Kronologjia e pavarësisë së Kosovës
Sfondi historik
Redakto1974
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
28 shkurt | Aprovohet Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës si pjesë konstituive e Federatës jugosllave dhe njëkohësisht pjesë përbërëse e Serbisë[1] |
1981
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
11 mars | Fillojnë protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës |
1 prill | Rreth 25,000 demonstrues kërkojnë që Krahina Socialiste Autonome e Kosovës të bëhet republikë në kuadër të Jugosllavisë në vend se të mbetet krahinë autonome në kuadër të Serbisë |
2 prill | Presidenca çon forca speciale për të ndalur demonstratat dhe shpall gjendje të jashtëzakonshme, e cila zgjatë 7 ditë.[2] |
3 prill | Përfundojnë demonstratat, në të cilat vriten 9 veta dhe lëndohen përmbi 250 tjerë.[3] |
1986
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
shtator | Bëhen publike pjesë të memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë |
1989
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
17 dhjetor | Themelohet Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut |
23 dhjetor | Themelohet Lidhja Demokratike e Kosovës |
1990
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
10 maj | Themelohet Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës "Nëna Terezë" |
30 qershor | Themelohet Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës |
2 korrik | Kuvendi i Kosovës aprovon deklaratën kushtetuese, e cila Kosovën e promovon në njësi konstituive të Jugosllavisë |
5 korrik | Policia serbe hyn me dhunë në Radio Televizionin e Prishtinës dhe vendos masat e dhunshme |
7 gusht | Kuvendi i Serbisë ndalon botimin e gazetës Rilindja |
7 shtator | Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur në Kaçanik aprovon Kushtetutën e Republikës së Kosovës |
12 dhjetor | Themelohet Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar |
1991
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
23 korrik | Themelohet Këshilli kooridinues i partive politike në Kosovë |
22 shtator | Parlamenti i Kosovës nxjerr Rezolutën për Pavarësi dhe Sovranitet[4] |
26-30 shtator | Mbahet referendumi për pavarësinë e Kosovës, në të cilin marrin pjesë 914,802 votues dhe 99.98% votojnë pro pavarësisë |
19 tetor | Kuvendi i Kosovës amandamenton Kushtetutën e Kosovës dhe shpall pavarësinë e Kosovës. Bujar Bukoshi emrohet kryetar i qeverisë. |
1992
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
16 mars | Themelohet Këshilli Qendror për Financim i Kosovës |
30 mars | Fillon punën Poliklinika Nëna e SHHB Nëna Terezë |
24 maj | Mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kosovë. Ibrahim Rugova zgjedhet President i Kosovës |
25 dhjetor | Presidenti amerikan George Bush ia tërheqë vërejtjen Slobodan Milosevicit për eskalimin e luftës në Kosovë |
1999
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
6 shkurt | Fillon Konferenca e Rambouilletsë |
24 mars | Fillojnë bombardimet e NATOs |
9 qershor | Nënshkruhet marrëveshja e Kumanovës |
10 qershor | Këshilli i Sigurimit i OKBës miraton rezolutën 1244 |
2008
RedaktoData | Ngjarja |
---|---|
17 shkurt | Kuvendi i Kosovës shpall pavarësinë e Kosovës |
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ustav Socijalisticke Autonomne Pokrajine Kosovo 1974".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "KOSOVO: ONE YEAR AFTER THE RIOTS". Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2011. Marrë më 4 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Reuters (30 korrik 1981). "6 More Yugoslavs Sentenced For Ethnic Rioting in Kosovo" – nëpërmjet NYTimes.com.
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Miranda Vickers (1998), Between Serb and Albanian: A History of Kosovo, f. 251