Halil Brahim Bajraktari
Halil Brahimi - ne çerekun e katert te shek. 19-te është një nga figurat më kryesore te malësisë se Gjakoves, është një nga shtatë delegatët ne lidhjen e Prizrenit: Binak Alia, Ali Ibra, Mal Dula, Ahmet Sadria, Qerim Delia, Mic Sokoli.[1]
Halil Brahimi, Mal Dula, Ahmet Sadria jane ne krye te forcave te Gashit, Bytycit e Berishes ne sulmin kunder forcave te Knjaz Nikolles te Malit te Zi. Në maj të vitit 1845, rreth 8 000 luftëtarë nga Malësia e Gjakovës dhe Reka, të udhëhequr nga Binak Alia e Sokol Rama, Haxhi Brahim Bajraktari, Sulejman Abaz Lushaj e Tahir Bek Bajraktari, Mul Deli Bajraktari e prijës të tjerë, i thyen forcat turke në Qafën e Morinës e të Prushit, hynë në qytetin e Gjakovës dhe e detyruan garnizonin turk, prej 35 000 forcash, të largohej.
Gjatë viteve 1867 - 1870 kemi beteja të zhvilluara kundër forcave turke në Gjakovë e rrethina, në Deçan e deri në Pejë, ku forcave të Malësisë së Gjakovës u prinin Haxhi Brahim Bajraktari, Ali Ibër Neza, Binak Alia, Shaqir Curri, Man Avdia, Mal Dul Bajraktari etj.
Në betejat për mbrojtjen e tokave shqiptare në Plavë e Guci, në vitet 1872 dhe 1875, morën pjesë rreth 3 000 luftëtarë nga Malësia e Gjakovës. Në këto luftime të rrepta pati të vrarë nga të tana fiset e Malësisë së Gjakovës, midis të cilëve edhe bajraktari i Gashit, Haxhi Brahimi.
Kontribut të shquar dha Malësia e Gjakovës në zhvillimet e Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor 1978, dhe në të gjitha betejat që zhvilluan forcat e kësaj Lidhjeje kundër fuqive osmane dhe atyre serbo – malzeze, që synonin copëtimin e trojeve shqiptare. Rol të spikatur në këtë periudhë patën Binak Alia e Mic Sokoli, Halil Brahimi e Ali Hoxha, Ali Ibra e Ahmet Sadria, Shpend Zeqiri, Mal Dula, Prel Tuli etj. Halil Brahim Bajraktari dhe Shaban Binaku ishin krahu i djathtë i Haxhi Zek Byberit, në Kuvendin e Pejës (23 – 29 janar 1899), si dhe në zbatimet e vendimeve të këtij kuvendi, që përbën një ndër kulminacionet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Nga dokumentat arkivore rezulton se, si rezultat i lëvizjes së drejtuar nga Trenc Toçi, në Mirditë, më 28 prill 1911, u themelue Qeveria e Përteshme e Shqypnisë, e cila mbështetej nga Mirdita në Mitrovicë. Në përllogaritje të bërë për forcat mbështetëse për Qeverinë e Përteshme, në totalin prej 16 500 luftëtarësh, kishin deklaruar mbështetjen e tyre dhe Sulejman ag Batusha, 4000 vetë; Isa Boletini, 2000 vetë; Osman ag Berisha, 1000 vetë; Zeqir Halili i Krasniqes, 1000 vetë; Halil Brahimi, bajraktari i Gashit, 1000 vetë; Prel Tuli, nga Mërturi, 1000 vetë.[2]
Ne nje rast kur Kralj Nikolla i Malit te Zi i kishte prite ne Mal te Zi gjithe prijset e fiseve Shqipetare per bisedime duke ju bere pritje te jashtezakonshme e qe ishte e mireseardhur per shkake se ishin te gjithe te lodhur e te paushqyer nga luftat e parreshtura. Pas disa dite prehje Kralj Nikolla i thirre ne takim dhe fillon biseden se jane te kercnuar nga nje Perandori e madhe ajo e Austrohungarise dhe shpetimi do te ishte nese Shqiperia do ti bashkohej Malit te Zi dhe do te munde te shpetonin. Prijsat e Fiseve Shqipetare u zune pak ngushte dhe filluen dikush dicka te fliste e dikush dicka te murmuriste ndersa Halil Brahim Bajraktari kishte ngelur i heshtur e tretur ne mendime. Duke qene se Kralj Nikolla e dinte qe fjala e Bajraktarit te Gashit gezonte respekt te te tjeret e pyeti: Bajraktar pse ke ra ne mendime? Thuaj dicka, e Halil Brahimi i pergjigjet: Per kete pritje qe na ke ba jemi shume falenderues, prandaj po mundohesha te kujtoj se ku i kam tapijat e kulles dhe tokes qe kam, me ti dhane ne shenje falenderimi dhe kompenzimi. Kralj Nikolla ia kthene ndoshta nuk me kuptove, por Halil Brahimi ia prete jo jo mire kuptova por vetem per keto kam tapia e per Shqiperi nuk kam.
Në kuadër të kremtimit të 25 vjetorit, komisionet e ngritura në Malësinë e Gjakovës, evidentuan dhe i dërguan “Komisjonit të Kremtimeve të 25 Vjetorit të Vetqeverimit” propozimet e tyre, për veteranët e krahinës. Komisioni i Tropojës nëpërmjet Vendimit Nr. 2, datë 17 korrik 1937, dërgoi emrat e veteranëve të rrethit dhe biografitë përkatëse.
Ndërmjet tyre figurojnë:
- 1.Halil Brahimi, Bajraktari i Gashit
- 2.Abdullah Sadik Hoxha, prej Parisë së Gashit
- 3.Ali Ibra i Shipshanit
- 4.Zenel Ibrahimi i Babinës
- 5.Arif Delija i Myhejanit
Vendimi mban nënshkrimin anëtarëve të komisionit, kryetarit dhe nënprefektit Sami Tërshana.[3]
Në vitët 1910 u zhvillua beteja homerike ne Qafë të Morinës, e zhvendosur në kodrat e Haklajve për disa ditë, ku mbeti në fushë të betejës deshmori i Atdheut Man Arif Haklaj.
Vllaznia Haklaj u shqua për qëndres spartane. Gushianët udhëhiqeshin nga Halil e Zeqir Brahimi, Abdullah Hoxha, Shpend e Grosh Zeqiri (Haklaj), Arif Delia.
Kenga popullore na sjell me vertetësi ashpërsinë e luftës.
Ku po del kjo flakë e verdhë , Gashit t'gurit si përherë, Gashit t'gurit renda -renda, I ka djemt ( Bajram Rama) me shtatë zemra, Brahim Bardhi t'madhe briti, Po ku je Halil Brahimi, Lesho Kushtrimin te Shpend Zeqiri.
Gashianët nuk pranuan kompromisin me pashain turk siç na vertetojnë vargjet memoriale.
N'qafë të Morinës pasha ka dalë, U ka çue bajrakëve fjalë, A po vini me u pjek me mue, Me u dhanë vulat me u rehatue, Ka thirrë Gashin nuk i ka shkue.
Në Tropojë , në një mbledhje në një mbledhje të organizuar nga komandanti austriak në Bujan, për të detyruar popullin , që t’i përgjigjej pushtuesit me taksa e ushtarë , bajraktari i Gashit, vllau i Haxhi Brahimit, Halil Brahimi u ngrit dhe ia derdhi në gjoks oficerit austriak këto fjalë: ”Më ke ardhur me zor , rri këtu sa të rrish me zor se nuk të jap as taksa as ushtarë”. Nga ai moment Halil Brahimi kaloi në arrati . Pushtuesi e ndoqi me një survejim të jashtzakonëshim gjerë sa e zuri dhe e migroi në Budapest . Atje në hetuesi , me duar të lidhura përpara , i hidhet hetuesit , ia mërthen trupin ati dhe ashtu të kapur fyt për fyt me njëri tjetrin , fundoset dyshemeja e dhomës dhe ata bien nga një lartësi tre apo katër metra dhe mbetën që të dy të vdekur .[4]
Referime
Redakto- ^ https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Mal_Dula
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2021. Marrë më 9 nëntor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.radiandradi.com/veprimtare-te-levizjes-kombetare-shqiptare-te-malesise-se-gjakoves-ne-25-vjetorin-e-kremtimit-te-pavaresise-nga-ylli-prebibaj/ (AQSH F. 170 F. D. 55)
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2021. Marrë më 23 janar 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)