KF Skënderbeu

klub futbolli shqiptar
(Përcjellë nga KF Skënderbeu Korçë)

Klubi Futbollistik Skënderbeu Korçë është një klub shqiptar futbolli me seli në Korçë, Shqipëri. Ata luajnë në Kategorinë Superiore, e cila është liga e parë e futbollit shqiptar.

Skënderbeu Korçë
Emri i plotëKlubi Futbollistik Skënderbeu Korçë
Pseudonimi(et)Ujqërit e Dëborës
Bardhekuqtë
Juglindorët
Emri i shkurtërSkënderbeu
Themeluar15 prill 1909; 125 vite më parë, si Vllazëria Korçë
StadiumiStadiumi Skënderbeu
Kapaciteti10,000 vënde
PronariFlamuri Ardian Takaj
TrajneriFlamuri Migen Memelli
LigaKategoria Superiore
2023–243të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Skënderbeu besohet të jetë pasardhësi i klubit 'Vllazëria Korçë', që u krijua në vitin 1909. Në vitin 1925, klubi mori formën dhe emrin aktual pasi u bashkua me disa klube lokale në Korçë, duke marrë emrin Skënderbeu në nder të heroit kombëtar me të njëjtin emër.

Skënderbeu është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit shqiptar. Nga viti 2011 e deri në vitin 2016, korçarët fituan titullin kampion gjashtë herë rresht, duke vendosur një rekord të pasdikutueshëm. Ata gjithashtu janë ekipi i parë shqiptar që kanë luajtur në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

Skënderbeu ka fituar tetë tituj të Kategorisë Superiore, tre të Katetorisë së Parë, një kupë dhe tre superkupa. Ndeshjet si vëndas i luan në Stadiumin "Skënderbeu", e cila është me kapacitet 12,343 ulëse.

Historia

Redakto

1909–1929: Themelimi dhe vitet e para

Redakto

Klubi i parë i futbollit në qytetin e Korçës u themelua me emrin Vllazëria më 9 prill 1909 nga politikani dhe poeti Hilë Mosi. Rritja e popullariteti të sportit të futbollit bënë që nga viti 1920 e deri në 1922 të krijoheshin klube të tjera si Përparimi dhe Sport Klub Korça. Në vitin 1923 Liceu Kombëtar shqiptar formoi shoqërinë Shpresa.[1]

Klubi Skënderbeu u themelua zyrtarisht në vitin 1925 kur shumë djemë të rinjë luanin futboll në fushat lokale të qytetit.[1] Në Korçë, futbolli nisi të bëhej gjithnjë e më tepër popullor dhe pothuajse çdo fushë përdorej nga sportdashësit e zonës për të luajtur. Kjo solli që shumë lagje e rrethina të Korçës të formonin skuadrat e tyre të vogla. Në vitin 1926 u formua shoqëria Zhgaba e po kështu një vit më pas u formuan edhe skuadra të voga lokale si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri dhe Diamanti.[1] Megjithatë Skënderbeu mundi të përfaqësojë qytetin dhe t'ia u dalë mbanë vështirësive, qoftë edhe politike.[2]

1930–1944: Titulli i parë kampion

Redakto

Skënderbeu ishte një nga ekipet që mori pjesë në edicionin e parë zyrtar të kampionatit shqiptar në vitin 1930.[3] Ata ishin ekipi i vetëm që përfaqësonin Korçën, duke bërë që ata të kishin mbështetje të madhe nga banorët e qytetit, një mbështjete e ngjashme siç kishin klubet e tjera si Tirana dhe Vllaznia. Gjatë kampionatit të vitit 1930, Skënderbeu u rendit e dyta mbrapa Tiranës pasi nuk pranoi të luante në dy ndeshjet finale ndaj ekipit kryeqytetas.[3] Tre vite më pas, në edicionin e vitit 1933, Skënderbeu u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë, duke fituar titullin me dy pikë më shumë se Vllaznia.[4] Lojtarët që i dhanë Skënderbeut titullin e parë kampion ishin: Klani Marjani, Kristaq Bimbli, Andrea Çani, Andon Miti, Lefter Petra, Fori Stasa, Nexhat Dishnica, Tomor Ypi, Thoma Vangjeli, Servet Teufik Agaj, Enver Kulla, Vasil Trebicka, Stavri Kondili, Aristotel Samsuri, kurse Qemal Omari ishte trajneri.[4]

Në atë sezon, sulmuesi i ekipit Servet Teufik Agaj u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me shtatë gola.[4] Një vit më pas, do të ishte sulmuesi tjetër korçar Aristotel Samsuri që do të shpallej shënuesi më i mirë; edhe ai regjistroi shtatë gola por Skënderbeu nuk mundi ta fitonte titullin kampion sërisht, duke u renditur në vendin e dytë mbrapa Tiranës. Samsuri ishte golashënuesi më i mirë i ekipit për sezonin 1935. Në dy kampionatet e rradhës të mbajtura para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Skënderbeu regjistroi dy vende të katërta me Omarin si trajner. Klubi pezulloi aktivitetet nga viti 1938 e deri në vitin 1945 për shkak të luftës dhe asnjë turnament futbolli nuk u zhvillua në Shqipëri.

1945–2008: Vështirsitë e pas-luftës

Redakto

Klubi rifilloi aktivitetin sërisht në vitin 1945. Pasi morën vesh lajmin, tifozët dhe qytetarët korçarë dolën në rrugët e qytetit për të festuar. Shumica e lojtarëve që kishin luajtur në vitet 1930 ishin tërhequr, kështu që ekipi ishte kryesisht i përbërë nga lojtarë të rinjë, me përjashtim të Klani Marjanit, Bellovodës dhe Saros.

Megjithatë, entuziazmi ra shpejt pasi ekipi dështoi të përsëriste rezultatet e viteve 1930; në kampionatin e vitit 1945, ata përfunduan të katërtit në grupin B të përbërë nga gjashtë ekipe, kurse në vitin 1946 ata përfunduan të pestët në grupin A, vetëm një pikë larg vendit të fundit. Trajneri Tato Bimbli vendosi të afronte lojtarë të rinjë për të rigjallëruar ekipin para fillimit të sezonit 1947. Pavarësisht kësaj, ky sezon rezultoi edhe më negativ sesa të tjerët, pasi ekipi mblodhi vetëm një pikë në shtatë ndeshje. Në atë vit, klubi u detyrua të ndryshonte emrin në Dinamo Korçë nga Partia Komuniste.

Në vitin 1949, klubi e ndryshoi sërisht emrin, duke u quajtur thjesht Korça. Në sezonin e atij viti, ekipi shfaqi shenja përmirësimi, duke u renditur në vendin e gjashtë nga nëntë ekipe. Një vit më pas, trajneri Bimbli u largua nga pankina dhe u zëvëndësua nga Spiro Koçe. Në vitin 1951, të gjitha ekipet u detyruan nga regjimi komunist të ndryshonin emrin në "Puna". Gjatë viteve të mëtejshme të komunizmit, Skënderbeu ishte një ekip deri diku mesatar, duke u renditur shpesh në mesin e renditjes. Ata nuk arritën ndonjë sukses të madhë gjatë kësaj periudhe, por shkuan tre herë në finalen e kupës në vitet 1958, 1965 dhe 1976, por në të treja rastet pësuan disfatë. Megjithatë, ekipi fitoi titullin e Kategorisë së Parë në sezonin 1975–76.

Situata e Skënderbeut nuk u përmirësua pas rënjes së komunizmit. Ata shpenzuan vitet 1990 dhe 2000 duke lëvizur nga Kategoria Superiore në Kategorinë e Parë,[5] të cilën do ta fitonin edhe në dy raste të tjera, respektivisht në sezonet 2004–05 dhe 2006–07.[6] Në sezonin 2007–08, Skënderbeu luajti në elitë, por qëndrimi i tyre zgjati pak, pasi ata e mbyllën kampionatin në vendin e fundit me vetëm tre fitore në 33 ndeshje, duke u rikthyer sërisht në Kategorinë e Parë.[7] Në sezonin 2008–09, Skënderbeu arriti një vend të dytë në Kategorinë e Parë, duke u rikthyer sërisht në Superiore.

2010–2018: Dominimi në Shqipëri dhe suksesi historik në Evropë

Redakto
 
Hamdi Salihi ishte një nga blerjet më të bujshme të Skënderbeut. Shkodrani shënoi mbi 50 gola në dy sezone.

Gjatë pushimit dimëror të sezonit 2009–10, Skënderbeu renditej në vendin e fundit në kampionat dhe rrezikonte të binte nga kategoria. Gjatë kësaj kohe, Agim Zeqo, pronari i Red Bull Albania, u vendos si presidenti i ri i klubit.[8] Gjithashtu u vendos një bord i ri i përbërë nga 16 persona, si dhe disa donatorë vendosën të kontribojnë në klub, përfshirë biznesmen të suksesshëm si Samir ManeIrfan Hysenbelliu dhe Grigor Joti.[9] Gazetari Blendi Fevziu ishte gjithashtu një donator, sëbashku me ministrin e financave Ridvan Bode dhe prefektin e Korçës Niko Peleshi.[9] Objektivi afatshkurtër i klubit ishte qëndrimi në Kategorinë Superiore kurse fitimi i titullit synohej në sezonin e ardhshëm.[10] Skënderbeu e mbylli sezonin në vendin e 10të nga 12 skuadra gjithsej, gjë që do të thoshte se ata do të luanin një ndeshje play-off me Kamzën e cila ishte renditur e treta në Kategorinë e Parë. Ata fituan minimalisht 1–0 falë një goli të mesfushorit Klodian Asllani, duke arritur objektivin sezonal.[11]

Vendosja e Shkëlqim Muçës si trajneri i ri i ekipit dhe afrimi i lojtarëve si Ditmar Bicaj, Orges Shehi,[12] Endrit Vrapi,[13] Jetmir Sefa dhe Bledi Shkëmbi,[14] e bënë Skënderbeun si favorit për titullin kampion në sezonin 2010–11. Pavarësisht kësaj, ata e shpenzuan sezonin më së shumti duke qëndruar në vendin e dytë mbrapa Flamurtarit. Muça u zëvëndësua nga Shpëtim Duro në shkurt 2011,[15] me këtë të fundit që mposhti Flamurtarin në ndeshjen e parë në krye të ekipit për të zvogëluar distancën. Me trajnerin Duro, Skënderbeu fitoi 11 nga 13 ndeshjet e fundit të kampionatit duke u shpallur kampion i Shqipërisë për herë të parë pas 78 vitesh.[16][17]

Skënderbeu e nisi sezonin 2011–12 me mungesa rezultatesh; ata fillisht u mposhtën nga Tirana në ndeshjen e Superkupës,[18] u eliminuan nga APOEL në raundin e dytë kualifikues të UEFA Ligës së Kampioneve, si dhe arritën vetëm një fitore në katër ndeshjet hapëse të kampionatit. Këto rezultate sollën shkarkimin e trajnerit Duro. Ky i fundit u zëvëndësua nga çeku Stanislav Levý,[19] i cili u bë trajneri i huaj i dytë në historinë e klubit pas Qemal Omarit, i cili pavarësisht se ishte shtetas turk, kishte origjinë shqiptare.[20] Levý e udhëhoqi ekipin drejt vendit të parë në kampionat, duke arritur 14 ndeshje pa humbje. Skënderbeu arriti ta fitonte kampionatin e dytë rresht pas një dueli të fortë përgjatë sezonit me Teutën, të cilën e mposhti me vetëm një pikë diferencë.[21][22] Korçarët gjithashtu arritën finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të parë që nga viti 1976; pavarësisht kësaj, ata u mposhtën sërisht nga Tirana duke vazhduar kështu rekordin 100% të humbjeve në finale pas atyre të viteve 1958, 1965 dhe 1976.[23] Pas dy vitesh qëndrim si president, Zeqo dha dorëheqjen dhe u zëvëndësua nga Ardian Takaj.[24]

Skënderbeu e nisi sezonin 2012–13 duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampioneve (fitore 1–0 ndaj Debrecenit)[25] por u eliminuan nga raundi me rezultatin e përgjithshëm 3–1 pas humbjes në ndeshjen e kthimit. Ata humbën një tjetër finale të Superkupës ndaj Tiranës,[26] por dominuan në kampionat, duke pësuar vetëm një humbje në 20 ndeshjet e para. Falë kësaj ecurie, korçarët arritën të sigurojnë titullin e tretë rresht kampion në mënyrë të lehtë. Në kupë, ata pësuan një eliminim surprizë nga Bylis në gjysëm-finale.[27] Ky ishte sezoni i parë me trajnerin e suksesshëm Mirel Josa dhe me bomberin kroat Pero Pejić,[28] i cili fitoi Këpucën e Artë me 20 gola të shënuar.[29]

Me Josën në krye, Skënderbeu do të fitonte kampionatin sërisht në sezonin 2013–14.[30] Në gusht 2013, ata fituan Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori pasi mposhtën Laçin,[31] duke i dhënë fund rekordit negativ të finaleve të humbura. Në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve, korçarët eliminuan Neftchi Baku[32] në raundin e parë para se të mposhteshin me rezultatin e përgjithshëm 3–2 nga kazakët e Shakhter Karagandy.[33][34] Skënderbeu zbriti në Ligën e Evropës, duke debutuar në raundin play-off ndaj Chornomorets Odesa, duke u bërë ekipi i parë shqiptar që arrin në këtë raund; korçarët u eliminuan 6–7 me penallti pasi rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve ishte 1–1.[35]

 
I konsideruar gjerësisht si ikona e klubit, Bledi Shkëmbi ishte kapiteni i ekipit gjatë dominimit të tyre në Shqipëri deri kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2016.

Në gusht 2014, ata fituan Superkupën për herë të dytë në histori,[36] kurse në pêrfundim të sezonit 2014–15 ata u shpallën kampion për të pestin vit rresht, duke u bërë klubi i parë shqiptar që e arrin këtë gjë.[37] Vera e vitit 2015 nisi me afrimin e bujshëm të sulmuesit shkodran Hamdi Salihi.[38][39] Skënderbeu vazhdoi me performancat pozitive në Evropë, duke u bërë klubi i parë shqiptar në histori që kalon dy raunde rresht në Ligën e Kampioneve, duke eliminuar respektivisht Crusaders dhe Milsami Orhei.[40] Korçarët u bënë të parët që do të luanin në raundin play-off të Ligës së Kampioneve, ku u eliminuan nga kroatët e Dinamo Zagreb.[41] Pavarësisht kësaj, ata u kualifikuan automatikisht në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke shënuar një arritje historike për futbollin shqiptar. Në fazën e grupeve. Skënderbeu arriti të grumbullonte vetëm tre pikë, të cilat erdhën në fitoren historike 3–0 kundër SportingElbasan Arena.[42] Në Kategorinë Superiore, ekipi u shpall kampion për të gjashtin sezon rresht, duke zgjeruar rekordin e titujve të fituar rresht, pasi mblodhën 79 pikë në 36 ndeshje. Salihi ishte protagonisti kryesor i këtij sezoni, duke shënuar 35 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 27 në kampionat, çka i dha edhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë.[43]

Gjatë sezonit 2016–17 Skënderbeu konkuroi me Partizanin dhe Kukësin në një betejë treshe për titullin kampion. Në mars 2017, klubi mori një goditje të rëndë nga UEFA duke u pezulluar për 10 vite nga kompeticionet evropiane për akuzat e trukimeve të ndeshje, të cilat UEFA i kishte të pa faktuara por të bazuara thjeshë nga analizat statistikore të disa kompanive të basteve. Më 20 maj, në ndeshjen vendimtare kundër Kukësit që do të vendoste fituesin e kampionatit, Skënderbeu u mposht 2–0 në transfertë në një ndeshje të kushtëzuar nga gafat e gjyqtarit Enea Jorgji; korçarët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë pas përjashtimeve të Gledi Micit dhe Tefik Osmanit si dhe nuk ju akordua një penallti në favor.[44] Skënderbeu humbi titullin kampion pas 6 sezonesh rresht duke u renditur në vendin e tretë me 72 pikë.

Në verën e vitit 2017, Skënderbeu vendosi të tjera rekorde në futbollin shqiptar. Korçarët u bënë klubi i parë shqiptar që kalon katër raunde rresht në Ligën e Evropës, duke eliminuar me rradhë UE Sant Julia,[45] Kairat,[46] FK Mladá Boleslav dhe Dinamo Zagreb. Ata u kualifikuan në fazën e grupeve për herë të dytë rresht, duke mbledhur pesë pikë, dy më shumë se herën e parë. Në kampionat, Skënderbeu rimori titullin kampion në mënyrë dominuese, duke mbledhur 72 pikë, 9 më shumë se Kukësi i vendit në dytë. Korçarët gjithashtu fituan Kupën e Shqipërisë për herë të parë në histori, duke mposhtur Laçin në finale falë një goli të Sabjen Lilajt, i cili shënoi me penallti që shkaktoi polemika të shumta.[47] Kjo ishte edhe dopieta e parë në historinë e klubit.[48] Sulmuesi Ali Sowe, i marrë në huazim nga Chievo Verona,[49] u dallua gjatë këtij sezoni, duke shënuar 28 gola, përfshirë 21 në kampionat që i dhuruan edhe Këpucën e Artë.[50]

2018–vazhdon: Pezullimi nga kompeticionet evropiane dhe rënja nga kategoria

Redakto

Më 29 mars 2018, vendimi i UEFAs për të pezulluar Skënderbeun nga kompeticionet evropiane për 10 vite u bë zyrtar; korçarët gjithashtu u gjobitën me 1 milion €, duke shënuar një nga ndëshkimet më të mëdhaja në histori.[51] Klubi apeloi vendimin në Gjykatën Arbitrare Sportive (KAS), e cila më 12 korrik 2019 mbajti në fuqi vendimin e UEFAs.[52]

Më 9 maj 2022, pas barazimit 1–1 kundër Dinamos, Skënderbeu u rrëzua zyrtarisht nga kategoria pas 13 vitesh.[53]

Stadiumi

Redakto
 
Stadiumi Skënderbeu

Skënderbeu i luan ndeshjet si vendas në stadiumin që mban të njëjtin emër. Stadiumi Skënderbeu u ndërtua në vitin 1957 kurse në vitin 2010 ju nënshtrua një rinovimi të përgjithshëm për të pasur mundësi të zhvillojë ndeshje evropiane të UEFAs.

Stadiumi ka një kapacitet prej 12,343 vendesh. Në vitin 2011, stadiumi mori dritën jeshile nga UEFA për të zhvilluar ndeshjet paraeliminatore të UEFA Ligës së Kampioneve.[54] Stadiumi ka gjithashtu një pistë atletike si dhe një fushë stërvitore.

Rivalët

Redakto

Kukësi

Redakto

Skenderbeu ka disa rivalitete, ku më kryesori është me klubin verior Kukësi.[55][56] Rivaliteti i këtyre dy klubeve nisi në vitin 2012 kur Kukësi u ngjit në Kategorinë Superiore, dhe që nga ajo kohë, veriorët ishin rivalët kryesor të Skënderbeut për titullin kampion. Në sezonin 2016–17, ishte Kukësi që e shkurorëzoi Skënderbeun si kampion i Shqipërisë pas plot gjashtë sezonesh, duke e mposhtur në javën e parafundit, gjë që bëri që rivaliteti mes dy klubeve të arrinte kulmin. Megjithatë, pasi Skënderbeu humbi statusin si një klub "big" pas vitit 2019 në Kategorinë Superiore, rivaliteti u venit,[57] dhe arriti fundin tre vite më vonë me rënjen e korçarëve nga kategoria.

Pavarësisht rivalitetit, Skënderbeu e ka ndihmuar Kukësin në disa raste në kompeticionet evropiane, duke i huazuar lojtarë kyç si Liridon Latifi, Sabien Lilaj dhe Masato Fukui.[58][59] Skënderbeu dhe Kukësi janë përballur gjithsej në 44 raste, me veriorët që kanë një avantazh të lehtë 17–16 me fitore, kurse 11 ndeshje janë mbyllur në barazim; korçarët kanë shënuar 52 gola dhe kanë pësuar 56.[60]

Partizani

Redakto

Skenderbeu ka një tjetër rivalitet madhor me klubin kryeqytetas Partizani.[61][62] Rivaliteti filloi të merrte përmasa të mëdha duke nisur nga viti 2013, me Partizanin që u ngjit në elitë dhe u bë një kërcënim për dominimin e Skënderbeut.[63] Të dy ekipet janë përballur gjithsej 133 herë, me Demat e kuq që kanë një superioritet të dukshëm, duke fituar plot 72 ndeshje. Skënderbeu ka fituar 29 ndeshje kurse 32 janë mbyllur në barazim. Korçarët kanë shënuar 97 gola kundrejt 224 të Partizanit.[64][65]

Më 14 prill 2015, Skënderbeu arriti fitoren më të thellë në historinë e tyre ndaj Partizanit, duke i mposhtur 5–2 në Korçë.[66] Ndërkohë Partizani, fitoren më të thellë ndaj korçarëve e ka me shtatë gola differencë, e arritur kjo në dy raste: e para ishte 7–0 në vitin 1948 dhe e dyta 8–1 në vitin 1950.[64]

Tirana

Redakto

Një tjetër rivalitet i Skënderbeut por me doza më të ulëta është me klubin tjetër kryeqytetas Tirana.[67] Ky rivalitet, ashtu si të tjerat, nisi pasi Skënderbeu filloi dominimin e saj në futbollin shqiptar në fillim të viteve 2010, duke ja marrë stafetën pikërisht Tiranës, e cila historikisht kishte dominuar deri në atë pikë.[68]

Lista e rekordeve dhe statistikave

Redakto
 
Mbrojtësi Renato Arapi luajti për gjashtë sezone me Skënderbeun, duke fituar titullin kampion në çdo rast. Ai zhvilloi 198 ndeshje dhe shënoi 6 gola.

Sënderbeu ka vendosur disa rekorde në futbollin shqiptar, shumica e të cilave erdhën gjatë dominimit të klubit në vitet 2010; korçarët janë i vetmi ekip që ka fituar Kategorinë Superiore gjashtë sezone rresht.[69] Orges Shehi, Bledi Shkëmbi dhe Renato Arapi ishin të vetmit lojtarë që u shpallën kampionë në gjashtë sezone rresht.[70] Në kompeticionet evropiane, Skënderbeu është ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të marri pjesë në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës; ata fillimisht luajtuën në sezonin 2015–16 dhe më pas në sezoni 2017–18.[71] Gjatë sezonit 2017–18, Skënderbeu u bë klubi i parë dhe i vetëm shqiptar që kalon me sukses katër raunde në një kompeticion evropian.[71]

Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi janë të vetmit futbollist që kanë luajtur më shumë se 300 ndeshje për Skënderbeun. Korçari është gjithashtu edhe lojtari që shërbeu më shumë kohë si kapiten. Pas tërhejes së Shkëmbit në vitin 2016, ai u zëvëndësua në rolin e kapitenit pikërisht nga Shehi.

Pesë lojtarë janë shapllur golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore si lojtar i Skënderbeut. Ata janë: Aristotel Samsuri, Servet Teufik Agaj, Pero Pejić,[29] Hamdi Salihi dhe Ali Sowe.

Në vitin 2016, klubi shiti sulmuesin nigerian Peter Olayinka te Gent për 1.1 milion €, duke regjistruar transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar.[72] Vetëm disa ditë pas shitjes së Olayinkës, Skënderbeu shiti edhe Bernard Berishën në rusi te Anzhi Makhachkala, duke regjistruar shitjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar.[72]

Skenderbeu është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit shqiptar. Ata kanë fituar 15 trofe zyrtar, përfshirë 8 kampionate;[73] vetëm Tirana (26), Dinamo (18), Partizani (16) dhe Vllaznia (9) kanë fituar më shumë kampionate se korçarët.[74] Klubi ka fituar gjithashtu tre tituj të Kategorisë së Parë, një kupë dhe tre superkupa.

Trofetë e Skënderbeut
Tipi Kompeticioni Tituj Sezoni
Vendor Kategoria Superiore 8 1933, 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2017–18
Kategoria e Parë 3 1975–76, 2004–05, 2006–07
Kupa e Shqipërisë 1 2017–18
Superkupa e Shqipërisë 3 2013, 2014, 2018


Lojtarët

Redakto

Skuadra aktuale

Redakto
Redaktuar më 16 Qershor 2024[75]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
4   Mb Marcos Ramos
5   Mb Elvis Prençi
6   Mb Mario Rabiu
8   Mf Dean Liço Kapiten
9   Sm Ermir Rashica
10   Sm Suhejli Muharrem
11   Sm Ardit Nikaj
12   Pt Amarildo Dervishi
14   Mb Andrea Gerço
17   Mf Rei Pecani
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
18   Sm Samuel Ajine
20   Mb Randy Dwumfour
21   Mb Kosta Vangjeli
23   Mf Ramin Alii
25   Dejvid Janaqi
30   Sm Yuri Merlim
32   Mb Ergi Zenullari
66   Sm Uche Sebastine
71   Pt Marko Alia
77   Mf Klevis Shaqe

Lojtarë të tjerë nën kontratë

Redakto
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Sm Kostika Beçka Në huazim te ekipi Trepça '89 (deri më datë 30 Qershor 2024)
  Mb Kevin Hysolli Në huazim te ekipi Tomori Berat (deri më datë 30 Qershor 2024)

Struktura organizative

Redakto

Presidentët

Redakto

Presidenti aktual i klubit është Ardian Takaj, i cili mori detyrën në vitin 2013, duke zëvëndësuar Agim Zeqon.

Bordi drejtues

Redakto
Pozicioni Stafi
Presidenti   Ardian Takaj
Bordi drejtues   Arlind Boshku
  Niko Pëlleshi
  Petrika Konomi
  Agim Zeqo
  Spiro Bardhi
Drejtori sportiv   Haris Fakic
Drejtori teknik   Ilirjan Përmeti
Menaxheri   Roland Shkelqimi

Trajnerët

Redakto

Trajneri aktual i ekipit është Ivan Gvlzdenovic, i cili u emërua në këtë post në qershor 2022.[76] Ai gjithashtu ka drejtuar ekipin edhe gjatë periudhës janar 2021-mars 2022.

Mirel Josa është trajneri më suksesshëm në historinë e Skënderbeut, duke udhëhequr klubin në fitimin e katër kampionateve rresht dhe dy superkupave. Ilir Daja është një tjetër trajner i cili pati sukses me Skënderbeun; në sezonin 2017–18 ai ndihmoi ekipin në fitimin e kampionatit dhe kupës, duke arritur kështu një dopietë historike.[48] Ai gjithashtu kualifikoi ekipin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Që nga themelimi në vitin e largët 1909, Skënderbeu ka pasur 30 trajnerë të ndryshëm. Jani Kaçi është trajneri më jetëgjatë i klubit, duke e drejtuar për plot 12 vite në katër periudha të ndryshme.[77] Korçarët kanë pasur vetëm dy trajnerë të huaj në histori (me përjashtim të Qemal Omarit që ishte me origjinë shqiptare): çekun Stanislav Levý dhe italianin Andrea Agostinelli.[78]

Stafi teknik

Redakto
Pozicioni Stafi
Trajneri   Ivan Gvozdenovic
Ndihmës-trajneri   Gentian Lici
Trajneri i portierëve   Ilir Bozhiqi
Trajneri atletik  
Fizioterapisti   Dionis Prisoj
Doktori   Gezim Qyli

Trajnerët

Redakto
Trajneri Nga Deri Tituj Madhor
  Qemal Omari 1932 1938 1 Kampionati i vitit 1933
  Tato Bimbli 1945 1950 0
  Spiro Koçe 1950 1957 0
  S.Qirinxhiu 1957 1961 0
  M.Prodani 1961 1966 0
  Ilia Shuke 1966 1975 0
  Aleko Pilika 1975 1982 1 1975–76 Divizioni i Parë
  Kosta Koça 1982 1984
  Kosta Koça 1989 1990
  Gjergj Ballço 2004 2005 1 2004–05 Kategoria e Parë
  Jani Kaçi 2006 2008 1 2006–07 Kategoria e Parë
  Gerd Haxhiu 24 korrik 2009 9 janar 2010 0
  Andrea Marko 9 janar 2010 1 shkurt 2010 0
  Mirel Josa 8 shkurt 2010 7 qershor 2010 0
  Shkëlqim Muça 8 qershor 2010 17 shkurt 2011 0
  Shpëtim Duro 17 shkurt 2011 9 tetor 2011 1 2010–11 Superliga
  Stanislav Levy 10 tetor 2011 31 korrik 2012 1 2011–12 Superliga
  Mirel Josa 31 korrik 2012 4 2012–13 Superliga, 2013–14 Superliga, Superkupa 2013, Superkupa 2014

Sponsorizimi

Redakto

Sponsorë kryesor

Redakto
  • Sponsori zyrtar i fanellës – Ama Coffee
  • Sponsori zyrtar i transmetimit – SuperSport Albania
  • Sponsori zyrtar i prodhimit të fanellave – Legea

Sponsorë të tjerë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Historia e formimit të klubit të futbollit "Skënderbeu" të Korçës". Zgjohu Shqiptar. janar 2018. Marrë më 8 gusht 2022.
  2. ^ Teodor Vaso (11 nëntor 2010). "Todo Vaso, mjeshtri i merituar, rrëfen historinë 80-vjeçare të futbollit korçar". Sporti Shqiptar. Marrë më 12 nëntor 2010.[lidhje e vdekur]
  3. ^ a b "Kampionati 1, sezoni 1930". Arkiva Mediatike Shqiptare. 2 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2022. Marrë më 8 gusht 2022.
  4. ^ a b c "Heronjte korcare te vitit te famshem 1933". Arkiva Mediatike Shqiptare. 24 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2022. Marrë më 8 gusht 2022.
  5. ^ Ylli Aga (29 dhjetor 2012). "Skënderbeu, si Tirana e donatorëve". Panorama Sport. Marrë më 19 gusht 2022.
  6. ^ "Albania 2006/07" [Shqipëria 2006/07] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 19 gusht 2022.
  7. ^ "Albania 2007/08" [Shqipëria 2007/08] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 19 gusht 2022.
  8. ^ "Agim Zeqo si Obama Yes we can. Presidenti i Skenderbeut synon te sjelle pas 78 vjetesh titullin kampion ne Korce Publikoje ne rrjetet sociale". Arkiva Mediatike Shqiptare. 24 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 30 korrik 2022.
  9. ^ a b ""Shpëtimtarët" e rinj të Skënderbeut". Arkiva Mediatike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2022. Marrë më 30 korrik 2022.
  10. ^ "Prezantohet Skenderbeu i ri!". hoxhalli.info. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 10 mars 2017.
  11. ^ "Skënderbeu - Kamza 1-0/ Asllani mban korcaret ne Superiore". albaniasoccer.com. Marrë më 10 mars 2017.
  12. ^ Altin Ngjela (13 korrik 2010). "Orges Shehi është i Skënderbeut!". albaniasoccer.com. Marrë më 10 nëntor 2016.
  13. ^ Leonard Trebicka (3 korrik 2010). "Vrapi: Në Korçë, për të fituar titullin kampion". Sporti Shqiptar. Marrë më 10 korrik 2010.[lidhje e vdekur]
  14. ^ "Tifozet korcar kerkojne rikthimin e Bledi Shkembit". Futbolli Shqiptar. 12 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 3 gusht 2015.
  15. ^ "Duro, tekniku i ri i Skënderbeut". Vizion Plus. Arkiva Mediatike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 31 korrik 2022.
  16. ^ "Korça në festë, Skënderbeu kampion pas 78 vitesh, Flamurtari braktis fushën në Shkodër". peqini.com. 5 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2022. Marrë më 30 korrik 2022.
  17. ^ "Skënderbeu, Kampion i Shqipêrisë". top-channel.tv. 5 maj 2011. Marrë më 30 korrik 2022.
  18. ^ Fation Shehu (19 gusht 2011). ""Luftë" në Korçë, Tirana fiton Superkupën". Gazeta Panorama. Marrë më 15 tetor 2015.
  19. ^ "Skënderbeu, zyrtare, Levi merr drejtimin". Panorama Sport. Arkiva Mediatike Shqiptare. 12 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2022. Marrë më 31 korrik 2022.
  20. ^ "Korçari Qemal Omari që themeloi Istanbulspor". kohanews.com. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2022. Marrë më 1 gusht 2022.
  21. ^ "Skënderbeu kampion i Superligës, Pogradeci bie në kategorinë e Parë". shqiptarja.com. 12 maj 2012. Marrë më 3 gusht 2022.
  22. ^ "Skënderbeu rikonfirmohet kampion 2012". Gazeta Shqip. 13 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2022. Marrë më 6 gusht 2022.
  23. ^ "Tirana fiton Kupën e Shqipërisë". idituri.com. 18 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2022. Marrë më 3 gusht 2022.
  24. ^ Bledar Kuka (5 gusht 2013). "Targat KO dhe KU". Gazeta Tema. Marrë më 9 gusht 2022.
  25. ^ "Skënderbeu dominon Debreçenin. Fiton ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League". idituri.com. 19 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2022. Marrë më 6 gusht 2022.
  26. ^ "Superkupa, Tirana-Skenderbeu 2-1". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 7 korrik 2013. Marrë më 6 gusht 2022.
  27. ^ "E bujshme, Laçi-Bylis në finale!". telegraf.al. 18 prill 2013. Marrë më 6 gusht 2022.
  28. ^ "Skënderbeu / Firmos Pejiç, zyrtarizohet Mirel Josa". Arkiva Mediatike Shqiptare. 4 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2016. Marrë më 20 maj 2016.
  29. ^ a b "Pero Pejiç fiton "këpucën e artë" në Superligën Shqiptare me 20 gola". oranews.tv. 11 maj 2014. Marrë më 17 gusht 2022.
  30. ^ "Superiore, Skënderbeu shpallet kampion". top-channel.tv. 30 prill 2014. Marrë më 14 gusht 2022.
  31. ^ "Skënderbeu mposht Laçin me penallti, fiton për herë të parë Superkupën". albaniaplus.com. Marrë më 10 gusht 2022.
  32. ^ Lysien Nurishmi (23 korrik 2013). "Skënderbeu strike late to end Neftçi resistance" [Skënderbeu shënon në fund për ti dhënë fund rezistencës së Neftçit]. UEFA. Marrë më 8 gusht 2022.
  33. ^ "Champions, Skënderbeu eliminohet me fitore, tani në Europa League". shekulli.com.al. 6 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2022. Marrë më 13 gusht 2022.
  34. ^ "Skënderbeu në Ligën e Europës, magjia vetëm 30 minuta". Panorama Sport. 6 gusht 2013. Marrë më 13 gusht 2022.
  35. ^ "kukësi kryelartë, Skënderbeu një penallti larg grupeve". Gazeta Panorama. 29 gusht 2013. Marrë më 8 gusht 2022.
  36. ^ "Skënderbeu fiton Superkupën". top-channel.tv. 17 gusht 2014. Marrë më 9 gusht 2022.
  37. ^ "Skënderbeu shpallet zyrtarisht për herë të 5-të radhazi kampion i Shqipërisë". oranews.tv. 16 maj 2015. Marrë më 6 gusht 2022.
  38. ^ "Skënderbeu, Salihi për Champions". Gazeta Panorama. 3 korrik 2015. Marrë më 12 gusht 2022.
  39. ^ "Zyrtare, Salihi qëndron në Korçë për një vit". Gazeta Panorama. 31 gusht 2015. Marrë më 12 gusht 2022.
  40. ^ "Skënderbeu kalon në turin e tretë të Champions League". top-channel.tv. 21 korrik 2015. Marrë më 11 gusht 2022.
  41. ^ "Eliminohet Skënderbeu, Dinamo me 10 lojtarë e mposht 4-1 (VIDEO)". Gazeta Panorama. 25 gusht 2015. Marrë më 14 gusht 2014.
  42. ^ "Historike, Skënderbeu fitore të madhe në Europa League, 3-0 me Sportingun". sot.com.al. 6 nëntor 2015. Marrë më 11 gusht 2022.[lidhje e vdekur]
  43. ^ "Skënderbeu i varur nga golat e Salihit". shekulli.com.al. 12 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2022. Marrë më 9 gusht 2022.
  44. ^ "Kukësi shpallet kampion i Superiores, arbitri dënon Skënderben (VIDEO)". Gazeta Panorama. 20 maj 2017. Marrë më 7 gusht 2022.
  45. ^ "Skënderbeu fiton me rezultat të thellë dhe vazhdon tutje në kualifikimet e Ligës së Evropës". telegrafi.com. 6 korrik 2017. Marrë më 14 gusht 2022.
  46. ^ Klevis Deda (21 korrik 2017). "Skënderbeu "fluturon" për në turin e tretë". shekulli.com.al. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2022. Marrë më 18 gusht 2022.
  47. ^ "Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë". tvklan.al. TV Klan. 27 maj 2018. Marrë më 7 gusht 2022.
  48. ^ a b "Fitoi kampionatin dhe Kupën, e ardhmja e Skënderbeu varet nga KAS-i". Supersport.al. 30 maj 2018. Marrë më 17 gusht 2022.
  49. ^ Erald Kodheli (25 korrik 2017). "Zyrtare, Skënderbeu akord me Chievon për huazimin e Sowe". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2017. Marrë më 25 shtator 2017.
  50. ^ "Ylli i Skënderbeut fiton 'Këpucën e Artë' të Superiores". eduasportin.com. 23 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2022. Marrë më 14 gusht 2022.
  51. ^ "Pezullohet për 10 vite, reagon KF Skënderbeu: Vendimin e UEFA-s e prisnim". faxweb.com. 29 mars 2018. Marrë më 29 korrik 2020.
  52. ^ "Gjykata Federale rrëzon apelin, konfirmon vendimin e CAS-it për "Skënderbeun"". Epoka e Re. 19 korrik 2019. Marrë më 29 korrik 2020.
  53. ^ "VIDEO/ SKËNDERBEU bie nga Kategoria, GEGA e ka me arbitrat". newsport.al. 9 maj 2022. Marrë më 30 korrik 2022.
  54. ^ "Stadiumi Skënderbeu". stadiumdb.com (në anglisht). Marrë më 8 gusht 2022.
  55. ^ Jola Alimemaj (24 gusht 2016). "Kukësi-Skënderbeu, sot testi i parë i titullit Superkupë". shekulli.com.al. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2022. Marrë më 13 gusht 2022.
  56. ^ Armand Halili (24 gusht 2016). "Skënderbeu-Kukësi, sot luhet Superkupa e (ar)miqësisë". Panorama Sport. Marrë më 13 gusht 2022.
  57. ^ Erjon Halili (12 dhjetor 2020). "Kukësi-Skënderbeu pa rivalitetin e dikurshëm, verilindorët në kërkim të suksesit të radhës". Supersport.al. Marrë më 13 gusht 2022.
  58. ^ "E bujshme, Liridon Latifi dhe Sabjen Lilaj përfundojnë te Kukësi". Panorama Sport. 8 korrik 2016. Marrë më 13 gusht 2022.
  59. ^ Skerdilaid Sulozeqi (11 korrik 2016). "Japonezi Fukui del në stërvitje, por Kukësi pret UEFA-n". Panorama Sport. Marrë më 13 gusht 2022.
  60. ^ "H2H Comparison – Kukësi vs. Skënderbeu" [Krahasimi kokë më kokë – Kukësi vs. Skënderbeu] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 13 gusht 2022.
  61. ^ "Rivaliteti nuk njoh kufinjë, Partizani i 'ndryshon' emrin Skënderbeut (FOTO)". newsport.al. 19 prill 2018. Marrë më 18 gusht 2022.
  62. ^ "E rëndë për Partizanin, humbet titullarin para sfidës me Skënderbeun". gijotina.com. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 18 gusht 2022.
  63. ^ "Partizani-Skënderbeu, statistikat e çuditshme të supersfidës në vitet e fundit". syri.net. 29 tetor 2018. Marrë më 19 gusht 2022.
  64. ^ a b "Skënderbeu-Partizani, ja pikantet dhe statistikat e supersfidës". Panorama Sport. 25 janar 2019. Marrë më 19 gusht 2022.
  65. ^ "Statistikat e frikshme/ Partizani, dominues kundër Skënderbeut". Panorama Sport. 28 nëntor 2020. Marrë më 19 gusht 2022.
  66. ^ "Spektakël në Korçë, Skënderbeu shkatërron 5-2 Partizanin dhe merr kreun". Panorama Sport. 14 prill 2015. Marrë më 19 gusht 2022.
  67. ^ Enver Bylykbashi (20 prill 2016). "Tifozët e Tiranës: Me Skënderbeun ta hapim portën". shekulli.com.al. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2022. Marrë më 19 gusht 2022.
  68. ^ Gentjan Alinani (22 prill 2017). "Llogaritë për titullin, "aleancën" Kukësi-Tirana e prish… Skënderbeu". balkanweb.com. Marrë më 19 gusht 2022.
  69. ^ "Verdiktet e kampionatit, shpresat e Teutës dhe rekordet e Skënderbeut". javanews.al. 18 maj 2016. Marrë më 11 gusht 2022.
  70. ^ "3 moskëtierët" e Skënderbeut". telegraf.al. 12 maj 2015. Marrë më 19 gusht 2022.
  71. ^ a b "Historike! Skënderbeu për herë të dytë në grupet e Europa League". lapsi.al. 24 gusht 2017. Marrë më 11 gusht 2022.
  72. ^ a b Sotir Kora (17 prill 2018). "Ja cilat janë 5 shitjet e bujshme të Skënderbeut". Supersport.al. Marrë më 11 gusht 2022.
  73. ^ "Skënderbeu feston titullin e 8 kampion. Të dielën kërkon edhe Kupën". top-channel.tv. 24 maj 2018. Marrë më 8 gusht 2022.
  74. ^ Adi Metaliu (8 maj 2022). "Libri i Artë i Superiores, Tirana "mbretëresha", dominim i klubeve të kryeqytetit". Supersport.al. Marrë më 8 gusht 2022.
  75. ^ "Skuadra" [The squad]. KF Skënderbeu Korçë. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2020. Marrë më 17 gusht 2018.
  76. ^ "Nuk ka më dilema/ Migen Memelli, zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm". vizionplus.tv. 24 qershor 2022. Marrë më 17 gusht 2022.
  77. ^ "Jani Kaçi, kolosi i portës korçare që u ndëshkua për fotografinë e… Enver Hoxhës". Gazeta Panorama. 24 tetor 2015. Marrë më 16 gusht 2022.
  78. ^ "Agostinelli, trajneri i ri i Skënderbeut". tvklan.al. TV Klan. 22 qershor 2016. Marrë më 16 gusht 2022.

Lidhje të jashtme

Redakto