Mos blini mallra ruse!

Fushata e rezistencës jo të dhunshme për të bojkotuar tregtinë ruse
(Përcjellë nga Mos blej mallra ruse!)

"Mos blini mallra ruse!" (Ukrainisht: Не купуй російське!) është një fushatë rezistence paqësore për të bojkotuar tregëtinë ruse në Ukrainë. Protesta filloi më 14 gusht 2013 si një reagim ndaj embargos së tregtisë së Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Ajo u organizua nga Lëvizja "Vidsich" në mediat sociale.[1] Fushata u zgjerua me shpërndarjen masive të fletëpalosjeve, posterave, dhe etiketave në mbi 45 qytete dhe qyteza. Pasi u venit nga fillimi i demonstratave të Euromeidanit në nëntor të vitit 2013, ajo u rigjallërua më 2 mars 2014, gjatë krizës së Krimesë dhe ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Mos blini mallra ruse!
Не купуй російське!
Organizata paraardhëseMos harroni për Gazin - Mos blini mallra ruse!
Formuar më14 gusht 2013 (2013-08-14),
2 mars 2014 (2014-03-02)
ThemeluesVidsich
LlojiFushatë civile
Faqja në internetvidsich.info

Shkaqet

Redakto

Sipas aktivistëve, fushata filloi si një përgjigje ndaj një sërë luftërash ekonomike të ndërmarra nga Rusia kundër Ukrainës, duke përfshirë edhe "Luftën e Mishit", "Luftën e Djathit", dhe "Luftën e Çokollatës." [1] Më 14 gusht 2013, Shërbimi Federal Doganor i Rusisë listoi të gjithë eksportuesit e Ukrainës si kompani "në rrezik", duke rezultuar në një bllokade të produkteve të importuara të Ukrainës në Rusi.[2] Qindra kamionë dhe vagona të mallrave të Ukrainës mbetën në dogana.[3]

 
Aktivistët duke kërkuar bojkoot në 22 gusht 2013 në përgjigje të bllokadës së Rusisë ndaj mallrave ukrainase.
 
Flash mob në supermarket në Kiev, fushata "Mos blini mallra ruse!"
 
Fushata "Mos blini mallra ruse!"

Në Ukrainë

Redakto

Më 22 gusht 2013, aktivistët mbajtën një protestë pranë Administratës Presidenciale të Ukrainës.[4][5][6] Fushata vazhdoi me një shpërndarje masive të fletëpalosjeve, posterave dhe etiketave në më shumë se 45 qytete dhe qyteza në Ukrainë.[7][8] Gjatë fushatës u përdorën karikaturakukullës ruse Matrioshka.[9] Fushata filloi të bjerë me fillimin e Euromaidanit.

Më 2 mars 2014 aktivistët përdorën rrjetet sociale për të njoftuar rinovimin e bojkotit për çdo mall dhe shërbim nga të cilat përfitojnë kompanitë ruse. Qëllimi ishte për të mbajtur paratë e Ukrainës nga shkuarja për në Rusi, ku ato mund të përdoreshin për të mbështetur ushtrinë ruse.[10] Bojkoti u lançua në përgjigje të krizës së Krimesë dhe ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.[11][12]

Në mars 2014 aktivistët filluan organizimin e "grupeve rrufe" në supermarkete për ti kërkuar konsumatorëve për të mos blerë mallra ruse[13][14][15] dhe për të bojkotuar stacionet e karburantit[16][17][18][19], bankat,[20] dhe koncertet[21] ruse. Në prill të vitit 2014 disa kinemaKiev, Lviv dhe Odesa filluan të shmangin filma rusë.[22]

Në verën e vitit 2014, aktivistët në Kiev filluan organizimin e "grupeve rrufe"[23] dhe veprimeve në restorantet dhe kafenetë ruse.[24]

Në fund të muajit gusht 2014, aktivistët nisën një fushatë "Bojkoto filmat rusë" kundër filmave dhe serialëve rusë në hapësirën e medias ​​ukrainase.[25][26]

Në prill 2014, disa prodhues rusë ndryshuan barkodet e tyre nga rusisht në ukrainisht.[27] Një app për Android i quajtur Boycott Invaders, u krijua për të identifikuar produktet nga Rusia, duke përfshirë edhe ato që maskonin origjinën e tyre.[9][10][28]

Përhapja Ndërkombëtare

Redakto

Që nga marsi i 2014 bojkoti u përhap në vende të tjera, veçanërisht në Letoni, Lituani, Estoni, Poloni, Moldavi, Gjeorgji,[29] USA,[30][31] dhe Republikën Çeke[32].

Rezultatet

Redakto

Shitjet e mallrave ruse në Ukrainë u ulën me 35-50% në pranverën e vitit 2014.[33][34] Në maj 2014 supermarketet ukrainase filluan të braktisin prokurimin e mallrave ruse. Tregëtia e mallrave nga Rusia ra me një të tretën.[35]

Nga janari deri në maj 2014, sipas renditjeve të "Standard & Poor's", bankat me kapital rus në Ukrainë humbën më shumë se 50% të depozitave.[36]

Kritikat

Redakto

Ekonomisti Andriy Novak bëri një deklaratë që bojkoti i produkteve ruse në mars 2014, ka shkaktuar jo më shumë se disa dhjetëra milionë dollarë humbje në ekonominë e Federatës Ruse. Sipas mendimit të tij, ka më shumë mënyra efektive për të luftuar ekonominë ruse në një mënyrë të: "goditjes së zonave të dhimbshme -" Gazprom"".[37]

Ideja e një bojkoti u mbështet nga Fozzy Group, një grup ukrainas i kompanive që zotërojnë dhe menaxhojnë shitoret me pakicë, por nuk u përkrahën nga zyrat e përfaqësuesve ukrainas të grupeve të shitjes me pakicë "Auchan Ukrainë" dhe "Metro Cash dhe Carry". Arsyeja u shpjegua si një pjesë e vizionit të tyre jopolitik.[38]

Andriy Dlihach, CEO i "Advanter Group", kërkoi të mos të ndalojë produktet ruse dhe në vend të kësaj të përqëndrohej në blerjen e atyre ukrainas.[39]

Blogeri ukrainas, rus-folës Danylo Vakhovskyi tha se ai me vetëdije përdor shërbimet ruse të internetit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, sepse kjo është një mënyrë për të mbështetur "krijimin e ambientit të favorshëm për sipërmarrjen" në Rusi. Edhe pse, kjo është "jo patriotike, veçse për të mbështetur sipërmarrësit "me rubla", është që të japë mundësi për zhvillimin e projekteve të rinj, që është duke ndryshuar botën për mirë." Blogeri gjithashtu paraqiti disa shembuj të një projekti të tillë, këto janë vebsajte të fuqishme dhe afatgjatë: QIWI, Ostrovok.ru dhe antivirus Kaspersky Anti-Virus.[40]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "У соцмережах українців закликають бойкотувати російські товари" [Bojkoti i mallrave ruse]. The Ukrainian Week (në ukrainisht). 15 gusht 2013.
  2. ^ Danilova, Maria (15 gusht 2013). "Russia accused of trade war against Ukraine". Associated Press. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2013. Marrë më 23 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Росія оголосила Україні торговельну війну" [Rusët deklarojnë luftë ekonomike kundër Ukrainës]. Hromadske.TV (në ukrainisht). 15 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013. Marrë më 23 nëntor 2014.
  4. ^ "Януковича закликали не вважати Росію дружньою державою" [Yanukovych]. Radio Liberty (në ukrainisht). 22 gusht 2013.
  5. ^ "Активісти оголосили бойкот товарам з РФ (video)" [Aktivistët deklarojnë bojkot të mallrave nga Federata Ruse]. 5 Kanal (Ukraine) (në ukrainisht). 22 gusht 2013.
  6. ^ "На Банковій "відкривали очі на «братство" Росії (video)" [Hapja e syve ndaj "vëllazërisë" së Rusisë]. Ukrayinska Pravda (në ukrainisht). 22 gusht 2013.
  7. ^ "Украинцев призывают отказаться от российских товаров" [Ukrainians urged to boycott Russian goods]. Podrobnosti. Inter (TV channel) (në rusisht). 12 shtator 2013.
  8. ^ "В Україні триває вулична агітація проти російських валянок і матрьошок (video)" [Campaign against Russian goods in Ukraine] (në ukrainisht). maidanua.org. 26 shtator 2013.
  9. ^ a b Back, Alexandra (26 korrik 2014). "Ukraine in campaign to boycott Russian goods, restaurants, sex". The Sydney Morning Herald. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Gryshko, Lilia (4 prill 2014). ""Бойкот окупантів": Як українці ігнорують російські товари" [Bojkoti i okupatorëve: Si ukrainasit po injorojnë mallrat Ruse]. Deutsche Welle (në ukrainisht).
  11. ^ Бойкотуємо товари і бізнес окупантів! Не купуємо нічого російського!. Дамо відсіч зазіханням Росії на Україну. 02.03.2014
  12. ^ Українці захищаються від росіян бойкотом їх товарівYouTube  . ТСН. 1+1. 6.03.2014
  13. ^ "Флешмоби "Російське вбиває" набирають обертів (video)" [Flash mob]. Vidsich (në ukrainisht). 24 mars 2014.
  14. ^ "Сьогодні у Чернівцях російські товари "вбивали" активістів – флешмоб у "Сільпо" та на заправці "Лукойл" (photo)" [Flash mob]. chv.tv (në ukrainisht). 10 prill 2014.
  15. ^ "У Сумах також оголосили бойкот російським товарам" [Boycott of Russian goods announced in Sumy]. Lviv Gazeta (në ukrainisht). 23 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 23 nëntor 2014.
  16. ^ "Как в Днепропетровске прошло бойкотирование российских заправок" [Bojkoti i gazit rus]. 34 kanal (në rusisht). 1 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2014. Marrë më 23 nëntor 2014.
  17. ^ "Активісти закликали не купувати російський бензин" [Aktivistët i kërkojnë popullit të mos blejë gaz Rus]. Radio Liberty (në ukrainisht). 17 prill 2014.
  18. ^ "Українці починають бойкотувати російські АЗС" [Ukrainasit fillojnë të bojkotojnë gazin rus]. The Ukrainian Week (në ukrainisht). 25 prill 2014.
  19. ^ "Место убийства - российская АЗС" [Gazi rus]. ПІК (në rusisht). 16 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2018. Marrë më 23 nëntor 2014.
  20. ^ "У Києві біля офісів російських банків українців закликають "не платити окупантам"" [Campaign in Kiev: "Don't pay occupiers"]. The Ukrainian Week (në ukrainisht). 24 prill 2014.
  21. ^ "Українці оголосили російським артистам бойкот" [Ukrainians announce boycott of Russian artists]. ТСН. 1+1 (në ukrainisht). 3 qershor 2014.
  22. ^ Некоторые кинотеатры Киева, Львова и Одессы объявили бойкот российской кинопродукции. ЦензорНЕТ. 11.04.2014
  23. ^ «Российское убивает»: в Киеве в российских кафе и ресторанах люди падают «замертво». ФОТОрепортаж. ЦензорНЕТ. 25.07.2014
  24. ^ У Києві пікетували «російські» ресторани. Radio Liberty. 24.06.2014
  25. ^ «Не пустимо в хату російську вату» — театралізована акція під Держкіно. Radio Liberty. 04.09.2014
  26. ^ У Києві відбулася акція протесту проти російського кіно. УНН. 04.09.2014
  27. ^ "Російська окупація українських товарів: як кокошник відрізнити від дівочого вінка (відео)" [Russian occupation of Ukrainian goods]. Fakty. ICTV (Ukraine) (në ukrainisht). 9 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2018. Marrë më 23 nëntor 2014.
  28. ^ "Ukraine-Russie : le boycott 2.0". L'informaticien (në frëngjisht). 3 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2018. Marrë më 23 nëntor 2014.
  29. ^ "As leaders dither, citizens impose own sanctions on Russia". Reuters. 4 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 23 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ No Russian vodka Arkivuar 19 gusht 2014 tek Wayback Machine. INTV. 19.03.2014
  31. ^ Do not Buy Russian Gas, Boykott LukOil (video). Terrible Information. 16.03.2014
  32. ^ Поляки, литовці та чехи починають бойкот російських товарів. Zik.ua. 05.03.2014
  33. ^ "Російські виробники маскують штрих-коди на своїх товарах, щоб надурити українців" [Russian goods]. ТСН. 1+1 (në ukrainisht). 26 mars 2014.
  34. ^ "У середньому, продаж товарів з РФ впав на 35-50%" [Import of goods from Russian Federation falls by 35-50%]. Ukraine Online (në ukrainisht). 18 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2014. Marrë më 23 nëntor 2014.
  35. ^ "Бойкот российских товаров дал результат: поставки РФ упали на треть" [Boycott of Russian goods has had an effect: Imports from Russia fall by a third]. facenews.ua (në rusisht). 14 maj 2014.
  36. ^ "Російські банки втратили більше 50% вкладів в Україні" [Russian banks lose over 50% of deposits in Ukraine]. Ukrayinska Pravda (në ukrainisht). 14 korrik 2014.
  37. ^ Бойкот російських товарів не є ефективною мірою, удар треба наносити по «Газпрому» — експерт Arkivuar 6 shtator 2014 tek Wayback Machine. 112 Ukraine. 28.03.2014
  38. ^ «Ашан» та «Метро» не підтримали бойкот російських товарів. zaxid.net. 24.04.2014
  39. ^ Бойкот російських товарів: за і проти Arkivuar 26 janar 2016 tek Wayback Machine. Forbes. 01.04.2014
  40. ^ Почему я не поддерживаю бойкот российских товаров и сервисов Arkivuar 15 tetor 2014 tek Wayback Machine. ain. 12.03.2014

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Boycotts of Russia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale