Pjetri Fjalëarti (lat. Peter Chrysologus) (406 Imola - 2 dhjetor, 450 poaty) ishte një prift katolik, peshkop, dhe nga viti 433 kryepeshkop i Ravenës gjer në vdekjen e tij. Nderohet nga kisha katolike si shenjtor. Luftoi paganizmin, arianizmin dhe herezinë monofisite, përforcoi reformat, dhe ndërtoi disa kisha.

Shquhej për gojëtarinë e tij si predikues, për këtë iu dha edhe emri "Krisolog" (nga greq. - fjalë artë). Nga predikimet e tij kanë mbijetuar 176 copë, ku vërehet fuqia e shpjegimeve të mishërimit, besimit, vendin e Shën Mrisë dhe Gjon Pagëzorit në planin e madh të shpëtimit etj. Për këtë punë të tijën Papa Benedikti XIII e shpalli atë "mësues të kishës" në vitin 1729.
Festa e tij është dita e 30 korrikut.

Jetëshkrimi i tij i parë u shkrua nga Anjelo Ravenate në "Liber pontificalis ecclesiae ravennatis", në qindvjeçarin e IX, ku jepen njoftime të shkurtra për të.

Pjetri lindi në Imola, u pagëzua, edukua dhe shugurua diakon nga Korneli, peshkop i Imolës. Që në moshë të re Pjetri besonte se një person është vërtetë i madh vetëm nëse ai mund të kontrollojë dëshirat e tij dhe të marrë shpirtin e Krishtit. Papa Sikstusi III, pas vdekjes së peshkopit të Imolës e caktoi Pjetrin në vitin 433 kryepeshkop të Ravenës.

Mëshira dhe zelli i tij bënë që të fitonte adhurimin e besimtarëve dhe, falë gojtarisë së tij, u mbiquajt "Fjalëarti" . Gëzoi besimin e Papa Leonit I si këshilltar i tij dhe mbrojtjen e perandoreshës Gala Plaçidia. Shën Pjetri Fjalëarti këshillonte që besimtari duhet të marrë çdoditë kungimin, për tu ushqyer me trupin e Krishtit. Teologu monofisit Eutikes u përpoq më kot të fitonte mbështetjen e Pjetrit pas dënimit të tij nga Këshilli i Konstantinopojës në vitin 448.

Shën Pjetri Fjalëarti vdiq më 2 dhjetor, 450Imola, ndërsa po vizitonte vendlindjen e tij. Ai u varros në katedralen e Imolës. Festa e tij është dita e 30 korrikt.

Thënie

Redakto
  • "Kushdo që dëshiron të dëfrehet me djallin nuk mund të gëzohet me Krishtin."

Bibliografia

Redakto
  • Oto Bardenhever, Patrologji, tr. Shanan, pp. 526 seg.
  • Daper, Der hl. Petrus von Ravenna Chrysologus, Posen, 1871
  • Loshorn, Der hl. Petrus Chrysologus und seine Schriflen in Zeitschrift f. kathol. Theol., III (1879), pp. 238 seg.
  • Vajman, Zu Petrus Chrysologus in Philologus, LV (1896), pp. 464 seg.

Burimet

Redakto