Mombasa
Mombasa është qytet në bregdetin e Kenias. Është qyteti i dytë më i madh[1] pas Nairobit, me popullsi 1.2 milionë (2016).[2] Rajoni metropolitane është e dyta më e madhe dhe popullsia e saj është rreth dy milionë.[1] Administrativisht, Mombasa është zyrë qendrore e Qarkut Mombasa.
Mombasa | |
---|---|
Qytet | |
Parimet: Utangamano kwa Maendeleo (Bashkimi për Zhvillim) | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.200.000 |
Faqja zyrtare | www.mombasa.go.ke |
Gjeografia
RedaktoSi qytet bregdetar, Mombasa karakterizohet me topografi të rrafshët. Qyteti i Mombasës është i përqëndruar në ishullin Mombasa, por shtrihet në kontinent. Ishulli është i ndarë nga kontinent nga dy zhytje, Port Reitz në jug dhe Tudor Creek në veri.
Klima
RedaktoMombasa ka klimë të lagësht dhe të thatë. Muajtë të cilët ka më shumë shi janë prilli dhe maji, përderisa rreshjet e shiut është minimale mes janarit dhe shkurtit.
Si një port detar, Mombasa është subjekt i pasojave të dëmshme të një klime të luhatshme. Në tetor 2006, Mombasa përjetoi një përmbytje të madhe që preku 60,000 persona.[3]
Erozioni bregdetar është bërë problem për infrastrukturën e Mombasës. Për shkak të rritjes së nivelit të detit, bregu i detit ka gërryer në 2.5-20 cm në vit. Kjo ka rritur numrin e përmbytjeve vjetore.[3]
Transporti
RedaktoAeroporti
RedaktoAeroporti Ndërkombëtar Moi është aeroporti ndërkombëtar i Mombasës. Ndodhet rreth 425 kilometra, me aeroplan, në juglindje të Aeroporti Ndërkombëtar Jomo Kenyatta.
Treni
RedaktoMombasa ka stacion hekurudhor Korporata Hekurudhore të Kenias i cili transporton pasagjerë dhe mallra nëpërmjet hekurudhës Standard Gauge nga Nairobi në Mombasa. Shumë stacione ndodhen në Syokimau në Nairobi dhe Miritini në Mombasa. Kjo merr rreth katër orë.
Binjakëzimet
RedaktoShteti | Qyteti | Qarku/Distrikti/Provinca/Rajoni/Shteti | Data |
---|---|---|---|
SHBA | Seattle | Uashington | 6 prill 1981[4] |
SHBA | Long Beach | Kalifornia | 20 nëntor 2007 |
SHBA | Charlotte Amalie | Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara | Nuk dihet |
SHBA | Honolulu | Hawaii | 2008 |
Afrika e Jugut | eThekwini | KwaZulu-Natal | 20 shkurt 2012 |
Norvegjia | Bergen | Hordaland | Nuk dihet |
Kina | Lianyungang | Jiangsu | Nuk dihet |
Kina | Fuzhou | Fujian | Nuk dihet |
Referime
Redakto- ^ a b The World Factbook Arkivuar 4 maj 2012 tek Wayback Machine. Cia.gov. Retrieved on 17 August 2013.
- ^ Investors fault Mombasa’s new master plan Arkivuar 19 qershor 2018 tek Wayback Machine; Business Daily; retrieved 19 gusht 2014.
- ^ a b Kebede, A. S., Nicholls, R. J., Hanson, S., & Mokrech, M. "Impacts of Climate Change and Sea-Level Rise: A Preliminary Case Study of Mombasa, Kenya". Journal of Coastal Research.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ http://www.seattlemombasa.org/