João Miranda

futbollist brazilian

João Miranda de Souza Filho (lindur më 7 shtator 1984) është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin kinez Jiangsu Suning dhe kombëtaren braziliane.

João Miranda
20180610 FIFA Friendly Match Austria vs. Brazil Miranda 850 1585.jpg
Miranda me Brazilin në vitin 2018
Të dhënat personale
Emri i plotëJoão Miranda de Souza Filho
Data e lindjes (1984-09-07) 7 Shtator 1984 (36 vjeç)
Vendi i lindjesParanavaí, Brazil
Gjatësia1.86 m[1]
PozicioniQëndër mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktualJiangsu Suning
Numri13
Karriera në rini
Coritiba
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2004–2005Coritiba45(2)
2005–2006Sochaux20(0)
2006–2011São Paulo128(4)
2011–2015Atlético Madrid117(8)
2015–2019Internazionale109(1)
2019–Jiangsu Suning9(1)
Ekipi kombëtar
2009–Brazili58(3)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 1 dhjetor 2019.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 2 korrik 2019

Pasi filloi karrierën e tij Coritiba, ai shpenzoi sezonin 2005–06 me Sochaux në Francë përpara se të rikthehej në Brazil për të luajtur me São Paulon. Në vitin 2011, ai u bashkua me Atlético Madrid, ku ai fitoi trofe vendor dhe europian.

Miranda bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë të Brazilit në vitin 2009 dhe ishte pjestar i skuadrës që fitoi Kupën e Konderatave në atë vit.

Karriera me klubeRedakto

Karriera e hershme dhe São PauloRedakto

Miranda filloi karrierën e tij te Coritiba, ku ai bëri 89 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Më 25 korrik 2005, Miranda firmosi me skuadrën franceze Sochaux.[2] Miranda bëri njëzet paraqitje për Sochaux me klubin që e përfundoi sezonin në mesin e tabelës, me Mirandën i cili nuk ishte në gjëndje për të qëndruar në Francë dhe shpejt u rikthye për në vendlindjen e tij.

Miranda u rikthye në Brazil në gusht 2006, duke u huazuar te São Paulo.[3] Në të njëjtin vit, São Paulo fitoi 2006 Campeonato Brasileiro. Ai me klubin gjithashtu fituan edhe edicionet e viteve 2007 dhe 2008 të Campeonato Brasileiro, duke u zgjedhur në "Skuadrën e vitit" 2007 dhe 2008.[4][5] Gjatë kohës kur São Paulo dështoi të fitonte titujt të tjerë gjatë qëndrimit të Mirandës në klub, performancat e tij individuale nuk ndryshuan, duke u zgjedhur sërisht në "Skuadrën e vitit" për edicionet e vitit 2009 dhe 2010.

Atlético MadridRedakto

Miranda u bashkua me klubin spanjoll Atlético Madrid në korrik 2011 pasi firmosi një para-kontratë tre-vjeçare me klubin në janar 2011 pasi mbrojtësi nuk kishte pranuar për të rinovuar kontratën e tij me klubin brazilian e cila skadonte në korrik 2011.[6] Miranda bëri debutimin e tij kompetitiv me skuadrën më 25 gusht 2011 në fitoren 4–0 kundër klubit portugez Vitória S.C. në ndeshjen e dytë të raundit play–off të Ligës së Evropës.[7] Ai bëri debutimin e tij në La Liga më 10 shtator në humbjen 1–0 kundër Valencias, me sulmuesin Roberto Soldado i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.[8]

Mbrojtësi brazilian shënoi Golin e parë me klubin kryeqytetas kundër Granadës më 11 mars 2012, pasi mori një pasim nga Diego Godín nga krahu i majtë i kornes për të shënuar, duke kontribuar në fitoren 2–0 të skuadrës.[9] Më 8 prill, Miranda shfaqi një lojë të dobët kundër rivalit për zonën e Ligës së Kampioneve, Levante UD, duke lejuar sulmuesin Arouna Koné të shënojë golin e dytë të Levantes dhe gjithashtu mori edhe një karton të kuq shtatë minuta para mbylljes së ndeshjes; Atlético humbi ndeshjen me rezultatin 2–0 kurse Levante u ngjit në vendin e katërt.[10] Goli i parë europian për të erdhi më vonë në atë muaj, duke shënuar Golin e dytë të skuadrës në fitoren 4–2 kundër Valencias në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së Ligës së Evropës, zhvilluar më 19 prill.[11]

Miranda shënoi golin e tretë me Atléticon në fitoren shkatërrimtare 4–1 kundër kampionëve evropian Çelsit më 31 gusht 2012.[12] Më 13 mars 2013, Miranda rinovoi kontratën e tij me klubin, duke e mbajtur atë në Spanjë deri në vitin 2016.[13] Në finalen e Kupës së Mbretit më 17 maj, Miranda realizoi golin e fitores, duke shënuar me kokë në kohën shtesë për t'i dhënë skuadrës fitoren 2–1 kundër Real Madridit.[14] Kjo gjë solli prishjen e rekordit negativ prej 25 humbjesh kundër Real Madrid, ku fitorja e tyre e fundit ishte në vitin 1999.[15]

Pasi ndihmoi Atléticon të fitonte titullin e parë të ligës pas 17 vitesh, Miranda u nominua në vitin 2014 si mbrojtësi më i mirë në La Liga, sëbashku me shokun e skuadrës Filipe Luís dhe lojtarin e Real Madrid Sergio Ramos.[16]

Karriera ndërkombëtareRedakto

Më 27 gusht 2007, Miranda mori thirrjen e parë në kombëtaren braziliane si zëvëndësuesi i Lúcios për ndeshjen kundër Algjerisë.[17] Megjithatë, ai nuk bëri dot debutimin e tij në ndeshje pasi ishte një zëvëndësim i papërdorur gjatë ndeshjes. Pas më shumë se një viti, Miranda bëri debutimin e tij me Brazilin në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2010 kundër Perusë më 1 prill 2009. Ai hyri në fushën e lojës si zëvëndësues në vend të Luisãos i cili u dëmtua gjatë ndeshjes.[18]

Miranda ishte pjesë e skuadrës braziliane që fitoi Kupën e Konfederatave 2009 në Afrikën e Jugut. Ai zëvëndësoi Kléber në krahun e majtë në ndeshjen e dytë të grupit kundër Shba-sëPretoria, por për ndeshjen e tretë ishte zëvëndësuar André Santos, i cili e ruajti vendin e tij për pjesën e mbetur të turnamentit.

Miranda ishte një nga shtatë lojtarët që nuk u përfshinë në listën e lojtarëve për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[19]

Redaktuar më 6 shkurt 2014 [20]

Kombëtarja Klubi Sezoni Ndeshje Gola
Brazili São Paulo 2009 6 0
Atlético Madrid 2013 1 0
Total 7 0

TrofeRedakto

KlubeRedakto

 
Miranda në paradën e fitores të Atlético Madrid pasi klubi fitoi ligën në vitin 2014
Coritiba
São Paulo
Atlético Madrid
Brazil

PersonaleRedakto

2007, 2008, 2009, 2010
2008, 2009

ReferimetRedakto

  1. ^ "2018 FIFA World Cup Russia: List of players: Brazil" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Brazili] (PDF) (në anglisht). FIFA. 10 qershor 2018. f. 4. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 11 qershor 2018.
  2. ^ "Sochaux contrata zagueiro brasileiro João Miranda" (në portugalisht). UOL Esporte. 29 korrik 2005. Marrë më 12 mars 2013.
  3. ^ "São Paulo contrata zagueiro Miranda, 'herdeiro' de Lugano" (në portugalisht). UOL Esporte. 28 gusht 2006. Marrë më 12 mars 2013.
  4. ^ "Hexacampeão, São Paulo domina também o Prêmio Craque Brasileirão" (në portugalisht). Globo Esporte. Marrë më 8 dhjetor 2008.
  5. ^ "São Paulo domina premiação da CBF" (në portugalisht). Globo Esporte. Marrë më 3 dhjetor 2007.
  6. ^ "Miranda fecha com Atlético de Madr" (në portugalisht). Globo Esporte. 7 janar 2011. Marrë më 12 mars 2013.
  7. ^ "Vitória SC 0–4 Atlético" (në anglisht). UEFA. Marrë më 25 gusht 2011.
  8. ^ "Valencia CF 1 – 0 Atlético Madrid" (në anglisht). Eurosport. Marrë më 10 shtator 2011.
  9. ^ "Atletico Madrid 2–0 Granada" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 mars 2012.
  10. ^ "Granotas leap into top four" [Granotas ngjitet në katërshen e parë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 prill 2012.
  11. ^ "Atlético in control against rivals Valencia" [Atletico në kontroll kundër rivalëve Valencia] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 prill 2012.
  12. ^ "Chelsea 1–4 Atletico Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 31 gusht 2012.
  13. ^ "Miranda extends Atlético deal until 2016" [Miranda zgjat kontratën me Atleticon deri në vitin 2016] (në anglisht). Marca. 12 mars 2013. Marrë më 12 mars 2013.
  14. ^ "Real Madrid 1–2 Atletico Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 17 maj 2013.
  15. ^ "Atletico party like it's 1999" [Atletico feston sikur të ishte viti 1999] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 maj 2013.
  16. ^ Eduardo Fernandez-Abascal (14 tetor 2014). "Chelsea Duo Thibaut Courtois And Filipe Luis Nominated For La Liga Awards" [Dyshja e Çelsit Thibaut Courtois dhe Felipe Luis nominohen për çmimet e La Ligas] (në anglisht). International Business Times. Marrë më 15 tetor 2014.
  17. ^ "Lucio, Gilberto ruled out" [Lucio, Gilberto jashtë] (në anglisht). The World Game. 15 nëntor 2012. Marrë më 13 qershor 2020.
  18. ^ Brazil – Peru
  19. ^ "World Cup 2014: Kaka and Robinho omitted from Brazil squad" [Kupa e Botës 2014: Kaka dhe Robinho përjashtohen nga ekipi i Brazilit] (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
  20. ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2008–2009". Arkivuar nga origjinali origjinali më 1 dhjetor 2015. Marrë më 19 nëntor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto