Mulla Iljaz Spahiu – Broja
Iljaz Spahiu u lind në vitin 1892, në katundin Kosterc të Drenicës është hero kombtar.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jetëshkrimi
RedaktoMulla Iljaz Spahiu – Broja shkollen fillore e kreu në Vushtrri, ndërsa të mesmen në Medresenë e Pejës, të cilën e kryen me notat maksimale.
Në vitin 1916, në moshën 24-vjeçare, Iljaz Spahiu e filloi detyrën e imamit dhe mësuesit në Xhaminë e Brojës në Drenicë. Pas disfatës së Austro-Hungarisë dhe pushtimit të serishëm serb të Kosovës, Xhamia e Brojës shërben edhe si strehë për Azem Bejtë-Galicën, të cilin Mulla Iljaz Spahiu e kishte dajë.
Për shkak të lidhjeve me Hoxha Kadri Prishtinën, drejtuesin e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës me seli në Shkodër, Mulla Iljaz Spahiu u arrestua nga xhandarmëria e serbe. Në burg, Mulla Iljazi, nuk u përkul, qëndroi burrërisht, nuk u pendua për çka kishte vepruar dhe më në fund, nga presioni i kryemyftiut të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, u lirua, për çka populli e priti si hero. Kjo dhe bëri që nga atëherë e tutje të jetë i njohur në gjithë Kosovën, si hoxha i Brojës –trimi i Kosovës.
Mulla Iljazi ishte një ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të Organizatës “Xhemijet” (Bashkimi), e cila përfaqësonte shqiptarët në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.
Më 1941, Mulla Iljaz Spahiu – Broja së bashku me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Qazim Bajraktarin e Astrazubit, e të tjerë organizoi rreth 5000 luftëtarë për të mbrojtur Sanxhakun e Novi Pazarit, që po rrezikohej nga çetnikët.
Më 1943 Mulla Iljaz Spahiu –Broja merr pjesë në themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryetar i së cilës zgjidhet Rexhep Mitrovica.
Po në këtë vit kur Rexhep Mitrovica zgjidhet kryeministër i Shqipërisë, Mulla Iljaz Spahiu –Broja, zgjidhet deputet i Drenicës në Asamblenë Kombëtare (Parlamentin e Shqipërisë) në Tiranë.
Më 1945, Mulla Iljazi ishte pjesëmarrës në të gjitha betejat që u zhvilluan në Drenicë, të udhëhequra nga Shaban Polluzha, ishte krahu i djathtë i tij dhe ideolog i kryengritjes.
Pas vrasjes së Shaban Polluzhës, Mulla Iljazi Iljaz Spahiu –Broja së bashku me prof. Ymer Berishën themelon organizatën “Besa Shqiptare”, e cila përpiqej për një aleancë me anglo-amerikanët kundër komunizmit për një rend demokratik.
Mulla iljaz brojës cili udhëheqi betejën e Kolloshinit, bashkë me më të fortët e drenicës e mbajti frontin e pamposhtur për disa ditë derisa mbërriti Brigada e III nga Shqipëria.
Në këtë fushë beteje, Jetish Aliu u kurorëzua si hero nga Brigada e III-të e Shqipërisë i cili vrau gjeneralmajorin në një përleshje ballë për ballë me çetnikët.
fushën e betejës në Kolloshin e fitoi brigada e tretë dhe Mulla iljaz broja me ushtarët e tij.
Më 8 shkurt 1946, Mulla Iljaz Spahiu –Broja rrethohet nga OZN-a jugosllave në fshatin Leqinë dhe pushkatohet në fshatin Zllakuçan, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.
Më 9 shkurt 1946, Jetish Aliu nga Buroja të cilin Mulla Iljaz Spahiu e kishte nip e mori trupin e pajetë të hoxhës, dhe e varrosën me nderime në oborrin e Xhamisë së Brojës, ku edhe sot vazhdon të nderohet nga njerëz nga e gjithë Kosova.
më vonë gjatë fillimit të uck në vitin 1997 ishte djali i Jetish Aliu i cili quhej Tahir Aliu së bashku me nipin e tij Shukri Aliu te cilit bënin thirrje për të formuar një uck ne Burojë dhe Drenic të njohur si mullixhinjtë ë Burojës.
këto thirrje dhe organizime ishin të suksesshme dhe rezultuan me një pjesëmarrje të lartë në UCK.
Mullixhinjtë ë Burojës nipat e Mulla Iljaz Brojes ë financuan me pare dhe miell Luftën e Liris prej fillimit në 1998 deri ne fund te luftës.