Komuna Kelmend është një komunëRrethin e Malësisë së MadheShqipëri.[1]

Njësia administrative Kelmend
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej6.344
Faqja zyrtarewww.kelmend.info

Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqendruar në fshatrat : Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnje, Nikç, dhe Vukël.

Gjeografia

Redakto

Komuna e Kelmendit ndodhet në skajin verior të Republikës së Shqipërisë, në territorin administrativ të Rrethit të Malësisë së Madhe, të Qarkut Shkodër dhe në kufi me Republikën e Malit të Zi. Ajo shtrihet ndërmjet koordinatave gjeografike 42 gradë 24 min 22 sek Qafa e Kapës-Brojë e 42 gradë 39 min 45 sek maja e Zhihovës-Vermosh, gjerësi gjeografike veriore 19 gradë 30 min12 sek kufiri shtetëror, bregu i Cemit e 19 gradë 15 min 01 sek liqenet e Jezercës në gjerësi gjeografike lindore. Ka shtrirje 24 km në drejtimin veri-jug, dhe 24.5 km në atë lindje-perëndim. Komuna e Kelmendit kufizohet me Komunën Shkrel, Komunën Kastrat të Malësisë së Madhe, Komunën Shalë të Shkodrës, Komunën MargegajRrethit të Tropojës dhe Malin e Zi. Gjatësia e përgjithshme e kufijve është 102 km, nga të cilët 99.5 km janë kufij tokësorë, 2.5 km janë kufij lumorë. Me Malin e Zi kufizohet në një gjatësi prej 68 km ose 66.6 % të kufirit të përgjithshëm, i cili kalon: nga lindja lumi Cem, qafa e Popratit, maja e Sokolit, Vilës, rrjedha e sipërme e Vermoshit, qafa e Mojanit, maja e Zhihovës (kufiri verior i Shqipërisë); në drejtim të juglindjes, maja e Kapuranit, qafa e Lipovicës, rrjedha e poshtme e Vermoshit, maja e Trojanit dhe e Edhave, fusha e Runicës, maja e Cokistës, liqenet e Jezercës. Me komunat e tjera, në drejtimin lindje-perëndim, kufizohet me majën Kokërdhake, majën e Jezercës, qafën e Valit të Pejës, majën e Vizhnjës, majën e Rriskulit, majën e Muriqillës, qafën e Kapës e të Dasmorëve dhe mbyllet me lumin Cem. Lartësia mbi nivelin e detit varion nga 210–2554 m. Brenda këtyre kufijve, Komuna Kelmend ka një sipërfaqe 353 km2 që përbën 33.5 % të Malësisë së Madhe dhe 16.4 % të Alpeve Shqiptare.

Relievi

Redakto

Komuna e Kelmendit ka një reliev mjaft të larmishëm dhe me kontraste të mëdha për shkak të konstruksionit gjeologjik, lartësisë së formave të relievit, klimës dhe vegjetacionit.

Malet zënë 59.7 % të territorit dhe një varg majash kanë lartësi mbi 2000 m, ndërsa luginat alpine zënë 40.3 % të territorit. Katër janë luginat kryesore: lugina e Vermoshit dhe ajo e Lepushës, me lartësi mesatare 1134 m mbi nivelin e detit si dhe lugina e Cemit të Selcës dhe ajo e Cemit të Vuklit me lartësi 700 m mbi nivelin e detit. 45 nga 100 majat e maleve të zonës kapin lartësitë mbi 2000 m mbi nivelin e detit.

Kjo krahinë ka një reliev strukturor, karstik, akullnajor, lumor. Vihen re dukuri karstike, të cilat prezantohen në 100 a më shumë shpella si ajo e Tartashicave në Vukël, Gjaçkës në Nikç, Tamarë etj. Burimet karstike janë të shumta si Vrijela në Selcë, Oberreti në Tamarë etj. Në lartësi mbi 1500 m mbi nivelin e detit shfaqet peizazhi akullnajor, ku tipike janë lugina e Vermoshit dhe ajo e Lepushës. Peizazhi lumor shfaqet në luginat erozive të Cemit duke krijuar ujëvara të bukura.

Komuna e Kelmendit, nga pikëpamja klimatike ndodhet në zonën klimatike të ftohtë të vendit, me dimër të ftohtë e verë të freskët (mesdhetare, malore, veriore). Temperaturat mesatare janë në pellgun e Cemit 14 °C, në luginën e Vermoshit 7 °C, në male 5 °C. Muaji më i ftohtë është janari 0 °C në Cem, -3 °C në Vermosh, -8 °C në male. korriku është muaji më i nxehtë me temperaturë 18-20 °C në Cem, 16.1 °C në Vermosh dhe 12 °C në male. Kelmendi është ndër zonat më të lagështa të vendit. Reshjet vjetore janë 2308 mm në Cem, 2021 mm në Vermosh, 2500–3500 mm në male. Numri mesatar i ditëve me reshje në Selcë është 120 ditë, në Vermosh 140 ditë, në male 140 ditë. Muaji më i thatë është gushti me reshje: 78.9 mm në Selcë 85.3 mm në Vermosh dhe rreth 150 mm në male Kelmendi dallohet për reshje të mëdha bore. Trashësia mesatare e dëborës në Cem është 25–50 cm, në Vermosh afro 100 cm dhe në male mbi 150 cm. Me shtresë bore vjetore Cemi mbulohet 20-60 ditë, Vermoshi mbi 100 ditë dhe malet rreth 140 ditë. Pellgu i Cemit merr 2200 orë diellore në vit dhe Vermoshi 200 orë më pak. Erërat lokale janë: Murlani (erë e thatë dhe e ftohtë), Shiroku dhe Juga (e ngrohtë dhe e lagësht).

Historia

Redakto

Duke u bazuar në dokumente të shkruara dhe gjetje arkeologjike, mendohet se banorët e Kelmendit janë vendosur në Kelmend që në kohët e lashta dhe kanë vazhduar të jetojnë në këtë vend deri në ditët tona. Në fshatin Selcë, është gjetur prej kohësh, një thesar monedhash ilire dhe mendohet se njerëzit kanë banuar në shpella që në kohë shumë të lashta. Kohët e fundit janë gjetur fragmente qeramike të bronzit të hershëm, enë bakri e hekuri, fosile kafshësh dhe vizatime me thëngjill në shpellën e Lule Ndreut, në Grishaj të Vuklit

Në shek.Vl pas Krishtit, Prokopi i Çezaresë përmend kështjellën Klementiana. Përsa i përket prejardhjes së kelmendasve të sotëm ka gojëdhëna dhe burime shkencore. Gojëdhëna më e vjetër e më e njohur është ajo që përmend Kelmecën, si të parin e kësaj krahine, një djalë nga Kuçi. Kelmeca u martua me Bubën dhe u vendos me banim në Peshtan. Kur Kelmeca vdiq, emri i tij i mbeti gjithë zonës dhe emrat e djemve (Seli, Vuli, Nili, Bogu) u mbetën respektivisht fshatrave (Selcë, Vukël, Nikç, Bogë).Kjo histori e vjetër korespondon me egzistencën e grupeve të shqiptarëve përgjatë zonës së lumit Cem në vitin 1278. Mendohet gjithashtu që banorët e Vuklit dhe Nikçit kanë ardhur nga Vuthaj.

Në Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës, më 1497, Kelmendi përbëhej nga një fis i organizuar me dy fshatra, pesë lagje të mëdha dhe 152 shtëpi. shkurt, autoktoninë e kelmendasve e ka dëshmuar edhe Enciklopedia Gjermane e vitit 1824, ku ndër të tjera thotë: 'Kelmendasit, Arnautët, janë nga fiset e vjetra Ilire'.

Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtë, i thjeshtë, i mirë. Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti", "Klimenti", "Clementiner" etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101), cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arsye kelmendasit në mënyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor.

Si toponim, ky emër identifikohet me emrin e kështjellës bizantine "Klementiana", të cilën e përmend historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresë. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës. Kurse për Sufflay-n kjo fortesë duhet të këtë qenë në rrugën romake Shkodër - Prizren, tek dogana e Shpëtimit Shenjtë (Svetog Spasa).

Galeria

Redakto

Vendbanimet

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto