Dashamir Xhika (lindur më 23 Maj 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si portier për klubin shqiptar Iliria.[1][2][3][4]

Dashamir Xhika
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDashamir Xhika
Datëlindja23 maj 1989 (35 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Iliria
Numri1
Karriera me të rinjtë
Partizani
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2010Partizani26(0)
2011–2013Besëlidhja56(2)
2013–2014Tërbuni28(0)
2014–2019Partizani23(0)
2019–2022Kukësi54(0)
2022–2024Erzeni38(0)
2024–Iliria0(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 qershor 2024

Karriera me klube

Redakto

Besëlidhja

Redakto

Xhika u transferua te Besëlidhja gjatë verës së vitit 2011. Ai u dallua me performancat e tij në sezonin 2011–12, duke pësuar vetëm 15 gola në 28 ndeshje. Ai gjithashtu shënoi dy golat e parë si profesionist, duke u bërë një nga portierët e pakët në Shqipëri që e arrin këtë gjë.[5] Goli i tij i parë erdhi më 4 dhjetor 2011 në fitoren minimale 1–0 kundër AdësKategorinë e Parë.[6] Goli i tij i dytë u shënua po me penallti në fitoren 2–0 kundër Burrelit më 31 mars 2012.[7]

Besëlidhja e mbylli kampionatin në vendin e 5të, duke siguruar një vend në play-off. Në ndeshjen play-off kundër Tomorit, Besëlidhja u eliminua me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola; Xhika shënoi në tentativën e tij.[8]

Xhika vazhdoi të ishte titullar edhe në sezonin e ardhshëm, duke luajtur në 27 nga 30 ndeshjet në kampionat. Më 24 nëntor 2012, ai mori një karton të kuq në minutën e 83të të humbjes 1–0 kundër Dinamos.[9] Sezoni i Besëlidhjes u karakterizua nga rezultatet negative e cila kulmoi me rënjen e ekipit në Kategorinë e Dytë, gjë që detyroi Xhikën të ndërpriste kontratën me klubin.[10] I pyetur për sezonin negativ të ekipit, ai deklaroi: "Këtë vit Besëlidhja nuk e pati jehonën e dy sezoneve të shkuara, kur ishte kandidatja kryesore për të kapur Superioren. Për mua është sezoni i tretë që ruaj portën e Besëlidhjes, por këtë vit jemi paraqitur shumë dobët dhe kemi zhgënjyer."[11]

Tërbuni

Redakto

Në gusht 2013, Xhika qëndroi në Kategorinë e Parë duke firmosur një kontratë me Tërbunin, i cili kishte objektiv ngjitjen në Kategorinë Superiore për herë të parë në histori.[12] Ai debutoi më 31 gusht në humbjen 2–1 kundër Elbasanit në ndeshjen hapëse të sezonit 2013–14.[13] Gjatë këtij sezoni, Xhika ishte titullar në formacion, duke luajtur 28 ndeshje në kampionat. Tërbuni siguroi ngjitjen në Kategorinë Superiore për herë të parë në histori.[14] Ai u vlerësua për performancat e tij gjatë këtij sezoni.[15] Pas përfundimit të sezonit, Xhika njoftoi largimin nga klubi.[16]

Partizani

Redakto

Në maj 2014, Xhika firmosi me Partizanin, duke u rikthyer në kryeqytet pas katër vitesh.[16] Ai mori fanellën me numrin 1 dhe e shpenzoi shumicën e sezonit 2014–15 si rezerva e Alban Hoxhës. Ai luajti ndeshjen e parë në kampionat më 9 nëntor kundër Skënderbeut, duke përfituar nga mungesa e Hoxhës për arsye familjare. Megjithatë, ai u përjashtua me karton të kuq në minutën e 25të për shkak të një ndërhyrje të gabuar në zonë, duke shkaktuar penallti. Partizani e humbi ndeshjen 3–0.[17]

Xhika ishte titullar në kupë, duke luajtur në të dy ndeshjet e raundit të parë kundër Ilirisë, me Partizanin që u kualifikua në raundin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 5–1; ai e mbajti portën e paprekur në ndeshjen e parë.[18] Ai luajti ndeshjen e dytë në kampionat për këtë sezon më 31 janar 2015, duke e mbajtur portën e paprekur në fitoren kundër ApolonisëFier.[19] Xhika gjithashtu luajti titullar në tre ndeshjet e fundit të kampionatit në maj, duke mos pësuar gol kundër Flamurtarit, Vllaznisë dhe Elbasanit; Xhika e mbylli kampionatin duke mos pësuar asnjë gol gjatë 385 minutave që luajti. Partizani e mbylli sezonin në vendin e 7të, duke u rikthyer në kompeticionet evropiane pas shtatë vitesh.[20]

Xhika vazhdoi të ishte portieri i dytë i ekipit edhe në sezonin 2015–16. Më 2 korrik, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues kundër Strømsgodset, Xhika bëri debutimin e tij evropian duke zëvëndësuar të dëmtuarin Hoxha në minutën e 30të; Partizani u mposht 3–1, pavarësisht disa pritjeve të mira nga Xhika.[21] Ai nuk luajti në ndeshjen e kthimit, me Partizanin që u mposht 1–0 dhe u eliminua nga kompeticioni.[22]

Xhika luajti ndeshjen e parë në kampionat për këtë sezon më 1 nëntor 2015 kundër Teutës; ai hyri sërisht si zëvëndësues në vend të Hoxhës, i cili pësoi një dëmtim në kokë.[23] Ai ishte titullar në ndeshjen e rradhës kundër LaçitElbasan Arena, duke u mposhtur në minutën e 7të nga Olsi Gocaj; ky ishte goli i parë që Xhika pësoi në kampionat që pas rikthimit te Partizani, duke vendosur një rekord të ri personal me 400 minuta pa pësuar gol.[24] Më 25 prill 2016, Xhika ishte protagonist në ndeshjen vendimtare kundër Kukësit, duke pritur një penallti të Izair Emini të shkaktuar nga Hoxha i cili u përjashtua me karton të kuq. Partizani fitoi ndeshjen 1–0 falë golit në momentet e fundit të Xhevahir Sukajt.[25]

Xhika e nisi sezonin e ri 2017–18 duke luajtur si titullar në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Laçit; në pjesën e parë ai pati faj në pësimin e golit të Sherif Kallakut, me Partizanin që u mposht 2–0.[26] Gjatë sezonit 2018–19, Xhika u aktivizua në pesë ndeshje në kampionat me Partizanin që u shpall kampion i Shqipërisë për herë të 16të në histori dhe për herë të parë që nga viti 1992. Ky ishte trofeu i parë në karrierën e Xhikën.[27] Pas përfundimit të sezonit, Xhika njoftoi largimin nga klubi pas pesë vitesh, duke shprehur dëshirën për të firmosur me një klub ku mund të luaj.[28]

Kukësi

Redakto

Më 6 gusht 2019, Xhika u transferua te Kukësi duke nënshkruar një marrëveshje një-vjeçare.[29] Ai ishte titullar në sezonin e tij të parë me Kukësin, duke u aktivizuar në 29 ndeshje. Megjithatë, në sezonin e ardhshëm ai konkuroi me portierin e ri të talentuar Angelo Tafas. Xhika e humbi vendin e titullarit në sezonin 2021–22, duke koleksionuar vetëm shtatë ndeshje në kampionat. Ai u largua nga klubi gjatë verës së vitit 2022.[30]

Iliria

Redakto

Më 6 qershor 2024, 35 vjeçari Xhika firmosi me Ilirinë në Kategorinë e Dytë.[31]

Statistikat e karrierës

Redakto
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Partizani 2008–09 Kategoria Superiore 2 0 0 0 0 0 2 0
2009–10 Kategoria e Parë 5 0 1 0 6 0
2010–11 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 7 0 1 0 8 0
Besëlidhja 2010–11 Kategoria e Parë 1 0 0 0 1[a] 0 2 0
2011–12 28 2 0 0 1[a] 0 29 2
2012–13 27 0 1 0 28 0
Gjithsej 56 2 1 0 2 0 59 2
Tërbuni 2013–14 Kategoria e Parë 28 0 0 0 28 0
Gjithsej 28 0 0 0 28 0
Partizani 2014–15 Kategoria Superiore 5 0 4 0 9 0
2015–16 8 0 3 0 1[b] 0 12 0
2016–17 2 0 3 0 0 0 5 0
2017–18 3 0 3 0 0 0 6 0
2018–19 5 0 4 0 0 0 9 0
Gjithsej 23 0 17 0 1 0 41 0
Kukësi 2019–20 Kategoria Superiore 29 0 3 0 0 0 32 0
2020–21 18 0 1 0 1[b] 0 20 0
2021–22 7 0 4 0 11 0
Gjithsej 54 0 8 0 1 0 0 0 63 0
Erzeni 2022–23 Kategoria Superiore 33 0 0 0 1[c] 0 34 0
2023–24 4 0 0 0 4 0
Gjithsej 34 0 0 0 1 0 35 0
Gjithsej karriera 107 2 14 0 1 0 2 0 124 2
  1. ^ a b Ndeshje në fazën play-off për ngjitje në Kategorinë Superiore
  2. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ Ndeshje në fazën play-off për qëndrim në Kategorinë Superiore
Partizani

Referime

Redakto
  1. ^ Profili te Soccerway
  2. ^ Profili te Footballdatabase
  3. ^ "Portieri Dashamir Xhika rikthehet te "demat"". Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 6 dhjetor 2014.
  4. ^ Partizani Europa Leagye squad 2008-09
  5. ^ "Portier dhe goleador, Dashamir Xhika drejt rekordeve". Besëlidhja Lezhë. 13 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2017. Marrë më 25 prill 2016.
  6. ^ "Besëlidhja Lezhë vs. Ada Velipojë 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 4 dhjetor 2011. Marrë më 25 prill 2016.
  7. ^ "Besëlidhja Lezhë vs. Burreli 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 31 mars 2012. Marrë më 25 prill 2016.
  8. ^ Armand Halili (19 maj 2012). "Mbijeton Tomori, Besëlidhja në lot". Panorama Sport. Marrë më 25 prill 2016.
  9. ^ "Dinamo Tirana vs. Besëlidhja Lezhë 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 24 nëntor 2012. Marrë më 25 prill 2016.
  10. ^ Armand Halili (19 maj 2013). "Kategoria e dytë: Besëlidhja në një realitet të ri". Besëlidhja Lezhë. Marrë më 25 prill 2016.
  11. ^ Preng Gjikola (27 mars 2013). "Shpërthen portieri Xhika: Kjo, Besëlidhja më e dobët". Panorama Sport. Marrë më 25 prill 2016.
  12. ^ Erjon Hamitaj (29 gusht 2013). "Blerje "flash", portieri Xhika firmos me Tërbunin". Panorama Sport. Marrë më 25 prill 2016.
  13. ^ "Elbasani vs. Tërbuni Pukë 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 31 gusht 2013. Marrë më 25 prill 2016.
  14. ^ "Festë në Ballsh dhe në Pukë, Bylisi dhe Tërbuni ngjiten në Superiore". Panorama Sport. 16 maj 2014. Marrë më 25 prill 2016.
  15. ^ Ditmir Pema (13 nëntor 2013). "Garancia e Tërbunit nis nga portieri Xhika". Panorama Sport. Marrë më 25 prill 2016.
  16. ^ a b "Portieri Dashamir Xhika rikthehet te "demat"". Panorama Sport. 26 maj 2014. Marrë më 25 prill 2016.
  17. ^ "Skënderbeu mposht 3-0 Partizanin, Tirana likujdon Vllazninë dhe kap kreun". Ora Sport. 9 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2016. Marrë më 25 prill 2016.
  18. ^ "Iliria Fushë-Krujë vs. Partizani Tirana 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 1 tetor 2014. Marrë më 25 prill 2016.
  19. ^ "Apolonia Fier vs. Partizani Tirana 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 31 janar 2015. Marrë më 25 prill 2016.
  20. ^ Elvis Rexha (23 maj 2015). "Partizani në Europë pas 7 vitesh". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 2016-10-06. Marrë më 25 prill 2016.
  21. ^ Adi Metaliu (2 korrik 2015). "Dështon Partizani, e pëson 3-1 me Stromsgodset". Supersport.al. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2016. Marrë më 25 prill 2016.
  22. ^ "Partizani nuk ia del, mundet sërish nga Stromsgodset dhe eleminohet". Panorama Sport. 9 korrik 2015. Marrë më 10 korrik 2015.
  23. ^ Ergis Tafalla (1 nëntor 2015). "Partizani fiton në Durrës dhe konfirmohet lider". Telesport.al. Marrë më 1 nëntor 2015.
  24. ^ ""Mrekullia" e nëntë, Partizani si përbindësh, të kuqtë fituan 3-2 kundër Laçit". Panorama Sport. 8 nëntor 2015. Marrë më 1 nëntor 2015.
  25. ^ "Partizani mposht Kukësin në sekondat e fundit". CityNews.al. 25 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2016. Marrë më 26 prill 2016.
  26. ^ "Iuliano debuton me humbje, Laçi mund Partizanin me 10 vetë". Tirana Observer. 10 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2017. Marrë më 11 shtator 2017.
  27. ^ ""Jam rritur te ky klub", Xhika: Do vinte dita e titullit, shokët s'më lënë në baltë". Panorama Sport. 17 maj 2019. Marrë më 23 tetor 2024.
  28. ^ "Largohet pas 5 vitesh nga Partizani, ka akord me Kukësin". Sport Ekspres. 2 gusht 2019. Marrë më 26 prill 2020.
  29. ^ Adi Metaliu (6 gusht 2019). "Iku Nga Partizani, Portieri 30-Vjeçar Firmos Me Kukësin". Supersport.al. Marrë më 23 tetor 2024.
  30. ^ "Nuk kanë fund lamtumirat te Kukësi, zyrtarizohet edhe e portierit me mbrojtësin". Panorama Sport. 3 qershor 2019. Marrë më 23 tetor 2024.
  31. ^ "ZYRTARE/ Goditje "big" në merkato, klubi i Kategorisë së Dytë prezanton ish-portierin e Partizanit". Panorama Sport. 6 qershor 2024. Marrë më 10 tetor 2024.