Haxhi lamtumirës (Arabisht: ٱلْحَجّ ٱلْوَدَاع‎ el-haxh el-Veda) është i vetmi haxh dhe i fundit që ka bërë Muhammedi. Ky haxh ndodhi më 632 (10 hixhri).

Fillimi i udhëtimit

Redakto

Muhammedi ka jetuar në Medine për 10 vite dhe nuk e ka bërë asnjëhere haxh. Njerëzit e Medines dhe përreth u mblodhën në qytet për ta shoqëruar Muhammedin gjatë Haxhit.

Veshja e Ihramit

Redakto

Para se të shkoj në Meke, Muhammedi qëndroi në Mikat dhe i'a mësoi njerëzve mënyrën e veshjeve të Ihramit. Ai së pari ka bërë gusël, pastaj ka veshur Ihramin.

Ritualet

Redakto

Tavafi dhe namazet

Redakto

Ditën tjetër, Muhammedi dhe shokët e tij arritën në el-Mesxhid el-Haram. Ata hynën tek porta Dar es-Selam dhe shkuan në Qabe dhe e prekën gurin e zi. Pastaj Muhammedi bëri ecjen rreth Qabes (tavaf), pastaj e preki prapë gurin e zi, e puthi dhe qau aq shumë. Pastaj i fali dy reqate namaz pas Makām Ibrāhīm-i.

Pasi e përfundoi namazin, ai piu ujin zemzem, fali dhe pastaj shkoi në malin Sefa dhe Merves, dhe thuhet se ai filloi Sa'jin (ecje mes Sefas dhe Merves) nga mali i Sefas. Kur arriti, ai filloi të eci rreth Qabes dhe fali gjatë namaz. Kur arriti në malin e Merves, ai ndaloi dhe filloi të falej.

Mina dhe Arafati

Redakto

Në ditën e tetë të muajit dhulhixhxhes, Muhammedi shkoi për në Mina dhe qëndroi një natë. Pastaj shkoi me deve deri në malin e Arafatit. Ai u ngjit në mal, ai ishte i rrethuar nga mijëra pelegrinë duke thënë Talbiyah dhe Teqbirin. Me urdhër të Muhamedit, një tendë është ngritur për të në anën lindore të malit Arafat në një vend të quajtur Namirah. Ai e zuri gjumi derisa dielli kaluar zenitin, atëherë ai hipi mbi devenë e tij derisa arriti në luginën e Uranah. Pastaj ai mbajti një hutbe dhe kur e përfundoi ai e fali namazin e drekës dhe namazin e Ikindisë. Pastaj ai shkoi në Arafat, qëndroi atje dhe kaloi pasdite në lutje.

Qëndrimi në Muzdelife dhe gjuatja e guralecave

Redakto

Pas perëndimit të diellit, Muhammedi shkoi për në Muzdelife dhe këtu ai e fali namazin e akshamit dhe namazin e jacisë. Te poshtë, ai bëri lutje e cila është e preferueshme në Haxh. Në mëngjes, Muhammedi shkoi në Mina dhe aty gjuajti shtatë guraleca.

Sakrifica

Redakto

Pas kësaj, Muhammedi shkoi në vendin e kurbanit dhe ai prejti 63 deve (bazuar në moshën e tij). Ai i dha Alisë 37 deve prej njëqindëve. Disa nga devet, ai hëngri dhe disa i dha si bamirësi. Pas kësaj, ai i heqi flokët. Ai shkoi në Meke, bëri tavaf dhe e fali namazin e drekës në xhaminë e shenjtë. Pas kësaj, ai morri ujin e zemzemit dhe piu prej saj, u kthye në Medine në njëjtin ditë dhe ai i kaloi ditët e teshrikut, pastaj gjuajti disa guraleca dhe u kthye në Medine.

Shiko edhe

Redakto