Kylian Mbappé Lottin i lindur më 20 dhjetor 1998 është një futbollist profesionist francez i cili luan rolin e sulmuesit në Paris Saint-Germain dhe për kombëtaren franceze.

Kylian Mbappé

Mbappé në 2019
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKylian Mbappé Lottin[1]
Datëlindja (1998-12-20) 20 dhjetor 1998 (25 vjeç)[2]
VendlindjaParis, Francë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)[3]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri7
Karriera me të rinjtë
2004–2013AS Bondy
2013–2015Monaco
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2016Monaco B12(4)
2015–2018Monaco41(16)
2017–2018Paris Saint-Germain (huazim)27(13)
2018–2024Paris Saint-Germain178(162)
2024–Real Madrid11(6)
Karriera ndërkombëtare
2014Franca U-172(0)
2016Franca U1911(7)
2017–Franca48(17)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Mbappé u shfaq në moshë të hershme, duke luajtur për akademinë rinore në AS Bondy para se të zhvendosej në Monako, ku bëri debutimin e tij më 2015. Mbappé shpejt u bë një golashënues për ekipin e Monakos 2016-17, duke ndihmuar klubin të fitojë titullin e parë të Ligue 1 në shtatëmbëdhjetë vjeç. Ai më vonë u transferoi në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm për 180 milionë euro, më pas duke formuar një treshe sulmuese me Neymar dhe Edinson Cavani. Ne debutimin me PSG shenoi golin e pare kundra Metz.

Mbappé bëri debutimin e tij të lartë ndërkombëtar për Francën në mars 2017, pasi i përfaqësonte më parë ato në nivelet nën 17 dhe nën 19. Në Kampionatin Botëror 2018, Mbappé u bë lojtari më i ri francezë që ka shënuar golën në Kupën e Botës, dhe u bë i dyti më ri pas Pelé që shënoi gol në finalen e Kupës së Botës. Pas fitores së Francës, Mbappé morri çmimin “Lojtari i Ri më i Mirë” për performancën e tij.[4][5]

Jeta e hershme

Redakto

Mbappé u lind në Paris, Francë.[3] Babai i tij, Wilfried Mbappé, është kamerunas dhe poashtu agjenti i tij, është trajner i futbollit, ndërsa nëna e tij, Fayza Lamari është algjeriane dhe ish-hendbolliste.[6][7] Ai ka një vëlla të vogël, Ethan Mbappé, i cili luan për PSG nën 12.[8][9] Vëllau i tij i adoptuar Jirès Kembo Ekoko është gjithashtu futbollist.[10]

Karriera me klube

Redakto

Mbappé filloi karrierën e tij në AS Bondy trajnuar nga babai i tij, Wilfred Mbappé dhe Antonio Riccardi. Ricardi ka thënë për Kylian,

“Ai ishte lojtari më i mirë që kam parë në 15 vite si trajner. Këtu në Paris ka shumë të talentuar, por asnjë të talentuar nuk kam parë më të mirë se ai”.[7]

Atmane Airouche, president i AS Bondy thoshte për Mbappé kur ishte fëmijë:[7] “Ai ka pasur teknika dhe vizione jo sikur fëmijë tjerë. Ai ka luajtur sikur të kishte sy edhe mbrapa kokës. Ai dinte edhe si të parashikoj ku topi do të lëvizte. Ai kur nuk ka luajtur me fëmijë të moshës së tij, por gjithmonë ka luajtur me fëmijë që ishin më të vjetër se ai.”

Monaco

Redakto

Mbappé bëri debutimin e tij më 2 dhjetor 2015 në ndeshjen kundër SM Caen, duke zëvendësuar Fábio Coentrão pas 88 minutave. Ai u bë lojtari më i ri në Monaco në moshën 16 vjeç, duke thyer rekordin e Thierry Henry i cili ishte 21 vjeç.[11]

Më 20 shkurt 2016, Mbappé shënoi golën e tij të parë për skuadrën. Më 6 mars, Mbappé nënshkroi kontratë tre vjeçare, që do të luaj me Monakon deri në qershor 2019.[12]

Më 21 shkurt 2017, Mbappé shënoi golën e dytë të Monakos në minutën e 40 në ndeshjen kundër Manchester City në raundin e 16 të fazës eliminuese të UEFA Liga e Kampionëve, ku Monako humbi 5-3.[13][14] Më 5 mars, Mbappé shënoi dy gola në pjesën e parë në 4-0 kundër FC Nantes. Mbappé përfundoi sezonin 2016-17 të Ligue 1 me 26 gola në 44 ndeshje..[15]

Paris Saint-Germain

Redakto

Më 31 gusht 2017, Paris Saint-Germain bëri publike nënshkrimin e Mbappé prej Monakos si huazim.[16] Tarifa e kërkuar për një transferim të mëvonshëm të plotë u vendos në 145 milionë euro plus 35 milionë euro në shtesa, duke e bërë atë të riu më të shtrenjtë ndonjëherë dhe potencialisht lojtarin e dytë më të shtrenjtë, pas shokut të tij Neymar.[17][18][19][20] Atij i'u dha numri 29 pas mbërriti në kryeqytetin francezë.[21]

Ai bëri debutimin e tij më 8 shtator në ndeshjen 5-1 kundër Metz, në të cilin Benoît Assou-Ekotto u nxorr jashtë loje pasi e rrëzoi atë.[22] Katër ditë më vonë, Mbappé shënoi golën e tij të parë evropiane Les Parisiens në ndeshjen kundër Celtic në fazë e eliminit UEFA Liga e Kampionëve.[23] Më 6 dhjetor, Mbappé shënoi golën e tij të dhjetë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich dhe u bë lojtari më i ri që arriti këtë qysh në moshën 18 vjeç.[24]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Mbappé u thirr për herë të parë për të luajtur për Francën kundër Luksemburgut dhe Spanjës në mars 2017.[25] Më 31 gusht, Mbappé shënoi golën e tij ndërkombëtare në ndeshjen kualifikuese e Kampionatit Botëror 2018 kundër Holandës.[26] Ai shënoi dy herë kundër Rusisë në ndeshjen miqësore në mars 2018.[27]

2018 Kupa e Botës

Redakto
 
Mbappé duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës

Më 17 maj 2018, Mbappé u thirr nga kombëtarja franceze për Kupën e Botës 2018 në Rusi.[28] Më 21 qershor 2018, ai shënoi golën e tij të parë për Francën kundër Perusë. Kjo e bëri atë golësheënuesin më të ri francezë në historinë e Kupës së Botës në moshën 19 vjeç. Më 30 qershor 2018, ai u emërua Njeriu i Ndeshjes në raundin e 16 kundër Argjentinës, duke shënuar dy herë.[29] Mbappé ishte lojtari i dytë më i ri që shënoi dy gola në një ndeshje të Kampionatit Botëror pas Pelé në vitin 1958.[30] Pas ndeshjes, Mbappé deklaroi në një konferencë shypi: "Është e kënaqshme të jesh i dyti pas Pelé, por le t'i vendosim gjërat në kontekst - Pelé është në një kategori tjetër".[4]

Më 15 korrik, Mbappé shënoi me një goditje të fuqishme nga 22 metra distancë kundër Kroacisë në finale, duke ndihmuar Francën të fitojë 4–2.[31] Ai u bë adoleshent i dytë, pas Pelés, që shënon në një finale të Kupës së Botës, dhe me katër golat e shënuar në turnament mori çmimin e lojtarit më të mirë të ri.[32] Pelé e përgëzoi në rrjetet sociale, duke shkruar "mirëseerdhe në klub".[33]

Stili i lojës

Redakto

Mbappé është përshkruar nga Arsène Wenger si një "talent i madh futbolli" i cili "i ngjan Thierry Henry".[34] Talenti dhe paraqitjet e tij pozitive në Kupën e Botës 2018 për Francën bën që mediat ta krahasonin atë me legjendën braziliane Pelé.[35] Një sulmues i shkathët, Mbappé luan shpesh si anësor, pozit të cilët ai mund të luaj në të dyja krahët, për shkak se është lojtar që gjuan me të dyja këmbët.[36][37] Ai është i aftë të depërtoj për në qëndër nga ana e majtë me këmbën e tij të djathtë, duke qënë i aftë të dhuroj asiste dhe të krijoj mundësi shënimi për shokët e skuadrës falë vizionit të tij.[38][39][40][41]

Referime

Redakto
  1. ^ Rémoussin, Simon (24 tetor 2016). "Kylian Mbappé, precocious talent". AS Monaco FC. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2018. Marrë më 5 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "2018 FIFA World Cup Russia: List of players: France" (PDF). FIFA. 10 qershor 2018. fq. 11. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Kylian Mbappé". Paris Saint-Germain F.C. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Mbappe shakes off Pelé comparisons after stunning brace". RTE. 1 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kylian Mbappe becomes first teenager to score in a World Cup Final since Pele". RT. 15 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Kindzeka, Moki Edwin. "Cameroon Football Fans Cheer for French Player with Ties to Africa". VOA. Marrë më 2018-07-16. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c "Kylian Mbappe: How France World Cup star rose to prominence". BBC. 1 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Brother of PSG star scores on his debut". Pulse. Marrë më 15 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Coupe de la Ligue: Un joueur avec des origines Algériennes marque un triplé". Dzballon. 15 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ JDD, Le (20 dhjetor 2015). "Le jeune monégasque Mbappé sur les traces de Thierry Henry". Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2018. Marrë më 2 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Kylian Mbappe: the Monaco teen who might be Europe's most wanted youngster". FourFourTwo. 3 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2017. Marrë më 22 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "First professional contract for Kylian Mbappé | News | AS Monaco FC". AS Monaco FC. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2016. Marrë më 22 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "'The new Thierry Henry' – how Arsenal transfer target Kylian Mbappe played for Monaco vs Man City". London Evening Standard. 22 shkurt 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Monaco vs Manchester City". Manchester City F.C. 24 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2017. Marrë më 22 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Kylian Mbappe: Paris St-Germain sign Monaco forward on loan". BBC Sport. 31 gusht 2017. Marrë më 29 qershor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Kylian Mbappé au Paris Saint-Germain !" [Kylian Mbappé to Paris Saint-Germain !]. Paris Saint-Germain F.C. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2017. Marrë më 22 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Monaco Star Mbappe Completes €180 Million Paris Saint-Germain Move". Goal.com. 31 gusht 2017. Marrë më 2 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "PSG signs Kylian Mbappe, and cleverly skirts Financial Fair Play in the process". Yahoo! Sports. 31 gusht 2017. Marrë më 2 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Kylian Mbappé (Monaco) rejoint officiellement le PSG en prêt avec option d'achat" [Kylian Mbappé (Monaco) zyrtarisht i bashkohet PSG-së si huazim me një opsion për të blerë]. L'Équipe. 31 gusht 2017. Marrë më 2 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Mbappe: Monaco et le PSG trouvent un accord pour 180 millions d'euros" [Mbappé: Monaco dhe PSG arritën në një marrëveshje për 180 million euro]. LCI. 28 gusht 2017. Marrë më 8 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Number 29 for Kylian Mbappé". Paris Saint-Germain F.C. 2 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2017. Marrë më 14 shtator 2017. New Paris Saint-Germain striker Kylian Mbappé will wear the number 29 shirt. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Metz 1–5 Paris Saint Germain". BBC Sport. 8 shtator 2017. Marrë më 10 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Mbappe Creates Champions League History With Goal For Psg Against Celtic". Goal.com. 12 shtator 2017. Marrë më 29 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Mbappe sets new Champions League record with goal against Bayern". Goal.com. Marrë më 1 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Monaco star Mbappé given maiden France call-up". Goal.com. 16 mars 2017. Marrë më 16 mars 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "France v. Netherlands". FIFA. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2017. Marrë më 31 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Russia 1-3 France". BBC. 27 mars 2018. Marrë më 2 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ “France name squad for 2018 World Cup”
  29. ^ "France 4-3 Argentina". FIFA. 30 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2018. Marrë më 30 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "France 4 – 3 Argentina". BBC. 1 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Franca, kampione e botës! Kroacia e mbyll me nder – FOTO/VIDEO". Top-Channel.tv. 15 korrik 2018. Marrë më 30 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Kylian Mbape, "Lojtari më i mirë i ri" i Botërorit". Të ekspozuarit. 15 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 30 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "'Welcome to the club' - Pele praises Kylian Mbappe for becoming the second teenager to score in a World Cup final" ['Mirëseerdhe në klub' - Pele vlerëson Kylian Mbappe që u bë adoleshenti i dytë që shënon në një finale të Kupës së Botës]. The Independent. 16 korrik 2018. Marrë më 16 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Arsene Wenger confirms bid for French striker". Daily Express. Marrë më 25 nëntor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ John Leicester (24 qershor 2018). "France's Kylian Mbappe emerges as star in World Cup spotlight". The Toronto Star. Marrë më 11 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Monaco teen star Mbappe doing better than Henry at same age". Sportsnet. 20 shkurt 2017. Marrë më 11 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Adam White; Eric Devin (10 tetor 2017). "Who should play up front for France? It's time for Didier Deschamps to decide". The Guardian. Marrë më 11 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Muhammad Butt (21 shtator 2017). "Mbappe v Rashford v Dembele: Which wonderkid has had the biggest impact so far?". Squawka. Marrë më 11 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ James Maasdorp (20 prill 2017). "Are Cristiano Ronaldo and Lionel Messi still the world's best footballers? The players breathing down their necks". ABC.net. Marrë më 11 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Igor Mladenovic (29 gusht 2017). "Kylian Mbappé going home to Paris with sights on Neymar partnership". The Guardian. Marrë më 11 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Anthony Lopopolo (21 qershor 2018). "Mbappe emerges as France's key player in victory over Peru". The Score. Marrë më 4 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto