Një kukull matrioshka ose matrushka (Rusisht: матрёшка; IPA: [mɐˈtrʲɵʂkə]matrëška), e njohur edhe si foleja e kukullave ruse ose kukulla ruse, i referohet një grupi kukullash prej druri me madhësi të atilla që futen njëra në tjetren. Emri besohet se vjen nga "Martiosha" ose "Matriona", që janë emra femrash që gëzonin popullaritet të madh ndër fshatarët rusë. Emri tregon matriarkun e një familjeje të madhe ruse. 

Seti Matryoshka në një rresht
Kukulla Matryoshka ndaras

E para fole kukullash ruse u bë në vitin 1890 nga Vasily Zvyozdochkin me dizajn të Sergey Malyutin, i cili ishte piktor i zanateve popullore në Abramtsevo. Tradicionalisht shtresa e jashtme është një grua, e veshur në sarafan, një fustan- bluzë tradicionale e fshatarëve rusë, e gjatë dhe pa formë. Figura përbrenda mund të jetë e gjinisë tjetër; më e vogla, kukulla e fundit është tipikisht një foshnjë nga një copë e vetme druri. Shumica e mjeshtërisë është në pikturimin e secilë kukull, e cila mund të jetë mjaft e përpunuar. Kukullat shpesh përcjellin një temë, e cila mund të ndryshojë nga karakteret e përrallave e udhëheqësit sovjetik. Kukullat matrioshka shpesh janë quajtur gabimisht babushka që do të thotë "gjyshe" ose "grua e vjetër".

Dizajni Redakto

Një grup i matrioshkave përbëhet nga figura të drurit të cilat ndajnë, fundin nga maja, për të përshtatur një figurë më të vogël të së njëjtit lloj përbrenda, e cila ka një tjetër figurë brenda vetes, dhe kështu me radhë. Numri i figurave të vendosura është tradicionalisht më i madh se pesë, deri në disa dhjetra me zejtari mjaft të mirë. Kukullat moderen shpesh kanë numër tek të figurave por kjo nuk është rregull absolue; seti origjianl Zvyozdochkin, për shembull, ka numër çift. Forma është përafërsisht cilindrike, me maje të rrumbullakët, konik drejt fund, me pak ose pa karakteristika të spikatura; kukullat nuk kanë duar (përveç atyre që iu vizatohen). Tradicionalisht shtresa e jashtme është një grua, e veshur në sarafan. Figurat përbrenda mund të jenë çfarëdo gjinie; më e vogla, e fundit është një foshnjë nga një copë e vogël e vetme druri (kështu që nuk hapet mëtutje). Mjeshtëria është në pikturimin e secilës kukull, e cila mund të jetë ekstremisht e përpunuar.  

Fjala "matrioshka" (матрёшка), në kuptimin e plotë të fjalës "matroni i vogël", është një formë e zvogëluar e emrit rus për femra "Matryona" (Матрёна) ose "Matriosha".[1]

Historia Redakto

 
Seti origjinal i matrioshkave nga Zvyozdochkin dhe Malyutin, 1892

Folja e parë e kukullave ruse u gdhend në 1890 nga Vasily Zvyozdochkin, projektuar nga Sergey Malyutin, i cili ishte piktor i zanateve popullore në Abramtsevo, pronë e Savva Mamontov, një industrialisti rus dhe mbrojtës i arteve.[2] Kukulla u pikturua nga Malyutini. Seti i tij përbëhej nga tetë kukulla - më e madhja ishte një vajzë e veshur në fustan tradicional që mbante një pulë. Kukullat brenda ishin vajza dhe një djalë, dhe më i fundit ishte bebe.

Zvyozdochkin dhe Malyutin u frymëzuan nga një kukull nga Honshu, ishulli kryesor i Japonisë. Burimet ndryshojnë nga përshkrimi i kukullës, duke e përshkruar atë si një rreth bosh, kukulla drauma, ose fole kukullash fukuruma, që portretizon një murg budist të vjetër e tullac.[2][3][4]

Gruaja e Savva Mamontov prezantoi kukullat në Exposition Universelle (1900) në Paris, ku kukullat fituan medalen e bronztë. Shpejt pas kësaj, kukullat matrioshka u bënë në disa vende në Rusi dhe u shpërndan rreth botës. 

Përdorim i Redakto

Temat në kukulla Redakto

 
Kukullat matrioshka alsakiane

Kukullat matrioshka janë projektuar shpesh si përcjellje e një teme të veçantë, për shembull, vajza fshatare me fustane tradicionale. Temat origjinale të vizatuara nga tradita ose karakteret e përrallave në mbajtjen e traditës artizanale, por që nga shekulli i 20-të, ata kanë një shkallë më të madhe të përdorimit, përfshirë udhëheqësit sovjetik.

Artistët modern krijojnë shumë stile të reja të foleve të kukullave. Temat e zakonshme përfshijnë FlorënKrishtilindjet, Pashkët, religjionin, koleksione kafshësh, portrete dhe karikatura të politikanëve të famshëm, muzikantë, atletë, astronatuë, "robotë", dhe yjeve televizive. Kukullat matrioshka u bënë shumë të famshme ndër rusë në fillimin e viteve të 1990-ta, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Sot, disa artistë rusë specializohen në pikturimin e temave të kukullave matrioshka që përshkruajnë kategori specifikime të subjekteve, njerëzve dhe natyrës. Zonat më të njohura përfshijnë Sergiyev Posad, Semionovo (tani qyteti i Semyonovit),[5] Polkhovsky Maidan, dhe Kirov.

Gjatë Perestroikas, udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik u bënë temë e zakonshme e matrioshkave. Më e madhja, figura e jashtme ishte ajo e Mihail Gorbaçovit, përcjell nga ajo e Leonid Brezhnevi (Yuri Andropov dhe Konstantin Çernenko nuk u shfaqën pothuajse asnjëherë për shkak të gjatësisë së vogël të termat përkatës të tyre), Nikita Khrushchevit, Jozef Stalinit dhe në fund më i vogli, Vladimir Lenini. Verzionet e reja fillojnë me Vladimir Putinin përcjell nga Dmitri Medvedevi, Boris Jellcini, Mihail Gorbaçevi, Joseph Stalini dhe Vladimir Lenini. Disa përfshijnë Putinin, Medvedevin, Jelcinin, Gorbaçevin, Brezhnevin, Hrushçevin, Stalinin, Leninin, dhe në fund Carin Nikolla II, total prej 9 kukullash.

Kukullat në tema Redakto

Që nga viti 2013 imazhat e stilizuara të matrioshkave ruse të dhëmëzuara paraqiten në Ukrainë në fletëpalosje, afishe dhe postera të kampanjës "Mos blej mallra ruseǃ". Pas fillimit të krizës së Krimesë të vitit 2014 dhe pas aneksimit të Krimesë nga Federata ruse, imazheve iu shtuan pushkë dhe maskime. Imazhe të stilizuara përdoren edhe në logon e kampanjës "Bojkoto filmat rusë".

Si metaforë Redakto

 
Set i Matrioshkave të vendosura njëra brenda tjetrës

Matrioshkat përdoren në mënyrë metaforike, si dizajn i një modeli të njohur si "principi matrioshka" ose "principi i folesë së kukullave". Ajo tregon një marrëdhënie të njohur "objekt-brenda-objektit-të ngjashëm" që paraqitet në projektimin e shumë objekteve natyrore dhe të përpunuara. Shembuj të saj janë "truri matrioshka" dhe formati multimedial "Matroska". 

Metafora e qepës është e karakterit të ngjashme. Nëse hiqet një shtresë e qepës, një tjetër e ngjashme ekziston brenda saj. Këtë strukturë e përdorin dizajnerët në aplikacione si shtresat e rrobave ose projektimi i tryezave, ku një tryezë është në fole të një tryeze më të madhe , dhe një tjetër më e vogël brenda saj e ngjashme me të.

Prodhimi Redakto

 
Prodhimi i matrioshkave në Novgorod, 2010

Kukullat ndërtohen nga një bllok i drurit në mënyrë që të krijohet një përshtatje; pjesë të ndryshme të drurit do të kenë karakteristikat unike zgjerimi-tkurrje dhe përmbajtje të lagështisë. Prodhimi përfshinë përdorimin e tajës kthyese, së bashku me thika të ndryshme të drugdhendjes. Së pari, kukulla e vogël (e cila nuk mund të largohet) bëhet në tajën kthyese, dhe madhësia dhe forma e saj caktojnë madhësinë e kukullës tjetër. Pastaj, maja dhe fundi i gjysmës së kukullës pasuese bëhen ndaras, me një unazë në mes. Pjesa e sipërme është e vendosur në pjesën e ulët dhe e lejon të thahet, e cila forcon rrjetin e përshtatshëm të pjesës së sipërme për të siguruar se gjysmat do të mbyllet në mënyrë të sigurt. Nuk bëhen matje gjatë këtij procesi, madhësia bëhet me sy. Pasi krijohen të gjitha kukullat, ato trajtohen, pikturohen, dhe mbështjellen para se të futen njëra në tjetrën. [6]

Referime Redakto

  1. ^ Oxford English Dictionary Online.
  2. ^ a b Billington, James H. (2004). Russia in search of itself (në anglisht). Woodrow Wilson Center Press. fq. 148,208. ISBN 978-0-8018-7976-0.
  3. ^ "Три матрешки" (Three Matryoshkas), Vokrug sveta, July 1980.
  4. ^ "Eastern roots of the most famous Russian toy" (në anglisht). Russian Geographical Society. 2011-03-24.
  5. ^ "The hardworking women behind the matryoshkas hope for an Olympic boost".
  6. ^ Matryoshka Doll, How Products are made, volume 6.