Keita Baldé Diao (lindur më 8 mars 1995), njohur zakonisht si Keita, është një futbollist profesionist senegalez i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale, në huazim nga Monaco, dhe kombëtaren senegaleze.

Keita Baldé Diao
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKeita Baldé Diao
Datëlindja8 mars 1995 (29 vjeç)
VendlindjaArbúcies, Spanjë
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri11
Karriera me të rinjtë
2004–2011Barcelona
2010–2011Cornellà (huazim)
2011–2013Lazio
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2017Lazio110(26)
2017–Monaco23(8)
2018–Internazionale (huazim)17(4)
Karriera ndërkombëtare
2015Katalonja1(0)
2016–Senegali21(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 dhjetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 9 shtator 2018

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Lindur në Arbúcies, Girona, Katalonjë nga prindër senegalezë, Keita kaloi përmes akademisë së Barcelonës. Në vitin 2010, Keita udhëtoi me skuadrën e të rinjëve të Barcelonës për një turnament në Katar, ku ai bëri një xhest humori duke vendosur një kub akulli në krevatin e një prej shokëve të tij të skuadrës.[1]

Si ndëshim, Barcelona e dërgoi në huazim 15 vjeçarin te klubi satelit UE Cornellà, pavarësisht se Keita kishte prespektivë për të luajtur me skuadrën e parë. Huazimi te Cornellà do të thoshte se kishte të drejtat të blinte shërbimet e tij. Pas një sezoni ku ai shënoi 47 gola për skuadrën e të rinjëve, Keita hodhi poshtë rikthimin te Barcelona, duke tërhequr interesin e Real Madridit dhe Manchester Unitedit.[1]

Në verën e vitit 2011, ai u ble nga klubi italian i Serie A Lazio për shumën e 300,000 , ku 10% e kësaj shume shkoi te UE Cornellà.[2] Keita nuk ishte në gjëndje për të luajtur ndeshje zyrtare me skuadrën e të rinjëve, pasi ai duhej të priste për të marrë shtetësinë spanjolle dhe pasaportën EU që të regjistrohej te klubi italian. Megjithatë, ai impresionoi gjatë kohës që po luante në kompedicionin e të rinjëve të Torneo Karol Wojtyla, ku ai shënoi gjashtë gola në vetëm katër ndeshje.[2]

Ai e shpenzoi sezonin 2012–13 duke luajtur me Primaverën e Lazios (skuadra e të rinjëve) dhe u stërvit edhe me skuadrën e parë. Ai u zgjodh nga trajneri Vladimir Petković të ulej në disa ndeshje si rezervë gjatë pjesës së dytë të sezonit por nuk bëri dot debutimin e tij.

Ai u ngjit në skuadrën e parë në sezonin e ardhshëm dhe debutoi në ligë në fitoren 3–0 kundër ChievosStadio Olimpico më 15 shtator 2013, duke zëvëndësuar në minutat e fundit italianin Luis Pedro Cavanda. Pesë ditë më vonë, Keita bëri debutimin e tij në Ligën e Evropës, duke nisur si titullar në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Legia Warsaw. Ai asistoi golin e vetëm të ndeshjes që u shënua nga Hernanes. Më 10 nëntor 2013, ai shënoi golin e parë me skuadrën e parë në barazimin 1–1 kundër Parmës.[3]

Monaco

Redakto

Më 29 gusht 2017, Keita firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin francez Monaco për 30 milion €.[4] Atij iu dha fanella me numrin 14 që u la bosh nga Tiémoué Bakayoko, i cili kaloi te Çelsi një muaj më parë.[5]

Internazionale

Redakto

Më 13 gusht 2018, Keita u transferua te Interi në formë huazimi për 6 milion € dhe me mundësi blerje për 30 milion € në fund të sezonit.[6]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Në maj 2018, Keita u emërua në ekipin e 23 lojtarëve të Senegalit për Kupën e Botës 2018.[7]

Jeta personale

Redakto

Vëllai i tij i vogël Ibourahima Baldé është gjithashtu futbollist profesionist.[8]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Finalmente Keita La Lazio scopre il baby fenomeno (Gazzetta dello Sport – ed. romana), Marco Calabresi". Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2014. Marrë më 20 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Esclusiva - Keita, la nuova promessa della Lazio. L?agente: ?C?era l?offerta del Real Madrid, ma??
  3. ^ Parma-Lazio 1-1, non basta Keita show e gol: pareggia Lucarelli
  4. ^ "Zyrtare: Keita Balde te Monaco". Telegrafi.com. 29 gusht 2018. Marrë më 28 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Zyrtare: Keita Balde te Monaco". Botasot.info. 29 gusht 2018. Marrë më 28 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Zyrtare/ Keita Balde firmos me Interin". Ora News. 13 gusht 2018. Marrë më 28 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Senegali publikon listën për në Kupën e Botës, shumë lojtarë premtues në skuadër". Gazeta Panorama. 17 maj 2018. Marrë më 28 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Ibrahima Baldé, petit-frère de Baldé Diao Keïta, finalement appelé en sélection" (në frëngjisht). SeneNews. 17 mars 2017. Marrë më 17 mars 2017.

Lidhje të jashtme

Redakto