Pirro Dodbiba (Elbasan, 1924 - Tiranë, 2005) ka qenë partizan, ministër dhe viktimë e luftës brenda llojit. Nip i Sokrat Dodbibës, ish-ministër i Financave në qeverinë Mitrovica gjatë 1943-44 dhe që vdiq në Burgun e Burrelit, Pirroja zgjodhi palën tjetër ndërluftuese. Më 1971 - 1976 qe edhe kandidat i Byrosë Politike.

Pirro Dodbiba
Ministër i Bujqësisë
Në detyrë
28 dhjetor, 1965 – 24 prill, 1976
Paraprirë ngaPeti Shamblli
Pasuar ngaThemie Thomai
Të dhëna vetjake
U lind më1924
Elbasan, Principata e Shqipërisë
Vdiq më2005
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës, agronom

Biografia

Redakto

U lind më 1924 në Elbasan, pinjoll i një familjeje ortodokse me mjaft ndikim, i biri i Jani Dodbibës dhe Athinës (lindur Buda, motra e Aleks Budës). Vëllai i Pirros, Nikoja, shërbeu si ambasador në Republikën Popullore Bullgare, ndërsa vëllai tjetër Bardhyli komandant i përgjithshëm i zjarrëfikseve të Shqipërisë. Motra e tij, Henrieta u martua me poetin Llazar Siliqin. Dodbibajt janë të lidhur edhe me Nosët, familjen e Lef Nosit.[1]

Më 1943 pranohet në Partinë Komuniste dhe në tetor dërgohet në çetën e Dajtit si përgjegjës rinie e më vonë si zëvendëskomisar. Më 1944 caktohet zëvendëskomisar batalioni në Brigadën e 3-të. Deri në tetor 1945 mbajti funksione në parti dhe në ushtri. Më 1945 - 1950 ndoqi studimet e larta në Akademinë Bujqësore "Timirjazev" në Moskë. Më 1950 - 1951 shërbeu si zëvendësministër i Bujqësisë, më 1951 - 1956 u emërua drejtori i parë i Institutit të Lartë BujqësorKamzë. Më 1956 - 1962 qe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komitetin Qendror të PP-së[2] dhe më 1961 anëtar.[3] Më 1962 qe zëvëndëskryetar i Kuvendit Popullor, ku ngeli anëtar nga legjislatura e pestë deri tek e tetta.[4]

Më 1962 - 1965 qe sekretar i parë i Komitetit të PP-së në Fier.

Në vitet 1965 - 1976 pati zyrën e ministrit të Bujqësisë në qeveritë Shehu deri kur u shkarkua më 24 prill 1976. Në nëntor humbi edhe vendin e tij në Kuvendin Popullor dhe pas vitit 1976 punoi ekonomist agrar në fermën Llakatund,[2] ku ishte internuar me familjen e tij.[5]

Pas viteve '90 qe kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve. Vdiq në Tiranë më 2005.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Nergjoni, Bardha (2010). Dodbiba, familja që shpëtoi thesarin e shtetit shqiptar. Tiranë: Shekulli. - Nr. 2886. fq. 15–16. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 113. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "List of the Member of Leading Albanian Party". Radio Free Europe. 1961. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 18 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ligjvënësit Shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine, Tiranë 2005. (PDF-Format në shqip).
  5. ^ Kroi, Haxhi (20 gusht 2014). "Si u godit Pirro Dodbiba, borgjezi që kishte mohuar nënën e tij". Panorama. Marrë më 18 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)