Dhërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himarës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve Vetëtimë Pritëse, Akrokerauneve, (që poeti romak Horaci i cilëson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështorë, dhe sipas udhëtarit anglez Lir është më i madhërishëm në vendosjën e tij së çdo vend tjetër që kam parë në Akrokeraunet dhe që i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.

Dhërmiu
Popullsia
 • Gjithsej1.800
{{{postal_code_type}}}
9422
Faqja zyrtarehttp://www.himara.eu/dhermi/index-en.html Faqja zyrtare

Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje : Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja ; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu - lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit. Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilek dhe 150 në Kondraq. Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. Nga ana administrativë Dhërmiu bën pjesë në Bashkinë e Himarës, krahinën e Himarës, rrethi i Vlorës.

Emri Redakto

Origjina e emrit Himarë, (apo Chimara), krahinës ku bën pjesë Dhërmiu, është shpjeguar nga greqishtja në dy variante – Humnera apo edhe Kimere. Edhe emri Dhërmi zakonisht është shpjeguar nga termi përkatës greqishtjes “drimadhes” apo dushk, shpjegim i cili bazohet edhe mbi vegjetacionin natyral të zonës. Një shpjegim, po nga greqishtja është nga termi “dhromo” apo rrugë, siç dukët për vendosjen e fshatit buzë rrugës. Mund te ket prejardhjen nga Shqipja e vjeter "Dhër(dhe)miu(mi) dmth dhe-miu ose dhe I minjve ose dhër-mi "mi kthyer mbrapsh eshtë "im" duke e bere emrin dhër im ose ne standarte " dheu im".

Nderkohe 2 lagjet e tjera e kan prejardhjen nga fjalet: Gjileka nga emrat "Gjin Leka" zhvilluar nga Gjinleka ne Gjilek dhe Kondraqa nga fjalet "kohë" zhvilluar ne thjesht "ko" dhe "ndraqa" nga Shqipja e vjeter ose "ndreqa" nga e Sotmja, pra "kohë ndreqa" ose "ndreqa kohën" pra e rregullova.

Historia Redakto

Himara, ku përfshihet edhe Dhërmiu, ka qënë banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Themelimi i fshatit humbët në lashtësi. Dihet së Filipi i Maqedonisë sulmoi Himarën në 214 p.e.s. dhe në 167 ajo që bazë detarë e Romakëve. Jul Cezari që prijësi i parë i madh që shkeli në plazhin e Dhërmi - Palasës në betejat e tij kundër Pompeut dhe thuhet së ai u dha kurajo njerëzve të tij dukë thënë “Mos u frikësoni, së mbartni Cezarin dhe fatet e tij”. Për një kohë Himara ka qënë nën sundimin bullgar (904). Thuhet së një nip i Gjin Bua Shpatës (kryezot i Artës rreth 1370) u vendos në kohën e Mesjetës në Dhërmi. Përmendët së pas vrasjes së Balshës II më 1385 deri më 1392, Himara që nën gruan e tij, Komita Muzaka “një amazonë e vërtetë”. Gojëdhënat tregojnë për përleshje më saracenet dhe Shpella e Piratëve është një nga këto dëshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-evra) dhe përroi i Rusmanit.

Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kërkuan ta nënshtronin si pasojë e pozitës zotëruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut, trashëgoi Himarën, ku edhe zbarkoi më 1481 për të filluar një rezistencë kundër turqve, pas vdekjes së të atit. Pas vdekjes së Skënderbeut, si edhe më vonë një pjesë e Himarjotëve u shpërngulën për në Italinë e Jugut, ku formuan fshatra. Himara nuk u pushtua dot plotësisht pas vdekjes së Skënderbeut dhe është së bashku më Mirditën, ndër dy krahinat që kishin një status autonom. Sipas këtij statusi, nënshkruar në 1492 më Sulltan Bajazitin II. Himara dhe shtatë fshatrat e tij, duhej ti paguante Portës së Lartë shumën e 16.000 frangave në vit Sistemi i qeverisjes që bazuar në autoritetet lokalë dhe sistemin e dhimogerondeve (δημογεροντίας ). Sulejmani i Tretë (Kanuniu apo i Madhërishmi) që arriti deri në portat e Vjenës, tentoi të shtronte Himarën por pa sukses. Madje pati edhe tentativë për vrasje të vetë sulltanit (episodi më Damiani i cili arriti deri në çadrën e tij). Himarjotët (term që përfshinte rreth 50 fshatra) u përfshinë në shumë kryengritje si ato të viteve 1481, 1488, 1494-1509, 1537, 1571, 1595, 1690, 1713. Ali Pashai që i vetmi sundimtar Turk (apo shqiptar) i cili arriti (1797) të nënshtronte Himarën dhe fshatrat e saj. Thuhet së që pikërisht ai që urdhëroi djegien e pyllit më dushk sipër fshatit të Dhërmiut. Sipas historisë së Shqipërisë, Suliotet, që dhanë një kontribut aq të madh për pavarësinë e Greqisë, vinin nga shpërngulja Himarjotëve (edhe ata më 7 fshatra). Në atë kohë Bajroni i përshkruante kështu Himarjotët tek Cajld Haroldi :

“Të bijtë e Himarës që s’falin as mikun
Si mund të lënë të gjallë armikun
Si s’marrkan dot gjak më pushkët besnikë
Ka shenjë më të bukur së zëmra armike ?“

Pas Pavarësisë, Himara u përfshi në shtetin e ri Shqiptar, ndonëse në mars 1914 u shpall si krahinë autonomë. Në 1927, midis qeverisë Shqiptarë dhe krahinës u nënshkrua Protokolli i Himarës që njihte privilegjet e kësaj krahinë. Viti 1930 shënon fundin e mësimit të gjuhës greqisht në Himarë. Gjatë Luftës I Botërorë u ndërtua edhe rruga e Bregut që i dha hov zhvillimit të ekonomisë. Gjatë Luftës II Botërorë, Dhërmiu që vija më e largët e frontit Italo-Grek dhe popullsia e fshatit u detyrua që të shpërngulët në Vlorë, Durrës e deri Shkodër. Fshati morri pjesë aktivë në Luftën Nacional-Çlirimtarë dhe shumë nga dhërmiotet morën pjesë në çetën e Bregdetit dhe në Brigadën e Xll.

Gjuha Redakto

Në Dhërmi sikundër edhe në dy fshatrat e tjerë të Himarës (Himara dhe Palasa) gjuha e zyrtare është shqipja. Greqishtja është një gjuhë lokale, e krijuar nga banorët e zonës si mundësi komunikimi në tratativat tregtarë dhe e ngjashme më versionet arkaikë të greqishtes së sotme. Ka disa hipoteza për këtë. Një prej tyre, por e pa provuar, mund të jetë së banorët e këtyre tre fshatrave të jenë më origjinë "grekë". Hipoteza tjetër, dhe më e pranueshme, është së përdorimi i greqishtës, mund të këtë ardhur si pasojë e strehimit të bërë nga ishuj Grekë gjatë sulmeve Turke si dhe gjatë nevojave të tregtisë më ishujt grekë e sidomos Korfuzin.

Bujqësia Redakto

Një pasuri e çmuar janë ullinjtë, kultura dominante-vlërësohet së fshati ka rreth 47.000 rrënjë në prodhim. Nga ullinjtë dominon (92 %) kultivari Kalinjot, i cili vlen më tepër për ekstraktim vaji. Maksimumi i prodhimit është 15.000 kv ullinj dhe rreth 300 MT vaj ulliri. Portokallet e limonat, fiqtë, hardhitë e nespollat - janë drurët e tjerë më të rëndësishëm. E për të mos harruar nga vegjetacioni natyral, janë fiqtë e detit apo Frenko-Fiqtë (lat. Opuntia).

Zhvillimi ekonomik-social Redakto

Eduard Liri që vizitoi Dhërmiun më 1848, në librin e tij të udhëtimeve thotë së “qytetërimi i kësaj pjesë të Shqipërisë është tepër lart pjesëve të tjerave të Shqipërisë“. Dhërmiu ka pasur që në fillim të shekullit, dy doktorë të arsimuar në Vjenë dhe Athinë. Shkolla e parë është hapur në Dhërmi rreth viti 1629, për të pasur një shkollë thuajse të përhershme në gjuhën greqisht në vitin 1870 dhe ka shërbyer si qendër arsimimi për tërë zonën përreth. Para Luftës së dytë Botërorë, emigracioni dhe bujqësia, dhe e lidhur më të edhe tregtia, kanë qënë burimet themelorë të mirëqenies së Dhërmiut. Qitrot, sidomos për shkak të përdorimit të tyre nga çifutët, qënë objekti kryesor i tregtisë, (thuhet së kanë arritur deri në Poloni) së bashku më vajin e ullirit dhe agrumet. Para çlirimit, Dhërmiu ka pasur rreth 64 makina-dëshmi e zhvillimit të mirë ekonomik të tij. emigracioni, sidomos në Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë, Australi etj ka qënë burim tjetër të ardhurash dhe natyrisht edhe zhgënjimesh dhe tragjedish Petro Marko shkruan për këtë plagë mjaft bukur :

“Thonë së gurët e mëdhenj atje poshtë janë burrat që janë kthyer dhe kanë vdekur në vend... Kurse ata burra që kanë ikur dhe kanë vdekur në kurbet janë bërë re... Vijnë, qajnë dhe ikin. Dhe mbi spitharet më poshtë, afër bregut, mblidhen lotët e tyre siç mblidhet uji i shiut”.

Gjatë socializmit-(Dhërmiu u bë kooperativë në vitin 1957) - bujqësia që burimi kryesor i mirëqenies për banorët e fshatit. Një emigracion i madh ndodhi drejt qyteteve të mëdha ku Vlora, Tirana, Berati, Durrësi zënë vendin kryesor. Dhërmiotët qënë veçanërisht të famshëm për ushtrimin e zanatit të shoferit dhe të xhenerikut. Një pjesë e madhe e të rinjve qoftë të fshatit qoftë edhe të migruar, që e shkolluar në universitet. Pas vitit 1990 shumica e popullsisë së Dhërmiut emigroi në masë në Greqi, dukë përfituar nga të folurit e gjuhës greqisht. Po kështu emigruan edhe në vende të tjera evropianë dhe të ShBAs dhe të Amerikës Veriorë. Është fakt i njohur së pas kësaj periudhë, si pasojë e emigracionit, vetëm ulliri dhe ekstraktimi i vajit nga ai, vazhdon të ngelët kulturë fitimprurëse. Nga ana tjetër turizmi dukët të jetë një aktivitet i rëndësishëm qoftë edhe potencial. Ish-kampi i Punëtorëve të Dhërmiut, i privatizuar në pjesë, shërbeu si katalizator edhe për ndërtimin e mjaft ndërtesave që shërbejnë si bujtëse për pushuesit e shumtë.

Besimi Redakto

Banorët autoktonë të Dhërmiut janë të besimit të Krishterë Ortodoks. Ushtrimi i fesë ka qënë një konstante e dhërmiotëve, edhe në kushtet e ateizmit te periudhës 1967-1990. Dhërmiu ka mbi 30 objekte kulti, masatire, kisha dhe kisheza, afërsisht 1 në çdo 20 familje. Ekzistojnë tre manastire ne territorin e fshatit- më i famshmi ai i Shën Theodhorit, Manastiri i Shën Marise, i vendosur mbi fshatin dhe ai i Stavridhit. Ka dy kisha të Mëdha - ajo e Shën Harallambit dhe ajo e Shën Spiridhonit e rikonstruktuar në 1968 dhe me pas 1990. Shumica e kishave të fshatit janë kisha të vogla të ndërtuara nga kurbetllinjtë. Dhërmiu ka kishën e Shën Stefanit dhe Shën Mitrit, të cilat sipas Historisë së Shqipërisë kanë ndër afresket më të vjetra të Shqipërisë (shekullit Xll). Raportet e shekullit 18 flasin edhe për përpjekje të bëra nga kisha katolikë, përmes urdhrit të Basilianeve për konvertimin e Himarës dhe veçanërisht Dhërmiun. Këta hapën edhe një seminar për priftërinj në gjuhën shqipe. Në Himarë është përdorur një variant i Kanunit i emërtuar si Kanuni i Papa Zhulit. Festa e Shën Mërise (15 gusht) është një nga festat më popullorë të fshatit, sikurse Krishtlindjet (25 dhjetor), Pashkët dhe Uji i Bekuar (6 janar).

Tërheqjet turistikë Redakto

 
Plazh Himara

Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i kaltert dhe i pastert i Jonit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve. Siç shprehet këngëtari popullor është "mal përpjetë e poshtë dallgë”. I mbrojtur nga veriu nga gadishulli i Karaburunit, fshati është tepër tërheqës edhe në periudhën e dimrit, pa vënë në dyshim atë të verës që tërheq edhe më shumë turistët. I cilësuar si një nga perlat e Rivierës shqiptare është pa dyshim nga vendet më tërheqëse të Shqipërisë, siç njihet edhe shumë guida turistikë të vendit dhe të huaja.

Fshati vetë më arkitekturën karakteristikë të fshatrave të jugut, më pasuritë e bollshme ujore, më gjelbërimin tradicional mesdhetar është një bukuri e veçantë. Banorët e arsimuar, poliglotë dhe bujarë ja shtojnë vlerat fshatit të tyre. Kishat e mëdha si Manastiri i Shën Marise, i vendosur në majë të kodrës zotëruese të Dhërmiut, ai i Shën Theodhorit që zotëron kodrën mbi det në fund të plazhit si dhe kishat e Shën Harallambit dhe janë objekte kulti interesantë. Meshat zakonisht mbahen ditën e Djelë, dhe vendi mbajtjes së meshës ndryshon.

Alevrat Redakto

Alevrat janë një vend interesant, të cilat duhen vizituar për të admiruar detin kristal dhe të thellë si dhe shkëmbin e vendosur pingul mbi det. Me një gji i vogël por tepër tërheqës, më një plazh shkëmbor, ngjitur më kodrën mbi të cilën është vendosur manastiri i Shën Theodhorit, Alevrat janë një vend që s’duhen lënë pa u parë.

Shpella e Piratëve Redakto

 
Hyrja e Shpellës së Piratëve

Shpella e Piratëve është një shpellë e bërë e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi i Kinostudios "Shqipëria Sot" më të njëjtin titull. Mund të arrihet nga deti dhe toka. Vendosur në shkëmbej thikë, në një det shumë të thellë që merr “ngjyrën e verës“ (Homer), Shpella e Piratëve, ruan vlera të rëndësishme turistike, që të sjellin në kohërat e Mesjetës.

Gjiri i Gjipesë Redakto

 
Pamje e gjirit të Gjipesë

Gjiri i Gjipësë është një nga gjirët më të virgjëra të Riviërës dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër. Arrihet përmës dëtit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmës Shën Theodhorit.

Grama Redakto

Grama (apo gjiri i Gramës) ndodhet në Veri të Dhërmiut dhe Palasës, në kepin më të njëjtin emër. Në shkëmbejtë e ndodhura në këtë gji gjenden shumë mbishkrime dhe simbole, në gjuhën ilire. Ky emër, Grama (Gërma), vjen nga fakti, se shkëmbinjtë janë të gdhendur me gërma. Mund të shkohet në Gramë kryesisht nga ana e detit.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto