Milan Škriniar (Sllovakisht: [ˈmilan ˈʃkriɲɪ̯ar]; lindur më 11 shkurt 1995) është një futbollist profesionist sllovak i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin francez Paris Saint-Germain dhe kombëtaren sllovake. Në vitin 2016, ai u shpall lojtari më i mirë nën-21 i Sllovakisë, duke marrë çmimin Peter Dubovsky.

Milan Škriniar
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMilan Škriniar
Datëlindja11 shkurt 1995 (29 vjeç)
VendlindjaŽiar nad Hronom, Sllovaki
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri37
Karriera me të rinjtë
Žiar nad Hronom
2007–2012[1]Žilina
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2016Žilina77(12)
2012–2013ViOn Zlaté Moravce (huazim)7(0)
2016–2017Sampdoria38(0)
2017–2023Internazionale193(10)
2023–Paris Saint-Germain0(0)
Karriera ndërkombëtare
2011Sllovakia U173(0)
2012–2013Sllovakia U185(0)
2013–2014Sllovakia U193(0)
2012–2017Sllovakia U2119(3)
2016–Sllovakia31(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 qershor 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2019

Karriera me klube

Redakto

MŠK Žilina

Redakto

Škriniar filloi karrierën e tij me FK Žiar nad Hronom, përpara se të bashkohej me të rinjtë e MŠK Žilina në moshën 12 vjeçare. Ai bëri debutimin e tij zyrtar në Super Ligën Sllovake me ekipin më 27 mars 2012 në moshën 17 vjeç e 49 ditë, në një ndeshje ndaj FC ViOn Zlaté Moravce. Më 23 nëntor 2012, ai shënoi golin e parë si profesionist në një fitore 4–1 të MŠK Žilina kundër FC ViOn Zlaté Moravce në Corgoň Liga.[2]

Huazimi te ViOn Zlaté Moravce

Redakto

Në shkurt 2013, Škriniar u huazua tek FC ViOn Zlaté Moravce për të fituar më shumë përvojë.

Sampdoria

Redakto

Më 29 janar 2016, Sampdoria lajmëroi transferimin e Škriniar i cili firmosi një kontratë katër-vjeçare-e-gjysëm.[3] Ai debutoi me klubin në fund të prillit në një fitore 2–1 në shtëpi ndaj Lazios.[4]sezonin e ardhshëm, Škriniar luajti një rol kryesor në formacionin e trajnerit Marco Giampaolo, duke e përfunduar sezonin si mbrojtësi më i ri që luan të paktën 35 ndeshje në Serie A.

Internazionale

Redakto

Më 7 korrik 2017, Škriniar u bashkua me klubin tjetër italian të Serie A, Inter, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[5] Zikaltrit paguan 20 milion € dhe gjithashtu dhanë edhe sulmuesin Gianluca Caprari.[6][7] Ky transferim e bëri atë lojtarin sllovak më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.[8] Ai u prezantua katër ditë më vonë dhe ju dha fanella me numrin 37; ai tha: "Është fantastike të mendosh që në 18 muaj unë kam shkuar nga liga sllovake tek të luajtur tek një klub si Interi."[9][6]

Škriniar bëri debutimin e tij zyrtar me klubin në javën hapëse të 2017–18 Serie A kundër Fiorentinës me Interin që fitoi 3–0.[10] Ai shënoi golin e parë në Serie A më 16 shtator kundër Crotones; goli i tij, i shënuar në minutën e 82të, i dha ekipit avantazhin 1–0 me ndeshjen që në fund përfundoi 2–0 duke bërë që Interi të vazhdonte rekordin 100% të fitoreve në atë sezon.[11] Goli i dytë i tij erdhi në javën e dhjetë kundër ish skuadrës së tij Sampdoria, duke kontribuar në një fitore 3–2 në San Siro; ai refuzoi të festonte golin.[12]

Paraqitjet e tij të shkëlqyera me Interin e bënë atë lojtarin më të pëlqyer nga tifozët zikalter, duke u vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë të fazës së parë të sezonit.[12] Ai vazhdoi me performancat e tij edhe në pjesën e dytë të sezonit, duke qënë një nga lojtarët më vendimtar me Interin që arriti objektivin sezonal duke siguruar kualifikimin për në UEFA Ligën e Kampioneve.[13][14] Gjithsej, Škriniar i luajti të plota të 38 ndeshjet e kampionatit, shënoi katër herë, dhe gjithashtu u ndëshkua vetëm dy herë me karton të verdhë.

Në sezonin 2018–19, Škriniar bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve më 18 shtator në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve kundër Tottenham Hotspur, me Interin që arriti një fitore 2–1 me përmbysje.[15]

Paris Saint-Germain

Redakto

Më 6 korrik 2023, klubi francez Paris Saint-Germain zyrtarizoi transferimin e Škriniar me parametra zero.[16] Lojtari firmosi një kontratë pesë-vjeçare, duke u bërë futbollisti i parë sllovak i klubit.[17] Ai bëri debutimin e tij me kryeqytetasit më 12 gusht në barazimin pa gola kundër LorientLigue 1.[18] Më 7 nëntor, Škriniar shënoi golin e parë me PSG-në në humbjen 2–1 kundër Milanit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[19]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Škriniar ka luajtur me disa ekipe moshash të Sllovakisë, dhe debutoi për ekipin e të rriturve më 27 maj 2016 në miqësoren ndaj Gjeorgjisë që u mbyll me fitoren 3–1.[20] Deri në fund të atij viti, ai u bë titullar fiks në skuadër, duke qënë pjesë edhe gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2018, duke luajtur zakonisht si mesfushor-mbrojtës.

Pas pensionimit të Ján Ďurica në nëtor 2017, Škriniar kaloi në rolin e tij natyral si qëndër-mbrojtës duke pasur partner veteranin Martin Škrtel, duke u bërë edhe mbrojtësi kryer i skuadrës gjatë mungesës së Škrtelit.

Incidenti i dorëheqjes së Ján Kozák

Redakto

Škriniar u thirr për dy ndeshjet e rradhës të kombëtares kundër Republikës Çeke dhe Suedisë respektivisht më 13 dhe 16 tetor 2018.[21] Ai i luajti të dy ndeshjet e plota, por u përfshi në një polemikë, që çoi në dorëheqjen e Ján Kozák, trajnerit më jetëgjatë dhe më të suksesshëm të Sllovakisë, i cili gjithashtu solli Škriniarin për herë të parë në kombëtare në vitin 2016.

Škriniar, sëbashku me Martin Dúbravka, Michal Šulla, Norbert Gyömbér, Ľubomír Šatka, Vladimír Weiss dhe Stanislav Lobotka, thyen kodin e sjelles të ekipit kombëtar. Në mbrëmjen e 13 tetorit, pas humbjes 2–1 kundër Republikës Çeke në ndeshjen e dytë të UEFA Ligës së Kombeve, ata lanë hotelin dhe dolën jashtë, duke humbur orën e gjumit çka shkakoi prishjen e rregullave të rigjenerimit dhe rehabilitimit të ekipit. Ata u panë nga Ján Kozák në mesnatë, dhe pranuan fajin dhe kërkuan falje ditën tjetër. Ján Kozák dha dorëheqjen nga kombëtarja në mesditën e 14 tetorit, dhe e bëri zyrtare tek mediat më 18 tetor, për të shmangur shqetësimet gjatë përgatitjeve për ndeshjen e rradhës ndaj Suedisë. Kjo ndeshje, u drejtua nga ndihmësi i tij Štefan Tarkovič si trajner i përkohëshëm. Kozák citoi arsyen e parë të dorëheqjes pamundësinë e tij për të punuar në ekip me këto kushte, me gati një të tretën e ekipit që ishte përfshirë në këtë incident, përfshirë edhe lojtarë të cilët Kozák i konsideronte shumë të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit sllovak. Presidenti i SFZ, Ján Kováčik, tha se lojtarët do të ndëshkoheshin duke mos marrë shpërblim financiar për thirrjet dhe paraqitjet e tyre në të ardhmen në ndeshjet e tjera kualifikuese.[22]

Disa orë para incidentit, Škriniar dhe Lobotka në veçanti u përballën me kritika nga Kozák gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, i cili përshkroi performancat e tyre në atë ndeshje si të dobta dhe shtoi se lojtarë si ata, që vlejnë miliona, duhet të marrin përgjegjësi, në vend që të varen në lojtarët më me përvojë, si Martin Škrtel dhe Marek Hamšík.[23]

Më 19 tetor, SFZ publikoi një deklaratë në lidhje me Škriniar dhe Lobotka, duke i quajtur kritikat e Kozák të justifikuara dhe normale, pavarësisht se më pas nuk ishte dakord me komentet në lidhje me vlerat dhe përgjegjësitë e lojtarëve. Ata i kërkuan falje tifozëve, federatës dhe shokëve të tjerë të skuadrës, duke shtuar se çdo falje nuk do të ishte e mjaftueshme. Ata gjithashtu pranuan dënimet e tyre dhe shfaqën shpresën e tyre për të vazhduar për të ndihmuar ekipin kombëtar.[24]

Profili i lojtarit

Redakto

Škriniar është përshkruar si një mbrojtës "i fortë i cili është i shpejtë për të bërë spastrime."[25] Pozicioni i tij natyral është qëndër-mbrojtës, por ai gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushor-mbrojtës, pozicion në të cilin Škriniar dhuroi paraqitje mbreslënëse me ekipin nën-21.[26] Trajneri i tij tek ekipi i të rinjëve të Sllovakisë ka thënë për të: "Ai [Škriniar] ka qënë gjithnjë udhëheqës brënda dhe jashtë fushe."[26] Ai është përshkruar nga media si pasuesi i ikonës së Liverpoolit, Martin Škrtel, në mbrojtjen e Sllovakisë.[27]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 24 qershor 2020[28]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Zilina 2011–12 Super Liga 2 0 1 0 0 0 3 0
2012–13 10 1 3 0 0 0 13 1
Zlate Moravce (huazim) 2012–13 7 0 0 0 7 0
Zilina 2013–14 15 1 1 0 1 0 17 1
2014–15 32 6 3 2 0 0 35 8
2015–16 18 4 1 1 8 0 27 5
Gjithsej 77 12 9 3 9 0 95 15
Sampdoria 2015–16 Serie A 3 0 0 0 3 0
2016–17 35 0 0 0 35 0
Gjithsej 38 0 0 0 38 0
Internazionale 2017–18 Serie A 38 4 2 0 40 4
2018–19 35 0 2 0 9[a] 0 46 0
2019–20 26 0 3 0 6[b] 0 35 0
Gjithsej 99 4 7 0 15 0 121 4
Gjithsej karriera 221 16 16 3 24 0 261 19
  1. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Evropës.
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve.

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 19 nëntor 2019[29]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Sllovakia 2016 7 0
2017 7 0
2018 9 0
2019 8 0
Gjithsej 31 0

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Milan Škriniar: Je na nás ako sa chopíme šance". talenty-info.sk (në sllovakisht). 14 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 10 maj 2013.
  2. ^ "Žilina vs. Zlaté Moravce 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 23 nëntor 2012. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  3. ^ "Official: Sampdoria sign Skriniar" [Zyrtare: Sampdoria firmos me Skriniar] (në anglisht). Football Italia. 29 janar 2016. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  4. ^ "Sampdoria vs. Lazio 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 24 prill 2016. Marrë më 24 prill 2016.
  5. ^ "Milan Skriniar firmos me Interin: Nuk më besohet që jam pjesë e kësaj skuadre". Panorama Sport. 7 korrik 2017. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  6. ^ a b "Interi prezanton blerjen e parë të rëndësishme të verës". Sport Ekspres. 7 korrik 2017. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  7. ^ Joe Wright (7 korrik 2017). "Inter complete €20m signing of Sampdoria star Skriniar" [Inter kompleton transferimin 20 milion € të yllit të Sampdorias Skriniar] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2017. Marrë më 7 korrik 2017.
  8. ^ Rhod Cannon (14 shkurt 2018). "Inter Milan's Milan Skriniar reveals 'breathtaking' January offer amid Manchester United interest" [Milan Skriniar i Interit zbulon ofertën 'frymëmarrëse' të janarit mes interesimit të Manchester United] (në anglisht). International Business Times. Marrë më 14 shkurt 2018.
  9. ^ "SKRINIAR: "AMAZING TO JOIN INTER"" [Skriniar: "Fantastike ti bashkohesh Interit"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 11 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2017. Marrë më 11 korrik 2017.
  10. ^ Rigers Avdo (20 gusht 2017). "Festë në Milano, Inter & Milan e nisin sezonin me fitore të sinkronizuara". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  11. ^ "Më mirë vonë se kurrë, Interi kalon dhe Krotonen". Sport Ekspres. 16 shtator 2017. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  12. ^ a b "Interi fluturon me Ikardin, por tifozët adhurojnë të riun Skriniar". Sport Ekspres. 25 tetor 2017. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  13. ^ "Interi në Champions League, fiton "finalen" me Lazio-n". Top-Channel-tv. 20 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  14. ^ "Një Inter i cmendur shuan ëndërrën e Strakoshës e Tares". Vizion Plus. 21 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  15. ^ "INTER RIKTHEHET I "ÇMENDUR" NË CHAMPIONS". Shenja.tv. 18 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2020. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  16. ^ "Milan Škriniar is Parisian!" [Milan Škriniar është parizien!]. psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 6 korrik 2023. Marrë më 6 korrik 2023.
  17. ^ "Milan Škriniar: "Paris, one of the best teams in the world"" [Milan Škriniar: "Parisi, një nga ekipet më të mira në botë"]. psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 6 korrik 2023. Marrë më 6 korrik 2023.
  18. ^ "Paris Saint-Germain V Lorient" (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 12 gusht 2023. Marrë më 12 gusht 2023.
  19. ^ "Milan come from behind to beat PSG 2-1 and earn first Group F win" (në anglisht). Reuters. 8 nëntor 2023.
  20. ^ "Slovakia vs. Georgia 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 27 maj 2016. Marrë më 27 maj 2016.
  21. ^ "Tréner Kozák nominoval na Česko a Švédsko aj Škrtela či Pekaríka, pozvánku dostali a mladíci zo Serie A" (në sllovakisht). SportDnes.sk. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2018. Marrë më 18 tetor 2018.
  22. ^ a.s., Petit Press. "Kozák vymenoval hráčov, ktorí po zápase s Českom porušili večierku (minúta po minúte)". sport.sme.sk (në sllovakisht). Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2018. Marrë më 18 tetor 2018.
  23. ^ a.s., Petit Press. "Kozák: Lobotka a Škriniar? Vraví sa o miliónoch, ale treba to ukázať na ihrisku". sport.sme.sk (në sllovakisht). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2018. Marrë më 19 tetor 2018.
  24. ^ zväz, Slovenský futbalový. "SR A - Dúbravka, Škriniar, Lobotka, Gyömbér, Šulla a Šatka: Mrzí nás to, bola to chyba a budeme za ňu niesť následky". www.futbalsfz.sk (në sllovakisht). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2018. Marrë më 19 tetor 2018.
  25. ^ "Slovak footballer Škriniar named one of the best players of the season" [Futbollisti sllovak Milan Škriniar është emëruar si një nga lojtarët më të mirë të sezonit] (në anglisht). The Slovak Spectator. 3 janar 2018. Marrë më 27 maj 2018.
  26. ^ a b "Skriniar Can Be The Next Central Defensive Superstar" [Skriniar mund të bëhet superylli qëndër mbrojtës i ardhshëm] (në anglisht). Football Whispers. 28 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2018. Marrë më 28 janar 2018.
  27. ^ "Skriniar the more elegant heir to Skrtel's throne in Slovakia defence" [Skriniar trashëgimtari elegant i fronit të Skrtelit në mbrojtjen e Sllovakisë] (në anglisht). ESPN FC. 4 shtator 2017. Marrë më 29 prill 2018.
  28. ^ "Milan Škriniar" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 mars 2018.
  29. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Milan Škriniar" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 12 mars 2018.
  30. ^ "The official Under-21 Team of the Tournament" [Ekipi zyrtar i turnamentit nën-21]. UEFA.com (në anglisht). Marrë më 7 dhjetor 2018.

Lidhje të jashtme

Redakto