Mark Lula
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Seksioni kryesor i artikullit mund të përmirësohet duke u rishkruar. Arsyeja e dhënë është: nuk është përshkrim i denjë i personit dhe duhet ta prezantojë me pak fjali. |
Mark Lula, lindi në Pecaj të Shalës, në Dukagjin të Shkodërs, i familjes se Vladit dhe i vllazënis së Pecnikës në vitit 1814-të.
Mark Lula | |
---|---|
U lind në | 1814 |
Vdiq | 1891 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Nacionalist |
Jeta
RedaktoMark Lula, ishte Bajraktar i parë i nëntë maleve të Dukagjinit, një burrë i kompletuar me virtytet ma të mira të traditës sonë. Ai u rritë në një familje me tradita të shquera patriotike, në një ambient familjar ku gjatë historisë k’jo familje ishte e shquar për besë, burrni e urti, për trimni dhe e gatëshme për mbrojtjen e maleve të Malësis dhe të atdheut Shqiptar. Si familje në krye të fisit të Shalës, Mark Lula është shque si prijës luftarak, për aftësi të rradha organizues dhe drejtuese të Dukagjinit në luftë kundër pushtuesve osman Turq.
Qyshë në moshë të re Mark Lula u vu në krye të udhëheqjes të kryengritësve të Dukagjinit. N’gjarjet që kishin n’dodhur në Kala (me heroizmin e pa shoqë të Shtatë Shaljanve ishin ala të freskta për pushtuesin Turk, ku Shala i tregoi Sulltanit, se me Shalën nuk bahet fjalë për bashkjetes, se vetëm pushka na n’da. (Marrë nga libri i Ndue Cukelit, “Mark Lula” kryeprijës i Dukagjinit, faqe 14-21).
Veprimtaria patriotike
RedaktoNë mbrojtje të kufijëve, të Atdheut;
Në vitin 1840 dhe 1874, perandoria Turke organizoj tre ekspedita të fuqishme për të nënshtrue Dukagjinin, por kryengritsit e Dukagjinit me në krye Mark Lulën, i bani që këto tri njesi ushtarake të përfundojnë në disfatë. Historia e kishte mësue se Europa nuk na kishte mbështet dhe as nuk ishte përkrahëse e denjë për interesat tona Kombëtare Shqiptare. Nga kjo arsye Marku ishte një nga përpiluesit e protestës që ju dërgue Kongresit të Berlinit, me 15 Qershor 1878, për kundër coptimit të tokave Shqiptare dhe aneksimit të Veriut, shovinistëve Serbo-Malazez. Bashkë me kryengritsit Dukagjinas, Mark Lula u vu në rradhë të parë të frontit në mbrojtejn e kufijëve dhe të Atdheut. Tu folë për trimnin dhe patriotizmin e Dukagjinit dhe prijësit të tyne, At Gjergj Fishta tek “Lahuta e Malcis”, kënga e 16-të, thotë;
- …Dymijë djem çoj Dukagjini,
- N’luftë të rrëmbyeshëm porsi Drini’
- Kah diktohet turbull zadhit,
- Mjaft me i thanë Shala mizore,
- N’za për pushkë, k’jo, pushkën n’dorë,
- Ai Mark Lula na u ka pri,
- Kallushan musteqe zi,
- Në log për mënd e për urti,
- Për urti e për trimni,
- N’kaçaturrë dhe n’adhti…
Delegat në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit;
Me 10 Qershor të vitit 1878 organizohet nga patriotë të shquar Shqiptar, mbledhja historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në krye të krenve të Shalës, Shoshit, Shllakut, Temalit, Sumës etj., ishte Mark Lula, delegat me të drejtë vote ekzekutive, ai mori pjesë aktive në kete mbledhje. Në këtë mbledhje në emër të gjithë Dukagjinit, ai mori fjalën duke deklarue; Na duhet me ba dekën si me le, edhe sikur t’na varin për kame e të na lidhin në vargoj, “Shqipnin kurr nuk duet ta lëshojmë”.
- …Nuk e lëshojmë as shumë as pak,
- Për pa la këtë tokë me gjakë…
Fjalët e Mark Lulës u banë promotorri i gjithë mbledhjes së Prizrenit, dhe n’dërmjet duartrokitjeve gjeti mbështetjen e fuqishme të pjesmarrësve, por njëri nga të pranishmit e qortoj Markun tuj i thanë; ‘’Ma parë të luftojmë Shkjaun dhe pastaj të luftojmë Turkun.’’Mark Lula e mori Përsëri fjalën tu ja k’thye përgjigjen nostalgjikut; ”Për atë Sh’Marrabe, morë Pashë, me më qortue nevoj nuk ke, se qyshë është n’xanë k’jo Shqipni, kem luftue me pushk e adhti, për erz e n’der dhe për burrni, Pashë ta dishë mirë, se Krajlit as Mbretit, tu n’gjatë jeta kurr si kem thanë, pse me luftue vetëm me Shkja kur kena mbrëna Anadollakun. Përsëri, At Gjergj Fishta tek “Lahuta e Malcis”, kënga e Nantë faqe 92-109, thotë;
- …Kur Mark Lula i pari Shalës,
- Një sy zjarm, nji zog sokolit,
- Burrë i zoti i pushkës dhe i fjalës,
- Ja pret fjalën në log t’kuvëndit,
- Se ti pasha at Sh’marrabe,
- Se për ti dalë zot unë vëndit,
- Me me qortue nevojë nuk ke,…
- …Kam shkue jetën si bishë malit,
- Zdath e zdesh, e bukë pa n’granë,
- Kurr as Krajlit dhe as Mbretit,
- Tu n’gjatë jeta si kam thanë,
- Unë kam ruejt gjuhën Shqiptare,
- Unë kam mbajt doke dhe Kanu,
- As për pare e as për timare,
- Gjak e të parë si kam mohu.
- Prandaj Shkjau ne me na m’sy,
- E me dalë k’nej nga Shqipnia,
- Ka me u n’desh me armët e mija,
- Me armë të Lekve të Dukagjinit,
- E me n’dimën e perendis,
- Kena me ja thye pleqnin Berlinit,
- Kena me p’shtue lirin Shqipëris.
- Pse po m’thua me u vra me Shkja,
- Tu pas mbrënda Anadollakun,
- Që kurr të keqen s’ma ka n’da,
- Që kurr qafe s’ma hoqi lakun,
- Që edhe zëmrën ma ka tha,
- Ai m’ka mbytë tatë e nanë,
- S’më ka lan djalë me u rritë n’votër,
- M’ka marrë tokën e trashigueme,
- M’ka korrë arën e punueme,
- M’ka marrë qetë për nan lavër,
- M’ka marrë lopë me gjithë viça,
- M’ka marrë delet me ogiça,
- M’ka marrë dhën e m’ka marrë dhi,
- Edhe sot m’ka vnu leçi,
- Mos me folë n’gjuhë t’parve t’mi,…
- …Përse Krajli edhe Mbreti,
- Duen t’më mbajnë mue rob nan veti,
- Unë luftoj veç për liri,
- Për erz tëmin e për Shqipni,
- Se unë t’huajin, se due zot në shpi,
- S’due t’njof as Krajl as Mbret,
- Mbret, Shqiptari asht në vënd të vet,…
- …Ali Pasha nji trim buajr,
- Të lumtë goja, Bajraktar,
- Merr e i thotë t’parit të Shalës,
- Se ti lak si bake fjalës,
- Se ti folke në log t’kuvëndit,
- Si po e lypë e mira e vëndit,…
Vajza e Mark Lulës, lindi “Sokola"
Kryeprijësi i Dukagjinit, sa i rreptë dhe i pa pajtueshem me armikun, ishte tolerant dhe pariomor në mardhënjet me pjesën tjetër Shqiptare që ishin Muslimanizue, ai thoshte se jemi Shqiptar të nji gjaku dhe kemi vetëm një Flamur. Eshtë Mark Lula ai që lidhi krushqi me familjen e Sokol Ramës nga Bujani i Tropojës, tuj e dhanë vajzën në këtë derë, dhe kështu n’dodhi, vajza e Markut lindi Sokol Ramën dhe Sokol Rama kishte për djalë heroin e popullit Mic Sokolin. Mark Lula bashkë me vullnetart e Shalës dhe të Dukagjinit ju gjetën në krahë nipit të tyne, (tuj e n’dihmue “Ora e Shalës”) nuk njohu kurr disfta por vetëm fitore. “Ja disa vargje të këngës, kushtuar kësaj n’gjarje historike;”
- …Mic Sokoli i Sokol Ramës,
- Po i çon fjal Mark Lulës së Shalës,
- N’dimom pak more daja i Babës,
- M’kan v’nu topat bregut arës,
- Stomit arës, rrethit oborrit,
- Me i shëmb kullat Mic Sokolit.
- Fjala në Pecaj kur ka mrri,
- Asht mbledh Shala shtatqind shpi,
- Gjasht sahat nuk kan vonue,
- N’kodrat Fangut me pushue,
- Kan marre malet gjamë e brimë,
- Shala nipit po i vjen në n’dimë,
- Maxharr Pasha e vesh qemerin,
- Ma faroi Shala asqerin.
- Mic Sokoli po del n’oborr,
- Po sheh Shalën sa nji taborr,
- Si zanë malit po bërtet,
- Qet me pushk tuj hallakat,
- Ja thotë kangës maja krahut,
- Me i ule pahun Padishahut,
- Maxharr Pashës po i del n’dër sy,
- Se Krsaniqja, tash s’bvet për ty.
Asnjë betej luftarake nuk mund të zhvillohej në veri të Shqipëris pa marrë prjesë trimat e Dukagjinit, dhe pa marrë pjesë Shala me në krye Mark Lulën. Ai mbante lidhje të vazhdueshme me patriotë të shquem dhe prijësa të luftës, siç ishin Mic Sokoli, Çun Mula, Sulejman Vokshi, Hodo Sokolin, Gjon Marka Gjonin, Prëng Bibë Dodën etj, ai i pati miq dhe shokë armatash dhe kuvëndesh, siç përshkruhet në shtypin e asaj kohe. Ai luftoj kundër Turqeve në vitin 1874, në mbrojtje të Plavës, Gucis dhe Ulqinit. Shkëlqeu si prijë popullorë në luftën e Miletit në Prill të vitit 1880. Në luftën për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, Çun Mula i drejtohet;
- …Po ku je more Mark Lula,
- Na ka ra Shkjau e na ka m’sy,
- Malet kanë nevojë për ty,...
Marku ishte gjithmonë në lidhje të ngushte me shtëpin e Gjon Markajve, tuj e vlerësue atë dhe tanë Mirditën si vëlla dhe krah të djathtë. Të dyja fiset, si Shala dhe Mirdita kanë një prejardhje të përbashkët, rrjedhin nga një familje e madhe princerore, familja e Lekë Dukagjinit.
Mark Lula, vdiq në vitin 1891, në vëndlindjen e tij në Pecaj të Shalës, i mbuluem me nderë e lavdi, ai nuk ka vdekë dhe as nuk do vdesë kurrë, pa vdekë tanë Dukagjini. Ai është midis nesh, na ndihmon e na frymzon për lirin e fitueme me gjak, për nji jetë ma të lumtur dhe me faqë të bardhë.
Mirënjohjet
RedaktoAshtu si shumë figura të tjera të shquera të kombit Shqiptar, edhe figura e Mark Lulës nuk gjeti vlerësimin e duhur, ku ç’do titull që mund ti jepej, nuk mund të plotësonte madhështin e tij.
Me ardhjen e demokracisë, (ku historia i kishte lenë në harres), dhe me propozim të krenve të Dukagjinit, Bashkia e Shkodërs, në pranver të vitit 1996, i dha një nga lagjeve të qytetit të Shkodërs emrin “Lagjia Mark Lula” tue e përjetue kështu, një nga figurat e mëdha të patriotizmit Shqiptar.
Shih edhe këtë
RedaktoShtatë Shaljant, Mehmet Shpendi, Mikel Koliqi, Djelmnia e Shalës, Beteja e Qafës së Agrit, Dedë Gjo Luli, Marash Delia, Vat Gjeloshi, Martin Camaj, Dukagjini, Shala e Shkodrës, Abat, Thethi, Kiri, Pulti (krahinë), Nikaj e Mertur.