Haki Xhakli
Haki Xhakli është një piktor shqiptar i Kosovës dhe profesor universiteti nga Kosova. Ai është i njohur për pikturat e tij të kompozimit ku dominojnë figurat e kalit, kalasë dhe gruas.[1]
Haki Xhakli | |
---|---|
Lindi | 3 Tetor 1952 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Piktor, Profesor Universitar |
Njohur për | Ciklin e pikturave Apokalipsa |
Biografia
RedaktoHaki Xhakli lindi më 3 tetor 1952 në Ferizaj, ku ndoqi shkollimin e hershëm. Në vitin 1978 u diplomua në Akademinë e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, ku studioi pikturën në klasën e profesorit Rexhep Ferri.[2]
Nga 1982 deri në 1988 ka udhëhequr Shoqatën e Artistëve Zef Kolombi në Ferizaj. Që nga viti 1984 është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës,[3] të cilën e kryesoi nga viti 2006 deri në 2008.[4]
Ai ligjëron në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2005, lëndën e metodologjisë së artit. Në vitin 2010 ai mori gradën e Doktoraturës për Shkenca Sociale në Universitetin e Shkupit.[5] Në vitin 2016 ai shërbeu përkohësisht si Dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës.[6] Xhakli ishte gjithashtu një koordinator kombëtar për zhvillimin e kurrikulës së arsimit artistik në Kosovë i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (Kosovë) nga viti 2002 deri në vitin 2012.[7][8][9][10]
Ekspozitat
RedaktoXhakli mori pjesë në disa ekspozita kolektive ndërkombëtare dhe hapi ato personale në Kosovë, Itali, Gjermani, Francë, Holandë, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri. Krahas ekspozitave personale në Kosovë dhe jashtë saj, ai mori pjesë në dyzet e katër (44) ekspozita kolektive.[11]
- 1983 Culture House, Ferizaj, Kosovë
- 1993 Cafe Gallery “Kata”, Ferizaj, Kosovë
- 1994 Cafe “Bolero”, Ferizaj, Kosovë
- 1995 SHKA “Agimi”, Prizren, Kosovë
- 1996 Gallery “Rada”, Prizren, Kosovë
- 1999 Hellweg-Museum, Unna, Germany [12]
- 1999 Katharinen-Hoff, Unna, Germany [13]
- 2000 Art Gallery, Ferizaj, Kosovë
- 2002 Culture House, Kaçanik, Kosovë
- 2003 Gallery of Ministry of Culture, Prishtinë, Kosovë
- 2006 Gallery of Ministry of Culture, Prishtinë, Kosovë
- 2011 National History Museum, Tirana, Albania
- 2014 Show Your Hope, Eindhoven, The Netherlands [14]
- 2016 Embassy of Kosovo, Berlin, Germany [15]
- 2020 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Prishtinë, Kosovë[16]
Gjatë karrierës dhe krijimtarisë së tij kaloi kohë në Firence, Itali dhe Unna, Gjermani, ku ishte mësues personal i piktorëve Ilona Hetmann [17] dhe Hans Wegener.[18]
Krijimtaria
RedaktoSimbolet me të cilat komunikon piktura e Xhaklit, sa janë universale, aq janë edhe autoktone. Universale janë, nga fakti se ato, të transponuara në pëlhurë janë tejet të kapshme edhe për publik të gjerë, receptues shtresash e popujsh të ndryshem, natyrisht secili në menyrën e vet, ndërsa autoktonë ngase çdo figurë, madje do të thoshim çdo vijë, sikur buron nga trualli, nga e përditshmja jonë, nga përralla jonë, nga legjenda jonë, nga gjakimi ynë, nga historia jonë. Pra qëndron fort mbi tabanin kombëtar.
Simbol i pashmangshem, pothuajse i cdo pikture të Xhaklit, është kali. Duke e shikuar atë, s’mund të mos zgjohen asociacione të shumbta që lidhen në jetën e përditshme. Në rend të parë është aty simboli i besnikerisë, po edhe i barrës që mban mbi vete. E pashmangshme është edhe ndjenja e syçelesisë, e vigjilencës, kur dihet fakti se kali, pos në rastet kur është i sëmurë, nuk bën shume shtrirë. Ai gjithnjë rri në këmbe. Kjo të kujton krajatat e popullit Shqiptar ndër shekuj, i cili kurr nuk mundi të bënte gjumë të qetë, jetë të rehatshme, duke vigjiluar nga çdo anë, sepse rreziqet ishin dhe proper janë aty pranë, nga ata që gjithnje pretenduan dhe pretendojne mbizoterimin mbi tokën e qenien kombëtare të artistit.
Me kokën e kalit pothuajse gjithnjë lidhet kulla, me bedena të lartë e me frëngji te vogla, të cilat simbolizojne qendresën kombtare në vazhdimësi dhe rrezikun e përhershëm nga zaptues të ndryshëm. Muret janë mburojë nga armiqtë. Nga to reflektohet e tërë ftohtësia e gurit, po në brendi është ngrohtësia qe i ofrohet çdo miku. Frëngjite janë ato që shërbejne edhe si sy vigjilues, por edhe si mbështetje për kondakun e pushkës, kur e do nevoja.
Me mjaft mjeshtëri në pelhuren e pikturave te Xhaklit transponohet edhe personaliteti i gruas, simbolit të përtëritjes njerëzore, në atë rrafshin universal dhe i përtëritjes sonë si etnos, ne rrafshin kombëtar. Zatën, tek shikon sytë e saj, rëndom në pikturat e Xhaklit paraqiten vetëm sytë e gruas, që thone shumë, nuk mund t’i shmangesh idesë së pikërisht nëpërmjet saj transponohet pëlleshmueria, sakrifica, po edhe qendresa e paepur e gruas sonë, e cila kurr nuk e bëri jeten për vete, po për pjellen e saj, rrjedhimisht per vazhdimësine e kombit. Në sytë e saj lexohen histori të shumta, gjakime, dëshira, synime po edhe tragjedi, shtrengata e dete të trazuara të shpirtit tonë individual dhe kolektiv. Gruaja në pikturat e Xhaklit nuk e kurseu veten asnjehere, pavarsisht nga rrethanat, pavarësisht nga situatat absurde në të cilat u ndodh. I vetëdijshem se mbi te objektivisht qëndron e tërë historia, Xhakli shihet me përkushtim e paraqet tërë boten e saj shpirtërore ashtu siç është, tejet madhështore dhe paeupur, në një anë po edhe tejet e afert e modeste ne anën tjetër.
Nëpërmjet gërshetimit të simboleve të shumta, Xhakli e fuqizon pikturën e tij, duke e ngritur atë në një shkallë të lartë te semiotikes universale e cila në atë shkallë merr nje mesazh polisemik, i cili pastaj nuk është vështirë të receptohet nga artdashesit pavarsisht nga përkatesia e tyre.
Dhe ne fund, ndonëse disa nga ciklet e pikturave te Haki Xhaklit titullohen Apokalipsi megjithatë nga to sikur reflektohet fundi jo i botes në pergjithesi porse i asaj botës së shumtuar ose i shëmtisë së botes përgjithesisht. [19][20]
-
Kulla ne lëvizje (1985), vaj në pëlhure, 77 x 57 cm
-
Don Kishoti (1986), vaj në pëlhure, 75 x 60 cm
-
Dialogu (1995), vaj në pëlhure, 80 x 100 cm
-
Dhurata e bardhë (1991), e kombinuar, 68 x 48 cm
-
Baresha (1997), vaj në pëlhure, 90 x 130 cm
-
Kali i shqetësuar (1997), vaj në pëlhure, 135 x 155 cm
-
Aga Imeri (1996), vaj në pëlhure, 110 x 120 cm
-
Zogu i shqetësuar (1997), akryl në letër, 50 x 70 cm
Publikimet
Redakto- Xhakli, Haki (2007). "Shkolla dhe shëndeti mental (Doracak për arsimtarë)". Kosovo: Center for Promotion of Education. fq. 67. ISBN 978-9951-8549-0-0.
- Xhakli, Haki (2008). "Mobilising institutional and human resources of the school system" (në anglisht). NATO Science for Peace and Security Series - E: Human and Societal Dynamics. fq. 85–113. ISBN 978-1-60750-037-7.
- Xhakli, Haki (2008). "Vështrim për edukatën figurative dhe metodologjinë e mësimdhënies". University of Prishtina, Faculty of Education, Educologia 2/2008: 177–179.
- E. Baloch-Kaloianov; A. Mikus-Kos; H. Xhakli (2009). "Activating Psychosocial Local Resources in Territories Affected by War and Terrorism" (në anglisht). IOS Press. fq. 11–. ISBN 978-1-60750-449-8.
- Xhakli, Haki (2010). "Loja si aktivitet dëfryes dhe edukativ i fëmijës". University of Prishtina, Faculty of Education, Educologia 4/2008. 4: 353–355, KUD394.3, 398.82-053.4/.5(496.51).
- Xhakli, Haki (2011). "Trashëgimia në formimin dhe edukimin e fëmijës. (Heritage in the formation and education of the child)". Malësia. No.6: 133–147, COBISS.CG-ID: 20703760. ISSN 1800-5764.[lidhje e vdekur]
- Xhakli, Haki (2013). "Roli i edukatorëve për zhvillimin e kreativitetit dhe të gjuhës të fëmijëve parashkollorë. (The Role of Educators in the Creative Development of the Pre-school Children's Language)". University Fan S.Noli, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departmenti i Gjuhës dhe i Letërsisë. 2013: 200–203). ISBN 978-9928-167-04-0.
- Xhakli, Haki (2013). "Komunikimi - Proces i realizimit të kontaktit". Studime Sociolinguistike, Libraria Kotti. 2013. ISBN 978-9928-167-04-0.
- Xhakli, Haki (2016). "Metoda e Vlerësimit për ciklin Parashkollor dhe Fillorë. (Assessment Method for Pre-Primary and Primary Schools)". Reforma. No.3: 454–456. ISSN 1800-9794.
Referime
Redakto- ^ Dërmaku, Sulejman (2017). "Brenda Kopertinave". Kosovo: Rozafa. fq. 9–12. ISBN 978-9951-02-341-2.
- ^ Xhakli, Haki, Albanian Arts, marrë më 17 nëntor 2018
- ^ "Kosova Monography", Academy of Science and Arts of Kosova, pp.572–575.
- ^ "Ushtrues detyre i kryetarit zgjedhet piktori Haki Xhakli". Koha Ditore, R.S, p.17. 2006-01-16.
- ^ Personeli Akademik, Fakulteti i Edukimit, University of Prishtina, arkivuar nga origjinali më 13 prill 2019, marrë më 17 nëntor 2018
- ^ "Haki Xhakli dekan i përkohshëm i Fakultetit të Edukimit". Gazeta Express. 2016-02-03.[lidhje e vdekur]
- ^ "Kurrikula bërthamë për arsimin e mesëm të lartë të Kosovës" (PDF). MASHT. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 nëntor 2020. Marrë më 2018-12-08.
- ^ "Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme" (PDF). masht.rks-gov.net. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 korrik 2021. Marrë më 2019-04-29.
- ^ "Core curriculum for lower secondary education in Kosovo" (PDF). masht.rks-gov.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 mars 2021. Marrë më 2019-04-29.
- ^ "Core curriculum for pre-primary grade and primary education in Kosovo" (PDF). masht.rks-gov.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 maj 2021. Marrë më 2019-04-29.
- ^ "Fakulteti i Edukimit". Fakulteti i Edukimit. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2019. Marrë më 2018-12-08.
- ^ "Neue Austellung zum Millenium im Hellweg-Museum". Ruhr Nachrichten, Hennes, Nr.149 (në gjermanisht). 1999-07-12.
- ^ "Ausstellung im Katharinen-Hof". Ruhr Nachrichten, Wagner, Nr.166 (në gjermanisht). 1999-09-12.
- ^ "SHOW YOUR HOPE Start up Balkan Selection" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 9 mars 2021.
- ^ "U hap ekspozita e piktorit Haki Xhakli në Berlin - Telegrafi".
- ^ "Në hollin e Kuvendit ekspozohen dy piktura të piktorit Haki Xhakli - Kuvendi i Kosoves".
- ^ Ilona Hetmann Ilona Hetmann Arkivuar 29 tetor 2016 tek Wayback Machine, accessdate: May 2, 2019
- ^ Hans Wegener : Kunstraum Unna: Hans Wegener : Kunstraum Unna, accessdate: May 2, 2019
- ^ "Impresion: Polisemi mesazhes artistike". Gazeta Bujku, 1996, p.14, S.Dërmaku. 1996-01-24.
- ^ Ferri, Rexhep (2002). Gabime të bukura: ese: Skicë për një rrëfim të lirë. Në pikturat e Haki Xhaklit ngjyrat dhe vijat prapë fillojnë me një ëndërr. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 19–20. ISBN 9789994342648.
{{cite book}}
: Parametri|journal=
është injoruar (Ndihmë!)