Dalibor Jevtiq (Serbisht: Далибор Јевтић, lindi më 31 mars 1978) është një politikan kosovar, ish-nënkryetari i komunës së Shtërpcës, si dhe Ministër i mëparshëm dhe i tanishëm për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Ai është nënkryetar i Listës Serbe.

Dalibor Jevtiq
Далибор Јевтић
Dalibor Jevtiq
Ministër për Komitet dhe Kthim
Në detyrë
prill 2015 – 22 mars 2021
KryeministriIsa Mustafa
Ramush Haradinaj
Albin Kurti
Avdullah Hoti
Pasuar ngaGoran Rakiq
Në detyrë
mars 2013 – dhjetor 2014
KryeministriHashim Thaçi
Zëvendës Kryeministër i Kosovës
Në detyrë
9 shtator 2017 – 3 shkurt 2020
KryeministriRamush Haradinaj
Nënkryetar i Shtërpcës
Në detyrë
mars 2015 – prill 2015
Të dhëna vetjake
U lind më31 mars 1978
Prishtinë, Republika Socialiste e Serbisë, Jugosllavia
NënshtetësiaSerb
Kosovarë
Partia politikeLista Serbe
(2015-prezent)
Më parë:
party e Pavarur Liberale
(2009—2014)
Lidhjet e tjera
politike
Partia Progresive Serbe
(2015-prezent)
Faqja në rrjetwww.daliborjevtic.com

Jetëshkrimi

Redakto

Dalibor Jevtiq lindi në Prishtinë në një familje serbe, ku jetoi deri në vitin 1980. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në Smederevë. Në shtator 1999 ai vendosi të kthehej në Kosovë në një kohë kur shumë serbë po largoheshin nga kjo krahinë. Në prill 2000 ai filloi të punojë për një kompani amerikane KBR, Inc. në Kampi Bondsteel, pranë Ferizajit, duke përfunduar njëkohësisht kolegjin. Nga marsi 2006 deri në shtator 2009 ai ka punuar në Irak për të njëjtën kompani si menaxher i një baze ushtarake amerikane. Disa herë puna e tij mori çmime të Qeverisë dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për kontribut të jashtëzakonshëm gjatë punës në Kosovë dhe Irak, si menaxher i projektit për mbështetjen e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Kosovë. Ai filloi karrierën politike në zgjedhjet lokale në tetor 2009.[1]

Karriera politike

Redakto

Karriera e tij politike filloi në Partinë e Pavarur Liberale (SLS), ku ai fillimisht mori pjesë në zgjedhjet lokale në Shtërpcë, kur partia mori pjesë për herë të parë dhe fitoi rezultate të rëndësishme, duke vazhduar formimin e autoriteteve lokale në Shtërpce. Në tetor 2009 ai filloi të punojë si këshilltar dhe shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Shtërpcës. Në shkurt 2010 ai u bë një zyrtar i lartë i SLS-së kur u zgjodh drejtor i partisë dhe që nga ajo kohë ka udhëhequr organizatën e partisë në të gjitha zgjedhjet pasuese. Në mars 2010 ai mori detyrën e Drejtorit Ekzekutiv dhe Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun në Shtërpcë, deri në mars 2013 kur ai mori detyrën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndërsa ministri merrej me problemet e të kthyerve por veçanërisht punoi në mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe gjatë mandatit të tij u ndërtuan më shumë se 400 shtëpi dhe realizuan disa projekte në mbështetje të kthimit dhe mbijetesës. Pas zgjedhjes së vitit 2014 dhe përfundimit të mandatit të Qeverisë së Kosovës i kthehet pushtetit vendor ku në mars 2015 ai u bë nënkryetar i Shtërpcës, dhe tashmë në prill të njëjtin vit, me propozimin e Listës Serbe u kthye në kreu i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Më parë, për shkak të mosmarrëveshjes me politikën e SLS-së në vitin 2014 u largua nga partia politike dhe së bashku me kolegët dhe shokët e tij politikë në shtator 2015, ai iu bashkua Partisë Progresive Serbe.

Referimet

Redakto