Francisco "Paco" Gento López (lindur më 21 tetor 1933Guarnizo, Cantabria) është një ish futbollist spanjoll.

Paco Gento
Gento me Real Madrid në vitin 1967
Informacioni personal
Emri i plotë Francisco Gento López
Data e lindjes (1933-10-21)21 tetor 1933
Vëndi i lindjes Guarnizo, Spanjë
Data e vdekjes 18 janar 2022 (88 vjeç)
Vëndi i vdekjes Madrid, Spanjë
Pozicioni(et) Anësor i majtë
Karriera me të rinjtë
S.D. Nueva Montaña
Union Club Astillero
Rayo Cantabria
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1952–1953 Racing Santander 10 (2)
1953–1971 Real Madrid 428 (128)
Gjithsej 438 (130)
Karriera ndërkombëtare
1956 Spanja B 1 (0)
1955–1969 Spanja 43 (5)
Managerial career
Castilla
1974 Castellón
1977–1980 Palencia
1980–1981 Granada
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Gento filloi karrierën e tij te Racing Santander në vitin 1952 dhe u transferua te Real Madrid sezonin tjetër. Ai ka luajtur në tetë finale të Kupës Europiane, duke fituar shifrën rekord të gjashtë titujve, dhe sigurisht përfshirë edhe 12 tituj të La Liga-s.

Në karrierën e tij me kombëtaren spanjolle që zgjati 14 vite, Gento ka luajtur plot 43 ndeshje, dhe përfaqsoi Spanjën në Kupat e Botës 1962 dhe 1966.

Biografia

Redakto

Ai debutoi në Primera División me Racing Santander në sezonin 1952–53. Vitin tjetër, ai firmosi me Real Madrid dhe u bë një legjendë e klubit, duke veshur fanellën me numrin 11.

Gento luante si anësor i majtë, dhe njihej me pseudonimin Galerna del Cantábrico. Ai kishte një shpejtësi të madhe (ai mund t'i përshkruante 100 metra për vetëm 11 sekonda dhe kishte një kontroll të mirë të topit gjatë kohës kur vraponte). Ai ka qënë kapiten i skuadrës së të rinjëve të Real Madrid, që ndryshe njihej edhe si Ye-yé, për shkak të popullaritetit të The Beatles në atë kohë. Ai është përshkruar si një nga lojtarët më të mirë spanjoll të të gjitha kohërave.

Sëbashku me trofetë e tjerë, Gento ka fituar Kupën Europiane plot gjashtë me Real Madridin herë gjë që është një rekord. Ai gjithashtu ka shënuar 30 Gola në 89 ndeshje europiane me Real Madrid. Ai gjithashtu ka luajtur me Spanjën nga viti 1955 e deri në vitin 1969, duke arritur të luajë 43 ndeshje dhe duke shënuar 6 Gola.

Gento ka luajtur në tetë finale të Kupës Europiane (rekodi është 6–2) (me një paraqitje të nëntë në finalen e 1970–1971 Cup Winners' Cup ku Real Madrid u mposht nga Chelsea. Ai e mban këtë rekord me italianin Paolo Maldini (me një rekord inferior 5–3). Shoku legjendar i Gentos te Real Madrid, Alfredo Di Stéfano, renditet i treti me shtatë finale (rekordi 5–2).

Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 1971, ai deklaroi se do të bëhej trajner. Ai mori drejtimin e disa skuadrave të vogla, siç ishin Castilla, Castellón, Palencia, dhe Granada. Në fund, ai pranoi një post pune nga Real Madrid si ambasor në Europë.

Gento ka dy vëllezë të vegjël që quhen Julio (lindur në vitin 1939) dhe Antonio (lindur në vitin 1940) që gjithashtu kanë që futbollist dhe kanë luantur për Real Madridin, por ata nuk kanë qënë aq të suksesshëm sa vëllai i tyre më i madhë Francisco.

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto
Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Spanjë Liga Copa del Rey Europa Total
1952–53 Racing Santander Primera División 10 2 4 0 0 0 14 2
1953–54 Real Madrid Primera División 17 0 4 0 0 0 21 0
1954–55 24 6 3 0 0 0 27 6
1955–56 29 7 6 3 7 1 42 11
1956–57 27 7 2 0 8 1 37 8
1957–58 28 7 5 1 6 3 39 12
1958–59 21 7 5 2 8 1 34 10
1959–60 27 14 5 2 6 2 38 18
1960–61 28 9 8 3 2 1 38 13
1961–62 25 6 9 4 10 2 44 12
1962–63 25 7 4 1 2 1 31 9
1963–64 24 12 2 0 9 3 35 15
1964–65 23 4 3 0 6 5 32 9
1965–66 28 10 3 2 9 3 40 15
1966–67 20 11 5 0 4 0 29 11
1967–68 24 8 0 0 7 5 31 13
1968–69 26 8 2 1 2 0 30 9
1969–70 25 3 5 1 3 2 33 6
1970–71 7 0 2 0 6 0 15 0
Total Spanjë 428 128 73 20 95 30 606 178
Karriera në total 438 130 77 20 95 30 620 180

Golat me kombëtaren

Redakto
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 14 tetor 1959 Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë   Polonia 3–0 3–0 UEFA Euro 1960 Raundi i 16
2. 2 prill 1961 Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë   Franca 2–0 2–0 Ndeshje Miqësore
3. 30 tetor 1963 Windsor Park, Belfast, Irlanda e Veriut   Irlanda e Veriut 0–1 0–1 UEFA Euro 1964 Raundi i 16
4. 23 qershor 1966 Riazor, A Coruña, Spanjë   Uruguaji 1–1 1–1 Ndeshje Miqësore
5. 31 maj 1967 San Mamés, Bilbao, Spanjë   Turqia 2–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 1968
Real Madrid

Lidhje të jashtme

Redakto
Parardhësi 
Zárraga
Kapiteni i Real Madrid C.F.
1962–1971
Pasardhësi 
Zoco