Juan Evo Morales Ayma u lind më 26 tetor 1959 në Isallawi, në Kantonin Orinoca në departementin Oruro, Bolivi dhe është që nga 22 janari 2006 president i Bolivisë. Ai i përket etnisë ajmara. Është udhëheqës i partisë socialiste boliviane Lëvizja për socializëm (shkurt MAS) si dhe i lëvizjes për të drejtat e bujqve të bimës Koka.

Evo Morales (2016)

Evo Morales i fitoi zgjedhjet e parakohshme për president më 18 dhjetor 2005 me 53.7% të votave;[1][2] duke u bërë presidenti i parë indigjen që drejtonte një shtet. Në zgjedhjet për president në dhjetor të vitit 2009 u rizgjodh president me 63% të votave.[3]

Shenja dalluese të Morales janë pulovra Chompa dhe xhaketa Chamarra, e hedhur jo rregullisht mbi supe. Këto janë veshje tradicionale të indigjenëve dhe ai i mban për të theksuar rrënjët e tij indigjene edhe në rastet e takimeve ndërkombëtare, që në fillimit e karrierës së tij si president.

Kritik i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe përfshirjes së korporataveAmerikën latine, ai ka qenë aleat i ngushtë i qeverive socialiste të Hugo Çavezit në Venezuelë dhe Fidel Kastros në Kubë. Në tetor të vitit 2009 Morales mori nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara titullin "World Hero of Mother Earth".[4]

Rinia dhe shkollimi

Redakto

Morales e kaloi rininë e tij në Departamento OruroAltiplano në një varfëri ekstremisht të madhe. Katër nga vëllezërit e tij vdiqën në vitet e hershme të rinisë. Ai vjen nga një familje Aymara nga një fshat i vogël Orinoca në pjesën boliviane të Altiplano. Gjatë kohës së shkollës Morales punonte në një furrë buke dhe shiste embëlsira në shkollën të cilën e ndoqi deri në klasën e gjashtë. Në fundjavë, ai luante gjithashtu në një grup të muzikës në mënyrë për të fituar jetesën e tij. Kur acari shkatërroi përsëri të gjithë të korrat, babai i tij vendosi të shkojë në Yungas. Por duke qene se si vend ishte përtej mundësive të familjes së tij, ai qëndroi nga viti 1978 në Chapare, qendra boliviane e kultivimit të kokas. Pasi përfundoi shërbimin e tij ushtarak, ai shkoi përsëri në Chapare.

Karriera politike

Redakto

Morales morri me kohë gjithmonë e më tepër përgjegjësi në Sindicato, ku jeta u organizua në komunitete fshatare. Atje u mblodh para për të ndërtuar shkolla, rrugë dhe stacione shëndetësore. I riu Evo u zgjodh Dirigente (drejtues) i sindicatos së tij, më vonë edhe Dirigente edhe të njësisë qendrore të quajtur, Central.

Morales ishte qe nga viti 1993 parlamentar si fillim per Izquierda Unida.[5] Në vitet nëntëdhjetë ai themeloi me shokët IPSP (Instrumenti Politik për Sovranitetin e Popujve). Pasi gjykata e zgjedhjeve kishte penguar në mënyrë të përsëritur një pranim të partisë në zgjedhje, ata morën me MAS (Movimento al Socialismo) emrin e një partie që ishte pak përpara shpërbërjes së saj. Falë kësaj liste kjo parti mund të merrte pjesë në zgjedhje dhe të futen në parlament. Morales mundi të fitojë në zonën Chapare me mbi 60% të votave dhe të kalonte si kandidat direkt serisht në parlament.[5]

Ne nëntor të 2007 Evo Morales mori nga Universidad Autónoma de Santo Domingo një titull Doktor Nderi si mirënjohje për jetën e tij si luftëtar për përmirësime sociale.[6]

Zgjedhjet 2002

Redakto

Në janar të 2002 iu hoq e drejta e pranisë në kongres, me gjasë për shkak të një padije për terrorizëm në lidhje me ngjarjet në Sacabakundër asgjësimit të plote të bimës së kokës, në këtë rast u vranë katër fshatar që kultivonin kokan dhe tre ushtarë dhe një ushtar dhe një oficer policie.

Morales njoftoi kandidaturën e tij për president dhe zgjedhjet e kongresit në vijim më 27. qershor. Në mars 2002 përjashtimi i Morales nga Kongresi u shpall jokushtetues, e megjithatë ai nuk e pretendoi prezencën e tij në kongres, para se të mbahej kongresi i ri me 4 gusht. Partia e tij fitoi një pjesëmarrje shumë të ngushtë me 4% në zgjedhjet e përgjithshme, por i përdori burimet e saj të pakta, për të kryer një fushatë zgjedhore me shume fantazi, e cila ushtroi një tërheqje e madhe. Partia e tij ndryshoi mënyrën shpenzimit tradicional të mjeteve për fushatat zgjedhore gjatë së cilave shpërndaheshin T-Shirte , kapele bejsbolli, kalendare dhe „konfetti“ të tjera politike. Në një spot televiziv të diskutueshëm doli një vajzë indigjene që i mësonte masat që të ndiqnin ndërgjegjen dhe jo urdhrat e „Bosëve“ të tyre për rastin e zgjedhjeve. MAS-i morri një shumë për zgjedhje më të vogel se 200.000 US-Dollar, që morri çdo parti politike.

Pakënaqësitë ndaj ambasadorit të SHBAA-së në Bolivi Manuel Rocha MAS-i i publikoi në një pllakat të madh në të gjitha qytetet boliviane me një foto të madhe të Morales në mes ku shkruhej me shkronja të mëdha: „Bolivianë: Ju vendosni. Kush qeverisë? Rocha apo zëri i popullt.“ Pllakati pati një ndikim të madh – u desh që të shtypeshin me qindra mijëra më tepër sesa ishin planifikuar.

Të gjithë kandidatët e Bolivisë nga partitë neoliberale që sundonin refuzuan, të diskutonin me Morales si një kandidat të një partie të pakices. Në qershor Morales deklaroi në media që ai poashtu ka po aq pak interes për një diskutim publik me ta: „I vetmi me të cilin dua të diskutoj është ambasadori Rocha – unë preferoj të flas me pronarin e cirkut në vend që të flas me klounët.“

Pak ditë përpara zgjedhjeve, në një fjalim në praninë e ish-presidentit bolivian Jorge Quiroga, ish-ambasadori Rocha deklaronte para zgjedhësve boliviane që në rast se do të zgjidhnin Morales, SHBA do të tërhiqte ndihmën për zhvillim dhe do të mbyllte tregjet për Bolivinë. Indígenasit zgjodhën, veçanërisht në Departamentos indigjene të Altiplano, partinë e Morales në mënyrë masive, që i siguroi një kuotë prej 20,94 përqind të votave, që i bëri të ishte vetëm pak pikë mbas partisë fituese. Më vonë Morales shkruante që fitorja e MAS erdhi si pasojë e ambasadorit amerikan:„Çdo vërejtje që Rocha bënte kundra nesh, na ndihmoi të bëheshim më të fortë dhe e bëri të zgjohej ndërgjegjja e popullit.“

Për shkak të refuzimit për kompromis nga ai, gjë që u pa nga disa si mungesë arsyeje, Morales dhe MAS-i u përjashtua nga koalicioni, që në fund të fundit përcaktonte kush bëhet president: Gonzalo Sánchez de Lozada. MAS-i i drejtuar nga Morales doli si partia më e fortë e opozitës në kongres. Edhe përkrahësit e tyre më të zjarrtë u desh të pranonin se ky ishte rezultati më i mirë i mundshëm që mund të hamendësohej. Shumë besuan se Morales dhe partia e tij ende nuk kanë qenë të pjekur mjaftueshëm për të qeverisur një vend modern kapitalist. Morales u kritikua sepse nuk kishte një program të qartë; vetëm diçka ishte e qartë, kundër cilave gjërave ishte kundër, por ende mbetet e paqartë, cilat janë alternativat e tij. Morales i kushtonte pak vëmendje formës së atëhershme të qeverisjes së demokracinë parlamentare të atij lloji, që e mbante për të rrezikuar nga korrupsioni i brendshëm dhe të manipulueshëm nga jashtë. Parë nga pikëpamja e tij, Bolivia ka nevojë për fshatarët e vegjël improvizues para së gjithash, dhe autonomi, barazi shansesh dhe pjesë në tokë dhe truall.

Kundërshtia për çështjet e gazit (2003 deri 2005)

Redakto

Kur konfederata e sindikatave boliviane COB shpalli grevë të përgjithshme pa kufi më 29. shtator 2003 si përgjigje për vdekjen e shtatë demostruesve, që ndodhi nga përplasja me forcat ushtarake për çështjen e gazit bolivaian, Morales dhe MAS vendosën të marrin pjesë dhe vihen në lëvizje për marrjen e pushtetit në zgjedhjet rajonale të vitit 2004.

Si edhe Venezuela, Bolivia ka pasuri të mëdha të gazit natyror. Megjithatë, vlerësohet që Bolivia në të njëjtën kohë është si shtëpia e të varfërve të subkontinentit – një gjendje për të cilën shumë bëjnë përgjegjës shfrytëzimin e burimeve të tyre natyrore nga korporatat e huaja: privatizimi i nxjerrjes së gazit natyror në vitet 1990 nga Banka Boterore dhe IMF nën drejtimin e SHBA u bë kusht për ndihmën për zhvillim dhe miratimin e kredive.

Meqë industria e nxjerrjes së gazit në thelb përbëhej kryesisht nga punëtorë të shkolluar të huaj emigrantë, aktualisht kultivimi i coca (lexo:koka) mbetet i vetmi burim i rëndësishëm i të ardhurave për njerëzit indigjenë të cilët përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë. Meqë nga ky produkt është një kulturë tradicionale boliviane e bujqësisë, e cila gjithashtu mund të përpunohet në kokainë, coca qëndron nën presionin gjithnjë në rritje të SHBA për të rregulluar dhe e kufizuar tregtinë e saj. Si rezultat i kësaj, fermerët ndjehen të inkriminuar dhe pjesë të mëdha të popullsisë të privuar nga mundësitë e tyre për zhvillim.

MAS kërkonte të ardhura nga minierat në një shumë prej 50 përqind nga koncernet e naftës dhe gazit, për të bërë të mundur pjesëmarrjen e popullsisë të varfëruar të fshatrave në pasurinë e lëndëve të para të Bolivisë. „Çfarë llogjike ka një biznes për vendin tonë, nëse negocion Repsol-Bolivia me Repsol-Argjentina? Nuk ka llogjikë“, u prononcua Morales për gazetën argjentinase Página 12. Sipërmarrësit aktivë ndërkombëtarë të gazit në Bolivi BG Group britanik, Totali francez, Repsol YPF spanjollo-argjentinas dhe Petrobrás braziliane kërcënuan me largim dhe me kompensime per dëme.

Tërheqja e Mesas dhe zgjedhjet e parakohshme 2005

Redakto

Për shkak të presionit të përkrahësve të MAS, që protestonin dhe me bllokimet e rrugëve dhe demostratave kundër presidentit në detyrë Carlos Mesa, ai e shpalli dorëheqjen e tij më 6. mars të 2005.

Dorëheqja e Mesas u miratua nga Kongresi më 9. mars 2005 në mënyrë unanime. Në të njëjtën mbledhje një shumicë parlamentare votoi për një pakt social i cili parapau shtesën mbi 32 përqind mbi kuotat e financimeve një shtesë me 18 përqind. MAS i Moralesit votoi kundër këtij pakti në parlament; pasuesit e Morales shkuan më tej me bllokadën kundër Mesas. Për pasojë Mesa shpalli më 7. qershor 2005 sërish dorëheqjen e tij.

Pasi Presidenti i Gjykatës së Lartë Eduardo Rodríguez u bë president i përkohshëm, ai caktoi datën e zgjedhjeve për 18 dhjetor 2005. Në votimin e parë, Evo Morales fitoi një shumicë absolute të votave (54 përqind). Kur u betua më 22 janar 2006, paraprirë nga ceremonitë fetare autoktone, ai bëri thirrje për "fundin e diskriminimit 500 vjeçar". Në postin e zv. presidentit Morales emëroi Álvaro García Linera.

Periudha në pushtet

Redakto

Vitet e para

Redakto
 
Morales i veshur me një Chompa, të cilën e mban edhe në rastet zyrtare.

Në fillim të majit 2006 Morales drejtoi si pjesë e plotësimit të premtimeve zgjedhore shtetëzimin e sektorit të gazit natyror dhe naftës në Bolivi. Ai lëshoi një dekret që detyron kompanitë e huaja të paraqesin të gjithë zinxhirin e tyre të prodhimit tek kompania shtetërore e naftës brenda gjashtë muajve. Shtetëzime të mëtejshme ishië njoftuar. Evo Morales thotë se ai e sheh Fidel Castro si një "simbol të ndryshimit në një Amerikë të re të Jugut".

Mandati presidencial në Bolivi është pesë vjet dhe nuk mund të vazhdohet. Në një intervistë me revistën "Politique Internationale" në pranverën e vitit 2006, megjithatë, Morales tregoi se po mendonte të ndryshonte kushtetutën.

Në korrik të 2006 Morales filloi me përgatitjet për reformën e kushtetutës. Kjo kërkoi një shtetëzim të burimeve natyrore, hekurudhave dhe industrisë, një reformë të sistemit aktual ekonomik liberal, reformën e tokës dhe krijimin e një shteti laik (heqja e fesë shtetërore).

Polemika e autonomisë dhe referendumi 2008

Redakto

Një pikë qendrore e diskutimit ishte çështja e formës së ardhshme të qeverisjes: ndërsa në katër departamentet lindore të "Media Luna" (Beni, Pando, Santa Cruz dhe Tarija) popullsia ishte për futjen e një strukture shtetërore federale me autonomi rajonale, banorët e pesë departamenteve perëndimore në malësitë (Chuquisaca, Cochabamba, Oruro, La Paz dhe Potosí) hodhën poshtë përpjekjet për autonomi.

Pas departamenteve të "Media Luna" Evo Morales ra dakord të mbajë një referendum mbi administratën e tij në maj. Më 10 gusht 2008, presidenti i Bolivisë u konfirmua qartë në zyrën e tij në këtë referendum. Më shumë se 67 përqind e elektoratit - dukshëm më shumë se në zgjedhjet e vitit 2005 - votuan për Morales dhe Zëvendës Presidentin e tij García Linera. Në një fjalim pas votimit, Morales njoftoi se ai do të donte të vazhdonte politikën e tij të shtetëzimit. [7]

Reforma kushtetuese u vonua nga konflikti. Pasi qeveria bëri disa lëshime ndaj opozitës mbi projekt-kushtetutën në negociata, populli bolivian më në fund miratoi kushtetutën në janar 2009.

Rizgjedhja 2009

Redakto

Në zgjedhjet presidenciale më 6. dhjetor 2009 Evo Morales bashkoi 64 përqind të votave të zgjedhësve rreth vetes; pjesëmarrja në zgjedhje ishte 94 përqin.Polarizimi i vendit, i cili ishte bërë shumë i qartë si në referendumin e tërheqjes në gusht 2008 ashtu edhe në referendumin për miratimin e kushtetutës së re në janar 2009, ishte më pak i theksuar këtë herë. Vetëm në Santa Cruz dhe Beni ishte kundërshtari i Morales Manfred Reyes Villa shumë përpara Evo Morales, në Tarija Morales dhe MAS mori shumicën me 51% të votave. Në zgjedhjet parlamentare të planifikuara në të njëjtën kohë, MAS fitoi 88 nga 130 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 26 nga 36 vende në Senat dhe kështu ka një shumicë prej dy të tretave në të dy dhomat e parlamentit.[8]

Pikëpamjet Politike

Redakto

Të përgjithshme

Redakto

Morales vlerësohet si kritik ndaj kapitalizmit]] dhe e karakterizon Neoliberalizmin si një shpikje e FMN dhe Bankës Botërore, që i siguron popullit të thjeshtë vetëm mbijetesën lakuriqe. Shteti mbështet Individualizmin, Konsumizmin dhe pavarësinë, por lë fshatarët në baltë, nëse për shembull njëkorrje shkatërrohet nga një stuhi. Ai gjithashtu komentoi në mënyrë kritike praktikën e Kokapolitikës. Për temën ndryshime klimatike ai e sheh vendet e industrializuara – duke përfshirë edhe financiarisht – përgjegjës.[9]

Qëndrime për konfliktin e Lindjes së Afërme

Redakto

Evo Morales shpalli më 14 janar 2009 prishjen e marrëdhënieve diplomatike të vendit të tij me Israeli për shkak luftës kundër popullatës civile të Gazës. Ai tha se do të mbështeste një proces gjyqësor kundër Izraelit përpara Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe kërkoi që Presidentit Izraelit Shimon Peres t'i hiqej Çmimi Nobel për Paqe. [10] Außerdem kritisierte er den „Unsicherheitsrat“ der Vereinten Nationen für seine zurückhaltende Reaktion auf die Krise.[11]

Si ëshë pritur

Redakto

Kritika për politiken agrare

Redakto

Sven Schaller kritikoi me 2009 në një artikull për revistën Quetzal, reforma agrare nga 3. korrik 2006 nuk ishte në gjendje të zbusë problemin e përqendrimit të lartë të pronës. Qeveria Morales u përqendrua vetëm në riorganizimin e ligjit të pronës dhe vetëm në shpronësim joproduktive, prandaj nuk ishte arritur asnjë ristrukturim rrënjësor i strukturës së pronës.[12]

Kritik për përbërjen e qeverisë

Redakto

Morales përfaqëson presidentin e parë indigjeni të Bolivisë, sipas kritikëve indigjenë si Felipe Quispe, megjithatë, nuk bëhet fjalë për një qeveri autoktone. "[...] disa indianë që ishin në qeveri, të tilla si ish-ministri i arsimit Félix Patzi ose ministri i ujit Abel Mamani, u zëvendësuan. I vetmi indian në pallatin e qeverisë është ministri i jashtëm David Choquehuanca."[13]

Nderime

Redakto

Më 19 shtator 2011 Evo Morales mori titullin doktor nderiUniversität von Havanna në degën shkenca politike.[14]

Shih edhe

Redakto

film dokumentar me titullin South of the BorderOliver Stone në vitin 2009 Evo Morales u intervistua krahas presidentëve të tjerë të qeverisë së Amerikës Latine.

Literatura

Redakto
  • Harten, Sven (2011). The Rise of Evo Morales and the MAS. London and New York: Zed Books. ISBN 978-1-84813-523-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kozloff, Nicholas (2008). Revolution!: South America and the Rise of the New Left. New York: Palgrave Macmillan. ISBN 978-0-230-61754-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Pearce, Adrian (2011). Evo Morales and the Movimiento Al Socialismo in Bolivia: The First Term in Context, 2005–2009. Institute for the Study of the Americas. ISBN 978-1-900039-99-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Sivak, Martín (2008). Evo Morales: The Extraordinary Rise of the First Indigenous President of Bolivia. New York: Palgrave MacMillan. ISBN 978-0-230-62305-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Artikuj akademikë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Wikinews: Kategoria:Evo Morales – në WikiLajme

Referime

Redakto
  1. ^ Bolivian President Evo Morales Wins Critical Referendum on His Presidency, Democracy Now!, August 12, 2008
  2. ^ Zaa Nkweta, Morales wins referendum but opposition hits back, Council on Hemispheric Affairs, 26 Aug 2008
  3. ^ Guardian.co.uk – Evo Morales wins landslide victory in Bolivian presidential elections Retrieved on 18 December 2009
  4. ^ "Morales Named "World Hero of Mother Earth" by UN General Assembly". Latin American Herald Tribune. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2021. Marrë më 15 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Goedeking 2000: 91
  6. ^ "Dominican university honors Bolivian president". Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2007. Marrë më 6 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Präsident Morales übersteht Referendum Frankfurter Allgemeine Zeitung, 11. August 2008
  8. ^ Fulminanter Wahlsieg für Evo Morales Arkivuar 23 dhjetor 2009 tek Wayback Machine Konrad-Adenauer-Stiftung, Auslandsbüro Bolivien, 7. Dezember (aufgerufen am 7. November 2009)
  9. ^ Evo Morales: Klimawandel: Vom Prinzip der Solidarität. Arkivuar 26 gusht 2011 tek Wayback Machine, WOZ vom 18. Dezember 2008.
  10. ^ Maxim Graubner (15 janar 2009). "Auch Bolivien bricht Beziehungen zu Israel ab". Portal Amerika21. Marrë më 15 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Bolivia cuts Israel ties over Gaza". Al Jazeera (në anglisht). 15 janar 2009. Marrë më 15 janar 2009.
  12. ^ http://www.quetzal-leipzig.de/lateinamerika/bolivien/das-drama-auf-dem-lande-warum-die-agrarreform-das-armutsproblem-bisher-nicht-loeste.html[lidhje e vdekur] - Hervorhebung im Original, abgerufen am 30. Mai 2009
  13. ^ http://www.lateinamerika-nachrichten.de/?/print/2826.html abgerufen am 30. Mai 2009
  14. ^ Steffen Niese (24 shtator 2011). "Universität Havanna ehrt Evo Morales". amerika21. Marrë më 25 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)