Kampionati Botëror i Formula Një 1997
Formula 1 sezoni i vitit 1997 ishte kampionati i 48-të i organizuar nga FIA në garimet në Formula 1. Ky kampionat u mbajt nga 9 mars gjer më 26 tetor, 1997 me gjithësej 17 gara të zhvilluara.
Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm | |
Gara kampionale | 17 |
Piloti kampion | Jacques Villeneuve |
Ekipi kampion | Williams |
Koment: | |
Përdorimi i stampës |
Kampionati Botëror i Formula Një 1997 - komente
RedaktoSezoni filloi në Australi, ku në pol pozitë paraqitet kanadezi Jacques Villeneuve për të cilin kjo ishte hera e katërt të fillonze garën në pozitën e parë, udhëheqëse. Villeneuve e lëshoi garën në kthesën e parë pas një ç'orinetimi me pilotin Johnny Herbert kështu që i la rastin pilotit të ekipit McLaren, David Coulthard që të fitoj garën e cila ishte fitorja e dytë në karrierën e tijë. Michael Schumacher u plasua si i dyti kurse Mika Häkkinen si i treti.
Në Brazil Villeneuve përsëri u radhit në pozitën udhëheqëse në fillimin e garës dhe përsëri u ngatërrua në kthesën e parë, por evitoi largimin nga gara. Ai vazhdoi garimin e tijë që në xhiron 49 për të marr përsëri pozitën udhëheqëse në garë nga Gerhard Berger. Austriani përfundoi si i dyti kurse Olivier Panis u radhit si i treti.
Për herë të tretë rradhazi Jacques Villeneuve u radhit në pozitën udhëheqëse të fillimit të garës në këtë sezon në Argjentinë. Përsëri në këtë garë kishte një ngatërrim, këtë herë ishte Michael Schumacher i cili kishte një aksident me pilotin Rubens Barrichello. Me largimint e Schumacherit Eddie Irvine fitoi rastin që të e shtytë Villeneuve-in për të marr pozitën udhëheqëse. Irvine kishte disa tentime për ta tejkaluar por në tëgjitha tentimet dështoi kështu arriti të plasohet si i dyti në fund të garës. Piloti Ralf Schumacher për të cilin ky ishte sezoni i parë i plotë u rradhit si i treti.
Në San Marino garën e fitoi Heinz-Harald Frentzen, kurse i dyti u radhit Michael Schumacher dhe i treti Villneuve.
Në Monaco gara u përcoll me mot me shi kështu iu dha rasti që Michael Schumacher të fitojë garën e parë në këtë sezon me ekipin e tijë të mëvonshëm të sukseseve Ferrari, kolegu i tij Rubens Barrichello u radhit i dyti kurse piloti i ekipit Stewart's, Irvine u radhit i treti.
Në garën e fundit të sezonit titulli i kampionit ishte një duel shumë i ashpër mes dy pilotëve udhëheqës Schumacher dhe Villneuve. Në garën e mbajtur për Evropën Schumacher u paraqit si pilot shum agresiv duke zhvilluar një garë me levizje shumë të rrezikshme gjë e cila ndikon që komisioni të e diskualifikojë me pikë nga i gjithë kampionati kur Villeneuve e mbajti vendin e tretë për tu shpallur kampion bote.
Përkundër rivalit të tij kryesor Michael Schumacher të skualifikuar nga rezultatet finale, të dyja makinat Williams ishin 1-2 në kampionat.
Pilotët dhe ekipet
RedaktoTabela e mëposhtme paraqet listën e pilotëve dhe konstruktorëve pjesmarrës në kampionatin e vitit 1998 në Formula 1 të organizuar nga FIA.
Garat
RedaktoStatistikat e konstruktorëve
RedaktoPozita | Ekipi | Shasia | Motori | Goma | Pikë | Fitore | Podiume | Pol pozita |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Williams-Renault | FW19 | Renault | G | 123 | 8 | 15 | 11 |
2 | Ferrari | F310B | Ferrari | G | 102 | 5 | 13 | 3 |
3 | Benetton-Renault | B197 | Renault | G | 67 | 1 | 8 | 2 |
4 | McLaren-Mercedes | MP4-12 | Mercedes | G | 63 | 3 | 7 | 1 |
5 | Jordan-Peugeot | 197 | Peugeot | G | 33 | 3 | ||
6 | Prost-Mugen-Honda | JS45 | Mugen-Honda | B | 21 | 2 | ||
7 | Sauber-Petronas | C16 | Petronas | G | 16 | 1 | ||
8 | Arrows-Yamaha | A18 | Yamaha | B | 9 | 1 | ||
9 | Stewart-Ford | SF01 | Ford Zetec-R | B | 6 | 1 | ||
10 | Tyrrell-Ford | 025 | Ford | G | 2 | |||
11 | Minardi-Hart | M197 | Hart/Ford | B | ||||
12 | MasterCard Lola-Ford | T97/30 | Ford EC4 | B |
Rradhitja e pilotve
Redakto
|
|
- Michael Schumacher u diskualifikua nga kampionati shkak i pilotimi të rrezikshëm me pilotin Villeneuve gjat garës për çmimin e Evropës. Për këtë ai u largua nga rradhitja kampionale.