Luftimet në Gjocaj e Jasiq (1998)

(Përcjellë nga Gjocaj Jasiq)

Luftimet në Gjocaj dhe Jasiq ose Beteja e Zharrës, u zhvilluan gjatë Luftës së Kosovës28 Korrik 1998, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA) mbi fshatrat Gjocaj dhe Jasiq në komunën e Junikut në Kosovën perëndimore.

Luftimet në Gjocaj dhe Jasiq
Pjesë e Luftës së Kosovës
Data28 Korrik 1998
Vendodhja
Pasoja Fitore e UÇK-së
Ndryshimet
territoriale
UÇK-ja i pushtoi fshatrat Gjocaj dhe Jasiq
Palët pjesëmarrëse
Ushtria Çlirimtare e Kosovës Ushtria Jugosllave
Komandantët dhe udhëheqësit
Agim Ramadani
Rrustem Berisha
Xhezair Shaqiri
Nasim Haradinaj
Goran Ostojiç 
Dragan Dushaniç 
Sërgjan Stançetiç 
Radosh Ceroviç 
Goran Todoroviç 
Mile Karanoviç
Njesitë e përfshira
Brigada 138 "Agim Ramadani" Brigada e 63-të Parashutiste
Fuqia ushtarake
E panjohur E panjohur
Viktimat dhe humbjet
  • 3 të vrarë
  • 2 të plagosur
  • 5 të vrarë
  • 7 të plagosur
  • Beteja

    Redakto

    Më 21 korrik 1998, brigada e 63-të parashutiste e Ushtrisë Jugosllave, e udhëhequr nga komandanti serb Goran Ostojiq, iu afrua fshatrave Gjocaj dhe Jasiq, duke u përgaditur për një sulm. Objektivi i tyre ishte të sulmonin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që i përkisnin Brigadës 138, të komanduara nga komandanti Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha. Forcat e UÇK-së ishin vendosur në një bazë afër vendit të quajtur "Zharra". Ushtria Jugosllave monitoroi lëvizjet e UÇK-së deri më 28 korrik 1998, kur UÇK-ja u përball me ta. UÇK-ja arriti të kundërshtojë në mënyrë efektive çdo sulm jugosllav. Të pozicionuar strategjikisht në pikat e Gunovcit dhe Komorecit, njësitë e UÇK-së i shkaktuan humbje të konsiderueshme Ushtrisë Jugosllave. Beteja u intensifikua pasi UÇK-ja preu me sukses rrugën e furnizimit për Ushtrinë Jugosllave, duke ndaluar kështu përparimin e tyre. Komandanti serb Goran Ostojiq më pas drejtoi një grup të ri zbulimi për të siguruar pikën e Gunovcit dhe për të lehtësuar ardhjen e forcave kryesore. Rreth orës 16:00 grupi i zbulimit i drejtuar nga komandanti tjetër serb Mile Karanoviq ka hasur në një sulm të grupit të UÇK-së, i cili ka penguar përpjekjen e tyre për të pushtuar pikën e Gunovcit. Duke ndërhyrë me shpejtësi, Goran Ostojiq e tërhoqi grupin dhe në orën 17:00, ai urdhëroi njësinë të tërhiqej në bazë në grupe. Gjatë përpjekjes për të rivendosur kontaktin me grupin e zbulimit, Goran Ostojiq, duke drejtuar një automjet të terrenit, ra në një pritë të UÇK-së dhe u vra në përleshje.

    Në përpjekjen e fundit, Ushtria Jugosllave kërkoi të merrte trupin e komandantit serb të vrarë Goran Ostojiqit, por e gjeti veten të rrethuar nga disa grupe të ushtarëve të UÇK-së në malet e Junikut, përpara se të tërhiqej drejt pyjeve për në Junik.

    Gjatë betejës, 5 ushtarë serbë u vranë, 7 të tjerë u plagosën dhe 2 mbetën të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur. Ndërkohë në palën e UÇK-së u vranë 3 luftëtarë dhe 2 u plagosën.

    Personeli i vrarë në betejë

    Redakto

    Personeli Jugosllav

    Redakto
    • Goran Ostojiç – nënkolonel serb
    • Dragan Dushaniç – rreshter i lartë serb
    • Sërgjan Stançetiç – rreshter i lartë serb
    • Radosh Ceroviç – ushtar serb
    • Goran Todoroviç – ushtar serb

    Personeli Shqiptar i UÇK-së

    Redakto
    • Avdyl Jasiqi – ushtar
    • Arif Gjoci – ushtar
    • Shkëlzen Gacaferri – ushtar

    Historia

    Redakto

    Agim Ramadani hyri në Kosovë në qershor të vitit 1998. Agimi së bashku më Rrustem Berishën dhe një grup prej tre ushtarësh u vendos në fshatin Gjocaj ku qëndruan për të fjetur te Binak Zenun Gjoca në kullen e pleqnarit te njohur nga Malsia e Gjakoves Abaz Zenun Gjocaj. Jasiq dhe Gjocaj janë fshatra malorë që shtrihen në pjesën perëndimorë të Junikut, aty shënon edhe fillimin e vargmaleve më alpet shqiptare që lidhët më majën më të lartë GjeravicënJug, ndërsa në veriperëndim më majën e Shkëlzenit (përtej kufifirt Shqiptaro-Shqiptar). Ndërsa Brigada 131 që kishte hyrë në krye më Tahir Zemën dhe Sali Çekun vazhduan rrugën për tu vendosur më vonë në fshatin Prapaqan (Komuna e Deçanit). Agimi dhe Rrustemi në këto dy fshatra gjetën djem që kishin dhënë sprovën për luftë. Si rast i veçantë ishte mbrojtja e Junikut dhe vënia nën kontroll e Junikut nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Si dhe shum luftime të zhvilluara nga këta djem. Por vlen të theksohet së mungonte një organizim ushtarak. Këtë organizim e sjell pa dyshim Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha. Agimi çdo ditë merrej me: stërvitje, inspektime të pikave që mbanin djemtë e këtyre fshatrave. Duke u gjendur çdo ditë pranë tyre dhe duke e njohur çdo ditë e më shumë terrenin, Agimi arriti që më këta djem të krijojë njësinë speciale "KOBRA". Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe ka ndodhur më 28 korrik 1998. Kur forcat speciale serbe të Nishit hyrën në Zharrë të fshatit Gjocaj më njësi të blinduara. Në një numër rreth 250-300 ushtarë dhe paramilitarë serbë. Forcat serbe u përleshën për herë të parë më njësitet e UÇK-së rreth orës 2-3 të mëngjesit. Pikërisht në kohën kur bëhej ndërrimi i ushtarëve të UÇK-ës udhëheqës i këtij grupi ishte Valdet Ganija. Ushtria Jugosllave dhe paramilitarët serbë duke e humbur një rast nga taktika që kishin koordinuar me tradhtarët shqiptarë. Situat filloj të ju dal nga kontrolli. Kështu njësit vëzhguese serbë provojnë krahun tjetër, atë të Gunocit. Njësit vëzhguese serbe duke vëzhguar dhe duke dhënë koordinatat afrohen afër pikës së Gunocit (mbi fshatin Gjocaj) aty nga pjesëtarët e UÇK-së u plagosën në përleshje disa ushtarë serbë. Serbët lanë pas tyre dokumente të rëndësishme. Pika tjetër në fshatin Gjocaj që quhej pika e Kumarecit ku gjindeshin grupi tjetër i UÇK-ës. Pa humbur kohë duke siguruar bazën me disa ushtarë të pjekur, për arsye se pika ishte si çati për Junikun dhe për mbrojtjen e popullsisë civile nga masakrimet. Duke bërë këtë ndarje të detyrave (Ushtaret që ishin në këtë pikë: Komandat Hoxha (Xhezair Shaqiri) nga Tanusha, Eroll Rexhepi (Hamza) nga Peja, Sabri dhe Shemë Halimi (nga Shkupi), Avdyl dhe Brahim Alia (nga Jasiqi), Sokoli nga Tropoja, ndërsa Xhemë Ganija, Valdet Ganija, Ismet Maloku, Demë Maloku, Arif Maloku, Jahi Ukshini, Miftar Ganija (ishin nga fshati Gjocaj)). Por, në zhvillim e sipër të betejës do shfaqeshin në çdo gur në çdo shkëm dhe do ti shkaktonin humbje të mëdha armikut dhe do ta kthenin mbrapa duke ruajtur nderin e maleve dhe krenarin prej Malsori. Grupi nga Kumareci ndërmerr një kundër sulm duke u futur me katër ushtar mu në mes të lëndinës së quajtur Zharre. Ku forcat Serbe ishin të bindura nga përvoja e më hershme se askush nuk kundërsulmon dhe endeshin lirshëm. Ndërsa grupi tjetër prej pesë ushtarëve futet në pjesën e prapme të Zharrës, për të bllokuar rrugën që furnizonte forcat Serbe. Në anën tjetër njësiti i UÇK-ës i pozicionuar në Gunoc kishte lëshuar pozicionin dhe ishte futur në afërsi të forcave Serbe. Kështu që granatimi më armë të rënda bie. Ushtarët e UÇK-ës rreth orës 2 pas dite arritën që të paralizonin artilerinë Serbe. Avancimi i forcave Serbe për të thyer rezistencën e shqiptarëve në këto male u ndal. Ushtarët Shqiptar që pjesa më e madhe ishin nga fshati Gjocaj e Jasiq të ndihmuar nga disa djem të: Gacaferrit, Maqedoni dhe në këto forca kishte edhe nga Tropoja. Kishin filluar të bënin luftë në afërsi. Njësiti nga Gunoci ishte pozicionuar afër. Kurse nga prapë dhe mu në mes të lëndinës po sulmonin fuqishëm ushtaret shqiptar sa të lihej përshtypja se ishin një mi e jo vetëm një grup i vogël. Të ndihmuar edhe nga mesi dhe pjesa përball që sulmonin pa ndërprerë. Mbrëmja afrohej kurse forcave serbe ju kishte ndërprerë furnizimi. Të plagosurit Serb qanin dhe shanin. Të gjithë luftëtarët Shqiptarë ndegjonin këtë edhe pse deri në këtë kohe nga mëngjesi, nga bombardimet e pa kontrolluara kishin vdekur edhe dy persona njëri në fshatin Gjocaj (Mus Ali Ganija) dhe një në Jasiq. Kurse nga ushtarët shqiptar kishte rënë: Arif Gjoci dhe Shkëlzen Gacaferri. Shkëlzeni dhe Arifi u vranë duke ju vënë nga pas ushtarëve serbë të plagosur që po tërhiqeshin dhe u vranë në luftime të afërta. Ndërsa rëndë në dorën e djathtë ishte plagosur i riu Qerim Gjoci (kishte humbur dorën e djathtë në përleshje në afërsi me forcat serbe) Kurse vëllai i Qerimit, Shpend Gjocaj nuk ka qenë asnjë ditë në vijën e frontit. Ndërsa Qerimin e shpëtoi dhe e tërhoqi prapa bashkëluftëtari i tij Eroll Rexhepi (Hamza), plagë të lehtë kishte marrë Arif Maloku (Gjocaj) (gjatë kryerjes se një aksioni të suksesshëm me Xhemë Ganiun po ashtu nga fshati Gjocaj dhe një herrit edhe komandat i UÇK-ës për fshatin Gjocaj mu në mes të lëndinës se Zharrës dhe duke len dy ushtarak serb të vrarë në këtë grup ishin poashtu Ibrahim Jasiqi vëllau i dëshmorit Avdyl Jasiqi si dhe një Malësor nga Tropoja me emrin Sokol). Pas rrënjës së territ ushtaret Shqiptar me jehonën e maleve që buçiste nga detonimet e fuqishme dhe nga breshrit e pa ndalshme, vazhdonin kundërsulmin si rrugë e vetme për të mbrojtur familjet nga masakrimet. Sa dëshmitaret që e kanë parë këtë nga rrafshi, konkretisht nga Juniku. Tregojnë se plumbat në mbrëmje shiheshin sikur të ishte shi që bi pa ndërprerë. Luftimet vazhdojnë deri në mes natë rreth orës 12-01 pm/am. Ushtaret Shqiptar që kishin hyrë në mes të forcave serbe asnjëri nuk dinte për grupin tjetër por një mrekulli qëndronte, sepse çdo njëri nga grupet kishte dal fitimtar. Grupi që kishte zënë pozitën për të bllokuar furnizimin e forcave serbe, sulmonte nga prapa jo vetëm që mbronte. Forcat serbe pas humbjeve të mëdha filluan të tërhiqen duke lënë edhe ushtaret e vetë në pozicione. Në këtë betë shum pak të njohur nga mediat dhe njerëzit por shum e fuqishme në realitet. Fuqinë e kësaj beteje e forcon fakti i mbetjes së katër eprorëve serbë në këtë betejë, me doemos ja vlen të ceket edhe vrasja e një majori të lartë serb nga pushka e dëshmorit të kombit Avdyl Ali Jasiqit. Bashkë më të mbesin edhe dokumente që tregonin dëshmi dhe fakte për përdorimin e drogës, përdorimin e injeksioneve si dhe nënçmimi që u bëhej shqiptarëve. Forcat Serbe lanë pas vetes armë dhe ushtarë serbë të vrarë. Nga Grupi që kishte sulmuar nga pas dhe mbrojtur mund të identifikoj këta persona: Shemën dhe Sabriun nga Shkupi, Ismet Malokun dhe Miftar Ganija (një djalosh 17 vjeçar që luftoi pa u dalluar nga mosha) nga fshati Gjocaj dhe Avdyl Ali Jasiqi. Nga ky grup që mbronte rrugën e Zharrës ishin ndare tre me dy që të fusnin rrugën në gërshërë. Pasi forcat Serbe vërsulën të gjithë për mbi ta. Zhvillohet një luftim aq i afërt ku Sabriu nga Shkupi dhe Avdyl Jasiqi kalojnë në pjesën e poshtme te kroi i Zharrës. Ku dëshmori i kombit Avdyl Jasiqi merr një plagë në gishtin e këmbës dhe kjo ishte plaga e dytë. Plagën e parë e kishte marrë në kokë dy javë më parë në kufi gjatë furnizimit për UÇK-në, me të ishte edhe Qamil Jasiqi. Avdyli akoma e mbante të lidhur me vasha por po thuajse në fund të betejës së fituar mbeti i vdekur nga një minë, kurse Sabriu mbetët i plagosur dhe vazhdon të qëndroj për mbi Batush për rreth 14 ditë pa ngrënë e pa pirë. UÇK-ja në atë kohë e kishte lajmëruar si të vdekur në betejën e Zharrës. Kështu kjo betejë e fituar ishte sukses i Komandant Agimi Ramadanit dhe pas kësaj beteje që la pas shum të vrarë dhe të plagosur Agimi bashkë me Rrustem Berishen qëndruan dhe u lidhën edhe më tej më djemtë e kësaj ane ku edhe vazhduan luftën dhe përgatitjet deri në fund të çlirimit përfundimtar të atdheut duke shkaktuar edhe më tej dëme dhe duke qenë i pari që pas 50 viteve të heqë kufirin shqiptaro-shqiptar. Kjo betejë e cekur daton edhe fillimin e betejave të mëdha gjë që fillon edhe më dëshmoret e pare të brigadës 138 që pas rënies së komandant Agim Ramadanit, Brigada 138 merr emrin e tij.

    Referime

    Redakto