Diskutim:Stadiumi Air Albania/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Stadiumi Air Albania/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Emërtimi
Redakto@Euriditi, pashë këtë ridrejtim teksa po kontrolloja ndryshimet më të fundit. Të them të drejtën, s'më duket zgjedhje shumë e drejtë por mund të jem i gabuar. Ku mundemi të gjejmë shembuj të tjerë të emërtimit me emrin tradicional përkundrejt atij "komercial" në lidhje me stadiumet (që të mos jenë thjesht shkurtime nga emri i plotë) sipas praktikës që përmend?
Së dyti, a mundemi të flasim realisht për një emër tradicional kur bëhet fjalë për një emër që u përdor vetëm gjatë ndërtimit? Përpara ishte "Qemal Stafa" e pastaj menjëherë u bë "Air Albania". Vetëm gjatë periudhës së ndërtimit filloi të përdorej "Arena Kombëtare".
Nëse flasim për shije personale, mua më pëlqen më shumë "Arena Kombëtare" se sa "Air Albania". Por nga ana objektive mendoj se ridrejtimi duhet të jetë në krahun e kundërt. - Klein Muçi (diskutimet) 19 nëntor 2019 15:31 (CET)
- Jam dakort me ty.Nuk egziston edhe me e vogla arsye qe ta quajm Arenda Nderkomtare.Ne te gjitha dokumentet njihet si Air Albania na pelqen apo jo biles mendoj qe eshte e turpshme nga ana jone ta quajm arena ndekomtare, ka 1 miljon shembuj ne bote. - 194.61.137.37
- Plotsisht dakort me @Klein Muçi, duhet te emertohet Me emrin zyrtar - Tiimiii (diskutimet) 19 nëntor 2019 22:34 (CET)
- Sipas artikujve Njoftim për shtyp dhe EURO 2020/ Shqipëria mbyll kualifikueset ndaj Francës në “Air Albania Stadium” nga FSHF, personalisht jam për emërtimin Air Albania Stadium. Në të ardhmen, duhet të vlerësohet gjithashtu emëri më i zakonshëm i përdorur nga burimet. – Βατο (diskutimet) 19 nëntor 2019 23:08 (CET)
- Pershendetje @Klein Muçi, Tiimiii, Βατο, mund tiu jap disa shembuj se edhe pse nje stadium ka emer komercial, ne Wikipedia ka emrin tradicional p.sh. Waldstadion (emri Komercial Commerzbank-Arena), Ruhrstadion (emri komercial Vonovia Ruhrstadion), Niedersachsenstadion (HDI-Arena). Ne lidhje me emrin zyrtar une nuk di ndonje dokument por eshte quajtur Arena Kombetare gjate kohes se ndertimit nga vete FSHF [1] [2] [3] [4] [5] [6]. Nese njihni ndonje praktike me te mire ne keto raste mund te vendosni dhe jam dakord. -- Euriditi 20 nëntor 2019 10:53 (CET)
- Sipas kërkimeve në Google Search:
- "Air Albania Stadium" ka rreth 368 000 rezultate;
- "Stadiumi Air Albania" ka rreth 18 600 rezultate;
- "Arena Kombëtare" ka rreth 629 000 rezultate.
- Tek librat pashë këto burime: Reise Know-How Reiseführer Albanien dhe Reiseführer Balkan që përdorin "Arena Kombëtare". Mendoj se duhen analizuar këto të dhëna për të marrë një vendim në mënyrë korrekte sipas udhëzimeve të Wikipedias. – Βατο (diskutimet) 20 nëntor 2019 11:46 (CET)
- Sipas kërkimeve në Google Search:
- Pershendetje @Klein Muçi, Tiimiii, Βατο, mund tiu jap disa shembuj se edhe pse nje stadium ka emer komercial, ne Wikipedia ka emrin tradicional p.sh. Waldstadion (emri Komercial Commerzbank-Arena), Ruhrstadion (emri komercial Vonovia Ruhrstadion), Niedersachsenstadion (HDI-Arena). Ne lidhje me emrin zyrtar une nuk di ndonje dokument por eshte quajtur Arena Kombetare gjate kohes se ndertimit nga vete FSHF [1] [2] [3] [4] [5] [6]. Nese njihni ndonje praktike me te mire ne keto raste mund te vendosni dhe jam dakord. -- Euriditi 20 nëntor 2019 10:53 (CET)
- Sipas artikujve Njoftim për shtyp dhe EURO 2020/ Shqipëria mbyll kualifikueset ndaj Francës në “Air Albania Stadium” nga FSHF, personalisht jam për emërtimin Air Albania Stadium. Në të ardhmen, duhet të vlerësohet gjithashtu emëri më i zakonshëm i përdorur nga burimet. – Βατο (diskutimet) 19 nëntor 2019 23:08 (CET)
- Plotsisht dakort me @Klein Muçi, duhet te emertohet Me emrin zyrtar - Tiimiii (diskutimet) 19 nëntor 2019 22:34 (CET)
@Euriditi, @Βατο, i pashë me vëmendje çfarë keni sjellë. Përsëri personalisht mendoj se rasti i emrit "Arena Kombëtare" nuk është zgjedhja e duhur në këtë rast duke gjykuar me objektivizëm. Po të donim të përafroheshim me rastet e sjella më sipër, do të duhej ta quanim "Qemal Stafa", duke qenë se ai është emri tradicional i mirëfilltë, i ngjashëm me rastin e Frankfurtit. "Arena Kombetare", siç e the dhe vetë, është emër i përdorur vetëm gjatë periudhës së ndërtimit. Megjithatë, më duhet ta pranoj që nëse bazohemi te shifrat e rezultateve në Google, numri më i lartë mbetet për ato në lidhje me Arenën Kombëtare, duke ia kaluar dhe Qemal Stafës për të cilin aktualisht ka 432 000 rezultate. Të them të drejtën, nuk jam shumë i sigurt a duhet t'u vëmë shumë rëndësi shifrave të tilla apo jo në diskutime me këto lloj temash pasi në Wikipedia nuk ekziston realisht koncepti i vështirësisë së gjetjes së asaj që kërkon, sado emër të panjohur të ketë; Mjafton të ketë një faqe ridrejtimi dhe gjetja është e menjëhershme. Duke qenë se saktësia është parimi kryesor i një enciklopedie, kjo është dhe arsyeja pse në përgjithësi jam për përdorimin e emrave zyrtarë përkundrejt atyre popullorë. Megjithëse e pranoj që shifra të tilla ndihmojnë për të gjykuar më drejt.
Për ta mbyllur, nuk do ta mohoj që personalisht më pëlqen më shumë emri "Arena Kombëtare" se sa "Air Albania". Kështu që, nëse vendosni për të vazhduar me atë formë, s'do të kundërshtoj shumë. Ama mendoj se forma e duhur është "Air Albania" duke gjykuar se bëhet fjalë praktikisht për një stadium të ri që s'ka pasur kohë të ketë një histori a traditë të mirëfilltë paraprake për të krijuar një lloj njohjeje me një emër tjetër përveç atij zyrtarit. Sidomos kur ky si diskutim po zhvillohet dhe jashtë komunitetit tonë (Arena Kombëtare, Air Albania apo Qemal Stafa) dhe Wikipedia-s i kërkohet moralisht të jetë e paanashme në parapëlqime pasi shumë njerëz mund ta trajtojnë dhe si një vend ku vihet për të kërkuar përgjigje përfundimtare për diskutime të tilla. - Klein Muçi (diskutimet) 20 nëntor 2019 14:34 (CET)
- @Klein Muçi, Emri Arena Kombëtare nuk eshte se ndalon se perdoruri nga momenti i nenshkrimit te kontrates per emrin komercial Air Albania Stadium. Une dhashe raste qe ka praktika qe "emri komercial" eshte ridrejtim drejt "emrit tradicinal" ashtu sic jam ne dijeni edhe te rasteve te kundert. FIFA dhe UEFA me aq sa jam ne dijeni nuk i njohin emrat komerciale prandaj ndeshja Shqiperi-France qe u zhvillua ne kete stadium ne faqen e UEFAs referohet si "Arena Kombëtare". Po keshtu edhe tek faqja e qendres Arena Center perdoret New National Stadium Complex “ARENA KOMBETARE”. Te dyja rastet kane argumentat e tyre per te qendruar si titull i artikullit. @Βατο, Nese ne Wikipedia ka nje politike specifike per emertimin e artikujve ne keto raste te lutem na ver ne dijeni. Ndoshta ketij diskutimi mund ti bashkohet edhe @Sadsadas, meqe e di se eshte admirues futbolli e mbase ka me teper dijeni. -- Euriditi 20 nëntor 2019 22:39 (CET)
- @Euriditi, për këtë rast kemi en:WP:COMMONNAME dhe en:WP:NAMECHANGES të politikës Wikipedia:Article titles. Wikipedia është burim tretësor që duhet mbështetur tek burimet dytësore të besueshme që për tani, në Google Books janë vetëm 1 dhe 2 që mbështesin emrin "Arena Kombëtare". Emri tradicional mbështetet edhe nga burimet e fundit që solle nga UEFA, pra, mendoj se duhet lënë kështu deri sa të ketë më shumë burime që mbështesin emrin "Air Albania Stadium". – Βατο (diskutimet) 21 nëntor 2019 00:00 (CET)
- @Euriditi, shiko gjithashtu këtë: Wikipedia:Official Names. Këto janë pak a shumë rregulloret në EnWiki që cekin problemin që po diskutojmë. Duhet pasur parasysh këtu që rregulloret mund të jenë (dhe jo pak herë janë) të ndryshme mes projekteve në gjuhë të ndryshme për shkak të kulturave e përvojave krejt të ndryshme të komuniteteve përbërese. Unë personalisht s'jam shumë dakord me formulimin e rregullores të mësipërme, për shembull. Jam dakord me shumicën e shembujve (për të mos thënë "të gjitha shembujt") që jepen te rregullorja që ka dërguar Batoja por jo me formulimin e përgjithshëm te rregullorja që dërgova unë. Rregullorja e mësipërme vendos më shumë seç duhet theksin te përdorimi i titujve të dalë nga "gjuha e zakonshme" dhe "luftimin" e gjuhës teknike. Edhe nëse nuk është ai qëllimi, formulimi i atillë lë vend për t'u interpretuar si i tillë, nëse një nevojë e tillë lind në të ardhmen te dikush me atë qëllim. Gjithsesi, përdorimi nga faqja e UEFA i termit "Arena Kombëtare" më detyron të ndryshoj mendim në lidhje me këmbënguljen fillestare. Mund të jetë një përdorim i përkohshëm pasi nuk janë përditësuar ende me emrin e ri që mund të ndryshojë në të ardhmen por aktualisht e bardha në të zezë është ajo kështu që... Nëse një ndryshim i tillë ndodh në të ardhmen, do të bëj një kërkesë të dytë për ndryshim. Për momentin jam dakord që ta lëmë siç ke thënë. - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2019 01:56 (CET)
- @Klein Muçi Βατο, ne lidhje me rastin e UEFA (po njelloj edhe FIFA) me sa di une, emrat komericale nuk perdoren pasi do te ishin rreklame falas per kompanine qe ka te drejtat e emrit. Perjashtim besoj bejne rastet kur kompania eshte edhe vete sponsor i evenimentit te organizuar nga UEFA (apo FIFA). P.sh. Allianz Arena ne UEFA referohet si Football Arena Munich. Ne lidhje me referencat ne libra jam i sigurt se eshte ceshtje kohe dhe do te shtohen edhe ato me termin "Air Albania Stadium" (madje ky do te duhej te perdorej edhe ne vend te "Stadiumi Air Albania" pasi per kete emer jane blere te drejtat e perdorimit). Gjithesesi, duke qene se Wikipedia eshte nje "enciklopedi e gjalle" qe pershtatet me kohen jam dakord per rishikimin e ketij titulli ne nje kohe te dyte. -- Euriditi 21 nëntor 2019 10:19 (CET)
- @Euriditi, shiko gjithashtu këtë: Wikipedia:Official Names. Këto janë pak a shumë rregulloret në EnWiki që cekin problemin që po diskutojmë. Duhet pasur parasysh këtu që rregulloret mund të jenë (dhe jo pak herë janë) të ndryshme mes projekteve në gjuhë të ndryshme për shkak të kulturave e përvojave krejt të ndryshme të komuniteteve përbërese. Unë personalisht s'jam shumë dakord me formulimin e rregullores të mësipërme, për shembull. Jam dakord me shumicën e shembujve (për të mos thënë "të gjitha shembujt") që jepen te rregullorja që ka dërguar Batoja por jo me formulimin e përgjithshëm te rregullorja që dërgova unë. Rregullorja e mësipërme vendos më shumë seç duhet theksin te përdorimi i titujve të dalë nga "gjuha e zakonshme" dhe "luftimin" e gjuhës teknike. Edhe nëse nuk është ai qëllimi, formulimi i atillë lë vend për t'u interpretuar si i tillë, nëse një nevojë e tillë lind në të ardhmen te dikush me atë qëllim. Gjithsesi, përdorimi nga faqja e UEFA i termit "Arena Kombëtare" më detyron të ndryshoj mendim në lidhje me këmbënguljen fillestare. Mund të jetë një përdorim i përkohshëm pasi nuk janë përditësuar ende me emrin e ri që mund të ndryshojë në të ardhmen por aktualisht e bardha në të zezë është ajo kështu që... Nëse një ndryshim i tillë ndodh në të ardhmen, do të bëj një kërkesë të dytë për ndryshim. Për momentin jam dakord që ta lëmë siç ke thënë. - Klein Muçi (diskutimet) 21 nëntor 2019 01:56 (CET)
- @Euriditi, për këtë rast kemi en:WP:COMMONNAME dhe en:WP:NAMECHANGES të politikës Wikipedia:Article titles. Wikipedia është burim tretësor që duhet mbështetur tek burimet dytësore të besueshme që për tani, në Google Books janë vetëm 1 dhe 2 që mbështesin emrin "Arena Kombëtare". Emri tradicional mbështetet edhe nga burimet e fundit që solle nga UEFA, pra, mendoj se duhet lënë kështu deri sa të ketë më shumë burime që mbështesin emrin "Air Albania Stadium". – Βατο (diskutimet) 21 nëntor 2019 00:00 (CET)
- Pershendetje te gjitheve, meqe mu permend emri atehere do te jap edhe une mendimin tim. Eurditi e kishte vendosur emrin e stadiumit ne Shqip, dmth Stadiumi Air Albania kurse vet ne stadium emri shkruhet "Air Albania Stadium" dmth ne gjuhen angleze (pash foton ne artikull). Per mua do te ishte me mir te quheshe Arena Kombetare pasi gjeresisht ne media me ate emer njihet, por edhe kjo e dyta nk ka problem. Ky eshte emri i sponsorizimit "Air Albania", ashtu sic e ka edhe stadiumi i Juventusit, q me pare njihej si "Juventus Stadium" dhe me pas u be "Allianz Stadium", sps ne futbollin modern, emri i stadiumit shitet per arsye financiare, te njejten gje e ka bere edhe SV Werder Bremen. Por nese do ta vendosim nje emer perfundimtar stadiumit, atehere duhet te bazohemi te burimet zyrtare, ne rastin ne fjal: FSHF.org & UEFA.com. Nese keto dy burime, i referohen stadiumit si "Air Albania Stadium", atehere artikulli duhet te titullohet "Air Albania Stadium", as Arena Kombetare as Stadiumi Air Albania, pasi nese duhet ti vendosim shqip te gjitha i bie te dilte Stadiumi i Ajerit Shqiptar :P. Ju faleminderit te gjitheve. – Sadsadas (diskutimet) 21 nëntor 2019 23:22 (CET)