Gryka e Spartave

This is the stable version, checked on 4 nëntor 2017. 1 pending change awaits review.

Gryka e Spartave (Italisht: Portella della Ginestra), ose me e njohur si Purtelja e Gjineshtrës, është një vend në mal (855 m) që ndodhet rreth 3 km nga Hora e Arbëreshëvet, në vend e të cilit i përket, në krahinën e Palermos, Sicili. Rrethuar nga dy male të larta, Mali i Kumetës (1.233 m) dhe maja e Pelavet (1.279 m), gëzon një pamje të shkëlqyer panoramike ku shihet fusha dhe Liqeni i Horës së Arbëreshëvet.

Emrin e vet e ka marre nga lule e egra që çelin në bollëk në pranverë, dhe, për fat të keq, është e njohur për të qenë skena në 1 maj 1947 e masakrës të arbëreshët dhe disa sicilian, ku 11 njerëz vdiqën dhe 27 njerëz u plagosën rëndë.

Në vendin e tragjedisë tani qëndron një përmendorjë e përbërë nga mbishkrimet e shumta mbi gurë të mëdha, të vendosura rreth "Guri i Barbatit", për emrin të shqiptarit Nikolla Barbati nga Hora e Arbëreshëvet, socialist nga themeluesit e Dhomatet e gjindevet çë shërbejën, domethënë Lëvizjes së Punëtorëve e Sicilisë (shekullit të nëntëmbëdhjetë).

Historia

Redakto

Masakra

Redakto

1 maj 1947, pas luftës, u kthye për të festuar Dita e Punës fundjavë. Rreth dy mijë punëtorë në fushën e Horës së Arbëreshëvet, kryesisht fermerë, u mblodhën në luginën e Grykës së Spartavet për të demonstruar kundër landlordism, punësimi i tokës pakultivuara. Mbi arbëreshët u nda, nga kodrat përreth, gjuaje që la mbi tokë 8 të rriturit dhe 3 fëmijë, dhe 27 të plagosur, disa prej të cilëve kanë vdekur si pasojë e plagëve të tij. Ishte mafia, armiku i madh i shqiptarëve të Italisë, të cilët kanë luftuar gjithmonë kundër krimit të organizuar në Sicili. Shkrehi një kriminel sicilian, Salvatore Giuliano, dhe banda e tij mafioze. Atë ditë u vranë rreth 50 veta. Një nga krimet më të turpshme kundra njërzve të pafajshëm. Një krim me karakter politik dhe ideollogjik i cili ka mbetur i pandëshkuar.

Masakra është episodi më dramatik qe nga lindj e Republikës së Italisë, mbetet kryesisht i panjohur për publikun (por jo për të moshuarit arbëreshë), dhe mbetet sot një nga sekretet e mëdha të edhe nuk zbuluar plotësisht.

Viktimat

Redakto

Këto janë 11 viktima, siç raportohet nga guri i gdhendur vendosur në vendin e masakrës:

  • Rrita Kleshëri (shtatzënë, arbëreshe)
  • Gjergj Kuzenca (arbëresh)
  • Serafin Laskari (15 vjeç, arbëresh)
  • Françishku Vikari (arbëresh)
  • Alota Vitoi (19 vjeç, arbëresh)
  • Janj Menja (18 vjeç, arbëresh)
  • Zef Di Maxho (arbëresh)
  • Filpa Di Salvo (arbëresh)
  • Castrenze Intravaia (siçilian)
  • Giovanni Grifò (12 vjeç, siçilian)
  • Vincenza La Fata (8 vjeç, siçiliane)

27 njerëz u plagosën rëndë, të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e tij.

Kultura

Redakto
 
Përfaqësuesit e komunitetet ArbëreshePulias, Bazilikatës dhe Sicilisë te Gryka e Spartave

Letërsi

Redakto

Nga letërsia bashkëkohore shqiptare janë shumë poetët arbëreshë të cilët tregojnë masakrën dhe flasjn për historinë e Grykës së Spartave me sytë i arbëreshëve: në mesin e më i njohur është Zef Skiro Di Maxho, me veprën teatrale "Lule të shumta ka gjinestra" (1997), Vorea Ujko dhe Zef Skiro Di Modika, me poezin "Një maj 1947":

(Te gryk'e spartavet, / në fushë të kuqe, ra / shqiponja ç'u sul të huajvet / turq. / Vanë te mali punëtorët / për festë e i vranë, / bujarët / mbi shkëmb për gjah. / Djem ranë / e pleq në radhë / të parë / te Gryka e Spartavet plot me të vrarë!)

Përmendorja e Grykës së Spartave

Redakto

« Një masakër [kombëtar] që flet gjuhën shqipe. »
(Të mbijetuarit e masakrës së Grykës të Spartave)

Përmendorja e Grykës së Spartave është një rregullim origjinal natyror-monumental i vendit arbëresh, që ndodhet sa ndo tre kilometre nga Hora e Arbëreshëvet në drejtim të Murtilavet (Shën Gjusepi Jato), ku banda e Salvatore-t Giuliano, më 1 maj 1947, vrau burra, gra e fëmijë të pambrojtur. Rregullimi monumental i Grykës së Spartave është një vepër land art (art i dheut, i tokës) e së çilës ndhodhen shëmbuj të shumtë në disa anë të botës.

Përmendorja, dashur nga Bashkia e Horës së Arbëreshëvet, kle projektuar dhe kryer (1979-1980) nga Ettore de Conciliis, piktor dhe skulptor, me bashkëpunimin e piktorit Rocco Falciano e të arkitektit Giorgio Stockel. Vepra, me karakter jo të çastit as ideologjik, kle zhytur te natyra e te visorja sa të mos mbyllej kujtimi i maqilisë te një bllok arkitektonik o te një grup i mbyllur figurash. De Conciliis, tue vatur më atej se rregullimet monumentalë të menduar në mënyrë më tradicionale, kërkoi t'i jipëj një shëng madhështor të përjetshëm kujtimit aty mbi të lartën rrafshinë gurishtore të Purteles së Jinestrës.

Një mur me gurë kufizuar te anët nga një tracerë (rrugë të paasfaltuar) tipike, për një gjatësi thuajse 40 metresh, pret tokën, si një lavomë, në drejtim të shkrehjevet. rreth e rrotull, te një sipërfaqe sa ndo kilometër katror, ku ranë të vdekurit e të parës së majit 1947, lartësohen shkëmbe të mbëdhej, të lartë nga 2 ngjer gjiashtë metre, nxjerrë mbi vend nga guroja, që duken në mënyrë magjike të ndërlidhur si parahistorikët menhir. Një nga ata është guri i Nikolës Barbato, nga ku i rëndësishmi udhëheqës arbëresh i Lëvizjes së Punëtorëve e Sicilisë kish zakonë t'i flisëj popullit shqiptarë në Siçili. Tjerët paraqitjën përmbledhtas kurme, faqe e forma kafshësh të rara. Te dy tjerë ndhodhen përkatësisht gdhendur emret e të rarëve e një poezi. Në projektë i ri është të vendoset një gurë me një poezigjuhën shqipe.

Shih edhe këtu

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto