Melami
Melamitë janë një tarikat sufi i Islamit aktiv që nga shekulli i nëntë në Horasanin e Madh. Emrin e marrin nga fjala arabe malāmah (ملامة) që domethënë "faj", dhe pasuesit e kësaj përudhjeje shpirtërore besojnë te vlera e vetëfajësimit. Duke e çmuar devotshmërinë çështje private, nëse i jepej haku siç duhej atëherë të shpie drejt lidhjes së përmbarshme me botën. Pasuesit e fshehin dijen e tyre dhe siguroheshin që fajet e tyre të dilnin në dritë, që t'u kujtohej papërsosmëria.[1]
Historia
RedaktoMelamitë e kanë zanafillën në Nishapur të Horasanit, në Persinë Lindore, që në shekujt e nëntë dhe të dhjettë dhe i pari i tarikatit njihet Hamdun al-Qassar.[2] Për shkak të largësisë me Bagdadin, përudhja shpirtërore e tarikatit Melami pati një zhvillim deri diku të pavarur deri kur praktikat sufi të Horasanit me të Bagdadit u gërshetuan. Me ngritjen e letrave sufi dhe zmadhimin e Bagdadit si qendër politike e kulturore, termi Sufi u bë petku përmes të cilit kuptohej çdo mistik musliman, megjithatë disa vlerësojnë se Melamitë kanë qëndrime të ndryshme jo vetëm nga Sufizmit, por edhe nga Islami.
Në viset shqiptare
RedaktoMelamitë, si tarikat brenda Perandorisë Osmane, u përhapën në Ballkan mjaft herët. Ndërkohë që Oghlan Shehut i mveshet prurja e mësimeve të tarikatit nga Anadolli në Stamboll, i cili u ekzekutua për herezi më 1529 po në kryeqytet, ka gjasë që ai që e nisi përhapjen në Ballkan ishte i quajturi Ahmed Gamilexhiu nga Hajrabolu në Traki.[3] Pas përndjekjes që iu bë pasuesve të tarikatit me në krye Hamzain nga hierarkia fetare e ulemave, më 1582 ngrejnë krye dhe pësuan represion të përgjithshëm.[4]
Nipi i Hamzait, Shejh Ibrahimi i njohur si Al-Kazazi (mëndafshpunuesi) u shtrëngua të vendosej në Kairo, ku drejtoi një nëndegë tarikati (taifa) të njohur si Bajramitë.[5]
Në viset shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut vijoi veprimtarinë e vet një degëzim tjetër i tariaktit, i njohur si Malãmiyya-Nüriyya që themelet i ka në shek. XIX, i cili pati gjallëri të veçantë duke ruajtur lidhjet kulturore me vendet arabe. Themeluesi i këtij degëzimi, Muḥammad Nūr al-Arabī (1813-1887), vinte nga Tantah në Egjipt. Në një datë që nuk dihet udhëtoi për në Vilajetin e Kosovës, ku përveç ndejës në Prizren, shkoi të shumtën e jetës së vet në Shkup, ku u njoh si Hoxha Arapi.[6] Hapi disa teqe në vilajetin e Kosovës dhe Manastirit dhe pati pasues. La pas të bijën, e cila u martua me ‘Abdurraḥīm Fedai Efendiun, një myderriz i cili e pasoi vjehrrin e tij si shejh i tarikatit.[7]
Teqetë
RedaktoNë viset e ish-vilajetet e Kosovës dhe Manastiritu çelën këto teqe:
- Strumicë - ka patur dy teqe. Në njërën ka qëndruar Muhammed Nuru’l Arabiu dhe pas vdekjes është varrosur aty ku e ka edhe tyrben. Pas shejhut në post është ulur Faik Beu. Pas tij teqenë e ka udhëhequr Haxhi Valdeja. Teqeja e dytë është udhëhequr nga djali i shejhut Sherif Efendiu. Pas vdekjes së tij në vitin 1905 në të shejh është bërë Haxhi Abish Beu, në kohën e të cilit teqeja është mbyllur nga bullgarët.
- Dojran dhe në fshatin Dedeli ka vepruar nga një teqe melamite.
- Veles - ka patur vetëm një teqe melamite.
- Kavadar, ku teqen e ka themeluar Haxhi Abdu’l-Kadir Beu.
- Shtip, ku teqen e ka ndërtuar muridi i shejhut Salih Rif’at Efendiu.
- Shkup, ku u themelua nga dhëndri dhe halifi kryesor i shejhut Abdurrahim Fedai Efendiu. Pas tij shejh janë bërë Haxhi Kemal Efendiu dhe djali i tij Hakki Efendiu.
- Manastir - teqeja rifai'i e Vranjevcit të Manastirit me kalimin e shejh Ali Riza Efendiut në tarikatin Melami ka vepruar si teqe melamite.
- Prizren - muridi i shejhut Haxhi Rexhep Efendiu ka ndërtuar një teqe melamite në Prizren. Pas tij erdhi Shejh Sejfuddini, r pas tij Shejh Omer Lutfi Paçarizi.
- Gjakovë - Hafiz Sulejman Baba Gjakovari ka themeluar një teqe melamite në Gjakovë.
- Mitrovicë, ku Jonus Sabri Efendiu nga Jashanica e Prokuples-Toplicës çeli teqen në Suhodoll më 1887, ku çeli një teqe tjetër edhe pasuesi i tij Hafiz Halil Mripës.
Referime
Redakto- ^ Toussulis, Yannis (2011). Sufism and the Way of Blame. Wheaton: Quest Books.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Norris 1993, p. 115.
- ^ Harry Thirlwal Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World, Columbia, S.C: University of South Carolina Press, fq. 116, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Norris 1993, p. 117.
- ^ Norris 1993, p. 118.
- ^ Norris 1993, p. 119.
- ^ Norris 1993, p. 120.