Ivaz Mehmed Pasha (vdiq më 1743), gjithashtu i njohur si Haxhi Ivaz Mehmed Pasha, ishte vezir i madh dhe guvernatorë provincial (valiu) osman.[1]

Ivaz Mehmed Pasha
Veziri i Madh i Perandorisë Osmane
Në detyrë
22 mars 1739 – 23 qershor 1740
MonarkuMahmud I
Paraprirë ngaYeğen Mehmed Pasha
Pasuar ngaNişancı Ahmed Pasha
Të dhëna vetjake
Vdiq më1743
Lepanto
Shërbimi ushtarak
Aleanca Perandoria Osmane
Beteja/luftraLufta e Madhe Turke

Lufta Austro-Ruso-Turke (1735-39)

Jeta e hershme Redakto

Babai i tij Nasrullah ishte nga Jagodina (në Serbi).[2] Familja e tij ishte në mesin e grupit të familjeve të njohura si evlad-ı fatihan, pra, pasardhës të ushtarëve të hershëm osmanë në Rumeli (Evropa juglindore). Me rekomandimin e babait të tij, ai punoi në gjykatat e disa burrave të shtetit. Gjatë Luftës së Madhe Turke (e njohur edhe si Lufta e Lidhjes së Shenjtë), ai ishte në frontin e betejës pranë Beogradit (në Serbinë moderne). Para se të mbaronte lufta, ai udhëtoi në Xhide (në Arabinë Saudite moderne) si kujdestar (ket'hyda). Në vitet 1730, ai erdhi në kryeqytetin Stamboll si shef i kujdestarisë. Në vitin 1735, ai u promovua si vezir dhe u emërua guvernator i Vidin (në Bullgarinë moderne). Në shpërthimin e Luftës Austro-Ruso-Turke (1735-39), ai luftoi kundër austriakëve me një forcë relativisht të vogël krahinore. Përpjekjet e tij u treguan të vlefshme për kauzën osmane. Pasi ushtria kryesore osmane arriti në front, ai ishte një nga komandantët e ushtrisë.

Si vezir i madh Redakto

Më 22 mars 1739, ai u emërua si veziri i madh, posti më i lartë në perandori pranë atij të sulltanit. Më 21 korrik 1739, ai komandoi ushtrinë osmane në Betejën e Grockës ku mundi austriakët, të komanduar nga Konti i Wallis. Pas betejës, ai rrethoi dhe kapi Beogradin, dhe me Traktatin e Beogradit, ai ishte në gjendje të kapte qytetin. Edhe pse u kthye në Stamboll si një komandant fitimtar, ai nuk ishte aq i suksesshëm në administratën civile. Ai ishte joefikas gjatë zjarreve të mëdha të Stambollit dhe një rebelimi, i cili duhej të nënshtrohej nga shtetarët e tjerë të perandorisë. Si rezultat, sulltani e shkarkoi atë më 23 qershor 1740.[3]

Vitet e vonshme Redakto

Në vitet e tij të mëvonshme, ai ishte një guvernator krahinor. Në harkun e vetëm tre viteve, ai u emërua në mënyrë të njëpasnjëshme në kaq shumë rrethe saqë në shumicën e rasteve, atij iu desh të largohej për në vendin e ardhshëm të detyrës para se të mund të përurohej për postin e tij të mëparshëm. Këto poste ishin guvernatorët krahinorë të EjaletitHabeshit (në Afrikën lindore), SanxhakutHanisë (në Kretë), Sanxhakut të Selanikut (në Greqinë e sotme), Ejaletit të Bosnjës (në Bosnjë dhe Hercegovinën e sotme), Sanxhakut Eğriboz (ishulli Euboea, në Greqinë e sotme) dhe Sanxhakut të Inebahtit (me qendër në Lepanto, në Greqinë e sotme). Ai vdiq në Inebahti në vitin 1743.

Shih edhe Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ İsmail Hâmi Danişmend, Osmanlı Devlet Erkânı, Türkiye Yayınevi, İstanbul, 1971 (në turqisht)
  2. ^ Mehmed Süreyya (haz. Nuri Akbayar) (1996), Sicill-i Osmani, İstanbul:Tarih Vakfı Yurt Yayınları ISBN 975-333-0383 C.III s.607-608 [1]
  3. ^ Ayhan Buz: Osmanlı Sadrazamları, Neden Kitap,2009, İstanbul,ISBN 978-975-254-278-5 p.222-226