Hodo Nivica (1805-1852) ishte një prijës popullor në Kryengritjen e vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit, krahas Zenel Gjolekës, Çelo Picarit e Tafil Buzit.[1]

Hodo Nivica
Lindi me: 1805
Lindi në: TurqiaNivicë, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane
Vdiq me: 1852
Vdiq në: TurqiaShpuzë, Podgoricë Mali i Zi (Perandoria Osmane)
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Udhëheqës i luftës së armatosur anti-osmane


Kryengritja e armatosur e udhëhequr

Redakto

Pas lidhjes së besës në Kuvendin e Kurveleshit të mbajtur në Lisat e Kadhe të Progonatit kurveleshasit u betuan që të mos lejonin nëpunësit e taksave që të vepronin në krahinën e tyre.[2] Kryengritasit sulmuan kështjellën e Gjirokastrës, por për shkak të armatimit të keq dhe ngurrimit të bashkpunimit të feudalve shqiptare brenda kalasë, sulmi u thye.[3]

Duke parë se kalaja ishte e pamundur për t'u marrë, Gjoleka, së bashku me Nivicën e Tafil Buzin, e ndanë çetën në çeta më të vogla për të bërë sulme të befasishme nga të gjitha krahët e për të bllokuar rrugët që të çonin drejt kalasë. Me anë të kësaj strategjie ata morrën Delvinën e shumë fshatra të tjera, ky sukses i arritur ju shtoi guximin edhe shumë fshatarëve nga Labëria e Çamëria ti bashkoheshin çetave kryengritëse. Hodo Nivica me çetën e tij ishin përgjegjës për të mbrojtur Delvinën dhe Qafën e Peshkëpisë.[4]

Kryengritja nuk bëri bujë vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve deri në Rusi,[5] edhe në Janinë e cila në 25 gusht 1847 njoftonte që çetave të udhëhequra nga Gjoleka, Hodo Nivica e Rrapo Hekali u janë bashkuar 3 mijë burra e prej dy muajsh po i shkaktojnë dëme të konsiderueshme.[6] Një ditë Hodo Nivica mësoi nga dezertorët osmanë se po përgatitej një sulm i për të shtypur kryengritjen me anë të sulmit në fushë të hapur. Ai zgjodhi luftëtarët më të mirë të çetës së tij dhe me strategjinë për t'i sulmuar nga krahët arriti ta thyente armikun duke i shkaktuar humbje të rënda, e duke i rrëmbyer 60 kuaj, për të cilët luftëtarët kishin nevojë.[7]

Edhe pse sukseset ishin të admirueshme për t'u bërë ballë forcave osmane të cilat ishin të shumta në numër, Gjoleka në 27 gusht (15 gusht allaturka) 1847 thirri të gjithë komandantët e kryengritjes për të diskutuar strategjinë e re. Ata vendosën ti kërkojnë ndihmë Greqisë, e cila hiqej si mike e shqiptarve në atë kohë duke menduar për ti shfrytëzuar kundër osmanve. Ata i drejtuan një memorandum mbretit grek Oton, duke i kërkuar t'i ndihmonte në këmbim së do të bëheshin shtetas grekë.[8] Letra u nënshkrua nga të 89 krerët e kryengritjes, por qeveria greke e refuzoi kërkesën e shqiptarve duke u justifikuar se nuk kishte mjete financiare. Forcat osmane po në 27 gusht kishin dërguar një ushtri prej 2 mijë vetësh në Gjirokastër. Sapo mori lajmin, Hodo Nivica me trimat e tij dhe të Halim Çaparit rreth 700 lebër e çamë u nisën drejt vendngjarjes. Lufta qe e ashpër dhe u zhvillua edhe trup me trup me thika deri në mengjesin e 28 shtatorit, edhe forcat kryengritëse i thyen osmanët të cilët u larguan drejt Janinës. Mehmet Reshit pasha, vendosi të shuante kryengritjen me anë të një amnistie të rrëme: ai ftoi krerët e kryengritjes në fushën e Zhulalit dhe shkeli amnistinë e premtuar duke i arrestuar të gjithë krerët (ndër ta edhe Hodo Nivicën), me përjashtim të Gjolekës, dhe, të gjithë i interrnoi në Adana.

Pas kapjes se Hodo Nivicës qëndresa ra e nuk ishte më e fuqishme dhe forcat osmane u vunë ne ndjekje për të kapur edhe Gjolekën. Pasi arrestuan edhe Gjolekën qeveria osmane i nxorri para gjyqit, ku Hodo Nivicën dhe Gjolekën i dënuan në burgjet e Stambollit. Më pas qeveria osmane i fali krerët e kryengritjes dhe i angazhoi në rradhët e saj për t'u bërë ballë sulmeve malazeze në veri. Aty u vra dhe Hodo Nivica në Shpuzë të Podgoricës më 1852.

Referimet

Redakto
  1. ^ Histori e Kurveleshit- Rami Memushaj, f.256-280
  2. ^ AIH:A-III-234: B.Bedo, Kryengritjet në Shqipëri në kohën e zbatimit të reformave të Tanzimatit
  3. ^ L.Mile, vep e cit. f.42
  4. ^ L.Mile, vep e cit. f.153
  5. ^ Gazeta Sankt Peterburgskie vjedomosti, nr.207, 12 shtator 1847, f.940
  6. ^ Revista Ylli, 1968, nr.8
  7. ^ V.Meksi, Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Jugut, f.63
  8. ^ M.Spiromilo, Hrnograf i përjetshëm i Epirit, f.141