Ibrahim bej Biçakçiu
Ibrahim bej Biçakçiu (Elbasan, 10 shtator 1905 - 4 janar 1977) ishte latifondist, agronom, sipërmarrës, ministër dhe kryeministër shqiptar.
Ibrahim bej Biçakçiu | |
---|---|
Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm | |
Në detyrë 14 shtator, 1943 – 4 nëntor, 1943 | |
Paraprirë nga | Xhaferr bej Ypi / zv/km Iljaz Agushi |
Pasuar nga | Mehdi bej Frashëri |
Kryeministër i Shqipërisë | |
Në detyrë 6 shtator, 1944 – 25 nëntor, 1944 | |
Paraprirë nga | Fiqri Dine |
Pasuar nga | Enver Hoxha |
Ministër i Brendshëm i Shqipërisë | |
Në detyrë 6 shtator, 1944 – 25 nëntor, 1944 | |
Paraprirë nga | Fiqri Dine |
Pasuar nga | Haxhi Lleshi |
Ministër i Jashtëm i Shqipërisë | |
Në detyrë 6 shtator, 1944 – 25 nëntor, 1944 | |
Paraprirë nga | Eqrem bej Vlora |
Pasuar nga | Omer Nishani |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 10 shtator 1905 Elbasan, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 4 janar 1977 (në moshën 72 vjeçare) Elbasan, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Themelues i Partisë Nacionale |
Bashkëshortja/et | Diana Risillia |
Punësimi | Agronom, sipërmarrës |
Nënshkrimi | |
Jetëshkrimi
RedaktoLindi në Elbasan në 1905, pinjoll i Biçakçinjve, ishte djali i vetëm i Aqif pashë Elbasanit dhe Ifete hanëm Vrionit[1].
Arsimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike[2]. Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht.
Në 1926 pasi i vdes i ati kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe "Flora", pronar i Shoqërisë tregtare "Ibrahim Biçakçiu", bashkëthemelues i Shoqërisë "Albiger" që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri[3].
Jeta në politikë
RedaktoPër herë të parë në politikë shfaqet në 1937, gjatë regjimit të Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet i pavarur i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t'u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare ku Gjermania po tërhiqej, më 1944 ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Nuk pranoi të largohej jashtë atdheut. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria, pushtetin ia dorëzon forcave të LANÇ-it pa bërë rezistencë. Arrestohet nga forcat komuniste më 6 dhjetor 1944 në Shkodër
Gjyqi special dhe burgimi
RedaktoNë Gjyqin Special të zhvilluar në ish-kinema "Kosova", i drejtuar nga Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu, nga dënimi kapital me vdekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza i cili ka deklaruar se: "Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me armë".[4]
U dënua me 18 vjet burgim, pjesën më të madhe në burgun e Burrelit. Del nga burgu më 5 maj 1962. Pas një qëndrimi të shkurtër në Tiranë, kthehet në Elbasan, ku pas disa viteve e "punësojnë" roje varrezash dhe më pas punëtor në ndërmarrjen komunale. Vdiq në Elbasan më 4 janar 1977[5].
Galeria
Redakto-
Ibrahim Biçakçiu
-
Qeveria Biçaku
-
Ibrahim Bicaku para gjyqit
Referimet
Redakto- ^ Vlora E., Kujtime 1885-1925, Tiranë: IDK, 2003. fq. 596. ISBN 99927-780-6-7
- ^ Hoxha Ç., Ibrahim Biçakçiu u dënua për të denigruar njerëzit patriotë, të ditur dhe të pasur: gjyqi special 1945, Standard. - Nr. 2168, 18 shkurt, 2012, f. 18-19.
- ^ Dervishi K., "Faljani jetën Ibrahim Biçakçiut": 1945/ peticioni i qytetarëve elbasanas për Gjyqin special, 55. - Nr. 205, 28 korrik, 2010, f. 16 - 17.
- ^ Gazeta Shqiptare - Gazeta "ORA" një lumë akuzash për Babën, Dashnor Kaloçi
- ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 91, ISBN 978-99943-56-22-5