George Walker Bush (sq. Xhorxh Uokër Bush) lindi më 6 korrik të vitit 1946New Haven, Connecticut. Ai është një politikan republikan i ShBA-së dhe presidenti i 43-të i vendit. I ati i tij George H. W. Bush ishte presidenti i 41-t i ShBA-së. Filloi pune si president ne 20 janar 2001.

George W. Bush
George W. Bush
Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara
20 janar 200120 janar 2009
Paraardhësi: Bill Clinton
Pasardhësi: Barack Obama
Guvernatori i 46-të i Teksasit
17 janar 199521 dhjetor 2000
Paraardhësi: Ann Richards
Pasardhësi: Rick Perry
Të dhënat personale
Lindi më: 6 korrik 1946
Lindi në: New Haven, Connecticut, USA
Profesioni: Politikan, Sipërmarrës
Shkolla e kryer: Universiteti Yale, Universiteti i Harvardit Biznes
Partia politike: Partia Republikane
Bashkëshortja Laura Welch (m.1977)
Fëmijë Barbara dhe Jenna
Feja: Episkopalian (para 1977), Metodist (që nga 1977)
Nënshkrimi
George W. Bush


Është djali më i madhi i ish presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenë governatori i 46-shtë i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president në vitin 2004.

Biografia Redakto

Pasi mbaroi kolegjin punoi në bizinesin familiar të naftës.

U diplomua në histori në Universitetin Yale më 1968 dhe mori një gradë master në Administrin Biznesi nga Shkolla e Biznesit e Harvardit më 1975.

Ndërmjet viteve 1968 dhe 1973, Bush shërbeu si pilot për Rojen Kombëtare Ajrore të Teksasit. Më 1975 ai filloi karrierën profesionale të tij në biznesin e naftës dhe gazit, të cilën e la më 1986. Më 1988 ai u përfshi aktivisht në fushatën e suksesshme të babait të tij për presidencën dhe më 1989, së bashku me një grup investitorësh, bleu ekipin profesionist të bejsbollit Texas Rangers, për të shërbyer si partneri administrues i përgjithshëm i tij deri në nëntor 1994, kur u zgjodh guvernator i Teksasit. Më 1998 Bush krijoi një precedent duke u rizgjedhur për një mandat të dytë katër-vjeçar si guvernator i Teksasit.

Jeta persoanale Redakto

Bush u martua me Laura Uelsh më 1977. Ata kanë dy vajza binjake, Barbara dhe Xhena, të lindura më 1981.

Presidenca Redakto

 
Bush nënshkruan protokollin e Antarësimit në NATO për Shqipërinë dhe Kroacinë. 24 tetor 2008

Më 1999, Bush njoftoi planet e tij për të kandiduar për presidencën dhe pas një beteje të ashpër me kandidatë republikanë të tjerë fitoi zgjedhjet paraprake në mars 2000. Më 2 gusht 2000, Xhorxh Bush dhe i zgjedhuri i tij për bashkëpunëtor në kandidaturë, Riçard Çeni, u propozuan zyrtarisht për president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara në Konventën Kombëtare Republikane në Filadelfia. Pas një prej garave presidenciale më luftarake në historinë amerikane, Bush dhe Çeni mposhtën kandidatët e Partisë Demokratike, ish-Zëvendëspresidentin Al Gore dhe Senatorin Josef Lieberman. Megjithatë, fitorja kërkoi disa javë procedura ligjore të ndërlikuara dhe rinumërime të votave në Florida për t'u verifikuar.

Në fjalimin e tij të parë si president, Bush përsëriti angazhimin e tij për një frymë të përkushtimit politik të dyanshëm dhe premtoi të jetë udhëheqës i "një kombi," jo "një partie". Disa prej përparësive kryesore të tij të brendshme përfshinë përmirësimin e arsimimit, zvogëlimin e taksave dhe forcimin e ushtrisë.

Në muajin e 8 të mandatit të parë qeverisës, ndodhën sulmet terrorriste te 11 shtatorit, gjatë së cilave mbi 3 mijë persona mbetën të vrarë dhe undryshua rrjedha e historisë së Amerikës. Menjëherë pas këtyre sulmeve, filloi implementimi i politikës së ashtuquajtur “Doktrina Bush” e cila shpalli luftë kundër terrorizmit përmes një fushatë ndërkombëtare ushtarake që kulminoi me luftën në Afganistan në vitin 2001 dhe me luften e Irakut në vitin 2003, gjatë së cilës u mposht regjimi diktatorial i Sadam Husein.[1] Gjate mandatit të parë, administrata e tij ndërmori dhe reforma të shumta në ekonomi, shëndetësi dhe sistemin financiar. Reformat ishin të një aspekti konservator dhe shpesherë u kundërshtuan nga grupet liberale dhe ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Gjatë mandatit të parë, në kuadër të luftës kundër terrorizmit u miratuan dhe amendamente të cilat lejonin torturimin e të burgosurve të luftës apo hapjen e burgjeve kundër standardeve perëndimore të trajtimit të të burgosurve, sic ishte dhe burgu famëkeq i Guantanamos, ku të burgosurit dënoheshin me gjyqe ushtarakë e pa të drejtën e apelimit të vendimit apo kërkimit të mbrojtes ligjore. Në vitin 2004, Bush rifitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale, duke mposhtur kandidatin democrat John Kerry. Gjatë mandatit të dytë u shtuan kritikat për qeverisjen e tij dhe mënyrën se si po organizohej lufta kundër terrorit apo si u menazhua situate e shkaktuar nga uragani Katrina.

Në vitin 2006, Kongresi u rimor nga Partia Demokratike dhe u vështirësua vendimmarrja gjatë 2 vjecarit të fundit. Në Dhjetor 2007 u shfaqën dhe shenjat e para të recensionit dhe krizës ekonomike botërore, gjë që do e kthente George Bush në një nga presidentët më pak të pëlqyer në historinë modern të ShBA-ve. Në kuadër të luftës së tij kundër terrorizmit, Bush i kushtoi rëndësi të madhe dhe aleancave ushtarake, si NATO dhe luajti një rol të rëndësishëm në modernizimin e kapaciteteve të NATO dhe në muajt e fundit të mandatit të tij të dytë, firmosi dhe për zgjerimin e aleancës me Kroacinë dhe Shqipërinë. Rol të rëndësishëm luajti dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës[2] dhe pranimin e saj nga shtetet perëndimore. Pavarësisht pëlqimit të ulët nga populli amerikan, së bashku me Bill Clinton, George Bush mbetet një nga presidentët e figurat më të dashura për popullin shqiptar.

Vizita në Shqipëri Redakto

 
Bush gjatë vizitës në Tiranë

10 qershor 2007 George W. Bush bëri nje vizitë zyrtare në Shqipëri ku shpreu qartë mbështetjen e ShBA për pavaresinë e Kosovës.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Presidenti Moisiu i dha Presidentit Bush dekoratën “Urdhri i Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Më pas në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, Bush vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Presidenti konfirmoi mbështetjen e plotë për planin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisari për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.[3]

Mirënjohjet Redakto

Shiko dhe Redakto

  1. ^ http://www.bbc.co.uk/albanian/020522182400.shtml
  2. ^ http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,244
  3. ^ http://www.insajderi.com/dhjete-vjet-nga-vizita-e-rendesishme-e-presidentit-bush-ne-shqiperi/