Emine Sadiku Teichmann
Emine Sadiku Teichmann ka lindur në Elbasan. Ajo është akademike e njohur në Shqipëri, e cila ka kontribuar në fusha të ndryshme si: gjuhësi, gazetari dhe mësimdhënie.[1]
Emine Sadiku Teichmann Akademike | |
---|---|
U lind në | Elbasan |
Arsimi | Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës |
Profesioni | Gjuhëtare, shkrimtare |
Vepra të shquara |
|
Jeta personale Redakto
Emine Sadiku Teichmann ka studiuar në universitetin e Tiranës, për Gjuhë-Letërsi në fakultetin Histori-Filologji. Pasi mbaroi studimet, filloi të punonte si gazetare në gazetën "Zëri i Rinisë".[2] Ka shkruar vepra të ndryshme në fushën e gjuhësisë, stilistikës gjuhësore, mësimdhënies së shqipes e të gjermanishtes. Ajo jeton dhe punon në Gjermani që prej vitit 1996.
Vepra Redakto
Emineja ka një veprimtari akademike dhe shkencore në fushë të leksikologjisë, studime letrare, çështje të standardit dhe kulturës së gjuhës, etj.
Libra Redakto
Viti | Titull |
---|---|
1988 | Vëzhgime mbi leksikun shprehës në prozën e Ismail Kadaresë |
1999 | Valenca foljore në shqip dhe në gjermanisht |
2000 | Kadareja- ky stilist i madh |
2006 | Shqipja si gjuhë e huaj |
2011 | Gramatikë e gjuhës shqipe, I, manual |
2011 | Hapa nё universin e ligjёrimit (Përmbledhje punimesh gjuhësore) |
2015 | Fjalor gramatikor për gjuhën shqipe |
2016 | Gjuhë shqipe- metodë mësimi dhe ushtrimi |
2016 | Midis gramatikës dhe pragmatikës |
2017 | Ushtrime testimi. Material për kontrollin e njohurive gjuhësore |
2019 | Gramatikë e shqipes si gjuhë e huaj |
2020 | Gegërishtja veriore – gegërishtja jugore |
Ajo ka kontribuar edhe në krijimtarinë letrare artistike. Që në shkrimet e hershme, ajo ka shfaqur një stil letrar, stilistik e gjuhësor. Në librat e saj, Emineja është përpjekur të fiksojë anën emocionale të peizazheve dhe të personazheve.[3]
Letërsi artistike Redakto
Viti | Titulli |
---|---|
2009 | Irrevocabilis - roman |
2010 | Kur vështroja sheshin e errët - përmbledhje me tregime |
2022 | Në kërkim të fustanit total - roman |
Emineja ka shkruar artikuj të shumtë në gazeta të ndryshme që prej vitit 1968 e deri në ditët e sotme.
Artikuj Redakto
Viti | Titulli | Gazeta |
---|---|---|
1968 | Duam personazhe që të mësojmë prej tyre | "Nëntori", Tiranë |
1972 | Nga faqet e romanit në skenën e teatrit | "Zëri i Rinisë", Tiranë |
1972 | Mbi romanin "Dimri i vetmisë së madhe" | "Zëri i Rinisë", Tiranë |
1984 | Mbi monografinë "Aspekte te frazeologjisë së gjuhës shqipe" të Jani Thomait | "Gjuha Jonë", Tiranë |
1987 | Leksiku ekspresiv në prozën artistike (kujdesi për shprehësinë e fjalëve) | "Gjuha Jonë", Tiranë |
1988 | Zgjerimi semantik në letërsinë artistike | "Gjuha Jonë", Tiranë |
1988 | Mbi emërtimin e njësive tregtuese të ushqimit social | "Bashkimi", Tiranë |
1988 | Mbi gjuhën e shkresave dhe të dokumenteve | "Bashkimi", Tiranë |
1989 | Variacioni sinonimik në letërsinë artistike | "Gjuha Jonë", Tiranë, |
1990 | Emrat abstraktë në prozën e Ismail Kadaresë | "Studime Filologjike", Tiranë |
1990 | Për një shtrirje më të gjerë të silistikës gjuhësore në shkollë | "Revista Pedagogjike", Tiranë |
1996 | Fenomenologjia dhe estetika receptive | Tiranë |
1998 | Rezatimi semantik në letersinë artistike | Buletini i Universitetit të Elbasanit |
1998 | Presupozimi semantik në sistemin foljor të gjuhës shqipe | Buletini i Universitetit të Elbasanit |
2000 | Dukuria e konkretizimit në prozën e Ismail Kadaresë | "L'apostrofo", Firenze |
2000 | Fjalia në shqip dhe në gjermanisht | "Dardania", Vjenë |
2002 | Emrat e prejardhur abstraktë në fjalorin shqip – greqisht të Kostandin Kristoforidhit | "Studime mbi Kristoforidhin", Elbasan, |
2002 | Dallime në sjelljen gjuhësore midis burrave dhe grave | Buletini i Universitetit të Elbasanit |
2002 | Kundërvënie e frazeologjizmave në gjermanisht dhe në shqip | "Albanohellenica", Athinë |
2013 | Gramatika e shqipes si gjuhë e huaj | Tiranë |
2014 | Çështje të terminologjisë në teorinë e valencave | Elbasan |
2016 | Kadare, leximi dhe interpretimi | Tiranë |
2015 | Klasifikimi i plotësave në gramatikën e Kostaq Cipos | Elbasan |
2015 | Raporti gjuhë-mendim te Remzi Përnaska | Elbasan |
2016 | Raporti temë-remë në sintaksën e Mehmet Çelikut | Elbasan |
2018 | Elbasanishtja në syrin e një gjermani | "Albanon", Elbasan |
2018 | Gënjeshtra në kuadrin e aktit ligjërimor | "Medius", Tiranë |
2018 | Ngjashmëria në leksikun frazeologjik të gjuhës gjermane dhe shqipe | "Medius", Tiranë |
2019 | Konsumimi semantik, burim i pashtershëm shprehësie | "Shejzat", Tiranë |
2019 | Shprehje dëftore me funksion anamnestik në gjuhën shqipe | "Shejzat", Tiranë |
Lidhje të jashtme Redakto
Referime Redakto
- ^ Arkapia, emision (4 mars 2018). "Emine Sadiku-Teichmann: Emancipimi nuk e çliroi gruan shqiptare". Youtube.
- ^ "Emine Sadiku: "Pushkini dhe Kadareja : poezia transcedentale"". Youtube.com. 9 dhjetor 2022.
- ^ Zane, Hyqmet (21 tetor 2022). "Në kërkim të fustanit total". Panorama.