malit Bardhë, pjesa perëndimore.
- Fusha'e Bythkanit - (y te Bythkanit tingllon si ö (oe) në gjermanishte, afërsisht ndërmjet o dhe y) rrafshinë e vogël ndërmjet malit Marvjan dhe Malit të Krythës.
- Fusha'e Bratic's - rrafshinë në Lugun e Braticës te Bratica.
- Fusha'e Gomarve - një djerrinë sa një lame në Breg t'Hasonj (Hasaj).
- Fusha'e Linit - një rogë ndërmjet Marvjanit dhe Malit të Krythës.
- Gllavica - pyll në perëndim të Braticës.
- Gurishtë - arat me plot guralecë, prej Prronit Thatë në anën e Mâronjve (Mârajve).
- Guri Zi - shkëmb me ngjyrë të murrme në Mal t'Bardhë, sipër rrugës ('xhades') për Ulqin.
- Havze - pyll i përbashkët ndërmjet dhe sipër Ballionjve (Balliajve) dhe Ramnjanve (Ramjanve).
- Hurdhat e Linit - në atë vend, në Mulinë është regjë lini dikur, pak nën Mulli t'Magjelukonjve (Margjelukajve).
- Kepi - shkëmb pranë Rrug's Ullisht's, pa mbërritë te Ara Smaqe.
- Kroni Barkve - në Bisht t'Ullisht's, buzë Valdanosit.
- Kroni Begut - burim uji në Ullishtë.
- Kroni Havzeve - burim (puçil) uji në Havze.
- Kron'i Sul'Kik's - burim uji në Bisht t'Ullisht's.
- Kron'i Zanave - burim uji në Ferrë t'Haxhisë.
- Ksollat - sipër Maronjsh (Marajsh), nën rrugë të moçme Ulqin-Tivar, disa shestanas dikur aty jetonin në kasolle.
- Ksollat - ndërmjet Ar's Smaqe dhe Brrak's Smaqe, aty dikur kishte kasolle.
- Kuçe - pjesë e pyjeve në veri-lindje prej Braticës.
- Láma'e Gor's - në perëndim të Lugut Shkallave, në majë të kodrës të pasur me qarr.
- Lastari - në Shullá buzë Ullishtës; aty ka shumë lastarë (bimë).
- Limacat-arat nën kishën e Braticës deri te Prroni Thatë, të krijuara nga lymi.
- Lisi - lis në varret katolike (te kisha e Braticës).
- Lisi Begut -aty ku fillon të ulet Kodra e Braticës; thuhet që aty ka qenë një lis i madh, ku verës dikur pushonte begu.
- Lugu'j Bratic's - lugu prej Bishtit Malit, gjatë përroit Mulina, deri afër Krythës.
- Lugu'j Bukur - lug nën Qarr kah Deti.
- Lugu'j Çallug's -lug në vazhdim të Lugut Dardhave e deri në Ullishtë, aty ka plot çalluga (lloj drush).
- Lugu'j Dardhave - ka dardha të egra, në jug-perëndim të Ar's Smaqe.
- Lugu'j Ferr's - luginë në majë të Malit Bardhë e pasur me ferrëkuqe.
- Lugu'j Fiqve - luginë në Shullá, faqja jugore e malit Marvjan, aty kishte fiq të egjër.
- Lugu'j Kullave - luginë nën Qarr kah Deti.
- Lugu'j Larit - në Shullá të malit Marvjan, pranë Ullishtës; vendi i pasur me larë (dafina).
- Lugu'j Madh - lug para se mbërrihet në Bisht t'Malit.
- Lugu'j Mrrelit - nën Mét'Mrrelit.
- Lugu'j Rras's Keqe - lug në lindje të Pyllit Trashë në Mal t'Bardhë, në perëndim prej Bregut Nërmjemë.
- Lugu'j Sojmir's - luginë nën Qarr kah Deti.
- Lugu'j Shkallave - në drejtim të jugut prej Fush's Bythkanit, shkambinjtë kanë trajtën e shkallave.
- Lugu'j Shkoz's - i pasur me shkoza, në perëndim prej Mâronjsh (Mârajsh), ndërmjet Malit Bardhë dhe Marvjanit.
- Lugu'j Shkrepave - aty ku kthen rruga për Mâronj (Mâraj); gurët, shkëmbinjtë janë meshkrepa, thumba në drejtim përpjetë.
- Lugu'j Shllin's - në perëndim prej Lamet Gor's, lëshohet deri në det.
- Lugu'j Vejush's - luginë nën Qarr kah Deti.
- Lugu'j Vogël - në Shullá të Marvjanit.
- Llanishta - pylli kah Deti, në perëndim të Fush's Bythkanit.
- Llogoret - në perëndim të Fierit Vogël, në Mal t'Bardhë.
- Mali Bardhë - mal në jug-perëndim të Braticës.
- Matânë - në atë anë të kodrës, në pyjet Rrenime.
- Méja'e Banirit - maja e malit Marvjan te Baniri.
- Méja'e Mrrelit - majë e një kodrës në Mal t'Bardhë (mrreli - lloj mize që theren lopët).
- Méja'e Madhe - maja më e naltë e malit Marvjan.
- Marvjani - mal në perëndim të Braticës.
- Mërkona - aty në majë të Mavjanit kanë qenë të instaluara mjetet telefonike të Markonit.
- Mogila - në majë të Malit Bardhë, gurë të Grumbulluar.
- Mogila - në malin Marvjan, gurë të grumbulluar, aty është çuar baniri.
- Mogila - në majë të Havzeve.
- Mulina - përroi i Braticës që derdhet në Liqe të Zogajve (Portomilenë); para marrjes së burimit të Salçit për Ulqin (1930), Mulina ka rrjedhë edhe verës deri te Mullini Vorreza (deri aty janë ujitë tokat verës).
- N'e Brocit - toponimi si mbas pronarit të hershëm, një arë te Mullini Begut.
- N'e Cano-begut - sot malli i Nik's Stjep's Zefit Pjetërgjonit-Nilaj dhe të bijve të Gjur's Markut Pjetërgjonit-Nilaj.
- N'e Dânos - toponimi si mbas pronarit të hershëm.
- N'e Ficit - toponimi si mbas pronarit, një arë te Mullini Qehajs.
- N'e Gjylonj - toponimi sipas pronarit të hershëm të familjes Gjylaj.
- N'e Jakupit - toponimi si mbas pronarit të hershëm.
- N'e Omerit - toponim për pyje matanë Prronit Rrenimeve.
- Osojet - faqja perëndimore e pyjeve (krahaso: Osojnik, vendbanim te Dubrovniku; Podosoje, vendbanim në veri të Bileqes, Hercegovinë).
- Prroni Thatë - derdhet në Mulinë, ka ujë vetëm pas shiut.
- Pusat e Poshtër - dy puse, njëri mbante ujë, nën Fushë t'Linit, sipër Vladonjsh (Vladajsh).
- Pusi Fush's Bythkanit - pus në Fushë t'Bythkanit që mban ujë krejt verës.
- Pusi Hasonj (Hasaj) - sipër shtëpisë së Zefit Gjok's Preçit Kols-Dobreci, nën Vladonj (Vladaj).
- Pusi Këlmenit - afër rrugës Mâraj-Mullini Vorreza (shkolla).
- Pusi Kol's - zgavër në gur që mban ujin e shiut, në Mal t'Bardhë buzë rrugës që çon në Fier t'Gjonit.
- Pusi Lek'Gjurit - buzë rruge Mâronj (Mâraj)-MulliniVorreza (shkolla).
- Pusi Nik's - afër rrugës Mâronj (Mâraj)-MulliniVorreza (shkolla).
- Pusi Pelinkonj - te Pelinkonjt (Pelinkajt).
- Pusi Zabelit - zgavër në shkam që mbas shiut mban ujë më gjatë; në Shullá, në perëndim prej Shkamave t'Smajl Hotit.
- Pushimi - vendpushim nën një lis në rrugë Braticë-Salç; aty ishte dikur një shtëpi, ullishtë dhe toka që punohej (sot pyll).
- Pylli Trashë - faqja kah Bratica e Malit Bardhë.
- Qafa Smaqe - qafë mali ndërmjet Malit Bardhë dhe Marvjanit.
- Qarri - pjesë e Malit të Krythës e pasur me qarr, në perëndim të Fush's Bythkanit.
- Qirizi - në atë drejtim në Mal t'Bardhë ishte dikur ujësjellësi me gypa deltine, që prej Kronit Salçit (Kronit Bardhaj, Kronit Len's) shkonte për Ulqin; edhe tash vonë është vu ujësjellësi përafërsisht në këtë drejtim.
- Roga'e Banirit - rogë te Baniri.
- Rrasa'e Bardhë - sipër Fush's Gomar've.
- Rrasa'e Vorreve - në jug prej Ar's Smaqe, thuhet që aty ishin 2 vorre.
- Rrasa'e Keqe - në perëndim të Lugut Rras's Keqe.
- Rrasa'e Zotnisë - në lindje prej Mâronjsh (Mârajsh).
- Rruga'e Harapve - rrugicë prej Ar's Smaqe e deri në Ullisht në drejtim të Ulqinit.
- Rruga'e Ngushtë - rrugicë prej Mulinës e deri te Lisi Begut.
- Rruga'e Qirizit - del në Kep prej Ksollave.
- Rruga'e Ullishts - rrugë për njerëz dhe bagëti e braticnjanëve që çon në Ullishtë të Ulqinit.
- Rrenime - në perëndim të Fush's Bythkanit.
- Rrenimet - pyje, ku në të kaluemen ka rrëshqitë toka, në verilindje të Braticës.
- Rrethina'e Nreks Lucit - në majë të Malit Bardhë, pjesa perëndimore.
- Sojmira - nën Qarr.
- Shpija'e Gogve - aty ka qenë një kasolle e druvarëve prej jugut të Shqipërisë.
- Shkámat e Smajl Hotit - shkëmbinj të Shullá mëdhenj në të malit Marvjan.
- Shkámi - pyll me mjaft shkëmbinj në veriperëndim të Braticës.
- Shpella'e Kuqe - sipër rrugës së moçme ('xhades'), nën Pyll Trashë të Malit Bardhë (dhé i kuq ndërmjet shkëmbave).
- Shulláni - faqja jugore e malit Marvjan (shulláhem shullëhem, rrezitem).
- Trojet - në Mal t'Bardhë, në jug prej Rrethin's Zefit Nrek's Lucit.
- Ura'e Mrisë - urë mbi Prrue t'Thatë, ndërmjet Pelinkonjsh (Pelinkajsh) dhe Mâronjsh (Mârajsh).
- Ura'e Nikziqve - urë mbi Mulinë, afër Ramnjanve (Ramjanve).
- Vorr-Elez - në Mal t'Bardhë, te Qirizi, sipër Mullinit Qehaj's.
- Vorret e Pelinkonj - (Pelinkaj) varret myslimane afër Mulinës, buzë rrugës për Bardhonj (Bardhaj, Salç).
- Vorret e Sylos - varret e familjes Alaj, mbasardhësit jetojnë në Ulqin.
- Vorrezat - aty ishin varret e moçme myslimane; sipër tyre u ndërtua shkolla e Braticës mbas termetit të 1979.
- Vorri Vajz's - në jug prej Ar's Smaqe.
Demografia
RedaktoSipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Braticë jetonin 233 banorë.
Numri i banorëve sipas censuseve[2] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
352 | 372 | 383 | 397 | 346 | 429 | 232 | 233 |
Struktura e popullsisë
Redakto
|
|
Personalitete të shquara
Redakto- Simë Dobreci - mjek
Referime
Redakto- ^ Simë Gjon Dobreci: Toponimet e Braticës, BUZUKU 24, 2007:6-7
- ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).