Simon Filipaj
Simon Filipaj (Kllezën e Poshtme, 1 maj 1925 - 2 shtator 1999) ka qenë famullitar shqiptar si dhe përkthyes i një varianti të plotë të Biblës.[1]
Biografia
RedaktoU lind më 1 maj 1925 në Kllezën Poshtë, në komunën e Ulqinit, në Malin e Zi. Më 1932 filloi shkollën fillore dyvjeçare në Selitë, për të vazhduar arsimimin e tij në Katërkollë afër Ulqinit. Seminarin që i hapi rrugën e meshtarisë e kreu për disa vite në Tivar (1939-1941) dhe e vazhdoi pranë Seminarit Jezuit në Shkodër (1941-1945). Në vitet 1946-1950 Filipaj kreu studimet filozofike - teologjike në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Po në këtë vend u shugurua meshtar më 29 qershor 1950, si anëtar i Kryedioqezës se Tivarit. Fillimet e jetës klerikale Filipaj i kaloi në Triepsh e në Kojë të Kuçit (1950-1960), kurse në vitet 1960-1966 në Grudë të Malësisë së Madhe. Pjesën më të madhe të shërbimit, 33 vjet, ai e ka kryer në Shëngjergj dhe në Kllezën, nga 20 nëntori 1966 deri më 2 shtator 1999, kur dhe ndërroi jetë.[2]
Për kontributin e dhënë për kishën katolike ndër shqiptarë, më 3 nëntor 1988 Selia e Shenjtë i dha Filipajt titullin e lartë "Imzot" (Monsinjor), ndërsa më 6 korrik 1992 u shpall "Prelat Nderi" nga Papa Gjon Pali II. "Imzot" Simon Filipajt, është i pari dhe i vetmi në të gjithë kohërat, që ka përkthyer tërësisht Biblën e Shenjtë në shqip nga fillimi deri në fund. Për kontributin e tij në dobi të kulturës shqiptare, më 2004 (pas vdekjes) u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, me urdhërin "Naim Frashëri i Artë".[3] Në Ulqin, një rrugë mban emrin "Simon Filipaj."[4] Në vitin 2014, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Simon Filipajt, u përurua shtatorja e tij në fshatin Shëngjergj.[5]
Referime
Redakto- ^ "Mons. Simon Filipaj, përkthyesi i Biblës, nё përvjetorin e vdekjes - Vatican News". www.vaticannews.va. 2020-09-02. Marrë më 2022-08-18.
- ^ "Ulcinj dobija ulice Majke Tereze, Pavla Mijovića, Simona Filipaja, Fiqrija Hasanage i Ali Podrimje - CdM". www.cdm.me (në sla). Marrë më 2022-08-18.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ milana (2014-09-04). "Dom Simon Filipaj: "Shqiptarë: Flisni shqip me Zotin"". Ulcinj info. Marrë më 2022-08-18.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Odluka o dopuni Odluke o određivanju naziva ulica na području Druge Mjesne zajednice". Službeni list Crne Gore, broj 41/2015 (në sla). 41/2015. 24 nëntor 2015.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ Kallaba, Ismet (2014). "U përurua shtatorja e Dom Simon Filipajt". www.buzuku.info. Marrë më 2022-08-18.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)