Kristi Vangjeli (lindur më 5 shtator 1985) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar SkenderbeuKategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare si mbrojtës. Pozicioni i tij i preferuar është mbrojtësi i djathtë, por ai mund të luajë mirë edhe në krahun e majtë dhe këtë gjë e ka bërë në disa raste në nivel klubesh në kombëtare, gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës.

Kristi Vangjeli
Të dhënat vetjake
Datëlindja5 shtator 1985 (39 vjeç)
VendlindjaKorçë, Shqipëri
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Skënderbeu
Numri32
Karriera me të rinjtë
1990–1995Skënderbeu
1998–2001Agios Georgios F.C.
2001–2004Aris Thessaloniki
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2011Aris106(0)
2011–2013Chornomorets Odesa25(0)
2013–2014Aris11(0)
2014–Skenderbeu61(4)
2016Astra Giurgiu5(0)
2016–Skënderbeu16(0)
Karriera ndërkombëtare
2007–Shqipëria35(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 Shkurt 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 tetor 2012

Karriera e hershme

Redakto

Skënderbeu

Redakto

Vangjeli filloi të luajë futboll që në moshën pesë vjeçare me klubin e qytetit të tij Skenderbeu nën drejtimin e trajnerit. Pasi ai banonte aftër fushës stërvitore të klubit, ai mund të shikonte stërvitjet e lojtarëve të skuadrës së parë, gjë që i jepnin dëshirë dhe ambicion për tu bërë i suksesshëm në futboll. Ai qëndroi te Skënderbeu për pesë vite, deri në moshën dhjetë vjeçare, ku ai luajti me vëllain e tij më të madhë Pavli.[1]

Lëvizja në Greqi

Redakto

Në vitin 1997, prindërit e Kristit e dërguan vëllain e tij Pavli në një provë dy mujore te PAOK F.C., duke bërë që më vonë klubi të firmoste me të. Pas kësaj, famija e tij lëvizi në ThessalonikiGreqisë sëbashku me Kristin. Pasi vëllai i tij kishte gjetur një klub, babai i tij nuk dëshironte që Krisi ti bashkohej klubit të vëllait të tij, pasi ata mund të ishin të persekutuar pasi fakti që ishin shqiptarë mund të pakësonin mundësitë e Palvit për të luajtur në klub.[1]

Agios Georgios

Redakto

Kristi duhej të priste për mundësinë e tij, dhe kjo mundësi iu dha gjatë kohës që ai luante futboll në shkollë, pasi një trajner i një klubi të vogël lokal po shihte mbrapa gardhit talentin shqiptar duke luajtur futbollit. Pasi Krisi nuk e njihte gjuhën greke në atë kohë, ai nuk e kuptonte mirë trajnerin e tij por ai e dinte se ai ishte një trajner futbolli dhe se kishte dëshirë për ta stërvitur atë, te skuadra e Agios Georgios F.C.. Pas seancës së parë stërvitore, ai u bashkua me klubin dhe luajti ndeshjen e parë me ta ditën tjetër. Pas dy vitesh te klubi, ai u vendos në skuadrën e parë dhe filloi stërvitjen që në moshën 15 vjeçare. Pasi ishte i gjatë, i shpejtë dhe energjik, ai luante si sulmues në atë kohë, gjë që u njotua nga trajneri i skuadrës rezervë të Aris gjatë një ndeshje miqësore. Në atë miqësore Vangjeli shënoi dy gola nga pesë të skuadrës së tij dhe kjo gjë bëri që Aris ti ofronte një provë talentit.[1]

Pasi Agios Georgios nuk nijhej, Vangjeli shkoi në një provë te Aris në fund të sezonit, e cila ishte e suksesshme, duke bërë që Aris të paguante dy milion draçma greke për të blerë lojtarin. Ishte Aris B i cili j'a ndryshoi pozicionin duke e bërë nga sulmues në mbrojtës, ose më saktësisht si mesfushor mbrojtës. Në moshën 17 vjeçare, ai u vendos në skuadrën e parë të Aris dhe në ndeshjen e parë miqësore të tij me skuadrën e parë u vendos në pozicionin e mbrojtësit të djathtë për shkak të dëmtimit të Ole Skouboe. Vangjeli bëri një performancë fantastike në atë ndeshje duke bërë që një muaj më vonë klubi ti ofronte kontratën e parë si profesionist.

Karriera

Redakto

Vangjeli është një mbrojtës i cili mund të luaj edhe në krahun e majtë edhe në të djathtin. Në vitin 2003, Vangjeli firmosi për klubin grek Aris dhe që nga ajo kohë bëri më shumë se 100 paraqitje për ta.

Chornomorets

Redakto

Pas tetë vitesh te Aris, më 30 gusht 2011, Vangjeli u transferua te klubi ukrainas Chornomorets OdesaPremier Ligën Ukrainse për 300,000 duke firmosur një kontratë tre vjeçare.[2][3] Në raundin e tretë të Ligës së Europës në sezonin 2012–13, klubi i tij Chornomorets do të luante kundër ishte klubi të tij të fëmirisë, Skënderbeu.[4][5] Chornomorets u kualifikua për në fazën e grupeve pasi mposhti Skënderbeun në stadiumin Qemal Stafa pas gjuajtjeve të penalltive. Ai u largua nga klubi në janar 2014.[6]

Më 28 janar 2014, Vangjeli firmosi me klubin e Superligës Greke, Aris Thessaloniki, duke u rikthyer në klubin ku filloi karrierën e tij si profesionist.[7]

Skënderbeu

Redakto

Më 30 qershor 2014, Vangjeli firmosi me klubin shqiptar Skënderbeu duke bërë rikthimin e tij në Korcë pas 15 vitesh mungesë.[8] Ai firmosi një kontratë që do të thotë se ai do të luante vetëm në ndeshjet e klubit në Ligën e Kampioneve për sezonin 2014–15, dhe, nqs Skënderbeu eleminoheshe, ai do të rikthehej te Aris Thessaloniki.[9] Ai bëri debutimin e tij europian me Skënderbeun në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues kundër skuadrës bjelloruse BATE Borisov, duke luajtur në të gjithë ndeshjen në barazimin pa gola në Borisov Arena.[10] Në ndeshjen e kthimit në stadiumin Skënderbeu, ai luajti sërisht në të gjithë ndeshjen me Skënderbeun që mori një barazim zhgënyjes 1–1 duke u eleminuar nga kompedicioni për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.[11]

Pasi fushata e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve mori fund, Vangjeli qëndroi sërisht si lojtari i klubit, duke firmosur në kontratë një vjeçare me Bardh e Kuqt deri në fund të sezonit 2014–15.[12][13] Ai fitoi trofeun e parë me klubin, Superkupën e Shqipërisë 2014, ku ai luajti në të gjithë ndeshjen në fitoren 1–0 kundër Flamurtarit në stadiumin Qemal Stafa, me golin e vetëm të shënuar nga Bakary Nimaga në minutën e 51.[14]

Për herë të parë në karrierën e tij, ai bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore në ndeshjen e javës së parë të sezonit të ri në një ndeshje kundër Elbasanit, duke ndihmuar skuadrën e tij për të marrë një fitore 1–0 në fushën neutrale të Qemal Stafës, pasi stadiumi i Elbasanit, Elbasan Arena, ishte në rikonstruksion.[15] Më 17 tetor, ai shënoi golin e parë me klubin në barazimin 1–1 kundër Flamurtarit në stadiumin Flamurtari, duke ndihmuar skuadrën të marrë një barazim 1–1.[16] Ky ishte goli i tij i parë në karrierën e tij 11 vjeçare.[17] Pas një jave, saktësisht më 25 tetor, Vangjeli shënoi golin e dytë në karrierë duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër Vllaznisë me një goditje me hark nga jashtë zone.[18]

Kombëtarja

Redakto

Shqipëria U–21

Redakto

Thirrja e parë ndërkombëtare e Vangjelit erdhi në vitin 2004 nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika, pas kalimit të Vangjelit në skuadrën e parë të Aris.[1] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren U–21 në barazimin 1–1 kundër Greqisë U–21, ku ai luajti dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 19.

Kombëtarja e parë

Redakto

Vangjeli ka luajtur me Shqipërinë që nga viti 2007 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 35 ndeshje.[19]

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto

Redaktuar më 16 prill 2014 [20][21][22]

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Greqi Liga Kupa Greke Europa Total
2003–04 Aris FC Superliga Greke 6 0 1 0 7 0
2004–05 9 0 4 0 13 0
2005–06 Football League 17 0 0 0 1 0 18 0
2006–07 Superliga Greke 18 0 1 0 19 0
2007–08 17 0 2 0 3 0 22 0
2008–09 8 0 0 0 2 0 10 0
2009–10 11 0 1 0 12 0
2010–11 19 0 1 0 8 0 28 0
2011–12 1 0 0 0 1 0
Ukrainë Liga Kupa Ukrainase Europa Total
2011–12 Chornomorets Premier League Ukrainase 15 0 1 0 16 0
2012–13 6 0 1 0 0 0 7 0
2013–14 4 0 2 0 6 0 12 0
Gerqi Liga Kupa Greke Europa Total
2013–14 Aris FC Superliga Greke 11 0 0 0 11 0
Total Greqi 117 0 10 0 14 0 141 0
Ukrainë 25 0 4 0 6 0 35 0
Karriera në total 142 0 14 0 20 0 176 0

Kombëtarja

Redakto

Redaktuar më 23 tetor 2014 [23]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2007 7 0
2008 6 0
2009 6 0
2010 7 0
2011 8 0
2012 1 0
2013 0 0
2014 0 0
Total 35 0

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Andi Matraxhiu (18 mars 2011). "Vangjeli: Si më kërkuan para, që të luaja me kombëtaren Shpresa". Sporti Shqiptar. Marrë më 24 mars 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Кристи Вангели заключил контракт с "Черноморцем"". Uebfaqja zyrtare e "FC Chornomorets Odessa". 30 gusht 2011. Marrë më 30 gusht 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kristi Vangjeli kalon tek Cernomorets". Albania Soccer. 31 gusht 2011. Marrë më 31 gusht 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Skënderbeu kundër Cernomorets të Bakajt dhe Vangjelit, Kukësi sfidon Trabzonsporin". Panorama Sport. 9 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2013. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ndeshja Skënderbeu-Çernomorets; Vangjeli dhe Bakaj kthehen si kundërshtarë në "Qemal Stafa"". Panorama Sport. 29 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2013. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Kristi Vangjeli largohet nga Çernomorets". Panorama Sport. 14 janar 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Kristi Vangjeli rikthehet tek Aris i Selanikut, Valmir Berisha firmos 4.5 vjet me Romën". Panorama Sport. 29 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Vangjeli te Skënderbeu: Realizova ëndrrën. Një ditë do luaja në Korçë, Shkëmbi më bindi". Panorama Sport. 13 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Bakaj dhe Vangjeli, bardhekuq "part time"". Panorama Sport. 1 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Honours even as Skënderbeu hold on against BATE". UEFA.com. 15 korrik 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "BATE eke out Skënderbeu success". UEFA.com. 22 korrik 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Vangjeli firmos për një vit me Skënderbeun". Panorama Sport. 1 gusht 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ ""Vangjeli, i Skënderbeut për gjithë sezonin"". Panorama Sport. 18 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. 17 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Kursehet Skënderbeu, shpërdoron Elbasani. File: Ishim Të pafat, prisni Elbasan ndryshe". Panorama Sport. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Tre të kuq dhe tre në spital vetëm për… 1 pikë, Flamurtari ndan pikët me kampionët". Panorama Sport. 18 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Kristi Vangjeli, përplot 11 vite pritje për golin". Panorama Sport. 20 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Skënderbeu, thyen Vllazninë. Josa: Golin e pres nga të gjithë, Raineri: Nuk dorëhiqem". Panorama Sport. 26 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Albania - Record International Players". RSSF.com. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Albania - K. Vangjeli - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 21 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Kristi Vangjeli - Profile and Statistics - SoccerPunter.com". SoccerPunter.com. Marrë më 21 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Kristi Vangjeli Football Statistics - WhoScored.com". WhoScored.com. Marrë më 21 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Kristi Vangjeli - National Football Team". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto