Gjon Karrica (i lindur më 23 Tetor 1988), i njohur me emrin e tij të skenës Lugati, është një këngëtar, tekstshkrues , prodhues dhe dizajner shqiptar. Lindur në Gjakovë, Kosovë, ku do të jetonte vetëm një pjesë të shkurtër të fëmijërisë për tu zhvendosur më pas në Zvicër.

Gjon Karrica
Informata themelore
Emri i lindjesGjon Karrica
Njohur edhe siLugati
Lindi23 tetor 1988
PrejardhjaGjakovë
ProfesioniMuzikant

Jeta e hershme

Redakto

Fëmijëria e ka gjetur Gjonin në situatë jo stabile pasi kohë pas kohe detyrohej të shkonte së bashku me nënën drejt Zvicrës.  Ishte babai i Gjon-it ai qe emigroi i pari drejt Zvicrës në kërkim të një jetese më të mirë se ajo cka i ofronte Kosova e atyre viteve, edhe pse familja e tij konsiderohej ndër më të pasurat në ato kohë. Kjo ndikoi negativisht në arsimin fillor të artistit, i cili nuk mundi të ndiqte studimet të plota si cdo moshatar i tij.

Për mos të mjaftuar kjo situat, më datë 28 Shkurt 1998 fillon Lufta e Kosovës, e cila do të zgjaste deri më 11 Qershor 1999, por për Lugatin pasojat zgjatën për shumë vite që pasuan, e traumat e pasluftës kurrë nuk u zhdukën në imazhin e tij.

Për rrjedhojë, mbyllja e shkollave dhe situata alarmante e pasluftës, bëri familjen Karrica të emigronte në 1999 ilegalisht drejt Zvicrës (refugjatë) e të shpërngulej përfundimisht aty.

Emigrimi drejt një shoqërie tepër të zhvilluar si Zvicra dhe bashkangjitur mungesës së konsiderueshme të arsimimit të 11 vjecarit, e bëri tepër të vështirë integrimin e tij.

Edhe pse pa dokumenta, pas një testimi mbi njohuritë bazë, arrin të pranohet në vitin 2000 për regjistrim në Realschule, Argau, province prane Zurich.  Shkollen Realschule e realizoi per dy vjet dhe me pas do te vazhdonte shkollën profesionale vetem për 9 muaj në fushën e kulinarisë (kuzhinës), te cilen e nderpreu dhe do te fillonte te merrej me tregti.

Përqafimet e para me muzikën

Redakto

Shpirti artistik te Lugati është shfaqur në moshë shumë të hershme. Që në moshën 6-7 vjecare, për shkak të dëshirës së madhe ndaj muzikës dhe tingujve, e ëma e ndihmontë për të bërë “beat-in” dhe vllai vijën melodike, ndërsa Gjoni ishte duke kënduar dhe regjistruar në kasetat e asaj kohe. Këtu ishin pëlqimet e tij të para amatoreske ndaj muzikës, por që nuk mundën të zhvilloheshin me një arsimim muzike për pasojë të situatës së rëndë të viteve.

Do të ishin vitet 2000 më pas, të cilat do i ofronin qasjen e parë me botën e muzikës. Atje merrte pjesë në aktivitete të ndryshme që organizoheshin për shqiptarët e diasporës dhe aktivitetet jashtshkollore.  Ne moshen 14 vjecare  ai behet pjese e grupit Jungentreft, ku fituan disa cmime në konkurse.

Më pas vetë Gjon Karrica krijon grupin e tij të quajtur Boyband, me pjesëtarë të grupit Sherban, sot ne profesion mjek, Hekuran Zuka dhe Anton Gujani (breakdance). Grupi pati shumë sukses dhe arritën të bënin shumë këngë , ku ndër to u dallua Best Friends (we are the best friends alive…).

Paralelisht në të njëjtën kohë Gjoni detyrohet të punojë, edhe pse në moshë të re për të ndihmuar sadopak familjen. Pas përmbylljes me sukses së Realschule, ai filloi të  punonte si tregtar, fushe ne te cilen do diplomohej pas 2 vitesh, ne 2004.

Pas kësaj, në 2005 do të punësohej në një night club (diskotek) , ku shpeshherë yjet e muzikës shqiptare të kohës ishin të ftuar special. Aty bie në kontakt me shumë figura të estradës si Elsa Lila, Ledina Celo, Manjolla Nalbani, Arif Vladi , por jo vetëm ; aty ishte momenti ku Lugati fillon të njohë më shumë rreth njerëzvë dhe kulturës shqiptare, prej së cilës ishte shkeputur tashmë prej vitesh. Ishte një periudhë shumë aventuriere kjo e jetës së tij, ku dita nuk kishte fillim dhe mbarim, pasi sapo të lindte dielli duhej të shkonte në punë , dhe sapo të perëndonte frekuentonte diskotekat deri në orët e para të mëngjesit.

Shkuan kështu disa vjet deri sa në 2008, i zhgënjyer nga ndodhitë e jetës personale merr vendimin të rikthehet në Kosovë pas 9 vitesh. Kosova do të ishte një dritë në fund të tunelit, pasi aty takon rastësisht vajzën e jetës me të cilën do të kalonte një romancë të gjatë e të lumtur për disa vjet.

2009 do të shënonte fillimet e tij të bërit muzik në mënyrë profesionale, pas njohjes me Ilir Kabashin, Ilir Shaqirin dhe Korab Shaqirin, me të cilët bën disa projekte muzikore, por që nuk u publikuan kurre.

Gjithsesi puna e tij e palodhshme vazhdoi në rikthimin e tij në Zvicër , edhe pse gjithmonë larg syrit publik. Në Luzern ndjek shkollën e muzikës për një vit.  Gjatë kësaj kohe, njihet me shumë persona të rëndësishëm publik në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër dhe nis rrugëtimin e tij për të sjellë muzikë shqip.

Diskografia

Redakto

Projekti i parë që i hapi rrugë në industrinë e muzikës shqiptare dhe e renditi mes emrave të njohur është “Lugati”, këngë kjo që bëri bujë edhe në media, duke u komentuar si një projekt i përmasave të mëdha,revolucionar në cdo detaj  dhe ndryshe nga ajo çfarë publiku kishte hasur më parë. “Lugati” u punua për dy vjet dhe më datë 29 Qershor  2013 del në gjithë platformat digjitale. Videoklipi u punua nga Max Production, ndërsa për tekstin u kujdes vet Gjon Karrica. Muzika u punua nga producenti Anton Nue. Me këtë këngë, ai gjithashtu merr pjesë në Zhurma Show Awards , ku do të fitonte cmimin Best New Comer . Nofka “Lugati” vazhdon ta shoqëroj edhe më tej artistin.

Më datë 21 Qershor 2014, Gjon Karrica publikon videoklipin "Miz Kxeh” në bashkëpunim me aktorin e madh Fitim Domi, i njohur si Mixha Ramë. Muzika u punua nga Anton Nue, ndërsa për tekstin u kujdes vetë artisti në bashkëpunim me aktoren Teuta Sadiku. Me këtë projekt Mixha Ramë ironizon femrat e mbushura me silikon dhe realitetin shqiptar.

Më datë 29 Mars 2015, Gjon Karrica publikon videoklipin "Sex Toy” në bashkëpunim me këngëtaren dhe valltaren Jessy Hennessy, me prejardhje nga Brazili, e cila në botën e showbizit ndërkombëtar njihet edhe si ish e dashura e reperit “50 Cent”.  Videoklipi u realizua nga "Max Production”, ndërsa për tekstin u kujdes vet Gjon Karrica, ndersa për muzikën Anton Nue.  

Kjo ishte një ndërrmarrje e guximshme e artistit, pasi në këngë flitej për seks dhe lodra seksi, tema të papërmendura më parë në televiozion për shqiptaret.  Për pasojë, kënga u bë hit dhe pushtoi gjithë mediat në trevat shqiptare. Si rezultat, njerëzit filluan të ishin më të hapur ndaj temave të tilla dhe televizionet filluan shumë shpejt të diskutonin rreth edukatës seksuale. Thyerja e kësaj tabu-je është ndër arritjet më të mëdha në karrierën e artistit, i cili më pas gjithmonë do të mbahej mend si seks simboli i shqiptarëve.

Në 2001 ka shkruar kengën Whiskey, ku per publikun shqiptar eshte publikuar ne datë 14 Tetor 2021. Projekti u prit mjaft mirë nga publiku i gjerë, i cili u duk ndjeshëm se kishte mall për muzikën e Gjonit.  

Pasionet dhe filantropia

Redakto

Udhëtimet me aventura dhe kuzhina janë pasioni tjetër i Lugatit veç muzikës. Përpos muzikës, koncerteve, udhëtimeve, angazhimet e tij në çështje bamirësie janë të shpeshta edhe pse gjithmonë larg vëmendjes mediatike.

Jeta personale

Redakto

Artisti ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar dhe ka mbajtur larg vëmendjes publike jetën e tij personale, por dihet që ai është një baba i lumtur. Jeton dhe vepron në Zurich, Zvicër për një kohë shumë të gjatë tashmë.